Pёrshfaqje dhe Evente.

Photo © Ibro Hasanović 2014

Photo © Ibro Hasanović 2014

“Pёrshfaqjet […] kolektive […] u imponohen
individёve dhe ndjellin ndёr ta, sipas rasteve,
ndjenja respekti, frike, adhurimi […].”
*Lucien Lévy-Bruhl, 1910.

Me Ibro Hasanović dhe Nemanja Cvijanović, Tirana Art Lab inauguron njё seri iniciativash artistike duale tё titulluara “Double Features”. Me kёtё seri tentohet tё ndёrthuret krijimi dhe kёrkimi individual i artistёve, tё ftuar herё pas here, me kontekstet kolektive sociale.

Cvijanović dhe Hasanović, dy artistё tё lindur nё Jugosllavi, janё nё kёtё ekspozitё tё fokusuar mbi pёrshfaqjen si koncept binar, ku nga njёra anё shpaloset si ekspresivitet pulsional psikik dhe nga tjetra si vetё pulsioni, shumatori i eksitimit tё brendshёm tё kёsaj kafshe sociale tё quajtur njeri.

Pёr artistёt, kjo dyfytyrёsi e pёrshfaqjes, ёshtё njё kusht ekzistencial i pandashёm, imanent, sepse dёshira dhe pasioni i tё bёrit (shumatorja e pulsioneve tё eksitimeve tё brendshme) shkon me tё njёtin hap me produktin pёrfundimtar artistik (ekspresiviteti pulsional i pёrmbledhur nё formё/vepёr). Por, ndёrsa motori i pasioneve dhe dёshirave vazhdon e gjeneron produkte tё tjera artistike, vepra, nё ezaurimin e formatit tё saj unik dhe pёrfundimtar, objektifikohet dhe mbetet pezull nё fragmentin e saj kohor, nё “kronos”, nё kronikё.

Hasanović dhe Cvijanović janё tё ndёrgjegjshёm qё eventi i krijimit estetik nuk mund tё lexohet nё njё vizion organik dhe unitar, sepse i pёrket eksperiencёs praktiko-artistike tё tyre nё evoluim tё pandёrprerё. Nё bazё tё kёtij vetndёrgjegjёsimi mbi eventet dhe pёrshfaqjet kolektive, tё shndёrruara nё karburant krijimtarie artistike, Nemanja Cvijanović dhe Ibro Hasanović pyesin: si ka mundёsi qё eventet masmediatike, ndryshe nga eventet e krijimtarisё artistike, paradigmatizohen dhe universalizohen? Si ka mundёsi qё tё ngrijnё realitetin thuajse pafundёsisht? Si ёshtё e mundur qё inkubatori i Dayton-it, vendlindja e Bosnjёs sё sotme p.sh., po mban pezull nё limbin e tij njё komb dhe njё shtet tё tёrё? Mos ndoshta sekuencializimi i eventeve ёshtё çelёsi i interpretimit (Ibro Hasanović)? Mos ndoshta si bombardimi sekuencial – i bashkёrenduar – i kronikave (kronos) tё zeza na tjetёrson nga realiteti, duke na e nxirё si nё makthin e tё pёrditshmes? Mos ndoshta ky makth nevojitet pёr shmangien e problematizimit dhe ngritjen e pyetjeve mbi limbin tonё bashkёkohor, mbi pёrshfaqjen teatrore tё tё drejtave tё mohuara apo afirmuara (Nemanja Cvijanović)?

P.S. Oraret e Tirana Art Lab: nga e mёrkura nё tё shtunё 16.00 – 20.00

*Psiche e societá primitive, Newton Compton, Roma, 1970, fq. 32-33.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s