Fshirje … Banimi nё Art. (Romeo Kodra)

Fshirje

Fshirje

Si kurator i “FSHIRJE. BANIMI NЁ ART” mё pёlqen tё ruaj dhe luaj me ambiguitetin e titullit dhe nёntitullit tё ekspozitёs. Mё pёlqen ta shoh titullin dhe nёntitullin, nё kёtё koncept kuratorial, si pjesё tё sё njёjtёs frazё, si “fshirje e banesave nё art dhe nёpёrmjet artit”. Rrjedhimisht si i apasionuar pas Artit (“A-ja” e madhe nuk ёshtё e rastёsishme) gjendem nё njё situatё tё pazakontё: pёr herё tё parё mё duhet tё trajtoj artin si diçka tё frikshme, si gjenerator makthesh.

Por ç’lidhje ka arti me sigurinё e strehimit, me banesёn si njё e drejtё njerёzore universale? Ç’lidhje ka me dёbimin e disa qytetarёve qё prej dekadash jetojnё nё kushte tё mjerueshme nё periferi tё Tiranёs dhe qё sё shpejti do tё detyrohen tё rifillojnё jetёn tjetёrkund, sepse “panifikuesit e realitetit” tonё urban, me njё tё rёnё tё lapsit apo me njё “penelatё tё guximshme, tё sigurt nё vetvete”, kanё vendosur tё rrafshojnё shtёpitё e tё dёbuarve me shtrimin e njё rruge? Pёr tё dhёnё njё pёrgjigje duhet tё citoj njё ese tё Heidegger-it, “Poetikisht banon njeriu”, nё tё cilёn filozofi gjerman evidenton tek banesa thelbin e poezisё, Artit sublim par exellance. Pra, tek ky Art poetik, tek banesa si habitat, nё tё cilёn lind dhe zhvillohet jeta e njeriut nё pёrmasёn e saj individuale dhe sociale, kemi lidhur dhe pёrqёndruar fokusin e ekspozitёs.

Gjatё kapёrcimit prej banesёs individuale nё urbanistikё sociale*, prej bёrthamёs ku gjenerohet jeta e shoqёrisё nё cipё tё saj, siç thashё, kalohet nga ёndёrra poetike e Artit tё tё banuarit nё makthin e artit tё urbanistikёs. Po kjo, si ndodh? Si ёshtё e mundur qё nё kёtё kapёrcim tё kemi njё shpёrfytyrim tёrёsor tё Artit, nga poezi esenciale nё dhunё autoritare?

Pёr kёtё, diçka na thotё historia. Mё specifikisht, historia e urbanizmit shqiptar, qё fillon mё aksin e bulevardit tё Tiranёs ndёrtuar prej Italisё fashiste. Njё vizitor i huaj i epokёs e pat cilёsuar kryeqytetin grotesk shqiptar tё viteve ’30 – ‘40 nё kёtё mёnyrё: “Kam parё qytete pa bulevard, por asnjёherё njё bulevard pa qytet”. Pra, qё nё gjenezё – siç ishte atёherё ёshtё e dukshme edhe sot – urbanizmi shqiptar lindi si njё spekulim ndёrtimor pёr profite tё fashistёve, qё pikёrisht falё spekulimit justifikuan pushtimin e 1939**. Boom-i i pakuptimtё dhe i panevojshёm urbanistik*** u bё shenjues i pushtetit autoritar, shenja e identifikimit tё tij. Pavarёsisht kёtyre fakteve, nё Tiranёn groteske tё vitit 2014 vazhdon “fashist-revival”, vazhdon apologjia e njё moderniteti fashist qё – historia e ka treguar – moderne ka vetёm teknologjinё dhe tёhuajzimin pёrfundimtar tё njeriut prej vetvetes, qё u konkretizuan aq natyrshёm nё ligjet raciale dhe kampet e pёrqёndrimit tё cilave, kohёt e fundit, u ndjejmё erёn nё abuzimet dhe dёbimet pa kriter nё Tiranёn groteske tё 2014.

“FSHIRJE. BANIMI NЁ ART” ka pёr qёllim tё pёrcjellё pёrpara publikut dhunёn atavike tё zhvillimit urban qё u kёrcёnohet shtresave mё tё varfёra dhe tё papёrfaqёsuara politikisht tё shoqёrisё shqiptare. Pavarёsisht esteticizmit sipёrfaqёsor, sot e kёsaj dite, karakteri poshtёrues dhe imponent i kёsaj dhune nuk ndryshon. Nё lidhje mё kёtё nuk duhet harruar qё urbanizmi musolinian i viteve ’30 kishte njё gradё estetike tejet tё lartё dhe qё, fillimisht, influencoi nёnshtrimin thuajse paqёsor tё shqiptarёve tё asokohe. Prandaj, sot, e kemi detyrim historik fokusimin tek etika.

Nё kёtё ekspozitё jemi tё interesuar tё evidentojmё artistikisht fshirjet, fragmentimet, copёzimet, tё gjithё konglomeratin e nёndheshёm qё proçesi i mbivendosjes sё urbanizimit nga lart poshtё fundos dhe pёrjashton nga vandimmarrja çdo ditё e mё shumё, duke u ndihmuar me pilulёn e karamelosur tё njё estetike tё keqkuptuar dhe pa kurrёfarё etike.

Si pjesёmarrёs tё kёsaj ekspozite jemi, kush mё pak e kush mё shumё, aktivistё apo tё angazhuar me problematikat e sipёrpёrmendura. Jemi, nё kёtё “mes tё udhёs sё jetёs”, nё njё mjedis tё sertё, agresiv qё na prek dhe kushtёzon nё tё pёrditshmen tonё nё mёnyrё direkte – si preformerat e instalacionit “DIAMO I COLORI” – apo indirekte si Sead Kazanxhiu qё nuk koncepton dot artin dhe poetikёn e tij jashtё angazhimit nё dhe pёr komunitetin e vet, si Elton Baxhaku dhe Eriona Çami qё nga fragmentet e dokumetarёve tё tyre filmik dhe fotografik sintetizojnё natyrshёm vepra arti jo mё pak tё angazhuara sesa dokumentarёt qё bёjnё, apo si Edison Mustafaj dhe Ernard Dyli qё krijimtarinё e tyre artistike e konceptojnё ekskluzivisht tё lidhur me realitetin e sotёm shqiptar.

Me shpresёn qё pёrpjekja jonё tё nxisё sadopak sensibilitetin dhe mendimin e publikut
Ju urojmё tё gjithёve shikim tё kёndshёm.

*Rrёnja “ban” e fjalёve “banesё” dhe urbanistikё” ka tё njёjtёn etimologji qё mund ta gjejmё thuajse tё pandryshuar nё gegnishten tonё, nё tё cilёn edhe sot e gjejmё tё pёrdorur si folje; p.sh.: “ban diçka”.
**Mos kthimi i borxheve tё investimeve italiane prej qeverisё sё Zogut ishte justifikimi formal qё Musolini i dha Parlamentit italian pёr tё aprovuar zbarkimin nё brigjet lindore tё Adriatikut.
***Shih shkrimet e Qemal Butkёs nё revitёn “Pёrpjeka” tё 1937, ku evidentohen shpёrpjestimi i rrugёve dhe ndёrtesave, “katёr herё mё tёpёr dhe mё tё mёdha” se sa nevoja reale e kryeqytetit.

2 mendime mbi “Fshirje … Banimi nё Art. (Romeo Kodra)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s