“Liri nё Bremen” … dhe hallakatje nё Tiranё. (Romeo Kodra)

“Liri nё Bremen”, pjesa teatrore e Rainer Werner Fassbinder-it me regji tё Sesilia Plasarit, hapet me projeksionet e imazheve filmike tё njё thertoreje. Seksi dhe vrasja, erotizmi dhe vdekja, qё prej veprёs skandaloze tё shkrimtarit francez George Battaille janё tё dystuara njёra mbi tjetrёn, janё anёt e ndryshme tё sё njёjtёs medalje, janё gjithashtu magnet paralizues pёr vrojtuesin/spektatorin. Tё pёrkthyer nё imazh apo gjest, edhe nё teatёr, erotizmi dhe vdekja ruajnё kёtё veti paralizuese. Kur njё pjesё teatrore fillon me njё prolog tё tillё, ёshtё nё njё farё mёnyre duke dhёnё akordin deshifrues tё saj pёr publikun dhe tempin pёr aktorёt pjesёmarrёs.

Si pjesё e publikut pjesёmarrёs, mё 27 nёntor, pas paralizёs sё projeksioneve nuk ndjeva mё asgjё. Absurditeti qёndron tek ndjenja e paralizёs. Nё pak fjalё si spektator ndjeva mё shumё paralizёn se sa pjesёn teatrore. Kjo ndodhi, sepse pas bombёs paralizuese, e gjithё pёrshfaqja shfryhet si njё tullumbace e plasur e cila tёrhiqet zvarrё pёr mё shumё se njё orё e gjysёm. Dhe ёshtё e qartё qё regjizores i interesonte vetёm plasja e “tullumbaces”, e shashkёs. Dhe pёr çudi shoh qё Plasari duket se e ka tё qartё qё tek Fassbinder-i nuk duhen pёrdorur: “Fassbinder-i nuk interesohet pёr krimin, nuk kёrkon tё na impresionojё me tё […] I anashkalon vdekjet, i jep madje nё didaskalitё shpjeguese.” [Mapo, 25 nёntor]. Nё pak fjalё ose regjizorja ka ndёrmend tё korrigjojё autorin ose intervistёn e thёnё ka qenё duke lexuar – pa kuptuar – wikipedia-n.

Po i kujt ishte faji pёr kёtё paçavure? I askujt. I taksapaguesve tё paemёr. Askushёt qё rruhen e qethen, rripen dhe milen si viçat e delet e projektuara nё fillim tё pjesёs. Madje janё aq tё familjarizuar me kёtё rrjepje dhe mjelje saqё lёkura dhe cipa cerebrale u ёshtё trashur e u ёshtё bёrё shollё prej “Portokallive & Co.”. Qeshin me Fassbinder-in!!! Me “Liri nё Bremen” tё Fassbinder-it!!!

Ndoshta jam unё qё kёrkoj shumё. Ndoshta kam kuptuar pak. Ndoshta publiku qesh me atё qeshje tё shfrenuar qё vjen nё momentet e fundit tё jetёs, sepse e sheh veten si njё i dёnuar me kokёn nё gijotinё dhe i duhet tё merakoset pёr fondet publike qё shpёrblejnё pompozitetin e Sesilia Plasarit (“pikё cipe nё shpёrdorimin e Fassbinder-it, jo eh!?”); fondet publike qё kontribuojnё nё fryrjen e barkut tё Ndriçim Xhepёs; qё kontribuojnё nё pёllitjet e Bujar Asqeriut apo Vasjan Lamit. Ndoshta ёshtё vёrtet pёr tё qeshur.

Po skenografia? Ndonjё libёr apo filmim tё pёrdorimit tё projeksioneve e kanё kёta njerёz nё bagazhin eksperiencial apo studimor? Si mund tё projektohen imazhe mbi sipёrfaqe tredimensionale, qё kanё – midis tё tjerash – edhe ngjyra jo-uniforme? Po kontrasti i ngjyrёs sё ftohtё tё dritёs sё projektorit kur bie mbi arka dёrrase, tё drunjta – tё cilat kanё njё kromatizёm tё ngrohtё – nuk ishte mjaftueshёm si grusht syve? [Ky ёshtё njё mesazh privat: Florian Çanga, mos shpёrdoro mjetin! Kuptoj dёshirёn pёr tё eksperimentuar, por kur kushtet mjedisore, pёrgatitja profesionale e personave qё bashkёpunojnё, nё pak fjalё mjedisi teatror nё tёrёsi, nuk janё nё gjendje minimalisht optimale, apo nuk ta lejojnё arritjen e njё gjendjeje tё tillё, atёherё ёshtё mё mirё tё mos bёhet asgjё sesa tё tё inflacionohet ideja e artit dhe medium-it shprehёs. Aq mё shumё kur pistonohen si spektale “tё papara”.]

Po aktorёt? Si ka mundёsi qё, pёr asnjё moment – paçka dekadave eksperiencё -, nuk janё tё besueshёm nё interpretimin e tyre. Lehja e qenve natёn nёpёr kazanё, siguroj gjithkёnd, ёshtё mё pak kakofonike. Kam pёrshtypjen se kёta aktorё kazanёsh kanё rrezikuar tё hanё edhe regjizoren, sepse sadopak, qoftё edhe pёr keq, shihet dora e njё regjizori/eje, kurse nё kёtё hallakatje nuk i dukej as gjurma. Por, edhe kёtu, faji ёshtё i pompozitetit tё Sesilia Plasarit qё – vetёm e vetёm pёr tё vёnё nё skenё pjesё “kontemporane” – bashkёpunon me emra tё mёdhenj (tё cilёt madhёshtore kanё vetёm tulet e tyre) pёr tё siguruar njё lloj suksesi, por qё, duke i munguar totalisht pulsi prej regjizoreje, pёrpihet dhe fundoset bashkё me ta nё tё njёjtin kazan plehrash.

Gjendja ёshtё e rёndё sepse kёta tё pёrçudnuar shesin – duke u shitur dhe vetё – njё art tё inflacionuar qё inflacionon vazhdimisht njё kontekst tё tёrё teatror. Dhe kur merret guximi tё bёhet njё gjё e tillё me njё Fassbinder, nuk shoh se si dhe pёrpara kujt mund tё ndalet ky pёrçudnim vetgjenerues.

Nёse shpresa janё mediat dhe kritika teatrore, po jap njё shembull: Taulanda Jupi – Aktore, lektore nё Universitetin e Arteve.
“Shfaqja ‘Liri nё Bremen’ ёshtё njё shembull absolut se si njё dramaturgji jo fort ‘bindёse’ nё leximin dhe kontaktin e parё mund tё shndёrrohet nё njё vepёr arti kur vishet me njё imazh tё qartё regjizorial, i cili zbёrthen dhe pёrçon te publiku nё mёnyrё shumёdimensionale mesazhin e veprёs nё fjalё.”

Teksti fassbinder-ian kёsaj aktoreje dhe lektoreje i duket “jo fort ‘bindes’”, sepse kujton se teatri, teksti dramaturgjik ёshtё letёrsi, ёshtё narrativё pёr kokёboshёt e Universitetit tё Arteve. Nuk e kupton kjo formuese e brezave tё rinj qё teksti ёshtё njё pjesё e teatrit dhe qё kusuri mbushet nga bagazhi i njohurisё sё arteve pamore, kinematografike, letrare; nё pak fjalё me kulturёn e regjizorit/es. Por ç’mund tё pritet nga lёpirёs rektrorial qё shohin si njё nga kulmet e shfaqjes rolin e Aneta Malajt, nё mos gabohem bashkёshortja e punёdhёnёsit tё artikullshkrueses:

“Njё dyshe qё do tё shёnojё njё kthesё tё fortё nё personazhin e Geshes, ёshtё marrdhёnia me nёnёn e saj. Kёtё do ta veçoja si njё nga dialogjet dhe marrёdhёniet mё tё arrira nё tё gjithё diagramёn e veprёs. Aktorja Aneta Malaj, sjell nё skenёn e Teatrit Kombёtar njё karakter tronditёs …” e tёrci e vёrci, do tё vazhdonte poetja.

4 mendime mbi ““Liri nё Bremen” … dhe hallakatje nё Tiranё. (Romeo Kodra)

  1. hahaha po jo ore mjeti nuk shperdorohet. Projeksioni ka per qellim te stimuloje gjendje tranzicioni ne shfaqje kryesisht nepermjet drites dhe hijes. kjo sepse vete teksti eshte shume filmik,ka pasazhe te shkurtera. Por nuk jam dakort ketu qe per projeksioni ketu eshte shitur eshte i i papare. As e ka pretenduar njeri qe ne Shqiperi te bejme gjera te papara. Kjo nuk eshte pjese qe ta jep ate mundesi edhe te duash. Keto forma duan kohen e tyre t zhvillohen. Kjo ishte hera e pare. me siguri here ne dyte me shume aktore dhe artiste vizuale do perfshihen. . Per Sesilian sic te thashe dhe ne tel kam qene vete deshmitare sesa pune te madhe ka bere per kete pjese dhe sesa e qarte eshte ajo per ate qe do te arrije. Por pranoj qe Komedia e ka shkaterruar teatrin dhe publikun per teatrin. Dhe Sesilia po na jepsecilit nje mundesi te punojme me teatrin. FLm per kritiken. nqs do projektore me qera mos ngurro 🙂

    1. http://www.panorama.com.al/2014/11/27/sesilia-plasari-pse-futa-dhune-e-puthje-ne-liri-ne-bremen/
      Ne link-un e mesiperm do te lexosh: “videoprojektor (hera e pare qe ky medium perdoret ne TK)”. Mundesh ende te mos jesh dakort per projeksionin si dicka e shitur si e “papare”? E shoh te veshtire. Me duket se gjithcka qe hyn ne TK shnderrohet ne inflacion te profesionit, cilido qofte ky profesion, perfshi ketu edhe tendin. Nese nuk e sheh keshtu eshte zgjedhje e jotja personale per te cilen mundet edhe te flasim.
      Sesilia Plasari “punon” … mua kjo me duket ofendim. Puna i dashur eshte dicka tjeter. Jam dakort qe Sesilia Plasari ka zene apo zaptuar nje vend pune, por jo qe ka bere pune. Midis zaptimit dhe berjes se punes ndryshimi eshte i madh, dhe ne TK ka vite qe nuk behet pune, por zihen vende pune. Pyet drejtorin per me shume. Pastaj kur thua qe “Sesilia po na jep secilit nje mundesi te punojme me teatrin”, kjo eshte qesharake … Tani e di qe eshte karabushi ne kryeministri qe jep pune, di qe jep edhe batakcija e qokave te fshatit ne ministrine e (agri)kultures se munguar, por qe te jepte dhe Sesilia kjo eshte fundi i botes!

      1. Nuk jam dakort me ty. Se pari ne linkune mesiperm eshte pyetje e gazetares dhe jo pergjigje e Sesilias. Nga ana tjeter cdo profesion qe hyn ne Teater perkundarzi zhvillohet. Ketu perfshihet dhe TK i yni. Dhe eshte deshira ime dhe e Sesilies qe Projeksioni, bashke me zhurmat te perfshiheshin ne kete pjese e cila pikerisht imagjinaten vizuale nuk ta shton per shkak te karakterit qe ka vete pjesa. Ka shume rendesi qe regjizori te kete deshire te punoje me mediume te tjera sepse nqs regjizori nuk do eshte e pamundur. Kjo ka te beje me shprehjen qe “jep pune dhe mundesi” ska te beje me leket. Me teatrin financiarisht nuk ja vlen te merresh. Dhe kjo ska lidhej fare as me Ministrine as me Karabushin. Une perkundrazi jam ne konflikt me to per arsye te vjedhjeve miliona lek qe po bejne pikerisht ne emer te projeksionit dhe koncerteve tip Cilieta. Dhe kur them qe Sesilia punon ajo realisht punon qe pjesa te arrije nje destinacion. Dhe as ja ndjen per vend pune ne teater, madje paguhet me pak se te gjithe.E kam ndjekur i kam pare veshtiresite dhe prandaj mendoj qe je gabim. Qe vepra te arrije kushte optimale ka shume faktore qe nuk varen nga regjizori. Mbi te gjitha per 6 dite ne skene nuk mund te arrish te besh teater.
        Gjithsesi nga kendveshtrimi im pjesa ka shume nevoje per ndricim, gjendje te ndryshme ndricimi por infrastrukutra e teatrit nuk e mundeson kete. Ska ndricuesa as nr ne mikser. Ndricim ne kete pjeso do ndihmonte shume dhe aktoret.
        Gjithashtu kendveshtrimet e skenes (ndryshimi nepermjet rrotatives) do e ndihmonin pjesen. Por dhe kjo do kohe te trajtohet.

        Une dalloj personalisht punene qe ka bere regjizori por niveli i teatrit eshte aq dobet sa cdokush qe do vinte do e kishte shume te veshtire qe te punonte duke ruajtur qetesine. Do vije koha qe do ta provosh dhe ti 🙂

      2. O Flor, nuk eshte pyetje, eshte prezantim qe i ben gazetarja pjeses, dhe eshte per kete qe fola per pistonime te “papara”. Me duket si fakt mese evident, i lexueshem te zeze ne te bardhe. Kur te them qe keta pa prasin nuk dine te jetojne …
        Cdo profesion qe hyn ne TK bastardohet Flor, por mund te kesh te drejte dhe ti, dhe ne baze te kesaj te besh eksperiencat e tua dhe te shohim ne kohe se kush do kete te drejte. Do te doja te flisja per Fassbinder-in dhe “imagjinaten qe nuk ta shton”, por s’besoj se kemi pare ndonjehere Fassbinder ne Shqiperi per te bere te kuptueshme per ata qe lexojne kete blog. I duhet hedhur nje sy filmave te tij ku mundet, ne menyre te terthorte, te kuptohet edhe menyra e konceptimit te artit ne pergjithesi, dhe teatrit gjithshtu. Po e pati pare dhe kuptuar Sesilia, une behem prift neser, dhe ti e di sa me qejf e kam misionin e zotit.
        Batakcija e qokave te fshatit ne ministrine e (agri)kultures se munguar dhe karabushi hyjne gjithmone dhe (de)gjenerojne mjedisin artistiko-kulturor ku jetojme, pjellat e se cilit jane edhe Sesiliat. Dhe me duket se eshte e pamundur te mbrosh dicka qe eshte pertej cdo lloj sensi si Sesiliat …deduktohet nga fjalet e tua madje … si ka mundesi qe te quhet regjizore nje person qe mjaftohet me 6 dite prova? Ia ka fajin Culi? Ndoshta, por kete nuk e dime. Nese ka kellqe le t’ia thote publikisht ne sy dhe te laj duart me ate pacavure qe vuri ne skene, sepse eshte e turpshme te quhet teater. Do e beje sipas teje? Edhe per kete jam gati te marr veladonin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s