Kron – ikja. (Romeo Kodra)

Kron_ikja

Kron_ikja

Tranzicioni ёshtё kulturё.
La canoa di carta – Eugenio Barba

Majtas – djathtas, lart e poshtё, brenda dhe jashtё, ngado qё tё hedhim sytё a tё mprehim veshёt dёgjohet i njёjti refren: tranzicioni. Prej 24 vitesh kemi mbetur pezull nё dilemёn paradoksale tё njё tranzicioni tё patranzitueshёm. Prej 24 vitesh i sakrifikojmё “tokёs sё premtuar edenike paneuropiane” tё pёrditshmen tonё. Kёtyre 24 viteve u duhen shtuar njё gjysёm shekulli sakrifica nё ndёrtimin e “Botёs sё Re” komuniste, tё cilёn nuk e pamё kurrё. Nuk duhen harruar gjithashtu vitet kompromentuese tё qeverisё fashiste, monarksё anakronike zogiste dhe eksperiencave tё tjera propedeutike nё krijimin e njё shteti shqiptar tek i cili, nё 100 e kusur vite histori, lexohet njё emёrues i pёrbashkёt: edhe njё herё, tranzicioni.

Kemi vendosur me Matilda Odobashin dhe Dritan Hyskёn – dy artistё tёrёsisht tё ndryshёm mes tyre pёr nga formimi studimor dhe pёr nga eksperiencat artistike, por qё kanё tё pёrbashkёt kultivimin e makthit shqiptar, kultivimin e tranzicionit – tё ndalemi pёr njё çast nё mes tё zbrazёtive tё sё djeshmes, sё sotmes dhe mesa duket edhe tё sё nesёrmes, e tё ndjekim vorbullon brenda sё cilёs, dukshёm, ёshtё zёnё nё kurth hapёsira shqiptare dhe subjektet qё e popullojnё atё.

Odobashi dhe Hyska, prej kontekstit qё i gjeneroi kanё trashёguar elementin mё karakteristik: fiksimin skizoid, por kanё arritur ta transformojnё atё, nga njё gjenerator ngёrçesh autistike, qё kanё pushtuar kontekstin shqiptar, nё motor produktiv dhe kreativ, nё kulturё artistike individuale.

Falё tyre dhe kёsaj kulture arrijmё tё zbulojmё qё planifikimi i sё ardhmes nuk mund tё bёhet duke u alienuar nga e tashmja, sepse kёtu qёndron thelbi i sёmundjes sё tranzicionit, kron-ikja qё pёrsёritet, ikja e Krónos-it (kohёs sё matshme) qё na kushtёzon nё buliminё tonё autoritare mbi hapёsirat arkitektonike, urbane, artistike apo kulturore, tё cilat shkretohen çdo ditё e mё shumё. Zbulojmё gjithashtu se si fragmentet e realitetit kaotik brenda tё cilit jetojmё tё pёrçudnuar janё fryte tё hidhura tё reales sё dёshirave libidinale tё heshtura, tё shmangura dhe tё justifikuara nёn alibinё e tranzicionit, qё nё mёnyrё skizoide dhe autoritare riprodhon simulakra tё vetvetes. Zbulojmё sё fundmi – tё paktёn shpresojmё tё zbulojmё – se duhen kurdisur dhe sintonizuar orёt pёrtej Krónos-it, nё Aión, nё kohёn e pёrjetshme, aty ku janё tё sintonizuar arti dhe artistёt tё denjё pёr tu quajtur tё tillё.

4 mendime mbi “Kron – ikja. (Romeo Kodra)

  1. Hyska & Odobashi rrine ne te njejten hapsire pa komunikuar. Ti e di shume mire se karrigia ne teater vendoset qe dikush te ulet. Ke menduar te besh te njejten gje duke kuruar nje ekspozite, qe eshte e kunderta e karriges Kodra pb.
    Rubens Shima dhe Artan Shabani Jane shume me lart ne kurim. Shanc I humbur. Arrogance e madhe. Kam pershtypjen se Eriola Pira do te gozhdoje.

    1. skandaloze! Skandaloze! Pasi na censuron komentet, rishtasi, ke guxim te kritikosh njerezit qe perpiqen te bejne dicka me vlere. Je me interesant kur vec shan e ankohesh. Me mire shit SHTEPINE te shkollohesh, rishtasi, pastaj te besh gjyqe.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s