Ndёrkohё. (Romeo Kodra)

Rama ne Stockholm Creative Time Gazeta Express

Rama ne Stockholm Creative Time Gazeta Express

Ndёrkohё.
Ndёrkohё qё kryeministri i vendit ёshtё i zёnё me problemet e tij edipike.

Ndёrkohё!
Ndёrkohё qё Edi(p) Rama ёshtё duke bredhur Evropёn pёr tё promovuar imazhin e tij si artist politikan apo politikan artist … pёrcaktimi dhe pёrparёsia varet nga ngjyra qё i leverdis mё shumё peshkut … varet nga “modeli” i ngrenё e i tretur prej “Pёrrallёs sё peshkut tё kuq, blu, biçimblu apo vishnje tё mavijosur”.

Ndёrkohё.
Ndёrkohё qё peshku ёshtё bёrё peshkaqen (shih “Refleksionet” – Rama/Klosi).

Ndёrkohё.
Ndёrkohё qё njё karabush kryeministror, me ide megalomane prej artisti, nuk i jep dum vetes se po bёhet qesharak nё sytё e botёs.

Ndёrkohё.
Ndёrkohё qё mejhanelёpirёs dhe pseudoartistё tё inflacionuar i fryjnё nё vesh kёtij karabushi fluturues duke e pompuar apo pistonuar drejt orbitёs dhe, nё tё njёjtёn ndёrkohё, duke i garantuar njё biletё pa kthim.

Ndёrkohё.
Ndёrkohё qё esenca e artit dhe kulturёs shqiptare ёshtё kthyer nё njё prostitucion tё legjitimuar me fondet publike pёr t’i bёrё qejfin tё gjithёve dhe/apo pёr t’i mbyllur gojёn.

Ndёrkohё. Ndёrkohё. Ndёrkohё.

Ndёrkohё “Ajo” mё shkruan. Mё shkruan nga njё ndёrkohё tjetёr. Komenton. Njё koment “No comment!” publikuar nё AKSREVISTA pёr njё shkrim tё hershёm, qё prej 17 shkurtit 2014 – “Gjenitё e legjislacionit nё Ministrinё e Kulturёs”.
“AJO thotë:
Ne krye te te gjithe ketij maskaralleku qendron sekretarja e pergjithshme e Ministrise se Kultures Elira Kokona. Ajo ka bere nje masaker me te gjithe tenderat me prokurim te drejtperdrejte ne Ministrine e Kultures. Ministria ka qene 2 muaj nen terrorrin e saj dhe te kumbaros qe detyronin njerezit te firmosnin. Elira Kokona eshte sekretarja teknike e komisionit te papes qe drejtohej nga kumbaro. Njerezit kane firmosur nen presionin e latgimit nga puna. Jane 100 deshmitare ne ministrine e kultures qe e provojne kete.”

Nuk i bёra korrigjime ortografike dhe gramatikore kёtij komenti sepse besoj qё ndihet mё mirё impulsi dhe presioni nёn tё cilin ka qenё “Ajo”. Si “Ajo” janё edhe “100 dёshmitarё nё Ministrinё e Kulturёs” qё e provojnё kёtё presion. Janё 20, 30, 40 vjeçarё qё kanё besuar nё Rilindje? Kanё besuar nё njё rrogё tё ndershme? Kanё besuar se do i njiheshin vlerat, profesionaliteti, dinjiteti njerёzor? Kanё besuar se do tё mund tё krijonin njё tё ardhme, njё familje, njё siguri pёr fёmijёt? Janё pyetje qё ndёrkohё duhet t’i bёjnё ende vetes nga ndёrkoha ku jetojnё; janё pyetje prej tё cilave “100 dёshmitarёt e Ministrisё sё Kulturёs” duhet tё nxjerrin impulse jete, siç i nxorri “Ajo”.

Ndёrkohё.
Ndёrkohё unё jam ende vetёm. Me emёr dhe mbiemёr. Ndoshta edhe “Ajo” do tё dalё nga veta e tretё njёjёs. Me emёr dhe mbiemёr. Ndoshta i duhet qё tё ndjejё shumёsin, qoftё edhe gramatikor. Kurajo njerёz!!!

Ndёrkohё Avokati i Popullit siç mё kishte lajmёruar paraprakisht delegoi ankesёn time pёr kurvёrimet me emёrimet e konkurseve nё Ministrinё e Kulturёs tek Komisioneri pёr tё Drejtёn e Informimit dhe Mbrojtjen e tё dhёnave personale.

Ndёrkohё – falё edhe Avokatit tё Popullit – koha kalon, dhe duke kaluar po shtyj datёn e paraqitjes sё dokumentave nё Gjykatёn e Tiranёs dhe Prokurori, sepse do tё mё duhej njё vendim i Komisionerit pёr shkeljen e tё drejtave qё mё ёshtё bёrё. Nё pak fjalё, do tё kisha mё shumё mundёsi pёr tё mos u neglizhuar nga gjyqtarёt qё do tё mё binin pёr hise me njё dokument tё tillё nё dorё.

Ndёrkohё unё dua tё dal nga ndёrkoha, dua tё dal nga ky limb tё vdekurish nё pritje tё gjykimit. Gjykatёsi dhe Gjykata mё ёshtё shndёrruar nё njё mirazh. Por, ndёrkohё, do tё vazhdoj t’i kёrkoj. Ndёrkohё kam nё dispozicion kam 32.000 euro, çmimi i shtёpisё sё vetme qё kam. Kam pёrshtypjen se njё biletё deri nё Strasbourg e siguroj.

Ndёrkohё siguroj 100 dёshmitarёt pa impulse se jetohet nё Shqipёri edhe me 150 euro nё muaj. Sakrifica e vetme ёshtё birra tek “Blloku”. Ёshtё – nё mёnyrё skandaloze – shumё pak si sakrificё. Pёr 350, 400 euro qё ju siguron Ministria pёr tё mos ndjerё pulsin tuaj, pёr tё mos ndjerё jetёn qё po i sakrifikoni ndёrkohё ndёrkohёs limbike, nuk ja vlen birra nё limbin e quajtur “Bllok”.

Ndёrkohё. Ndёrkohё. Ndёrkohё.

Kurajo, jeni ende nё kohё! Por, jo pёrtej kёsaj jete.

2 mendime mbi “Ndёrkohё. (Romeo Kodra)

  1. Djalosh: UNE – TI – AI – AJO – NE – JU – ATA – ATO!
    As “AJO” ose “Ai” nuk do te te ndjekin larg nqs nuk lufton, por terhiqesh (pasi paguhesh), e nuk i gjen me fillin gjendjes mjerane qe pershkruan pasi humbet e zhytesh ne inate adoleshenciale. Investigimi nuk eshte thashathemnaje! … dhe ti je kthyer ne nje thashethemexhi alla motrat Pira!!!

Lini një Përgjigje te romikodra Anuloje përgjigjen