Ç’mё tregoi Storytelling (Fall Session 2014) e TICA-s? (Romeo Kodra)

TICA 30 tetor 2014

TICA 30 tetor 2014

Mё 30 tetor 2014, nё qendrёn TULLA, TICA prezantoi punёt e artistёve nё rezidencё Tatia Skhirtladze, Jonida Beqo / GYPSEE YO, Saša Tkačenko dhe Filip Jovanovski.

Puna e vetme qё pashё mbrёmjen e sё enjtes ishte ajo e Jonida Beqos (shih mё poshtё pёrsenё).

Potenciali deklamativ i Jonidёs, nё njё moment tё parё, mё hutoi. Nuk mё besohej qё nuk e kisha njohur mё parё. Por hutimi ishte vetёm pёr njё moment. Nё fletёn prezantuese tё eventit vura re, nёpёrmjet kurrikulumit, qё formimi teatror i artistes nuk i pёrkiste Universitetit tonё tё Arteve. Pёr pak kujtova se mos kishte ndodhur ndonjё mrekulli; pёr pak kujtova se nё degёn e Dramёs kishin filluar t’u mёsonin studentёve tё recitonin nё mёnyrё teatrore njё tekst!

Puna e Jonidёs ishte shumё interesante. Ajo kishte marrё njё fakt kronike tё zezё dhe e kish pёrpunuar nёpёrmjet videoregjistrimeve televizive dhe performancёs “live”. Por kishte edhe disa tё meta. Teksti ishte tepёr narrativ, dhe vetёm aftёsia deklamative – siç thashё e shkёlqyer – e shpёtonte nga monotonia. Dramatizimi tekstual teatror ёshtё njё nga ato gjёra qё artistja duhet, dhe shpresoj, ta kurojё mё shumё nё tё ardhmen. Nё rendin e narrativёs do tё kisha pёlqyer gjithashtu njё fokus mё tё madh nё mohimin e ritualit (tё “tё pestave” pas varrimit) qё babai i vajzёs sё masakruar, nё mёnyrё po aq makabёr sa vetё krimi, kryente pasi kishte zbuluar prej ekspertёve qё kishin ekzaminuar kufomёn se vajza e tij kishte qenё shtatzanё prej tre javёsh. Do mё kish pёlqyer qё artistja t’i kishte shkuar plagёs deri nё fund, deri nё palcё. Kёtё gjё nuk e nёnvizuan – dhe as do e bёjnё ndonjёherё – as mediat sepse, pavarёsisht institktit tё tyre prej çakejsh pёrkundrejt fakteve makabёr qё stimulojnё spektaklet e shpifur televiziv, ato janё tepёr mirёmenduese, tepёr delikat nё perversion. Do kisha preferuar qё Jonida Beqo tё kishte kryer autopsinё e fёlliqur tё ndershmёrisё kombёtare e cila vazhdon e mban robinjё femrёn nё njё moment historik – si ky i Shqipёrisё sё sotme – kur prostitucioni mbarёkombёtar fizik, intelektual, psikik ёshtё kthyer nё status quo.

U mundova tё shihja edhe veprat e artistёve tё tjerё, por nuk isha i pёrqёndruar mjaftueshёm pёr tё krijuar njё ide deri diku tё pranueshme pёr tё shkruar mbi to siç bёra me veprёn e Jonida Beqos. Kёshtu qё vendosa edhe unё pas performancёs sё Jonidёs tё merrja njё birrё tё ftohtё me miqtё e zakonshёm. Vendosa qё tё rikthehesha tё nesёrmen pёr tё parё mё me qetёsi dhe mё me kujdes vendosjen e punёve nё hapёsirёn (shumё sugjestive, meqё ra fjala) e TULLЁS.

Tё nesёrmen pёr fat tё keq nuk pashё asgjё. Punёt ishin mbledhur dhe marrё prej organizuesve sepse – siç mё bёri me dije tё premten mbrёma njё kamarier i vetmuar nё hyrje tё TULLЁS – “kaq ishte i gjithё eventi”.

Pёrpara disa kohёsh nё njё shkrim pёr njё tjetёr event tё TICA-s kisha evidentuar punёn e shkёlqyer kuratoriale. Kёtё gjё, pёr fat tё keq, nuk e pashё dhe nuk mund ta them pёr kёtё event tё radhёs. Pavarёsisht pёrqёndrimit tim relativ mbrёmjen e sё enjtes, me gjithё zhurmёn e publikut qё argёtohej me birra e koktejle tё cilёve ju bashkangjita edhe unё, gjithkujt do t’i ishte dukur e pamundur tё shihte si duhet videon (me audio) tё njёrit prej artistёve; po aq e pamundur, me gjithё atё publik “nёpёr kёmbё”, do t’i ishte dukur edhe instalimi me projeksion i fotografive (ndoshta video me xhirim tё ngadaltё, kёtё nuk jam nё gjendje ta them) tё njё artisti tjetёr i cili – intuita ma thoshte – dukej se e kishte lidhur me hapёsirёn disi mё tё zbrazёt.

Kam pёrshtypjen se duhen thёnё disa gjёra. Dhe duhen thёnё publikisht. Duhet thёnё qё argёtimi, festat, birrat, koktejlet, party-t etj., etj., janё njё gjё, dhe arti apo kultura janё njё gjё tjetёr. Kam pёrshtypjen se kur sakrifikohet njё punё artistike, siç u sakrifikuan videoja dhe instalacioni i sipёrcituar, nuk kemi tё bёjmё me njё event artistik. Eventi artistik ka nevojё pёr njё punё kuratoriale, ka nevojё pёr njё kurim dhe kujdes tё veçantё siç mund tё kuptohet nga vetё fjala. Nuk bёhet fjalё pёr kurimin e njё tё sёmuri qё njё mendёsi banale mund ta identifikojё me artin, por bёhet fjalё pёr kurimin e njё publiku nёpёrmjet artit. Nuk ёshtё arti qё ka nevojё pёr kurim, ёshtё publiku. Duke qenё se arti ёshtё si njё lloj vaksine, me baktere tё njё sёmundjeje infektuese (Nietzsche docet!), atёherё publikut i jepet mundёsia edhe tё argёtohet, tё “ledhatohet me ngadalё, me nge” sipas gjuhёs sё Çabejit (personalisht, meqё ra fjala, preferoj alkoholin sepse ёshtё edhe dizinfektues).

Pra nuk jam kundёr argёtimit. Jam kundёr sakrifikimit tё punёve artistike pёr hir tё festave. Jam kundёr perversionit (duke qenё se kam me merak ritualet, dhe mbi tё gjitha ritualin teatror, qё nga athinasit e lashtё e kёtej, ku arti ishte nё qendёr dhe festa pёrreth, po jap etimologjinё e termit “per versionem” – “kthimi nё tё kundёrt” sipas latinishtes), jam kundёr prioritetit tё shitjes sё alkoholit qё shpesh herё kohёt e fundit ka zёnё qendrёn duke shtyrё nё periferi, apo asgjesuar tёrёsisht, si nё rastin nё fjalё, artin dhe kulturёn.

Çёshtja mё duket serioze sepse, kur kёtё gjё nuk e kanё vёnё re miqtё e TICA-s, nuk di kujt duhet t’i drejtohem mё! Kuptoj dhe mirёkuptoj se pёr artin dhe kulturёn, pёr qёndrueshmёrinё dhe vazhdimёsinё e tyre, janё jetike festat dhe argёtimi. Kam studiuar dhe lexuar mjaftueshёm pёr menaxhimin e eventeve artistiko-kulturore. Por kam frikёn se po humbasim fokusin, prioritetet, dhe me to profesionalitetin tё cilin tek miqtё e TICA-s e shoh si nё pak institucione tё tjera.

6 mendime mbi “Ç’mё tregoi Storytelling (Fall Session 2014) e TICA-s? (Romeo Kodra)

  1. uroj personi juaj te mos jete kaq paragjykues, sa perftoj me siper, kundrejt aktoreve/artisteve te cilet dalin nga ua.
    sa i perket performances, nuk mendoj se nje veper mundet ta shpetoje nga monotonia dhe banaliteti aftesite deklamative te saj!! (madje ne raste te caktuara mundet ta banalizojne me teper!!)
    tica me nje event te tille i ka ndaluar artisteve pjesemarres te shprehin ate pune te cilen e kane punuar prej aq javesh ne residence dhe gjithashtu ka ndaluar publikun (te pakten ata qe nuk shkuan vec per tu takuar me te tjere e per te festuar), te shikoje (jo ri-shikoje) krijimet ne ditet pasardhese.
    kurioz se pse u mbyll te nesermen! te kete patur valle tulla ndonje event tjeter diten pasardhese?-ke ndnje info? apo ekspoizita ishte vec ne sherbim te performances, duke qene se vec ai moment pati vemendje te plote dhe qetesi??

    festat jane “protagoniste” keto kohe. mendoj tek ky event e ka bere me te dukshme fakti qe ekspo ishte vec ate dite.

    1. Persa i perket artit teatror, dhe me duket se per studentet e drames e ke fjalen kur merakosesh per “aktoret/artistet qe dalin nga ua”, nuk jam aspak paragjykues. Kur flas per teatrin, di se per cfare flas. Nese ke ndonje gje qe mund te diskutosh: bujrum!
      Kur the se deklamimi ka shpetuar pjesen prej monotonise e them duke patur parasysh kontekstin shqiptar dhe produktet qe ofron: keshtuqe ndonjehere mjaftohem me pak, qofte edhe vetem me deklamimin shkollor te nje teksti.
      Per te tjerat nuk di c’te them: jane gjera qe u duhet t’i japin pergjigje organizatoret.

      1. Ti djale nuk e njihke aspak artin e teatrit / aktrimin sidomos. Do te duhet eksperience te kuptosh aktorin nga joaktori.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s