The Gut 2 Reloaded. (Romeo Kodra)

VIDEO KONCEPT: Argjinaret e Edit*.

Kur kam takuar pёr herё tё parё nё njё darkё festive Linda Ramёn, kisha menduar qё mund tё bisedonim pёr gjithçka veç gatimit. Pёrshtypja qё Linda mё kish krijuar nga ekrani, ishte ajo e njё gruaje shumё tё pёrfshirё nё karrierё e pak nё kuzhinё. Por zbulova qё pёrveçse Linda gatuante, ushqimi mё i preferuar i Edit dhe i Lindёs ishte ai i gatuar dhe shijuar nё shtёpi. Kur ia lejon koha dhe kur ka vёrtetё dёshirё ta bёjё kёtё, gatuan edhe vetё Edi, pa receta, por duke sajuar pjata tё pakonkurueshme. Argjinaret e Edit janё njё prej recetave tё preferuara. Linda mё tregoi se argjinaret nё shtёpinё e prindёrve tё Edit gatuhen nё mёnyra nga mё tё ndryshmet, por receta e argjinareve qё vendosa tё botoj nё kёtё libёr, veç Kryeministrit, jam e bindur qё do t’ju pёlqejё tё gjithёve …

Pastrojmё 8-10 copё argjinare duke i larguar tё gjitha fletёt e jashtme deri sa tё mbёrrijmё tek zemra e bimёs (dallohet lehtё pasi ngjyra e fletёve ёshtё e çelёt).

Presim drejt me thikё majёn e argjinares si dhe kёrcellin duke lёnё vetёm rreth njё cm prej tij. Hapim me dorё petalet (siç mund tё hapim me dorё petalet e njё gonxheje trёndafili).

Pёrzjejmё galetёn me majdanozin e grirё hollё, thelpinjtё e hudhrave tё prera imёt, piperin me kripёn. Mbushim me tё argjinaren duke e futur midis fletёve.

I vendosim me kokё lart nё tenxhere ngjitur me njёra-tjetrёn. I hedhim ujё deri dy cm nёn nivelin e argjinareve dhe shtojmё vaj ulliri sipas dёshirёs. Vendosim nёpёr tё edhe 3-4 gjethe dafine.

Zjejmё me zjarr tё ngadaltё deri sa tё shterojё uji dhe argjinaret tё mbeten vetёm nё vaj (reth 30 min.).

Shёnim
1. Pёr kёtё recetё argjinaret duhet tё jenё tё freskёta. Duke qenё njё produkt sezonal, koha e vetme pёr t’i gatuar ёshtё nё pranverё.
2. Nё fund Linda mё tregoi se Gjyshja e Edit thoshte : “Nё restorant pyet se cili gatuan, nё shtёpi ka rёndёsi pёr kё gatuan”.

* Arbana Osmani – “Receta pёr njerёzit qё dua”, Botimet “Dudaj”, Tiranё 2013, fq. 41.

2 mendime mbi “The Gut 2 Reloaded. (Romeo Kodra)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s