Bienalja e artit nё Venecia dhe formula bi-anale e politikёs artistiko-kulturore shqiptare. (Romeo Kodra)

Me qeverinё e mёparёshme – nёn mbretёrimin e Sali Berishёs – dallaveret dhe batakçillёqet nё Ministrinё e Kulturёs ishin nё rendin e ditёs. Nuk besoj se i duhen rikujtuar ndokujt abuzimet me rastin e 100 vjetorit tё Pavarёsisё, tortat pёr barktharёt dhe bёma tё tjera tё kёtij lloji. Nё pak fjalё tё rikujtoj si na e fusnin ёshtё si t’i mёshoj gishtit mbi plagё.

Prandaj pritej prej operatorёve artistiko-kulturor njё vetёndёrgjegjёsim me ndёrrimin e qeverisё vitin e kaluar. Pritej qё prej tyre disa gjёra tё parapriheshin. Mbi tё gjitha tё merreshin masa mbi transparencёn nё proçedurat ministrore. Personalisht kёtё gjё e bёra me rastin e pjesёmarrjes sime nё konkursin pёr drejtor tё Teatrit Kombёtar, por – nёn mbretёrimin e Edi Ramёs – avazi i vjetёr berishian vazhdon. Por, nga ana tjetёr, edhe unё kam po tё njёjtin avaz: do vazhdoj t’i bie qemanes nё tё treja shkallёt e gjyqёsorit shqiptar, madje deri nё Strasbourg. Aktualisht jam nё pritje tё pёrfundimit tё hetimeve qё Avokati i Popullit po kryen mbi çёshtjen time pёr tё depozituar rekomandimet e kёtij institucioni bashkё me dokumentacionin nё gjykatёn e rrethit tё Tiranёs.

Personalisht (flas nё vetё tё parё sepse nuk kam kohё pёr tё humbur pёr modestinё e shtirur) nё mbyllje tё konkursit nё tё cilёn mora pjesё bёra publike platformёn time sepse e shihja si detyrim qytetar, si dhёnie shembulli pёr njё kontekst tё pёrgjumur dhe antropologjikisht tё deformuar, dhe si njё armё me tё cilёn mund tё mbёshtetesha pёr tё kёrkuar tё drejtat e mia karshi Ministrisё sё Kulturёs si organizatore e konkursit.

Nuk e di si do tё vete historia ime, por di qё kur vё gishtin mbi plagё ajo ende mё dhemb, dhe pёr kёtё gёzohem … do tё thotё qё kur vazhdojnё e ma fusin kam ende ndjeshmёri, ende nuk mё ёshtё bёrё kallo, ende nuk jam gati pёr prostituim. Dhe qё vazhdojnё e ma fusin kam bindjen mё tё plotё. Madje kam bindjen se tani mё shumё se kurrё kjo gjё po materializohet nё tё gjithё potencialin e saj. Nёse me mbretёrinё Berisha e kisha tё qartё qё ma fusnin nga njёra anё – tё paktёn ishin ata andej nga njёra anё dhe unё kёtej nga tjetra – me mbretёrinё Rama nuk di nga tё vete, ngado qё tё hedh sytё dhuna kafshёrore e injorancёs sё bёrё pushtet ёshtё shndёrruar nё praxis cotidiana.

Sot Ministria e Kulturёs shpalli fitues tё konkursit pёr pёrfaqёsimin e Shqipёrisё nё Bienalen e Venecias 2015 kuratorin Marco Scotini qё kishte propozuar artistin Armando Lulaj me projektin “Trilogjia shqiptare: njё seri strategjemash tё tёrthorta”.

Qё nё minutat e para tё shpalljes filluan zhurmat, zёrat, mizёria pёshpёritёse. “Tё gjithё e dinim!!!” – dёgjohesh e/o lexohesh kudo. Po pastaj? Kujt i plasi? Nga brenda apo nga jashtё konkursit kush e ngriti zёrin kur tё gjithё e paskemi ditur? Kush foli dhe kёrkoi transparencё, pёrpara dhe jo pas pilafit? Natyrisht nga njё kontekst tё deformuarish antropologjik asnjё nuk foli. Nuk folёn as pjesёmarrёsit, sepse ndoshta ndonjё llokёm apo pёrsёpaku kockё nga duart e ministres Kumbaro do u bjerё, nuk folёn mediat dhe gazetarёt e tyre tё telekomanduar, nuk folёn taksapaguesit tele-tru-mpiksur sepse me gjithё hallet qё kanё nuk u plas fare pёr artin dhe kulturёn qё gjithsesi paguajnё. Vetёm kur bёhet muti mullar mizat fillojnё e mizёrijnё sё pёshpёrituri! Por dihet, vetёm llafe kanё, herёt a vonё tё gjitha i sheh me kokё nё mullar.

Nё njё shkrim mbi konkursin pёr Bienalen e Artit nё Venecia 2015, tё publikuar mё 8 shtator nё AKS REVISTA, evidentoja rёndёsinё e transparencёs sё jurisё si dhe dobinё qё kjo sjell pёr kontekstin shqiptar nё tёrёsinё e tij. Evidentoja gjithashtu edhe rёndёsinё e marketimit tё kёtij evenimenti i cili do tё mund tё vitalizonte me anё tё njё impakti mё tё gjerё nё publik ndjeshmёrinё e kёtij tё fundit mbi çёshtjet artistiko-kulturore pёr tё cilat – nuk do tё lodhem sё pёrsёrituri – paguan ende taksat.

Si gjithmonё u lodha duke llapur kot sё koti. Prostitucioni me artin dhe kulturёn qё prej karabushit kryeministror e deri tek agrikultorja e munguar nё Ministri tё Kulturёs ёshtё de+ontologjik. Kёta kodoshё bashkёkohorё nuk mund dhe nuk duan tё dalin kurrё nga xhiroja prostitucionale artistiko-kulturore qё menaxhojnё! Pёrsenё pёr lexuesin e kam shpjeguar mjaftueshёm, aq sa rrezikoj inflacionimin e vetvetes.

Por, po vazhdoj tё shkruaj sepse mё intereson pasioni, arti, qё shpresoj t’i interesojё edhe lexuesit tё kёtyre rreshtave. Duke qenё se pjesё tё pasionit kam edhe veprёn e Armando Lulajt, “Never” nё veçanti, pёr tё cilёn kam shkruar diçka edhe mё parё, shkruaj edhe pёr njё frikё reale tё prishjes sё kёsaj vepre. Rrezikun e prishjes e shoh ekskluzivisht tek ndotja nёpёrmjet ndёrhyrjes sё kodoshёve tё artit dhe kulturёs kombёtare – Edvin Rama dhe Mirela Kumbaro Furxhi pёr ata qё ende nuk e kanё kuptuar mjaftueshёm -, problematikё pёr tё cilёn kjo vepёr flet.

Do tё ishte njё mёkat tё ndotej dhe prishej kjo vepёr pёr njё udhёtim nё Venecia tё dhuruar nga karabushi kryeministror apo nga ndonjё tjetёr i kёtij lloji prasi tё zbrazёt artistikisht (sepse gjithkush e kupton qё kur konkursi ёshtё jo-transparent atёherё kemi tё bёjmё me njё dhuratё). Kёtё e kisha specifikuar – dhe mё ishte konfirmuar edhe nga vetё artisti – nё shkrimin mbi “Never” tё publikuar nё AKS REVISTA nё fund tё gushtit:

“Nё njё bisedё, para pak ditёsh, me artistin e pyeta pёr mungesёn e tij gjatё ndarjes sё çmimit PAMUR, dhe nёse kjo mungesё kishte tё bёnte me praninё e Kryeministrit Rama i cili ja dorёzoi atё Alketa Kurrizos si pёrfaqёsuese e TICA-s qё kishte mundёsuar veprёn e artistit. Pёrgjigjia e tij ishte se nuk e dinte se kush do ta premjonte, por edhe sikur ta dinte, gjithsesi nuk do tё tёrhiqte asnjё çmim simbolik pёr kёtё vepёr. Nё pak fjalё – nuk ka rёndёsi se me sa vetёdije – duket sikur artisti e ka tё qartё qё kjo vepёr e cila punon tek realja nuk ka mundёsi tё pranojё simboliken. Duket sikur sipas artistit tёrheqja e çmimeve, tё dhёna veprёs si vlerёsime artistike tё mirёnjohura dhe asociuara si vlera simbolike tё njё pushteti autoritar, edhe ky i mirёnjohur dhe gjithёpranuar, siç mund tё jenё nё konkurse, festivale, etj., ndёrhyjnё nё sensin ekzistencial dhe jo vetёm politik tё veprёs nё vetevete.”

Dhe vazhdoj e i mbetem kёtij mendimi. Nёse njё politikan apo politika nё pёrgjithёsi fut turinjtё nё kёtё vepёr ajo detyrimisht do tё marrё fund. Dhe nёse merr fund do tё jetё njё mёkat sepse ende nuk e ka thёnё tёrёsisht fjalёn e saj pёr tё cilёn do tё duhen vite dhe studime jo vetёm mbi artin, por mbi historinё, mbi shoqёrinё, mbi politikёn, mbi antropologjinё dhe kulturёn shqiptare. Nuk di se sa ia vlen njё udhёtim nё Venecia. Personalisht Venecian do ia falja Anri Salёs apo Adrian Pacit me gjithё çka brenda vetёm e vetёm pёr tё shpёtuar kёtё vepёr qё nuk ёshtё lehtёsisht e prostituueshme si “lufta e Sarajevёs”, si “emigranti i pёrvuajtur”, apo traplliqe tё tilla qё mallёngjejnё ish-prostituta tё rangjeve tё larta tё cilat kanё trashёguar pasuritё e dashnorёve tё vdekur dhe qё tani argёtohen duke marrё poza manjatesh arti. Madje sikur edhe vetё Boris Groys tё mё kuronte nё Venecia nuk do ia vlente tё sakrifikoja kёtё vepёr qё ka shumё pёr t’i thёnё e mёsuar edhe vetё Boris Groys-it, qё mesa duket – duke pranuar presidiumin e kёtij konkursi alla Rama-Kumbaro – ka vёrtet shumё pёr tё mёsuar pёr kontekstin artistiko-kulturor shqiptar dhe jo vetёm.

Por, fundja, unё flas veçse personalisht …

2 mendime mbi “Bienalja e artit nё Venecia dhe formula bi-anale e politikёs artistiko-kulturore shqiptare. (Romeo Kodra)

  1. Artikkull dhe analize korrekte.

    Biennale e Venezias paguhet nga taksapaguesit..
    Kumbaro duhet tja kalonte institucionit perkates te Artit

    Lulaj eshte i talentuar por kishte te tjere artiste me te plotesuar per nje event nderkombetar.

    Nuk behet bienalia me administrata dhe konkurse te tipit leter me nr protokolli…

    Gjithsesi nje vend provincial do ngelet i tille per kohe te gjate.

  2. Ylli Drishti mbete nje stilolaps pa boje gjithnje.
    Ta thashe dhe ate nate. Nuk mund te flasesh ti qe ne je korrniza e kalbur e realizmit socialist! Pa shtylle kurrizore mbete qe te pacim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s