Avokati i Popullit pёrgjigjet … in extremis. (Romeo Kodra)

Mё 16 shtator publikova njё shkrim mbi vendosmёrinё time pёr tё çuar deri nё fund ankimimin tim kundёr Ministrisё sё Kulturёs dhe dallavereve me konkursin pёr postin e drejtorit tё Teatrit Kombёtar, jo vetёm nё 3 shkallёt e gjyqёsorit shqiptar, por deri nё Strasbourg. Duke qenё se dallaveret e Ministrisё sё Kulturёs i di dhe i mendoj vetёm unё si cinik orwellian qё jam, mё ёshtё dashur tё ndjek çёshtjen e ankimimit sipas procedurave tё institucioneve ligjore – teorikisht – publike tё vendin tonё.

Institucioni i fundit tё cilit iu drejtova ishte Avokati i Popullit. Nё pёrgjigje tё ankimimit tim mora: “Avokati i Popullit pasi u njoh me shqetësimin tuaj, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor t’ju informojë se ankesa juajnuk përmban elemente për t’u pranuar për shqyrtim.” I indinjuar u ankova pёrsёri duke shkuar personalisht nё zyrat e Avokatit, por pёrgjigjia ishte sёrisht likuiduese.

Atёherё vendosa atё ç’ka shkruajta mё 16 shtator: “Ajo që do të bëj është të hap një gjyq kundër z. Edi Rama dhe znj. Mirela Kumbaro-Furxhi. Për të mos ofenduar inteligjencën time dhe për të mos luajtur një teatër burokratik, meqë zotërinjtë bëjnë të paditurit, atëherë – pa i lajmëruar me një letër zyrtare – do të mund t’i takoj atje ku të paditurit takohen, përpara një gjykatësi. Nuk do të harroj as institucionin e Avokatit të Popullit që në këtë rast e shoh si Avokat të Qeverisë (emrit të së cilës do i bashkangjitet në akt-padi) dhe si pjesë bashkëpunëtore e një atentati mafioz të përditshëm ndaj institucioneve kombëtare të artit dhe kulturës shqiptare.”

Edhe sot e mendoj nё tё njёjtёn mёnyrё. Do i shkoj çёshtjes deri nё fund. Qoftё edhe pas 100 vjetёsh do ngrihem nga varri si Kostandini dhe dorё pёr dore me kufomёn e krehur dhe tё grimuar tё ministres sё (agri)kulturёs sё munguar znj. Kumbaro dhe tё karabushit kryeministror do tё paraqitemi nё Strasbourg pёr tё bёrё “qokat e fshatit” sё bashku.

Por, ndёrkohё ndodhi edhe njё e papritur. Po mё 16 shtator, pasi dёrgova link-un e shkrimit tё publikuar nё e mail-in e Avokatit tё Popullit z. Totozani, nga sekretaria e tij mё erdhi njё pёrgjigje duke mё komunikuar orёn dhe ditёn e njё takimi personal me tё.

Thelbi ishte: “ndoshta, çёshtja e Romeos, duhet rishqyrtuar.” Dhe pёrgjigjia zyrtare, mё 3 tetor, ishte: “Avokati i Popullit pasi u njoh me shqetësimin tuaj, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor t’ju informojë se ankesa pёrmban elemente pёr t’u pranuar pёr shqyrtim nga ana e tij”.

Nuk mё intereson pse nuk u pranua ankimimi im qё nё fillim, mё intereson hapja e hetimit mbi konkursin pёr postin e drejtorit tё Teatrit Kombёtar tё organizuar nga Ministria e Kulturёs qё institucioni i Avokatit tё Popullit do tё kryej brenda afatit 30 ditor tё pёrcaktuar me ligj. Rezultatet do i dokumentoj si gjithmonё nё AKSREVISTA.

Interesante ishte edhe biseda me z. Totozani me tё cilin folёm gjatё pёr çёshtjen time. Folёm edhe pёr transparencёn nё kontekstin institucional publik shqiptar. Nё njё çast tё bisedёs z. Totozani mё tha: “Ti e di qё edhe unё jam i vetmi qё kam bёrё publike platformёn time?” Thjeshtё, muzikё pёr veshёt e mi! Pastaj shtoi: “Po a di ti sa vetё nё Shqipёri mё besojnё pёr transparencёn? Ti kujton vёrtet qё njerёzit, shqiptarёt e thjeshtё, e shohin institucionin e Avokatit tё Popullit qё unё drejtoj realisht si tё pavarur nga politika, ashtu siç thuhet nё ligj? Ti vetё e beson njё gjё tё tillё?” Pyetjet – pa dashur tё vё dorёn nё zjarr, sepse njё gjё tё tillё e bёj vetёm pёr time mё, pёr faktin e thjeshtё se mё ka bёrё kokёn, jo pёr bindje absolute – mu dukёn vёrtet tё sinqerta. Ju pёrgjigjia qё “edhe pse nuk e besoj pёr shqiptarёt e besoj vetё, dhe vetёm pёr faktin e publikimit tё platformёs. Besoj dhe gjykoj njerёzit nga faktet dhe aktet e tyre. Gjithsecili bёn tё vetёn.”

Nuk e di nёse edhe Avokati nga ana e tij mё besoi, por di qё kёtё e tregon koha, me faktet dhe aktet e ndёrmarra prej gjithsecilit. Kur them aktet dhe faktet, i nёnkuptoj si akumulim i tyre ditё pas dite. Nuk jam pёr ata dhe nga ata qё jetojnё me kredi dhe bёma tё sё shkuarёs. Ndёrshmёria demonstrohet dita ditёs. Ajo nuk ёshtё status, nuk ёshtё statike. Ndёrsa anasjelltas, mjafton tё pёrlyhesh njё herё dhe je i damkosur pёrgjithmonё. Me kёtё nuk besoj se po bёj moral, po flas ekskluzivisht pёr etikё institucionale, po flas pёr etikё tё trajtimit tё “gjёsё publike”. Vetёm po tё veprohet kёshtu ndoshta njё ditё edhe shqiptarёt do tё kenё besim nё institucionet e tyre.

P. S. Pёr tё qenё nё paqe me ndёrgjegjen, javёn e shkuar ridёrgova edhe njё herё kёrkesat e mia nё Ministrinё e Kulturёs.

… to continued …

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s