“Hajdeni gra se u hap thesi!”: Kiço Londo prezanton Teatrin Eksperimental dhe bordin. (Romeo Kodra)

Tё hёnёn qё shkoi lexova nё gazetёn “Panorama” njё intervistё tё drejtorit tё Teatrit Kombёtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. http://www.panorama.com.al/2014/09/08/londo-godina-e-eksperimentalit-kthim-si-ne-1938/

Dy gjёra mё bёnё pёrshtypje: ndёrhyrja e menjёhershme ndёrtimore nё strukturёn arkitektonike tё Teatrit dhe njё “nonchalance” menaxheriale qё arriti kulmin me ironizimin e asaj qё ky drejtor e quan “bordomani” dhe, ç’ёshtё mё e bukura, nё tё njёtёn intervistё ku promovonte prezantimin e “7 femrave qё duhen patur zili” tё bordit tё TKEKS.

Pёrveç konsideratёs relative qё drejtori duket se ka karshi tё gjithё llojeve tё bordeve (ç’qejf do ishte sulltanati, por jemi qё jemi, marrim njё harem tё paktёn!) interesi im kryesor ishte se drejtori Londo nё intervistёn e sipёrcituar specifikonte qё ndёrhyrjet nё strukturёn e Teatrit nuk ishin paguar as nga Ministria e Kulturёs e as nga TKEKS. Prej kujt atёherё? Pёr kuriozitet u informova nё sekretarinё e TKEKS prej sё cilёs mё thanё qё “pas dy ditёsh drejtori do tё prezantoj bordin dhe programin e TKEKS nё njё takim me mediat”. Vendosa tё shkoj.

Dje, duke qenё se takimi ishte nё orёn 11, vendosa ta marrё shtruar dhe tё bёja rrugёn nё kёmbё. Nga vendi ku banoj, praktikisht rrёzё Dajtit, rruga ime pёr nё qendёr, ku ndodhet edhe TKEKS, ёshtё ajo e Dibrёs. Pёrgjatё saj, çdo ditё, mund tё shihen edhe shitёs tё firmёs “GABI” qё prej thasёve tё mbushur plot, shpesh herё, mё kanё nxjerrё nga situata me ndonjё palё kёpucё pёr kalçeto apo veshje sportive. Tё pёrdorura, natyrisht. Por, “firmato” ama!

Dje rastisa nё njё skenё tё zakonshme. Duke ecur me mendjen tek takimi i TKEKS, njё britmё shurdhuese pas veshi pёr pak sa nuk mё shpoi daullen: “Hajdeni gra se u hap thesi!” U ktheva pёr t’i bёrtitur mё shumё se ajo vetё, por, tek e pashё mirё, vura re se ishte njё grua rreth 65-70 vjeçe; kёshtu qё u pёrmbajta. Ajo, kur vuri re qё ktheva kokёn me sytё drejt saj, ndёrsa kujtoi se isha i interesuar pёr mallin, filloi recitimin: “Hajt çuno, se i ke t’mira. Hajt para se t’sulen gratё, se ato janё si t’babzitme, s’t’lejn me mor frym’! Hajt se ke xhingsa moderne, Armani krejt!” – “Ku i gjete Armani ti mi, ke sytё qё t’pёllcasin eh?!” ndёrhyri buzagaz njё tjetёr qё po shiste aty pёrkrah. “Armani, thotё. S’e shef qё s’t’kupto ky mi? O’ i jashtёm mi budollaqe!” pёrfundoi duke bёrё kёshtu tё ditur qё nuk kishte ndёrhyrё pёr t’i prishur pazarin, por ngaqё – ndryshe nga kolegia – kishte kuptuar qё unё nuk isha shqiptar. Siç duket kish vёnё re çantёn qё mbaja nё krah me aparatin fotografik, dhe pёr kёtё i kisha dhёnё njё lloj sigurie pёr tё supozuar prejardhjen time jo shqiptare. “Jo, jo” i thashё “shqiptar jam”. “Ja, do llapёsh ti” iu kthye e para. “Hik ёre, sikur i ke megjithmen Armani ti!” u prek i dyti nё sedёr. “Jan, ça jan, jemi t’gjithё pёr i’ çap buk ktu. Mos i fut hunёt kot, ven e pa ven.” U kthye nga ana tjetёr: “Hajdeni gra se u hap thesi!” “Paqe dhe Amen!” mendova me vete dhe u ktheva nё rrugёn time. E gjithё skena nuk zgjati mё shumё se 30 sekonda.

Nё 11.00 isha buzё pishinёs qё gjendet nё oborrin e ish-kompleksit “Teatro Savoia” (pishina midis Teatrit Kombёtar dhe atij Eksperimental) tё cilёn drejtori i ri i TKEKS e konsideron si “zyrё verore”. Prej kёsaj zyre drejtori i ri i TKEKS “hapi thesin” dhe filloi tё mbushte plot kutitё kafkore tё adeptёve tё masmedias tё pranishёm nё event. “Rreckat” me tё cilat u prezantua drejtori ishin edhe mё tё konsumuara se ato tё firmёs “GABI”. Ato shkonin nga “hapja e njё shkolle” nё “teatrin pёr fёmijё”; nga “teatri pёr adoleshentё” nё” teatrin jo pёr fёmijё dhe jo pёr adoleshentё” (fantastik si konstrukt frazor); nga krijimi i “teatrit tё aventurёs” i cili do tё ndaj “Shqipёrinё nё 6 rajone”, njё teatёr pёr çdo rajon, dhe “nё çdo rajon do tё jepen 15 shfaqje, pёr njё total prej 90 shfaqjesh vjetore” e deri tek “krijimi i njё teatri laborator”. Tё gjitha kёto iniciativa drejtori do t’i bёjё me njё staf prej 10 vetёsh. Aleluja!

Nga thesi i hapur ditёn e djeshme drejtori nxorri edhe njё herё punimet ndёrtimore duke specifikuar qё nё Teatёr do tё rikthehej struktura e 1938. Kёtё po e realizonte me miq nga Universiteti i Barit dhe nga Universiteti “Polis” i Tiranёs. Tani, unё nuk e di nёse drejtori do t’i japё vetes edhe njё pozё eksperti filologjie tё lёmёs arkitekturore, por kam pёrshtypjen se punimet nuk ishin tё njёjta si ato tё planimetrisё origjinale. Kёshtu qё do tё ishte mirё ta thoshte troç qёllimin e vёrtetё tё punimeve.

Duke qenё se isha nisur specifikisht pёr tё pyetur drejtorin se kush i kish dhuruar Teatrit Eksperimental fondet pёr punimet, i bёra edhe pyetje pёrreth kёsaj çёshtjeje. Pёr pёrgjigje mora klishenё “pёr mua nuk ka s’mundem, por ka s’dua”. Nё pak fjalё kush nuk ka bёrё punime derimёsot nё Teatёr, nuk ka dashur. Me kёtё po thoshte se disa dashamirёs tё botёs sё qelibartё ndёrtimore i kishin dhuruar Teatrit – spontanisht apo me ndёrhyrjen profetike tё drejtorit – tulla, llaç, muratorё, elektriçistё, etj., etj., dhe pa ndonjё interes. Drejtori, pas insistimit tim pёr emrat e tyre, mё tha qё po tё doja, “mund edhe t’i bёnte publik emrat e tyre”. Meqё unё dua (vetёm unё?), dhe meqё pёr trasparencё menaxheriale dhe ligjore drejtori e ka me detyrim tё justifikojё hyrjet dhe daljet financiare apo materiale nga institucioni qё drejton (qofshin edhe dhurime), jam nё pritje tё emrave tё teatёrdashёsve tё sipёrpёrmendur, jam nё pritje tё shifrave monetare apo sasisё sё materialeve qё kanё dhuruar, nё pak fjalё jam nё pritje tё çdo detaji qё ka tё bёjё me punimet nё TKEKS.

Jo pёr gjё, por kur ka transparencё ёshtё e pamundur pёr njё mafioz qё tё pastrojё paratё apo tё riciklojё materialet e vjedhura duke i shndёrruar nё tё ligjshme. Nё vendet e pazhvilluara ku kryeministra dhe ministra dallaverexhinj dhe batakçinj emёrojnё drejtorё sipas imazhit dhe ngjashmёrisё sё tyre bёn vaki qё mafia t’u dhurojё para pёr institucionet qё drejtojnё duke i justifikuar si bamirёsi (fillimi i infiltrimit mafioz nё Shtet). Drejtorёt i riciklojnё kёto para duke bёrё e zёmё punime strukturore me anё tё njё firme ndёrtuesish pёr njё shifёr shumё mё tё lartё se çmimi i tregut pёr kёto punime. Shpesh herё kjo firmё ndёrtuesish rezulton qё tё ketё qenё e “bamirёsve”, por me emra tё rremё. Do tё doja qё drejtori Londo tё deklaronte çdo qindarkё apo mall qё hyn nё TKEKS pёr tё mё treguar jo vetёm mua, por edhe publikut qё nuk jemi njё vend i pazhvilluar si ato tё shembullit mё sipёr. (Ah, sido qё tё jetё, çёshtjen do e ndjek nёpёrmjet Kontrollit tё Lartё tё Shtetit, nёse nuk do tё dalin informacionet e mёsipёrme.)

Duke qenё se nga kutitё e zbrazёta kafkore tё adeptёve tё masmedias pyetjet pёr drejtorin ishin mbi çёshtjet jashtёzakonisht tё rёndёsishme siç janё ato tё “datёs sё fillimit tё sezonit teatror”, apo “sa eksperimentale do tё jenё vёniet nё skenё tё Shakespeare-it dhe Chehov-it?”, vendosa ta pyes mbi shkollёn. Si do tё funksionojё ajo? Do tё jetё me pagesё? Me gjithё gjenuinitetin e tij drejtori m’u pёrgjigj qё shkolla do tё jenё tё punёsuarit e Teatrit. Po, po! E morёt vesh mirё. Shkollarёt do tё jenё stafi i TKEKS. I njёjti staf qё do tё organizojё teatrin pёr fёmijё, atё pёr adoleshentё, atё pёr jo fёmijё e jo adoleshentё; i njёjti staf qё do tё organizojё teatrin e aventurёs me 90 shfaqjet vjetore; i njёjti staf qё do tё na shpalosё spektaklet shakespeare-iane dhe chehov-iane; i njёjti staf qё do tё na kёnaqё me rreckat qё do tё dalin nga thesi i palaços sё cirkut mbi skenёn e tё ashtuquajturit Teatёr Kombёtar Eksperimental.

P.S. Kam njё pikё tё dobёt. Quhet Jerzi Grotovski. Babai i teatrit-laborator. Babai dhe predikuesi i njё “teatri tё varfёr”, tё varfёr nё mjete, por tё pasur nё tru dhe trup. Thjeshtё: teori dhe teknikё teatrore, filozofi jete. Kiço Londo, babai i “teatrit si argёtim dhe luks” (fjalёt e tija), i pangopur me pordhёt menaxheriale dhe pseudo-artistiko-teatrore me tё cilat kёrkonte tё mbushte kutitё e zbrazёta kafkore tё adeptёve tё masmedias, po inflacionon edhe Grotovskin. Pyetjes sime se si e imagjinonte ta zhvillonte laboratorin, kur Grotovski rrinte me muaj dhe vite pёr tё nxjerrё njё spektakёl tё vetёm, Kiçoja i Thesit tё Hapur mё tregon pёrsёri STAFIN. “Hajdeni gra se u hap thesi!”

Një mendim mbi ““Hajdeni gra se u hap thesi!”: Kiço Londo prezanton Teatrin Eksperimental dhe bordin. (Romeo Kodra)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s