Tirana Art Lab: Let us start from the middle. (Romeo Kodra)

TAL - let us start from the middle

TAL – let us start from the middle

Çdo gjё fillon me njё pikё tё kuqe nё njё sfond tё zi. Gjendemi nё “zemrёn e zemrёs sё Evropёs”. Gjendemi me Effi-n dhe Amir-in – dy artistё izraelitё – nё “zemrёn e re tё Evropёs sё vjetёr”, nё Bruksel, dhe ekzaktёsisht nё rrethinat e Parlamentit Evropian.

Kjo zemёr e kuqe evropiane nё njё sfond tё zi ёshtё zgjedhur prej artistёve nё periudhёn e krijimit tё programit “google maps”, nё 2007. Pёrzgjedhja e pikёs sё kuqe nё sfond tё zi koinçidon me faqjen e parё tё programit “street viewer” tё kolosit tё rrjetit informatik, kur ende nuk ishin ngarkuar fotot e para. Kёshtu pra, me fotografitё (dritёshkronjat) e bёra nga artistёt hidhet dritё mbi pasqyrimin hiperteknologjik tё historisё sё gjeografisё nё rrjetin e internetit, njё gjeo-grafi reale apo ndryshe – e shqipёruar – shkrim real i tokёs dhe nё tokё, nё territor.

Dёshmitarё tё kёtij shkrimi real nё njё territor tё caktuar janё njё çift i paftuar (“uninvited”) artistёsh. Ky çift gjendet nё njё kopёsht (publik: Leopold Park). “Gjithmonё ka njё çift nё njё kopёsht!” Jo rastёsisht Effi dhe Amiri janё hebrenj si Eva dhe Adami. Ata, si paraardhёsit e tyre, dёshmojnё shterpёsinё e zemrёs sё re tё njё trupi (Evropa) me histori tё vjetёr. Dёshmojnё shterpёsinё edhe tё vetmes pikё tё kuqe nё sfondin e zi.

Effi dhe Amiri dёshmojnё dёshtimin e trapiantimit tё njё peme simbolike – ullirit tё paqes dhe trashёgimisё (kulturore nё kёtё rast), ullirit tё djepit tё qytetёrimit evropian, ullirit mesdhetar – nё njё territor sipёrfaqёsor, nё njё territor spektral dhe simulakrial. Dhe si njё simulakёr, si nё njё kopje tё kopjes sё imazhit real, çdo gjё nё kёtё hapёsirё territoriale ku trapiantohet ky organ simbolik (pema e ullirit tё paqes ishte vendosur pёr 10 vjetorin e vrasjes sё Yitzhak Rabin-it) ёshtё sipёrfaqёsore (“there is no bottom underneath”), asgjё nё kёtё territor nuk mund tё kultivohet sepse aty mungon shtresёzimi vertikal, thellёsia e terrenit pёr tё kultivuar. Nё kёtё territor ёshtё i pamundur kultivimi pёr shkak tё njё terreni armiqёsor, pёr shkak tё njё territori anti-kulturor. Eksperimenti ёshtё i dёshtuar … pёrveç rasteve kur kemi tё bёjmё me njё mutacion gjenetik (kur njё ulli shndёrrohet, si me magji nё duart e artistit, nё njё mollё … çёshtje efektesh hiperteknologjike qё mundёson informatika … “mutation is survival”).

Duke ndjekur nga afёr dhe paralelisht historikun hiperteknologjik tё “google maps” (me pamje satelitore tё google-it dhe me fotografitё e “street viewer”), Amiri dhe Effi, ndoshta njёsoj si Adami dhe Eva, zbulojnё qё me imazhet satelitore tё 2010-ёs ulliri i trapiantuar, 3 vjet pas mbjelljes, nuk dukej mё, ishte zhdukur njёsoj si nё realitet ku ishte hequr pas tharjes integrale, ndёrsa nё imazhet e dokumentuara tё “street viewer” vazhdonte tё jetonte nёpёrmjet imazheve tё fotografuara.

Njё hije dyshimi bie mbi çiftin e dёshmitarёve: nga lart e ardhmja ёshtё e njohur (“From above the future is known”), po aq sa ç’ёshtё edhe nga poshtё. Nё fakt vdekja e pemёs sё paqes dhe trashёgimisё edhe nga poshtё ёshtё mёse e dukshme nё zbrazёtinё qё ka lёnё pas nё terrenin ku ishte mbjellё. Atёherё çiftit tё kopshtit tё zemrёs sё re tё Evropёs sё vjetёr i shpallet e vёrteta e reales nё tё cilёn jetojnё dhe jetojmё, e vёrteta e zhdukjes sё pikёzhdukjes (“The vanishing of vanishing point” – titull i videos). Sot falё hiperteknologjisё informatike nuk shohim zhdukjen, vdekjen e pёrditshme, trapiantimin e pamundur tё paqes dhe trashёgimisё historike dhe kulturore. Sot jetojmё nё jerm, tё alienuar, ёndrrёn e pavdekshmёrisё, e mundёsive tё pakufizuara, e haresё masmediatike dhe hiperteknologjike.

Ky ishte projekti qё Adela Demetja, udhёheqёse ekzekutive e Tirana Art Lab, kishte zgjedhur pёr tё realizuar punёt e pёrbashkёta tё artistёve izraelitё dhe 5 artistёve tё tjerё shqiptarё. Praktikisht puna e Effit dhe Amirit ishte marrё si bazё formale pёr tё krijuar dhe kombinuar ndёrhyrjet e artistёve shqiptarё Era Tula, Matilda Odobashi, Driton Selmani Ergin Zaloshnja dhe Pleurad Xhafa.

Po e filloj me punёn e Era Tulёs, ndёrhyrja e sё cilёs, pёr mendimin tim, kishte arritur sintezёn mё tё dendur kuptimore. Era luante me njё “voice over” (komplimentat e mia pёr kromatizmin zanor dhe zhdёrvjelltёsinё aktoriale, thuajse profesionale) dhe me shkronjat e emrit tё saj. Shkronja si grafi e asaj gjeo-grafie tё reales qё shenjon edhe individin (vetё artisten nё kёtё rast) me realitetin e tij tё pёrditshёm ishte zgjidhur dhe zgjedhur mrekullisht nёpёrmjet pasqyrimit tё artistes ERA nё shkronjat gjigande EU – me tё cilat targojmё Evropёn e Bashkuar – tё vendosura diku nё sheshin Luxembourg tё Brukselit, pranё Parlamentit Evropian. Nё pasqyrёn e madhe qё na vendos Evropa e Bashkuar ne shqiptarёt e shkompozuar dhe pa identitet (vazhdojmё e ulёrasim sot e gjithё ditёn identitetin evropian sikur kush e di se çfarё po themi!) shihemi si nё pasqyrёn e foshnjёs frojdiane, si fёmijё tё ankthshёm qё mezi presin aprovimin prindёror tё mёmёs Evropё pёr tё verifikuar kompozimin tonё tё njёtrajtshёm dhe tё unifikuar si qenie: E(ra) U(nited). Artistja na thotё qё edhe ky rikompozim ёshtё fiktiv (sikur, po nuk na tha Evropa qё jemi pjesё e Bashkimit Evropian, do tё mbetemi mё pak evropian se tё tjerёt!), as mё pak e as mё shumё se sa tё gjithё rikompozimet emёrore me tё cilёt na emёrtojnё figurat prindёrore, rikompozime tё cilat shpesh i perceptojmё naivisht si zgjedhje (“choice”) personale. “Is it?”

Matilda Odobashi kishte ndёrhyrё me njё instalacion. Njё flluskё qё mbёshtillte njё ishull simbolik nё mes tё njё liqeni, njё Evropё nё miniaturё nё Leopold Park, me kufij tё prekshёm e tё paprekshёm. Njё Evropё shumёngjyrёshe qё rrezaton tё gjithё spektrin e mahnitshёm tё ylberit qё materializohej falё ndriçimit tё njё dielli tё zbehtё trashendental qё iluminonte tё gjithё “skenografinё” nga sipёr. Puna nuk kishte arritur njё sintezё pёrfundimtare, por, pёr mendimin tim, kahun mё pjellor mund ta ketё pikёrisht tek zbehtёsia e diellit, tek gjetja e momentit tё duhur pёr tё rrokur dhe pёrjetёsuar njё vepёr, ndoshta njё jetё, pse jo njё botё(kuptim).

Driton Selmani me videon e tij, dhe me njё poezi tё Shpёtim Selmanit, rilidhej me punёn e artistёve izraelitё, Effin dhe Amirin, edhe nga pёrmbajtja fetare. Thuajse si nё njё liturgji, falё recitimit tё poezisё, nё ndёrhyrje rreshtoheshin njёra pas tjetrёs ditёt e krijimit: nё tё parёn “gjaku”, nё tё dytёn “vdekja”, nё tё tretёn “dashuria” dhe pas tyre, pёr katёr ditё, “asgjё mё”. Kusuri i javёs sё krijimit ёshtё luftё pa kurrёfarё sensi, luftё me renditje flamujsh shumёngjyrёsh qё kombinojnё njё pikё tё kuqe nё sfond tё zi (si nё hapjen e “google maps”?) apo tё zezёn mbi tё kuqe (flamuri kombёtar?).

Ergin Zaloshnja sillte me ndёrhyrjen e tij njё pllakatё qё reklamonte shitjen/huazimin e tokёs shqiptare pёr njё euro (sllogani berishor tingёllon … ende sot: Albania one euro!) pёr tё tёrhequr tё “huajt” qё duan tё investojnё nё Shqipёri. Njё tokё prej sё cilёs janё çrrёnjosur shqiptarёt qё e kultivonin, ose mё mirё tё themi, njё tokё nё shitje me gjithё njerёz jo kultivues, por tё kultivuar si krah i lirё pune (qё nga reforma agrare e deri mё sot e kёsaj dite), tё cilёt shohin si tё vetmen shpresё shterpёsinё e zemrёs sё re tё Evropёs sё vjetёr.

Pleurad Xhafa rikujton nё zemrёn shterpё tё Evropёs sё vjetёr tragjedinё e Gёrdecit me njё citim pllakatё tё Efraim Diverolit: “The Animals Just Got Too Out of Control”. Personalisht nuk e di nё mund ta quaj njё vepёr arti kafshёrinё e njё jete qё ende mё kafshon deri nё kockё. Nuk kam fjalё dhe asnjё shpjegim pёr tё çliruar atё qё kam nё kokё. Nuk di ç’tё them. Nuk kam fjalё. Ndoshta siç thotё artisti gjithё ç’ka do tё thotё kjo vepёr e tij ёshtё qё “kafshёt kanё dalё tepёr jashtё kontrollit”. Pas kёsaj nuk ka mё zgjidhje me fjalё dhe as me tё shkruar ulur nё njё bar duke konsumuar kafe siç jam duke bёrё nё kёtё çast. Zgjidhja qё kam nё mend nuk ka tё bёjё as me artin e as me fjalёn, e aq mё pak me shkrimin. [Omisis.]

P.S. Iniciativat e lavdueshme si kjo e TAL nuk kanё sens pёr realizimin e punёve artistike. Nuk mund tё pretendohet qё punёt e artistёve tё jenё tё kopsitura nё njё hark kohor tё parapёrcaktuar. Gjithёsekush ka tempin e vet. Artistёt izraelitё p.sh. kishin punuar mbi projektin e tyre mbi 7 vjet. Por, nё kёsi rastesh, do tё ishte interesante tё ndiqej parabola e frymёzimit qё kanё marrё prej kёtij projekti artistёt pjesёmarrёs dhe ndikimi qё ka patur nё trajektoren e zhvillimit tё tyre artistik. Shpresoj tё shohim pas disa vitesh qё ky frymёzim tё materializohet nё ndonjё punё tё tyre, nё mos pёr gjё tjetёr do tё jepte provёn konkrete tё kultivimit tё lёndёs sё tyre. Çёshtje kulture.

8 mendime mbi “Tirana Art Lab: Let us start from the middle. (Romeo Kodra)

  1. Romeo edhe ti reagon pak me shoqni. Ajo ishte Ekspo shume e dobet. Sigurisht e vleresoj qe TALhapnje hapsire artistike por qe punet e artisteve ishin te dobeta kete duhet ta thuash. ndryshe i bie qe ca jane te njerkes e ca te nenes. Here tjeter me me pak emocione dhe friendship.

    1. Perpara se te me akuzosh falas, me thuaj dicka me shume mbi ate qe mendon ti. Keshtu mund te shohim nga c’altar vijne akuzat. Vetem me “nje Ekspo shume e dobet” nuk meriton te te pergjigjem. Jo per gje, por do te me duket sikur flas me ajrin, me dicka te zbrazet.

      1. Hapsira eshte nje shtepi se ciles nuk i mungonin as perdet per te fshehur aneksin.
        Projekti absolutisht I dobet. Artistet qe morren pjese jane te dobet. Ndokush kerkon te banalizoje problematika teper te njohura, por IDE te lodhura shfaqen.

      2. Per kete nuk jam absolutisht dakort. Artistet jane aspak te dobet. Madje do i cilesoja si me shume perspektive, dhe problematikat qe kishin kapur jane mese te gjetura. Ndoshta, duke qene pune te paperfunduara (work in progress) duken si “te dobeta dhe banale”.

  2. hapsira ishte mizerje dhe aspak e kuruar! mendoj donte me teper kohe e pune, pamvarsisht se nuk paskerkish patu kohe – deadlinet i cakton organizatori/a . . ne sa kohe u ngrit ekspozita, sa kohe i dha organizatori artisteve dhe hapsires te merrnin forme (por ta merrnin ate forme dhe te ishin gati per tu shfaqur-paraqitur-perballur!)
    dakord jam se artistet nuk mundet te gjykohen me pune te cilat jane ende ne proces.. .
    tjetra, sigurisht eshte nje iniciative qe ndoshta duhet pergezuar pasi vertet do kurajo te marresh nje hap te tille ne nje vend ku mbeshtetje nuk ka, por do ti pergeozoja-pa ndoshta- nese do ishte bere “sic duhet” (dhe e kemi nje ide se si eshte “sic duhet”, dhe nuk ishte!) e per me teper nuk mendon se gjerat me te mira behen pa mbeshtetje? (pervec faktit qe tashme “mbeshtetja” me duket me teper si justifikim per te mos bere gjera apo per ti bere ato keq!) mbeshtetja krijon varesi e dashur pa dashur edhe kjo org do perfshihet ne zinxhirin e rubinllekut dhe te mireqeniesishmerise nese problemi themelor i kesaj org do te jete i fokusuar tek fondet!!

    1. Ok, hapesira nuk ishte e kuruar. Une, personalisht, do e kisha bere pjese kuptimore te idese kuratoriale hapesiren e paperfunduar. Por, gjithsesi, ketu duhen thene tre gjera.
      E para eshte qe hapesira u ishte dhene organizatoreve te TAL pak kohe perpara dites se fillimit te ekspozites. Kjo hapesire nuk ka te beje vetem me kete projekt, por do te jete e TAL edhe ne vazhdim. Me kete dua te them qe, cdokush te kish qene ne vend te organizatoreve te TAL do te kishte marre po ate vendim. Dmth., kur ke nje hapesire ne dispozicion, sado e dobet apo e komplikuar per t’u shnderruar ne hapesire ekspozitive te jete, nuk eshte se ke qejf dhe do te nxjerresh lehtesisht para nga xhepi per te gjetur nje hapesire me te pershtatshme; do te zgjedhesh, me shume mundesi, mizerjen qe ke!
      E dyta, puna kuratoriale nuk kufizohet vetem tek hapesira, dhe nuk po merrem ketu me shpjegimin sepse me thua qe nje “ide sic duhet” e ke dhe vete. Dhe duke qene jo e kufizuar vetem tek hapesira, e pashe shume te vlefshem si kurim. Besoj se, per se paku, mund te quhet e ndershme, qe nga pikepamje kuratoriale nuk shiteshin mend duke u fryre dhe ngrehur sikur te kishim te benim me mjeshtra te kurimit. Ne pak fjale, nuk me vrau shume mungesa e kurimit te hapesires sepse edhe organizatoret/kuratoret nuk shtireshin e mburreshin me te.
      E fundit, jam dakort qe gjerat me te mira behen pa mbeshtetje, por nuk duhet harruar qe mbeshtetja e ketij lloji qe permend, pra, meshtetja qe te digjka, sic me djeg po aq edhe mua, eshte mbeshtetja publike, jane parate tona, me te cilat mbeshteten aktivitete qe me kulturen nuk kane te bejne. Thene kjo, nuk do te ishte me mire te flisnim dhe problematizonim keto aktivitete pseudo-artistiko-kulturore dhe mizerjen e tyre? Kushedi, ndoshta, atehere do te kuptonim qe “Let us start from the middle”, me “mizerjen” e saj do te shihej si vite drite larg nga gjendja mizerabel e indinjates tone qytetare, e sensit tone te “gjese publike”, e apatise ne te cilen jemi kenetizuar; ndoshta, “mizerja” e hapesires se TAL e krahasuar me sensin tone civil, do na dukej “lule”, madje burim frymezimi.
      Faleminderit per komentin.

  3. jo, kjo hapsire nuk i ishte dhene tal. i eshte dhene mbeshtetja financiare ndoshta (shume dakord) por hapsira u gjet e u “kurua” nga tal (me c’di, ndoshta gabohem)
    sa per “cdokush do kish vepruar njejte”… puufff, nuk e besoj!! sa per “te perdorim .. . ato .mizerje qe kemi”, eja e flasim mbi hapsirat potenciale qe mund te shfrytezohen e gjenden neper tirane! por duke qene se te gjithe kerkojne qendren, dhe e duan “tani dhe gjithcka ” do kemi keto lloje e soje te njejta.
    ndoshta shume kritik vret, por edhe te kenaqem me kete sepse te tjerat jane me keq…!!eh! gjths urime tal [ne pritje te aktiviteteve te tjera.m’kuriozon teper organizimi dhe organizatoret brenda saja nuk di ne ke informacion] dhe te faleminderit edhe ty per pergjigjen.

    1. Po, ke te drejte nuk isha mjaftueshem i qarte. Hapesira eshte zgjedhur prej TAL me fondet qe ka marre si mbeshtetje. Zgjedhja gjithsesi mund te jete e diskutueshme per ekspozite, por nuk shoh te tjera te lira, dhe mbi te gjitha te disponueshme. Mendoj qe nje qender nuk behet nga hapesira, por nga njerezit. Per kete besoj se jemi dakort. Por nga ana tjeter per efktshmerine menaxheriale, nuk them se eshte jetike, por se paku e nevojshme.
      Sa per kritiken – NUK MJAFTON ASNJEHERE !!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s