Bienalja e Artit nё Venecia 2015 dhe vazoja e Pandorёs shqiptare. (Romeo Kodra)

Mё 21 gusht u publikua nё faqen on line tё Ministrisё sё Kulturёs thirrja pёr projekt propozime pёr pёrfaqёsimin e Shqipёrisё nё edicionin e 56-tё tё “Ekspozitёs Ndёrkombёtare tё Artit nё Venecia”.

Si zakonisht, duke qenё se kam patur tё bёj me thirrjet ministrore, nuk prisja ndonjё ndryshim nё artikulimin transparent tё thirrjes. Ministria e drejtuar prej ministres Mirela Kumbaro-Furxhi nuk e ka zakon tё bёj njё gjё, sikur edhe njё tё vetme, nё mёnyrё transparente. Gjithçka prej dorёs sё kёsaj ministreje del si prej Vazos sё Pandorёs, prej sё cilёs nuk mund tё priten tjetёr pёrveç monstruoziteteve tё “urrejtjes, cmirёs, vesit”, etj., etj.. Nё pak fjalё anti-art dhe anti-kulturё.

Pandorёn e krijoji Hermesi pёr Zeusin qё donte tё ndёshkonte njerёzit, tё cilёve Prometeu u kish dhuruar zjarrin e dritёs.

Njerёzve, si ndёshkim pёr zjarrin, unё do t’iu jap njё tё keqe pёr tё cilёn tё gjithё do tё jenё tё lumtur, dhe vetё ata do tё festojnё tё keqen e tyre”. Apollodori, “Biblioteka”, 57-58.

Pra, siç shihet, qenkёrka thёnё mbi 20 a 25 shekuj mё parё, qё nga koha e kohёrave! Personalisht, jam nga ata qё zenё mend, dhe ndonjё mendje pёr tё vazhduar “festёn” e tё kёqijave qё mbartkam prej shekujsh nuk kam. Kёshtuqё po mundohen tё hedh pak dritё apo zjarr prometeian mbi kёtё tё keqe.

Kush janё pёrzgjedhёsit e projekt-propozimeve? Pra, cila ёshtё juria? Si u pёrzgjodhёn? Nga kush u pёrzgjodhёn? Nё bazё tё cilave kritere? Shpresoj qё njё pёrgjigje prej ministres dhe Ministrisё sё Kulturёs ta marrim.

Pasi tё jetё hedhur dritё mbi pyetjet e mёsipёrme, do tё ishte e udhёs tё organizohej njё konferencё pёr shtyp ku tё artikulohej pёrzgjedhja e jurisё. Tё njёjtёn gjё do tё duhej tё bёnte edhe juria me artistёt dhe kuratorёt e pёrzgjedhur prej saj.

Madje, nёse do tё kishin interes menaxherial dhe do t’u interesonte marketimi i artit dhe kulturёs nё Ministri tё Kulturёs qё – siç shihet qartazi nё kёtё qeveri – nuk duhet dhёnё si e mirёqenё, do tё ishte e udhёs tё promovohej si event masmediatik, nё radio-televizion, shtyp, on line, dhe mundёsisht nё masmedia shtetёrore dhe publike dhe jo me ekskluziva nё Top-Channel (shpresoj tё mos e pёsoj edhe unё si Adi Krasta, nё kёtё rast, dhe tё mos mё kapi ndonjёri me “libёr shpije”), Vizion Plus (tek Kumbaro-Furxhi family), etj. etj.. Meqё kemi tё bёjmё me event tё financuar nga ministria e taksave publike, mirё do tё qe qё ekskluzivat t’i kishte televizioni publik shqiptar, TVSH-ja, apo jo?

Nёse do tё hidhej pak nga ky zjarr prometeian mbi organizimin e kёtij event kaq tё rёndёsishёm pёr artin dhe kulturёn shqiptare, tё gjithё ne si publik artdashёs, si specialistё tё fushёs, apo thjeshtё si taksapagues do tё kuptonim ca mё shumё mbi kёto gjёra tё “mistershme” qё janё “arti dhe kultura” shqiptare. Do tё kuptonim se sa e aftё ёshtё Ministria e Kulturёs tё njohё artin dhe kulturёn duke pёrzgjedhur jurinё. Do tё kuptonim se sa tё aftё janё anёtarёt e jurisё nё artikulimin dhe njohjen e artit dhe kulturёs sonё. Nё pak fjalё, do tё kuptonim. Arti dhe kultura do tё merrte njё kuptim.

Pa iluminimin prometeian, cilado qoftё juria, cilido qoftё kuratori apo kuratorёt, cilido qoftё artisti apo artistёt qё do tё pёrzgjidheshin, me meritё apo pa meritё, arti dhe kultura e tyre si dhe vetё ata, nuk do tё kuptoheshin prej publikut. Publiku do tё ishte nё errёsirё, dhe prej kёsaj errёsire juria, kuratori apo kuratorёt, artisti apo artistёt si dhe arti i tyre bёhen pjesё pёrfituese … fondesh publike.

Kam patur dhe kam pёrshtypjen, sa vjen e mё tё qartё kohёt e fundit, se nё Shqipёri jemi bukosur nё shqisa, jemi topitur aq shumё sa nuk e kuptojmё qё po “festojmё” tё kёqijat qё Zeusi na ka profetizuar dhe dёrguar me Vazon e Pandorёs. Kjo ndodh nё tё gjitha shtresat e shoqёrisё dhe nё tё gjitha fushat, por nё art dhe kulturё, aty ku kam pasionin dhe profesionin tim, e shoh “qartё e ma qartё, e vuej thellё e ma thellё”.

P.S. Nuk duhet harruar qё, sipas mitit, nё fund tё vazos sё Pandorёs kish mbetur pa dalё vetёm “shpresa”, prandaj do tё ishte mirё ta kthenim vazon mbrapsht dhe ta fillojmё duke hedhur dritё mbi tё: ёshtё e vetmja shpresё, sepse vetёm aty ёshtё shpresa; vazoja duhet kthyer mbrapsht!

3 mendime mbi “Bienalja e Artit nё Venecia 2015 dhe vazoja e Pandorёs shqiptare. (Romeo Kodra)

  1. Pas ketij shkrimi lexova thirrjen per evenimentin me te rendesishem te artit. Pikat kyce jane te rendesishme te shikohen me kujdes. Nese do te respektohen aty mund te konkurojne vetem pak emra, as dy do te thoja. Keshtu qe eshte me e thjeshte te kuptohet. Problemi tjeter eshte Kombesia dhe Jo shtetesia. Kjo me Ben te mendoj se Kosova, Maqedonia ecc do te jene pjese? Ju lutem fokusohuni ne kete pike. Ndonese Kosova ka pavjon dhe perfaqesi me vete, pa konkurs, por me emerim, artistet e saj (…) do te aplikojne ketu..

    1. Kete nuk e shoh si problem paresor. Une nuk shoh problematike edhe nje artist te huaj per te perfaqesuar Shqiperine, jo me nje kosovar. Personalisht me intereson menyra e perzgjedhjes dhe justifikimi i perzgjedhjeve, te cilat duhet te jene publike dhe ne baze te nje logjike kriteriale te vendosur paraprakisht.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s