RILINDJA si “coitus interruptus”. (Romeo Kodra)

Kёrkoj ndjesё pёr ndёrhyrjen nё mes tё orgazmёs. Kёrkoj ndjesё pёr ndёrhyrjen e “refleksioneve” tё mia pёrreth çёshtjes Fullani. Po ndёrhyj pёr faktin e vetёm se, pёr dreq, nuk po eksitohem nё kёtё orgji masmediatiko-politike dhe mbarёpopullore. Dhe po plas nga zilija! Ndoshta ёshtё faji i moshёs. Vitet po kalojnё edhe pёr mua dhe njё xhiro nё repartin e andrologjisё mё duhet ta bёj.

Gratё e dinё shumё mirё se me se “mendojnё” burrat. Por pёr dreq unё – siç thashё – nga ai krah, mesa duket, kam ca probleme “mashkull-mendore”. Dhe kur nuk funksionon njёri krah, njeriu u argёtoka duke pёrdorur tjetrin. Pra, thjeshtё: po “reflektoj” duke pёrdorur fantazinё e truve tё kokёs.

Nё kёtё fantazinё time po bёja nja dy llogari. Po shihja njё pallat pa leje qё ёshtё ndёrtuar jashtё çdo planifikimi dhe sensi urbanistik. Ky pallat ёshtё ndёrtuar kёtej nga periferia e Tiranёs ku edhe banoj. Por pёr t’i stimuluar fantazinё lexuesit po marr si shembull njё pallat, ta zemё, si ai qё po ndёrtohet pёrpara Sheratonit pёr tё cilin u shqep nё dru para disa kohёsh Maks Velo, apo ai prapa “aneksit” tё stadiumit “Qemal Stafa”, ose ai tjetri tek “aneksi” i stadiumit “Selman Stёrmasi” ish-“Dinamo”. Nё pak fjalё lexuesi duhet tё imagjinojё njё pallat qё ze njё sipёrfaqe prej 1000 metrash katrorё. Kёtej nga banoj unё çmimi pёr metёr katror vёrtitet rreth 700 euro, andej nga qendra e Tiranёs duhet tё kushtojnё disa qindra euro mё shumё. Pallati pёr tё cilin po fantazoj ёshtё me 10 kate qё tё shumёzuara me metrat katrorё kompleksivё shkon aty tek 7.000.000 euro.

Fullanin e futёn “brenda” pёr mё pak se 7.000.000 euro. Pёr kёtё pёrgёzoj, sinqerisht, nga zemra dhe shpirti prokurorinё, qeverinё dhe organet e rendit. Por prapё kam atё dreq problemi qё nuk mё le tё eksitohem, dhe nga zilija mё duket sikur i gjithё ky milet orgjastik po eksitohet me njё tё ledhatuar tё gishtit. Baahhhh, mrekullitё e erosit kurrё nuk i kam kuptuar!

Duke fantazuar me trutё e kokёs mu kujtua njё lapsus (frojdian) i Eduard Shalsit nё vitin e fushatёs parazgjedhore, 2012: “Nuk do vjedhim nё mёnyrё kaq flagrante!”.

Kur mё ndizet motori i fantazisё sё truve tё kokёs nuk arrij ta frenoj! Kёshtuqё fillova tё mendoj kёtё qasje tё re tё politikёs sё RILINDJES shalsiane apo shaluese si njё ngadalёsim tё vjedhjes, si njё mёnyrё kontraceptive e pjellorisё kriminale, si njё “coitus interruptus”. Praktikisht ёshtё njёsoj sikur tё nxjerrёsh kokёn nga “tava qё tё ka rёnё pёr hise” herё pas here, tё paktёn sa pёr tё marrё fryme. Duke sikur RILINDJA shaluese po thotё: vidhni por tё paktёn merrni edhe ndonjёherё frymё, racionalizoni frymёn, keni katёr vjet – nё mos tetё – pёrpara, kёshtu qё bёni kujdes mos plasni nga babёzia gjatё rrugёtimit nёpёr tavёn qeverisёse.

Kёshtu pra, e shoh kёtё politikё tё RILINDJES shaluese si njё asketizёm pёr njё jetё tё gjatё porno-politike me “kokё nё tavё”. RILINDJA shaluese po programohet pёr distancat e gjata. Nuk vihet nё dyshim qё nё distancat e gjata me kёtё virilitet RILINDJA shaluese mendon se bёn figurё mё tё bukur pёrpara seksit tё dytё. Çunat trendy dhe seksi tё Tironёs e dinё shumё mirё qё seksi i dytё nuk i preferon mё “barkderrat” qё mund tё plasin shpejt si tullumbace.

Fullani kёtё nuk e kuptoi dot. Fullani plasi. Tё paktёn sikur tё ishte holluar me njё dietё pitagorike si Ilir Meta do zhdёrvjellsohej disi dhe do e kuptonte klimёn e re politike. Po, hajt mo, iku dhe ky!

Megjithёse, qё vetёpёrmbajtja dhe “coitus interruptus” nuk ishte sport i preferuar i Fullanit kjo dihej, madje e dinte dhe ai vetё, qysh prej lindjes se Erikut, tё cilit babi, tani, do ia numёronte pёrsёri pesёqindshen e eurove nё ballё … por me monedha hekuri, tё gjitha njё e nga njё, njёra pas tjetrёs.

Kёtu po mё le fantazia, por teksa i hedh njё sy pёr rilexim kёtij shkrimi, kujtoj “pa dashur” shembullin e pallatit, kujtoj qё nё Tiranё janё me mijёra tё tillё. Tek kujtoj pallatet nuk kujtoj tё jetё kapur Fullani i tyre. Meqё mё la fantazia e truve tё kokёs po lej lexuesin qё po shijon momentin aktual tё vёrё nё funksion tё vetёn … natyrisht, kur tё ketё mbaruar orgjia.

Dhe nёse lexuesi qё tani ndihet i eksituar do bjerё nё atё depresionin e zakonshёm pas raportit seksual, nёse do bjerё nё “sex blues”, pёr tё dalё i kёshilloj fokusimin pak mё shumё nё aparatin cerebral, dhe jo vetёm atё gjenital. Pёr t’ja stimuluar i kujtoj se nё njё vend shumё tё ngjashёm dhe tё afёrt me tonin, nё Itali, mafia u pranua si ekzistuese tepёr vonё. Vetёm nё vitet ’80 – thuajse 40 vjet pas luftёs – u ndёrmorёn iniciativa konkrete pёr ta luftuar. Nuk e di kur do tё ndodhё kjo nё Shqipёrinё post-enveriste, qё i ngjan aq shumё Italisё sё pasluftёs dhe deri asaj tё viteve ’60-’70. Nuk e di kur do tё kuptohet nё Shqipёri qё Fullanёt janё xhepista ordinerё me kollare (kёta vjedhin ende paratё me thasё sikur tё ishin thasё “kallamoqi”), ndёrsa mafia e vёrtetё, ajo mё e mjegullta, ёshtё njё rrjet qё tashmё ёshtё hapur majtas e djathtas, lart e poshtё, nё politikё, nё administratё, gjyqёsor dhe shoqёri. Mafia tek ne ka – rastёsisht (?) ashtu siç kishte nё Itali nё vitet e pasluftёs – burim tё parё tё fitimeve spekullimet ndёrtimore, dhe mё pas vijnё droga dhe prostitucioni. Pёr tё stimuluar lexuesin e mёsipёrm e kёshilloj tё fokusohet tek pyetja se sa dёshirё ka RILINDJA tё luftojё mafian kur shihet qё numri i tё dёnuarve pёr spekullime ndёrtimore (nuk po flas pёr shembje pallatesh, po flas pёr burg dhe sekuestrim pasurie) ёshtё zero. Po aq sa ç’ёshtё ai i tё dёnuarve pas ndёrhyrjeve “tё fshehta” nё Lazarat dhe Malёsi tё Madhe duke paralajmёruar edhe me masmedia kultivuesit, qё supozohen si narkotrafikantё tё cilёt duhen burgosur dhe u duhet sekuestruar pasuria (shpresoj tё jetё e qartё pёr tё gjithё ngjashmёria e Gates sё Lazaratit me Fullanin, dhe tё mos mё duhet tё ripёrsёritem mbi “coitus interruptus” tё kёtij tjetёr personazhi anakronik qё nuk kish kuptuar “frymёn e re” tё pushtetit).

Nga thellёsitё e zilisё sime uroj, pёr ata qё shijojnё maksimalisht ledhatimin erotik tё gishto-Fullanit, njё orgazёm orgjiastike tё mbarё dhe sa mё tё gjatё! Personalisht preferoj – dhe po pres – pornon, lakuriqёsinё e vёrtetё tё mafias nё shesh. Ndoshta mё bёn efekt pёr problemin “mendor” qё kam.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s