Menaxhimi dhe politikat kulturore: nga t’ja fillojmё? (Romeo Kodra)

Nje matrapik i ngulur ne kalane e Ali Pashe Tepelenes, ne Porto Palermo - Art Kontakt

Nje matrapik i ngulur ne kalane e Ali Pashe Tepelenes, ne Porto Palermo – Art Kontakt

Dje mora dijeni pёr njё artikull tё njё djali 22 vjeçar – Henri Panduku, qё shkruan pёr “Platforma Tabló” – i cili kish marrё mundin tё hidhte tё zezё nё tё bardhё pёrshtypjet e tij pёr aktivitetin e Art Kontakt tё organizuar pak kohё mё parё nё kalanё e Ali Pashё Tepelenёs nё Porto Palermo. http://tablo-al.com/gozhde-betoni-dhe-matrapik-ne-porto-palermo/ Djaloshit i kish bёrё pёrshtypje ngulja e gozhdёve dhe matrapikёve nёpёr mure e gurё tё kalasё monument kulture i vendit tonё. I kish bёrё pёrshtypje kёtij djaloshi – qё ende arrin tё skandalizohet “shyqyr Zotit”! – mungesa e njerёzve tё Ministrisё sё Kulturёs qё tё kontrollonin cilёsinё e eventit, mangёsia menaxheriale e organizatorёve dhe papёrgjegjshmёria e disa artistёve trutharё qё pranojnё tё shesin veprat e tyre nё kёto kondita dhe disa tё pjerdhurve tё tjerё qё shkojnё pёrtej duke dёmtuar monumente tё kulturёs kombёtare.

Nё orёt e vona tё mbrёmjes me disa miq – falё shkrimit tё kёtij djaloshi qё merr guximin e shkruan me tёrё gjenuinitetin e tij tё pakontaminuar – debatuam gjatё pёr ndarjen e pёrgjegjshmёrive nё kёtё rast. Pa dashur tё sintetizoj gjithё ç’ka u tha midis nesh, po pёrpiqem tё them atё qё sipas meje duhet bёrё nё kёsi rastesh.

Pikёsёpari duhet vёnё gishti mbi plagё, dhe saktёsisht mbi paaftёsinё menaxheriale tё ministres Mirela Kumbaro-Furxhi, me tё cilёn Edi(p) Rama duke e zgjedhur prej rradhёve tё shoqёrisё civile kёrkon tё inflacionojё kёtё tё fundit pёr t’i lёnё hapёsirё vetes si i vetmi person qё pёr kulturёn ka bёrё diçka nё kёtё vend. D.m.th. lum arti, lum kultura dhe lum ne pёr politikanёt! Lum, mbi tё gjitha, pёr Ramёn!

Pёr mua, e them qё nё fillim, nuk ekziston pretendimi mirёmendues se Ministria e Kulturёs u gjet nё gjendje tё shkretё dhe se pёrgjegjёsitё duhen ndarё nё kohё. Zonja ministre dhe kryeministri e dinё shumё mirё si duhet vepruar, por nuk duan!

Vetёm nёse do tё kishin ndonjё defiçit mendor nuk do tё kuptonin qё nёse jepen fonde dhe financime publike, do tё duhej tё kontrolloheshin edhe shpenzimet e tyre; apo nёse jepen nё pёrdorim ambjente nё pronёsi tё shtetit, do tё duhej tё kontrollohej pёrdorimi i tyre. [Dhe ankohen pse nuk “pirdhet prej karrigeje” Fullani!]

Ministrja nuk do sepse nuk di tё bёj tjetёr veçse “qoka fshati” me tё cilat ironizonte muaj mё parё. Nuk do sepse po u kontrollua çdo qindarkё dhe pronёsi publike e dhёnё nё pёrdorim, do tё ishte tepёr e vёshtirё tё bёheshin dallaveret dhe qokat, tё mbusheshin xhepat, tё organizoheshin festat e partisё sё Peshkut ish- tё Kuq, ish-Blu, tashmё Biçimblu-Vishnje e Mavijosur [shih “Refleksionet” e Edi(p) Ramёs dhe Ardian Klosit qё tashmё e kam si “Dhjatёn e Vjetёr”].

Ministrja e (agri)Kulturёs sё munguar nuk e do njё gjё tё tillё sepse po u kёrkuan llogaritё financiare dhe cilёsia e eventeve, atёherё do tё krijohej njё konkurrencё reale e tregut tё artit dhe kulturёs. Rrjedhimisht arti dhe kultura do tё ishin tё pavarur nga ministrja dhe rrjedhimisht askush nuk do i lёpihej dhe jargavitej Edi(p) Ramёs, erotomanit “artistit nga shpirti dhe kryeministёr nga misioni”. Duke i kёrkuar ndjesё inteligjencёs sё djaloshit 22 vjeçar pёr abetarizmin e pakёrkuar, po shpjegohem mё mirё.

Nёse Ministria do tё kontrollonte dhe publikonte kontrollin e fondeve qё jep, nёpёrmjet kёrkimit tё llogarisё mbi çdo faturё tё shpenzuar nga organizatorёt, ne dhe injorantja e lёmёs menaxheriale qё udhёheq fatet e kulturёs shqiptare do tё kuptonim sa kushton puna e njё artisti, sa kushton puna e njё kuratori, sa kushton organizimi i eventeve; nё pak fjalё do tё shihnim – si papritur e papandehur – krijimin e njё tregu qё mungon prej lashtёsisё pellazgjike nё kёto anё. Nёse pas kёsaj sitje njё artist, njё kurator apo njё organizator do tё mendonte se do tё bёnte mё mirё sesa artisti, kuratori apo organizatori i eventit tё kontrolluar nga Ministria, ai do tё fillonte konkurencёn duke pretenduar mё shumё pёr punёn e vet – nёse do e shihte se meritonte mё shumё -, apo mё pak duke ulur tregun dhe rrjedhimisht – pёr ne si taksapagues – shpenzimet e fondeve publike. OOOHHHH shqiptarёt do tё kursenin! Arti do tё kishte njё treg! Do e kishin kuratorёt, do e kishin menaxherёt! Shqipёria nuk do tё ishte njё hale siç ёshtё sot me shumё ekskremente artistiko-kulturore tё prodhuara dhe konsumuara gjithnjё e mё shumё!

Ka njerёz qё mendojnё se fajin e kanё artistёt qё bёjnё idiotizmat e tyre, fajin e kanё organizatorёt qё dinё tё organizojnё ekskluzivisht xhepat e tyre, siç mund ta ketё politika e qeverisё nё pushtet. Praktikisht, ka njerёz qё mendojnё se faji duhet ndarё proporcionalisht. Pёr mendimin tim ky rend ёshtё i mbapshtё. Ёshtё i mbrapshtё dhe ёshtё i kotё nёse nuk bёhen emra dhe mbiemra. In primis, pёr aktivitetin nё fjalё, duhet thёnё se pёrgjegjёsi ka – sipas rendit – Mirela Kumbaro-Furxhi pёr mungesё kontrolli tё shpenzimeve tё taksave publike nёpёrmjet financimit tё eventit; organizatorёt e eventit – Art Kontakt – pёr mungesёn e cilёsisё dhe kontrollit tё strukturёs nё pёrdorim; artistёt pjesёmarrёs qё ulin veten dhe pranojnё mungesёn organizative pёr paraqitjen e punёve tё tyre dhe ata kafshё qё e quajnё veten artistё qё dёmtojnё pronёn publike apo monumentet e kulturёs. Nёse nuk mbahet ky rend i pёrgjegjёsive, pra duke filluar nga koka, do tё ishte njёsoj sikur tё akuzonim prostitutat pёr plagёn shoqёrore tё prostitucionit. Ata qё akuzojnё artistёt janё njёsoj si ata qё thonё se njё pjesё tё fajit e kanё prostitutat qё janё “ içik kurva nё gjak”. Unё nuk e mendoj kёshtu. Mendoj qё pёrgjegjёsitё mё tё mёdha duhet t’i mbajё kush ka pushtetin mё tё madh nё dorё. Nё gjyqe demokratike funksionon kёshtu, i mbahet ana palёs sё dobёt, asaj mё tё shantazhueshmes.

Por nёse nuk kemi “bythё” si dhe sa ç’ka njё 22 vjeçar qё arrin tё shohё mbretin lakuriq, nёse nuk themi emrat dhe mbiemrat, do tё thotё qё humbasim mundёsinё tё ankohemi kur shohim qё ndёrron qeveria dhe fituesit e fondeve janё po ata. Nёse nuk kemi “bythё” tё themi emrat dhe mbiemrat e pёrgjegjёsve tё vertetё – Edi(p) Rama, Mirela Kumbaro-Furxhi – do tё thotё qё pranojmё tufёzimin ose jemi “brekё e bythё” me ta. Dhe nёse jemi “brekё e bythё” me ta duhet kuptuar qё nuk kemi autoritet dhe as do ta kemi ndonjёherё, sepse autoriteti vlen kur reagohet menjёherё brenda aktualitetit tё gjёrave, pёrndryshe, kur jetohet me kredinё dhe jehonёn e bёmave tё mёparshme, jemi autoritarё njёsoj si ata qё kemi mbi krye, as mё pak e as mё shumё. Pёrndryshe jemi krijesa qё jetojnё me vegjetimin e pёrditshёm, njёsoj si kurvat e artit dhe kulturёs pёr tё cilёt ankohemi. Kot nuk i thonё qё “mjafton njё herё qё virgjёria tё mos kthehet”.

Shpresoj tё mos mendojё lexuesi i kёtyre rreshtave qё jam moralist. Jo aspak. As nuk mё shkon nёpёr mend tё jem politically correct. Madje kam bindjen qё ka pёrsona qё kurvёrojnё sepse nuk mund tё rrinё pa ushtruar profesionin. Politika ёshtё e mbushur me kёta. Por kam pёrshtypjen se, nёse do tё kishte njё treg tё pastёr, transparent dhe tё hapur pёr kontroll, atёherё do tё ishte e mundur tё seleksiononim kurvat artistiko-kulturore nga ata qё “nuk shiten pёr dy pare spec”, do tё shihnim qё publiku dhe kritika – duke i frekuentuar aktivitetet sipas rёndёsisё dhe cilёsisё sё punёve tё artistёve pjesёmarrёs – do tё seleksiononte vlerёn reale tё artit dhe kulturёs sonё qё aktualisht duket se na e njohin vetёm ata qё kemi lart (pushteti) apo ata qё kemi jashtё (sindroma e “ekspertёve tё huaj” tek ne ёshtё e famshme mjaftueshёm dhe s’ka nevojё pёr shpjegim). Nё pak fjalё do tё ishte e mundur tё nxirrnim njё vlerё reale tё artit dhe kulturёs pёrtej prostituimit artistiko-intelektual-kulturor dhe nuk do tё ishim peng tё artistit tё vetёm, kuratorit tё vetёm dhe organizatorit tё vetёm Edi(p) Ramёs, karabushit kryeministror, dhe egomasturbuesve qё ky erotoman mban rreth e pёrqark.

Kёshtu qё duhet tё mos tallim veten dhe “bythёn” me tё tjerёt duke pyetur “nga t’ja fillojmё?” … jo pёr gjё por do tё ofendojmё inteligjencёn e atij djaloshit 22 vjeçar.

2 mendime mbi “Menaxhimi dhe politikat kulturore: nga t’ja fillojmё? (Romeo Kodra)

  1. I nderuar Zoteri! Mbasi lexova shkrimin tuaj mbi festivalin e Porto Palermos me keqardhje dua te them qe eshte nje shkrim tendencios dhe i pabaze. Se pari nderton nje shkrim opinion mbi nje shkrim opinion i cili bazohet ne fjale qe mer aty ketu dhe vetem shkrim profesional dhe objektiv nuk mund te quhet . Ore zoteri, po te shtroj pyetjen sikunder ja parashtrova “trimit” 22 vjecar, a keni qene ne festivalin e Porto Palermos perpara se te flisni pallavra? po ne kalane e Porto Palermos te ka rene ndonjehere rruga, I ke pare ndonjehere muret e mbushura me vrima e gropa nga koha dhe nga vrimat e bera nga te burgosurit e regjimit komunist? dhe sikur te donim te ngulnim vrima gozhde eshte e pamundur pasi jane gure qe thyejne gozhda. Ne shkrimin tend flet per buxhete kuratoresh menaxheresh e artistesh e nuk e di cfare, po te pyes a ke prodhuar ndonje event arti ne jeten tende, a ke shkruar ndonje projekt perpara se te flasesh per sistem arti ? E kupton qe ne shkrimin tend ka vetem politike dhe nuk meresh aspak me vepren e artisteve por qe ne nisje i paragjykon, a i njeh artistet pjesemarres, i njeh punet dhe vlerat estetike dhe permbajtesore te artisteve pjesemarres, perpara se ti paragjykosh ? Po punen qe kemi ber nder vite ne si art kontakt per te rijetezuar dhe per te bere te njohur jashte kufijve monumentet e kultures dhe sidomos per kalane e Porto Palermos perpara se te ndyesh gojen me fjale banale? Mendon te shumezosh me 0 punen sakrificen mundin e te gjithe neve qe realizojme evente arti bashkohor ne kete vend me kaq probleme financiare ? Perse ben teoricientin e artit dhe pseudointelektualin duke perdor latine aty kety, nderkohe qe nuk ke promovuar qofte nje artist. Sinqerisht nuk kam kohe te humb me pallavrat e tua te bazuara vetem ne spekullime kafanesh!!

  2. I nderuar Andi, po i pergjigjem komentit tend sipas rendit te problemeve qe sheh ne shkrimin tim.
    Me thua qe “krijoj opinion mbi opinion te pabaze”, duke qene se “trimi” – Henri Panduku – nuk ka pare personalisht festivalin e Art Kontaktit ne Porto Palermo. Per kete te them te drejten nuk me duhej opinioni i “trimit”, por me mjaftojne fotot e publikuara. Jane te eventit qe ju organizuat? Nese po, kam pershtypjen se do te te duhet te pergjigjesh per demtim te nje monumenti te kultures, dhe pergjigjen nuk do te te duhet te ma japesh mua, por perpara organeve perkatese. Dhe sa per te specifikuar me te tej, me ane te fotove dhe akteve vandale qe tregojne, ai i imi, apo i trimit, nuk mund te quhen me opinione, por fakte … shih ndryshimin ne ndonje liber mbi profesionin e gazetarit.
    Pastaj ti vete e thua qe, madje, aty ka gropa dhe vrima te bera nga te burgosurit, kjo nuk te ben te mendosh qe nuk duhen shtuar te tjera? Po sikur nje turist te vije per te pare kalane dhe gjurmet e vuajtjeve te te burgosurve, dhe te rrezikonte te merrte per gjurme vuajtjesh vrimat dhe gropat e idioteve qe ti mi ke marre per “artiste te artit bashkekohor”, nuk do te te dukej si blasfemi?
    Pastaj me kerkon a kam “prodhuar ndonje event arti ne jeten time?”, “a kam shkruar ndonje projekt?”. Te them qe “po”! Madje kam nje diplome ne te cilen shkruhet: “Teori, Teknika dhe Menaxhim i Artit dhe i Spektaklit” te marre ne Universitetin e Bergamos, dhe nota perfundimtare eshte 109/110. Nuk e di nese jam i denje te flas me zoterine tende, por sipas asaj qe kam studiuar dhe atyre qe me kane dhene diplomen me duket se mundem, e c’ke me te!!!
    Ne shkrimin tim “merrem vetem me politike” sepse ne raste te tilla, si ky “event i artit bashkekohor qe keni organizuar” vetem nje i pjerdhur nga trute apo “breke e bythe” me politikanet do te gjykonte qe faji eshte ekskluzivisht i juaji si organizatore, apo i artisteve pjesemarres. E kupton qe po i bie qemanes kot! Perdor pak trurin, i dashur! Ne fund te fundit do te me shihje si nje njeri qe po te mbron.
    Pastaj kur me thua nese “i njoh artistet dhe artin”, do te doja te dija per cilet artiste dhe art e ke fjalen, sepse aty, brenda te ftuarve, kam probleme t’i quaj te gjithe pjesemarresit “artiste”.
    Kur “hapesh si vaji ne lakra” duke me treguar “teoricienin” dhe “pseudointelektualin” per momentin nuk po te pergjigjem sic meriton, te them vetem qe t’i hedhesh nje sy ketij blogu dhe t’i vesh pak gishtin kokes, sepse eshte hera e pare dhe e fundit qe po te toleroj. Merre si favor personal qe po te bej! Dhe e bej pikesepari sepse njerezit si ty eshte injoranca qe i shpeton, injoranca e nje formimi profesional te denje per tu quajtur i tille, dhe mjedisi mafjoz ne te cilin jane te detyruar te operojne … duke dhene kontribut, por gjithsesi me pergjegjesi me te pakta se hierarket e pushtetit qe kane mbi krye.
    Shpresoj te gjesh kohe te permiresohesh dhe te kuptosh kur dhe ku t’i biesh qemanes!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s