Unstraight Alliance Art Residency – Njё botё e zhdrejtё pёrtej artit. (Romeo Kodra)

HAVEIT - Jepi me goje

  HAVEIT – Jepi me goje

Kur hapet nje tabu ёshtё njёsoj sikur hapet njё tabut. Era e qelbur e kufomёs mbyt dhe moleps hapёsirёn dhe ajrin pёrreth. Njёsoj nё Shqipёri kur hapet tabuja e seksit, njё agjitacion, njё nervozizёm pёshtjellosёs pёrmbledh tё gjithё. Kontraktimet nё fytyrё a gjymtyrё, ngёrçet, kush mё pak e kush mё shumё, i provojmё tё gjithё. Njё gjё tё tillё vura re nё ekspozitёn pёrmbyllёse tё rezidencёs artistike tё “Unstraight Alliance” (Aleanca e Zhdrejtё), nё Galerinё Zeta, mё 1-3/9/2014.

Pjesёmarrёs nё kёtё rezidencё ishin HAVEIT nga Kosova dhe suedezi Conny Karlsson Lundgren.

HAVEIT kishin realizuar njё punё – disi eliptike, po tё mos kish qenё pёr poezinё shoqёruese tё videos – tek e cila ndёrthurrej dhuna seksuale dhe kafshёria e konsumit ushqimor. Menjёherё ndёrhyrja – qё fillonte me poezinё shoqёruese, besoj – pёrqendrohej tek dhuna shenjuese nё instancat e para tё zhvillimit psikoseksual.

“Kurrё nuk do ta harroj / ditёn / kur e mora n’gojё / e mbas njizet minutave / u ula me familjen pёr drekё. / Shija e bukёs / mu pёrzi / me shijen e spermёs / dhe skllavnija mori kuptim tjetёr / njiherё e pёrgjithmonё.” – Sokol Ferizi.

Shenjimi traumatizues godiste nё fazёn orale. Kapёrcimi nga faza gjenitale (impakti i parё me gjenitalitetin ishte me gjenitalet e tjetrit, sipas poezisё) zhytej duke regresuar nё njё fazё mё tё hershme, tek faza orale (“Jepi me gojё” – titulli i videoperformancёs), prej traumёs tё sё cilёs individi nuk shkulet mё.

Dhe nё fakt, nё njё tavolinё nё sheshin Skёnderbej (HAVEIT nuk kanё patur ndonjёherё problem ndrojtjen dhe guximin!), 4 persona drekonin nёn mbikёqyrjen e Atit viril kombёtar tё hipur mbi kalё. Tablloja lёvizёse zhvillohej me insistimin gradual tё dhunёs sё dy prej personazheve kundrejt dy tё tjerёve qё, me anё tё ushqimit tё detyruar, tё pёrtypjes traumatike tё traumёs, theksonin ç’rregullimin dhe rirregullimin e rritjes “normale” psikoseksuale tё individit. Pёr Frojdin – hapёsin e parё tё tabuve dhe tabuteve tё zhvillimit psikoseksual – seksi qё prej gjenezёs primitive tё shoqёrisё njerёzore, ёshtё “njё saldim”, njё fakt i konstruktuar kulturor, siç kanё bindjen edhe HAVEIT, tё cilat mbyllnin videoperformancёn e tyre duke na lёnё tё salduar me kёtё problem ançestral mes zhurmave bashkёkohore tё rrethrrotullimit kryesor shqiptar. Tabu(t) ad libitum!

Conny Karlsson Lundgren kishte fokusuar interesin e tij nё riinterpretimin narrativ tё veprёs sё njё prej ikonave tё feminizmit shqiptar, Tefta Tashko Koços. Feminizmi shqiptar, pak e dinё nё mёnyrё tё ndёrgjegjshme dhe tё artikuluar, ёshtё njё feminizёm i gjymtuar dhe gjysmak; njё feminizёm qё barazinё e seksit e fokuson ekskluzivisht nё shndёrrimin e gruas nё burrё – punёtor mundёsisht, gjithsesi, i dobishёm pёr klasёn apo shoqёrinё – por duke i mohuar riorjentimin individual te seksualitetit tё saj, i cili bllokon nё kёtё mёnyrё edhe rrjedhёn transgender (Ubbubu Belzebub! Larg qoftё! Tobenestafkurullah! Intelektualё me pasione analo-gjenitale bashkohuni!).

Conny Karlsson Lundgren - Koncert ne vitin 2014

Conny Karlsson Lundgren – Koncert ne vitin 2014

Artisti suedez rifomulonte feminizmin e Tefta Tashkos nёn çelёsin e njё orjetimi seksual tё (zh)drejtё bashkёkohor (“Koncert ne vitin 2014” – titulli i zgjedhur prej tij). Njё Tefta Tashko e androgjenizuar qё rikёndon, nё playback kёtё herё, sa larg nё zё aq edhe afёr nё praninё e saj fizike. Kontrasti, thuajse kinematografik, ishte tejet therёs dhe dramatik. Kёrcitjet spektrale tё takava, nё hyrje dhe nё dalje nga skena e zbrazёt, gjysmake, e papёrfunduar e teatrit tё piramidёs – apoteozёs subliminale shqiptare tё shekullit tё fundit -, nuk bёnte veçse tё plaste sensin molepsёs tё ndrydhjes sё dhunshme seksuale nё fytyrё. Asgjё s’ka ndryshuar. Madje mё keq: nё 1936 edhe nё fshatra kishte spektatorё, sot salla kryeqytetase e “Koncert nё vitin 2014” ёshtё bosh!

Rrallё herё e mendojmё kёtё molepsje qё na plas dhe shpёrthen nё fytyrё pas hapjes sё tabuteve tё tabuve. Rrallё herё e mendojmё qё kjo plasje vjen pas plasjes nё tabutet e tabuve qё i bёjmё atyre kufomave tё gjalla, atyre qenieve minoritare LGBT nё kёtё shoqёri tё (zh)drejtё. Nuk janё metafora tё vdekurit pёr sё gjalli, tё ngujuarit nё trup e nё shpirt. Rrallё herё e mendojmё se sa pranё i kemi kёta tё ngujuar apo kufoma tё gjalla, por nuk i ndjejmё erёn, sepse jemi tepёr tё zёnё, sepse kemi gjithçka tё zёnё, çdo shqise. Nuk kemi hundё pёr tё ndjerё vdekjen e pёrditshme qё i shkaktojmё, nuk kemi veshё, nuk shohim sepse nuk jemi as copa mishi me dy sy, sepse jemi qenie serash biopolitike tё hallakatur nё parcelat rreptёsisht tё orjentuara tё dёshirave tona bashkёkohore. Tabu(t) ad libitum!

5 mendime mbi “Unstraight Alliance Art Residency – Njё botё e zhdrejtё pёrtej artit. (Romeo Kodra)

  1. edhe tani kane sallat spektatore. Ndoshta puna e Larsoon eshte se cfare do te shikosh por jo se cfare eshte realiteti. T gjithe artistet shqiptare e te huaj si Lulaj marrin pune te Komunizmit dhe i vendosin nj e rrethane te tyre momentale. Nqs ky eshte art atehere mendoj qe keta jane me shume DJ artistike por jo krijues.

    1. Larsoon eshte Conny Karlsson Lundgren kam pershtypjen, apo jo? Gjithsesi nuk shoh ndonje te keqe pse merret dicka nga “komunizmi” dhe riperpunohet/riformulohet artistikisht nga artiste te sotem. Gjithsecili mund ta bej me mjetet shprehese te pasionit te vet: hitorian, filozof, kovac, inxhinier, bujk, arkitekt … c’te keqe ka? Pastaj nuk ishte marre nga “komunizmi”, ishte nga filmi “Koncert ne vitin ’36”, i kohese se regjimit socialist/enverist shqiptar, i cili fliste per periudhen e monarkise zogiste.
      Sefundmi, Arti e ka pranuar me kohe DJ-izmin sepse nuk beson tek “krijimi”. Arti – “shyqyr Zotit” – nuk eshte teologji! Ne art asgje nuk lind nga hici! Arti eshte i lidhur me kulturen, e nenkuptuar kjo e fundit si kultivim pasionesh njerezore te prekshme dhe aspak te(le)ologjike.

  2. Vetem se arti nuk eshte vlere krahasuese. Dhe mbi te gjitha nqs do ecej me kete teori shome forma arti sdo lindin. Une mendoj qe shume artiste po sulmojne shoqerine ethjeshte, ate te perditshme qe ska lek as per te jetuar duke perdorur elemente historike dhe kombetare. Kjo me duket shume e ulet dhe komplet paaftesi. Gjithsesi ne baze te ketyre mendoj qe puna e suedezit ishte e dobet, me shume si nje sfilate mode e xhiruar. Dramaticitetin aty e jep muzike, dhe ate nuk e ka bere suedezi. Sa per videon eshte fstkeqsia jone qe rrethohemi nga salla te shkaterruara dhe po i shesim si vlere artistike. Tani te presim artistine rradhes te marri nje video tjeter nga komunizmi dhe ta miksoje me realitetin qe shikon ai.
    Artet vizivé keshtu düshnderohen lehtesisht si mjet manipulimi. Kjo dhe ne sherbim te politikes pikerisht sepse ajo mendimet dhe qellimet e sja i thote nepermjet artit. Fundja Ducja ketu dalloi nga Hitleri. Shfrytezoi artin.
    Dj izmi ne muzike eshte niveli me i ulet pikerisht se nuk prodhon vetem konsumon, dhe rrjedhimisht nuk evolon. Kjoe dallon nga muzika elektronike qe prodhohet dhe sofistikohet.

    1. Goxha arsyetim! Me pelqen, edhe se une nuk do pergjithesoja. E di qe eshte e veshtire te bejme dallimin per kohet qe kane ardhur – per kohen e artit me urdher nga lart apo jashte dhe propozim nga poshte apo brenda – por jo te gjithe ata qe lundrojne ne ujrat e kenetes bashkekohore jane kundra asaj qe ti quan “shoqeri te thjeshte”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s