Reflekset e kushtёzuara si Rilindje. (Romeo Kodra)

Nё Durrёs po tentohet tё hiqet, dhe kushedi se ku tё internohet, njё shatёrvan 84-vjeçar.

Shatervani ne Durres

Shatervani ne Durres

Nё kryeqytet njё tjetёr shatёrvan u bё kurban pёr tё mirёpritur Atin e Shenjtё.

Shatervani ne Tirane

Shatervani ne Tirane

Nё Sheshin Italia, pёrballё Hotel Sheratonit dhe Stadiumit “Qemal Stafa”, tendat e qoftexhinjve tё Kolonave u shndёrruan nё beton bashkёkohor sipas “planit urbanistik” tё karabushit kryeministror Edi(p) Rama dhe prasfluturuesve Artan Shkreli, Artan Lame, Eglantina Gjermeni, Atelier Albania dhe tenderfituesve tё pёrzgjedhur me kujdes prej tyre pёr pёrdhunimin territorial publik.

Kolonat e betonizuara

Kolonat e betonizuara

Kujtoj se pёr objektin e betonizuar tё Kolonave Maks Velos i kanё mbetur disa shenja dhune, nё mos nё fytyrё, nё memorie dhe ndёrgjegje.

Mёsimin kafshёt shtёpiake tё artit dhe kulturёs shqiptare tashmё e kanё nxjerrё: reflekset e kushtёzuara janё pёrthithur bashkё me njё rrogё mujore 50 mijёlekёshe apo ndonjё fond ministror.

Me mpiksjen trunore rrjedha biopolitike vazhdon nё shtratin e saj tё pёrgatitur nga vite tё tёra elektroshoku ekonomik dhe social, natyrisht nёn mbikqyrjen e vёllezёrve tё mёdhenj amerikanё dhe evropianё.

Karabushi “biçimblu apo vishnje i mavijosur” (shih: “Refleksione”, Klosi/Rama, 1991), thuajse nё ekstazё orgjiastike, falё egomasturbuesve analё qё e rrethojnё nga mёngjesi nё darkё, nuk sheh asnjё pengesё nё rrugёn e tij fashistoide.

Duke qenё se prostituimi i artit dhe kulturёs pёr arsye (bio)politike ёshtё shdёrruar nё sport kombёtar, dhe duke qenё se nё pёrgjithёsi heshtja ёshtё zakonisht aprovim, ndjej nevojёn – pёr tё justifikuar mbi tё gjitha konsumimin e oksigjenit nё kёtё tokё karshi brezave tё ardhshёm – qё me kurvёllikun bashkёkohor shqiptar nuk jam absolutisht dakort. Çdo marrdhёnie prostitucionale qeveritare qё pёrfshin personin tim ёshtё krejtёsisht e rastёsishme, e njёanёshme dhe – pёr sa mё pёrket – pasive.

2 mendime mbi “Reflekset e kushtёzuara si Rilindje. (Romeo Kodra)

  1. Kultura ne Shqiperi fillon tek 15 Kateshi dhe mbaron tek Universiteti. Ministrat bejne evente qe ti shikoje kryeministri. Kaq kane dhe kaq dine. nderkohe Artan Shkreli me gruan e vet deputete, si itlianist i vendosur dhe me tendenca fetare dhe krahinore ka dale neper turne shatervanesh seai ti spostoje dhe te sjelli arkitekturen fashiste. Cope fshatari

    1. Gjeja me e bukur eshte se shatervani i Durresit eshte pjese e arkitektures fashiste. Kam pershtypjen se Rama&Shkreli&Co jane nje shkalle me poshte se ajo e nje fashisti te mesem. Te pakten ne shatervanin e Durresit shihet nje lloj logjike – fashiste dhe idiote per mendimin tim – me kontekstin e sheshit ku eshte vene, pra ka nje lloj vizioni. Kjo natyrisht, duke qene fashist, nuk do te thote se eshte i justifikueshem shkaterrimi. Por kemi te bejme me vendimmarres qe jane biopolitikisht dhe gjenetikisht te modifikuar; nuk jane copa fshataresh (ka kulture edhe tek fsahatari), as copa mishi me dy sy (ka jete zoologjike edhe tek copat e mishit), jane thjeshte zarzavete serash te rritura me kujdes nder vite.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s