Pёrshёnjimi i hapёsirёs artistike: “NEVER” si fillim. Pjesa II. (Romeo Kodra)

ENVER-NEVER

ENVER-NEVER

“… liri, liri tё mbytur.”
Klosi, A. “Refleksione”, 1991.

Tek kolonizimi autoritar i hapёsirёs artistiko-kulturore, qё Armando Lulaj me “NEVER” nё mёnyrё aq unikale problematizon, doja tё ndalesha pak. Edhe kёtu ashtu si vepra “NEVER” edhe vetё Armando Lulaj kalon caqet e standardeve shqiptare.

Nё njё bisedё, para pak ditёsh, me artistin e pyeta pёr mungesёn e tij gjatё ndarjes sё çmimit PAMUR, dhe nёse kjo mungesё kishte tё bёnte me praninё e Kryeministrit Rama i cili ja dorёzoi atё Alketa Kurrizos si pёrfaqёsuese e TICA-s qё kishte mundёsuar veprёn e artistit. Pёrgjigjia e tij ishte se nuk e dinte se kush do ta premjonte, por edhe sikur ta dinte, gjithsesi nuk do tё tёrhiqte asnjё çmim simbolik pёr kёtё vepёr. Nё pak fjalё – nuk ka rёndёsi se me sa vetёdije – duket sikur artisti e ka tё qartё qё kjo vepёr e cila punon tek realja nuk ka mundёsi tё pranojё simboliken. Duket sikur sipas artistit tёrheqja e çmimeve, tё dhёna veprёs si vlerёsime artistike tё mirёnjohura dhe asociuara si vlera simbolike tё njё pushteti autoritar, edhe ky i mirёnjohur dhe gjithёpranuar, siç mund tё jenё nё konkurse, festivale, etj., ndёrhyjnё nё sensin ekzistencial dhe jo vetёm politik tё veprёs nё vetevete.

Faktikisht ekzistencialja ёshtё shtresёzuar akoma mё nё thellёsi sesa politikja. Pra, e para e pёrfshin tё dytёn. E anasjellta nuk mund tё ndodhё. Politikja nuk mund tё pёrfshijё ekzistencialen sepse e vёrteta ekzistenciale e hetuar, hulumtuar dhe interpretuar artistikisht dhe intelektualisht, e thoshte Pasolini, por edhe Kryeministri Rama dikur, nuk janё tёrёsisht tё pёrputhshme dhe absolutisht tё ndёrsjellta.

E thashё nё pjesёn e parё tё kёtij shkrimi, Lulaj me “NEVER” shenjohet si autoritet i artit bashkёkohor, nё kontekstin shqiptar dhe jo vetёm, sepse nё mediumin e pёrzgjedhur heton, dhe survejon nga afёr realen nё funksionin e saj, nё procesin e saj, por pa e shndёrruar nё realitet. Dhe faktikisht realiteti pёrbёhet nga fragmente tё reales, nga fragmentet qё ne vetё jemi, si qenie nё ekzistencat tona tё kushtёzuara pikёrisht nga kjo reale qё na pёrpin parreshtur. Shdёrrimi i reales ekzistenciale dhe individuale nё realitet tё pёrbashkёt kolektiv ёshtё hapi i parё i ngushёllimit tё qenies nё gjirin e masave. Ёshtё pranimi i tredhjes simbolike tё qenies (pjesё e masёs sё njёllojtё dhe tё njёjtёsuar) karshi papёrballueshmёrisё sё pulsionit tё vdekjes nё tё cilin realja themelohet.

Armando Lulaj nuk pranon qё nё “NEVER” dhe realen e tij tё ketё akses realiteti masiv qё pёrbashkon me njё mesazh social sipёrfaqёsor dhe ngushёllues shqiptarёt si bashkёvuajtёs tё njё sistemi qё a posteriori zbuluam tё na ishte armik. Lulaj dhe “NEVER” sugjerojnё qё çdo individ i masёs amorfe shqiptare, dhe jo vetёm, tё pёrballet me realen e vet personale, dhe nё aktualitetin e saj, sepse ndoshta nё kёtё pёrballje mund tё gjenden shpatull mё shpatull me njёri tjetrin.

“Honora patrem et matrem et diliges proximum tuum sicut te ipsu” thuhet tek Ungjilli i Mateut 19.19 aq i dashur pёr Pasolinin. Dhe kushedi nёse edhe Lulaj ka ndёrmend kёtё shprehje tё Krishtit shpesh herё tё keqkuptuar nga kleri, ku me gjithё nderimet prindёrore trashendentale, me gjithё nderimet pёrkundrejt autoritetit tё tyre, gjithsesi zgjidhja ёshtё tek kjo lloj dashurie/diliges (“diliges” ёshtё “di”+”elegere” nga etimologjia latine, “me pёrzgjedh nё mes tё njё ndarjeje”) midis ndarёsve tё afёrt (“proximum” ёshtё “i afёrti”) tё sё njёjtёs hapёsirё qё vuajnё nga e njёjta patologji, dhimbje/pathos. Ndoshta nё pёrballjen e kёsaj dhimbjeje qё gjithsecili duhet tё ndёrmarrё individualisht, pёrpara kёsaj vrime tё zezё tё reales qё – ndryshe nga pusi i Narçizit, pasqyruesi i iluzionit tё imazhit tonё tё restauruar nё fasadёn koherente tё realitetit tё pёrbashkёt fiktiv – na tmerron me shfaqjen e pulsionit tё vdekjes nё proces e sipёr, Lulaj sheh dritёn e njё shprese tё re, shpresёn e njё riorganizimi tё hapёsirёs jo vetёm nё sensin e saj artistiko-kulturor, por edhe mё gjerё.

Shoh si tejet tё rёndёsishme tё theksohet autoriteti i Armando Lulajt nё kontekstin ku jetojmё sepse ёshtё i vetmi qё ka ngritur nivelin etiko-estetik tё mediumit artistik duke u imponuar me diçka tё re dhe origjinale, si nё nivel lokal ashtu dhe global. Kёtё, nё “NEVER”, e ka kryer duke ruajtur tё paprekur karakterin e tij personal, pra minoritar, qё shoh si karakteristik tё kontekstit shqiptar, qё pёr herё tё parё, e ritheksoj, nё artet pamore po dialogon me dinjitet dhe origjinalitet me majat e artit bashkёkohor botёror.

Armando Lulaj me “NEVER”, dhe arti bashkёkohor shqiptar nёpёrmjet tij, po rihapin edhe njё herё diskutimin mbi stanjacioni etiko-estetik tё kolonizimit autoritar tё hapёsirёs artistiko-kulturore nё tё cilёn Land Art, nё mёnyrё paradigmatike pёrfaqёsues i tё gjithё artit bashkёkohor, ka mbetur.

Ky stanjacion kёnetizues, mesa duket, nuk mund tё kalohej nga artistё tё alokuar nё njё kontekst ende nё kolonizim e sipёr siç ishin hapёsirat boshe tё peizazhit natyror amerikan ku lindi ku lloj arti. Lulaj ripropozon dhe kalon kёtё stanjacion si njё artist rrёnjёsisht i lidhur me kulturёn mesdhetare.

Mesdheu si hapёsirё qytetёrimi, si asnjё vend tjetёr nё botё – e thotё Ferdinand Braudel nё “Mesdheu” -, ka hasur problemin e hapёsirёs sё pёrbashkёt, nё sensin mё tё gjerё tё fjalёs hapёsirё. Mesdhetari ёshtё rritur me problemin e hapёsirёs, e ka kultivuar kёtё problem derisa i ka hyrё nё indet e botёkuptimit tё tij. Dhe mё shumё se çdo mesdhetar tjetёr shqiptari, Armando Lulaj si rast paradigmatik, ka kultivuar problemin e kolonizimit tё hapёsirёs prej njё pushteti autoritar dhe e ka mёse tё qartё si tё dallojё ndryshimin. [Rikujtoj: kultura dhe kolonizimi kanё tё pёrbashkёt rrёnjёn “colo” tё fjalёs dhe ndryshimi midis tyre qёndron tek marrdhёnia dhe ndёrveprimi i forcave qё ndajnё territorin nё tё cilёn janё alokuar; tek kultura marrdhёnia/ndёrveprimi ёshtё horizontal, ndёrsa tek kolonizimi ёshtё vertikal.] Duket, pra, krejt natyrshёm qё nga konteksti shqiptar, nё tё cilin bashkёjetojnё tre monoteizma dhe ku nё mёnyrё paradoksale perandoritё historikisht janё pёrplasur, tё dalё edhe zgjidhja apo bonifikimi i stanjacionit kёnetor tё pёrshenjimit, tё rikonceptimit dhe pёrjetimit ndryshe tё hapёsirёs artistiko-kulturore e mё gjerё.

Po prononcohem, siç nuk e kam zakon, nё favor tё njё vepre, “NEVER”, tё veprёs sё vetme artistike bashkёkohore qё ka njё impakt etiko-estetik nё nivel botёror, dhe njё artisti, Armando Lulaj, pa patur frikёn e njё zhgёnjimi tё ardhshёm. Nuk i pёrdor lehtё fjalёt e mira, por kur i pёrdor mundohem tё bazohem tek njohuria dhe bagazhi personal i dijeve dhe intelektit, dhe kёto mё thonё qё – nё momentin aktual – nuk gabohem.

Gjithçka mund tё ndodhё nё tё ardhmen. Presioni i sё pёrditshmes mbi artin e kulturёn njihet historikisht dhe mbarёbotёrisht, kёshtuqё asgjё nё kёtё botё nuk ёshtё e sigurtё pёrveç tranzicionit, ndryshimi, ristrukturimit, riformulimit. Duke ardhur si formim nga fusha e teatrit, kam pёrpara syve njё shprehje tё Eugenio Barba-s: “Tranzicioni ёshtё kulturё”! Falё kёsaj shprehjeje e kam mёse tё qartё se pikёrisht, pavarёsisht ndryshimeve, tranzicionit, gjёja e rёndёsishme, ajo qё nuk i pёrhumbё vizionet etiko-estetike tё njё jetё ndryshe nga ajo e sotmja, ёshtё kultura. Kultura ime sot e mot mё thotё qё nё art e bardha nuk ёshtё e zezё, dhe aty kompromisi nuk ekziston. Ky ёshtё postulati qё mё siguron – nё mёnyrё transhendentale, pёrtej Armando Lulajt, pёrtej “NEVER” si dhe pёrtej vetes sime – qё nuk mund tё kem zhgёnjim pёr sa mё sipёr.

Gjithё sa u mundova tё analizoj mё sipёr, pёrveç vёnies sё gurit kilometrik tё “NEVER” tё Armando Lulajt, ka tё bёjё me atё “exergum” tё Ardian Klosit. Ka tё bёjё me atё “liri, liri tё mbytur” qё thuajse çerek shekulli mё vonё vazhdon e therr nё gjoks dhe merr frymёn. Ёshtё liria e mbytur, gjithmonё e mё e pamundur pёr t’u praktikuar nё mёnyrё foucault-iane, falё njё pushteti qё ka kalbёzuar dhe kёnetizuar historikisht hapёsirёn artistiko-kulturore shqiptare. Sot kjo liri nuk mbytet birucave enveriste, por ditёn me diellё. Sot kjo liri na planifikohet nga “planifikuesi i realitetit” nё Kryeministri siç na iluminon artisti Anri Sala. Por, kёtu po ndalem e po kaloj nё njё shkrim tjetёr.

9 mendime mbi “Pёrshёnjimi i hapёsirёs artistike: “NEVER” si fillim. Pjesa II. (Romeo Kodra)

  1. Edhe LulJ eshte pak artist i kompromisit. Manifesti tek Teatri Kombetar me Wikileaks i kishte ngjyra te tilla. Ishte larg te vertetes.

  2. KA nje kontradikte midis historianeve dhe medias per Wikileaks. Shume historiane e trajtojne wiki si nje krijim te CIA per te sabotuar disa konferenca Paqe. Eshte praktike e njohur qe ka ndodhur gjate Luftes se Ftohte shpesh. Nderkohe qe media e trajton si nje sensacion per te demtuar disa diplomate. Por ne total Wiki nuk thote asgje per:
    11 Shtatorin
    Vrasjen e Kenedy
    Luter King
    etj
    Lulaj e trajton nga forma mediatike, aspak historike. Kur ne te ardhmen do te dali e verteta e Wiki, vepra e Luaj do te shnderrohet ne qesharake. NAive e e pavertet. E ca ngeli ketu? Artisti me gjuhen e tij?

    1. Lulaj te pakten i ka lexuar dhe i beri, ne menyren e vet, publike. Kur e gjykon te dobet artistikish nuk mund te thuash qe ishte mediatike dhe vetem kaq. Duhet te japesh edhe nje justifikim qe te kete te bej me llojin e artit qe perdori Lulaj dhe te fillojme ta kritikojme me instrumentat specifike te asaj forme/lloji arti.

      1. Gabimet ortografike i bej me shumice dhe duhet te permiresohem. Menyra e zhdrejte me jep nje lloj lirie qe e drejta nuk ma mundeson, si cdo e drejte. Sa per mendimet e zhdrejta me duhet te te falenderoj sepse e shoh si kompliment dhe arritje te qellimit tim. Mendoj se cdo mendim eshte i zhdrejte. Nje mendim i drejte eshte miremendim, dhe kam lexuar mjaftueshem Orwell per te gabuar ne kete pike.
        Nuk e di nese isha mjaftueshem i thelle, gjithsesi faleminderit.

  3. Forma qe ngsa realizimi ishte e dobet. Por mbi te gjitha mua me shqeteson qe Si Lulaj apo Anri Sala e tet tjere ne artet vizuale dhe Kinemapor shfrytezohen dhe reklamohen p[er te krijuar iluzione te realizteteve qe nuk ekzitojne. Kjo do sjelli qe ne te ardhmen pas 20 vitesh do e refuzojme kete art sic kemi bere dikur sepse eshte i genjeshter dhe totalisht medioker. Pse nuk epranojme ne tani kete gje. Se sepse eshte ne mode, perfaqesohet nga qeveria dhe perfshihen qeveritare, deputete dhe kalamajte tyre ose personave te lidhur me te. Ky eshte realitet me i rendesishem sesa nje vlere artistike.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s