“Pёrralla e Peshqve tё Kuq”, ose orakulli i Edi(p) Ramёs. Pjesa III. (Romeo Kodra)

edited by - restauratori anal

edited by – restauratori anal

Po tё lexohen “Refleksionet” e Rama/Klosit kuptohet shpejt qё autorёt janё kontradiktorё brenda tё njёjtit tekst, brenda tё njёjtit libёr. Por ky ёshtё natyrisht njё gjykim a posteriori, dhe pёr epokёn nё fjalё – vitet ’90/’91 – nuk mund tё pretendohet qё, nё njё vend totalisht tё izoluar si Shqipёria, tё kishte filozofё apo politologё tё rangjeve mbarёbotёrore. Gjithsesi njё hije dyshimi vjen. Si ka mundёsi qё Klosi dhe Rama, njerёz qё kishin parё botё me sy, njёsojnё komunizmin, fashizmin dhe nazizmin? Ёshtё vetёm shfryrja e epokёs dhe kontekstit ekstrem qё i bёn kaq “ekstremistё dhe anarkistё”? Si ka mundёsi qё nuk kuptohet prej tyre qё ka njё ndryshim tё madh mes nazi-fashizmit qё seleksionon eugjenetikisht rracёn njerёzore nё kampe pёrqёndrimi dhe “komunizmit” qё nё kampe pёrqёndrimi dёrgon kundёrshtarёt politik? Nuk mё duket njёsoj tё zhdukёsh njё njeri pёr ngjyrёn e lёkurёs apo pёr orjentimet seksuale dhe tё bёsh tё njёjtёn gjё pёr arsye politike. Njeriu e ka njё shans, tё mjerё natyrisht, kur mohon bindjet politike, por nuk ka si tё ndёrrojё ngjyrёn e lёkurёs apo shijet seksuale. Pra, kujt i duhej dhe duhet ky njёsim? Pastaj, si ka mundёsi qё kёta “anarkistё dhe ekstremistё” tё zgjidhnin “reflektimet nё njё sallё mes miqsh” dhe jo mitingjet? Nuk do kishte qenё mё anarkiste dhe ekstremiste tё kishin luftuar “mitingjet e Berishёs” dhe “antimitingjet e Milloshit” nё thelbin e tyre inflacional, nё thelbin e tyre teatror, nё manipulimin e nёndheshёm qё mendohet se u bёhej? Kuptohet, duke njohur dinamikat e periudhёs, qё do tё ishte shumё e vёshtirё, por gjithsesi do tё ishte mё mirё sesa kamomilizimi i “refleksioneve”. Apo na janё shitur edhe kёta si plotёsues tё njё panorame standard ku kemi tё vjetrёn, tё renё dhe tё renё radikale, ajo e re qё do edhe pak kohё sa tё piqet?

“Refleksionet” ishin dhe janё njё kamomilizim i situatёs, dhe nuk ishin as mё pak e as mё shumё sesa ai “kanali dhe programi” ku u fut kryengritja e studentёve tё “dhjetorit” siç kishin kuptuar shumё mirё edhe vetё bashkёautorёt e librit. Dhe ndonёse pёr studentёt e Institutit tё Lartё tё Arteve tё 1990/’91 “Refleksionet” ishin njё kamomilizim i shpirtit revolucionar, pёr autorёt Ardian Klosi dhe Edi(p) Rama ky libёr, apo ndryshe “gryka e pusit tё errёt [ku po tё bёrtasёsh]: Liri!, […] nuk tё pёrgjigjet: Demokraci!, por liri, me njё liri tё mbytur”, ishte pasqyra fatale ku vetё ata u mbytёm. Edi(p) Rama mё i mbytur sesa Ardian Klosi. Tё dy narçizё modernё qё ranё pre e refleksioneve, e refleksivitetit, e refleksit tё kushtёzuar prej Vёllait tё Madh.

Ndonёse Ardian Klosi i qёndroi besnik njё ideali profesional, si intelektual i angazhuar, me tё mirat dhe tё metat e veta, Edi(p) Rama iu shit pa shumё teklif politikёs. Nuk e di pse por mua mё tingёllon mё mirё dhe e kuptoj mё qartё atё “liri tё mbytur” nё gojёn e Klosit sesa tё Edi(p)it kombёtar [Citati ёshtё shkёputur nga “Prolegomena”, shkrimi hyrёs i dy bashkёautorёve tё cilin e shoh si njё shkrim hyrёs ideal pёr politikёn e 2014 nё Shqipёri].

Dhe qё Edi(p) Rama ёshtё i mbyturi i pashpresё nё narçizismin e vet, kjo mund tё dallohet nga sa mё poshtё, ku Edi(p) Rama nё ’91 u pёrgjigjet atyre qё e akuzonin pёr ekstremizёm dhe anarkizёm:

“Unё nuk e pёrjashtoj, pёrkundrazi, e quaj plotёsisht tё mundёshme qё ndonjё mendim imi pёr mёnyrёn se si duhet luftuar majasёlli stalinist nё Shqipёri del jashtё nga taktikat e politikanёve dhe tё partive. Sidoqoftё, qё tё jem i sinqertё deri nё fund, ky fakt nuk mё intereson fare, sepse mendoj qё detyra e parё e artistit si i “pёrkёdheluri” i Perёndisё ёshtё qё tё mos e tradhёtojё kurrё tё vёrtetёn, detyrё tё cilёn shpesh herё duhet ta harrojё qё nё fillim tё rrugёs sё tij politikani, si i “pёrkёdheluri” i njё shtrese apo i njё klani tё caktuar njerёzish.”

Tё dashur lexues, citimi i mёsipёrm nuk ёshtё shkёputur nga “Shkrimet korsare” tё Pazolinit. Ёshtё Edi(p) Rama, narçizi modern qё braktisi artin pёr politikёn dhe qё rrethohet ekskluzivisht me “artistё” dhe “operatorё kulturorё” apo, quajtur ndryshe, “restauratorё tё fazёs anale”. Shpresoj qё lexuesi tё mё lejojё metaforёn, duke qenё se kemi tё bёjmё me njё udhёheqёs qё paraqet simptoma tё qarta çrregullimi psikik tё bazuara topologjikisht tek egoja, dhe ekzaktёsisht tek faza ANALE e zhvillimit tё egos, dhe duke qenё se nё SHBA ka psikanalistё qё ende restaurojnё çrregullimet e egos nё fazёn anale me teatёr maskash, me farmaceutikё apo konstrukte simulakrialo-virtuale, mu duk e natyrshme tё citoja edhe metodёn e “restauratorёve tё fazёs anale” prej kurtizanёve qё funksionon historikisht me rezultate fantastike nё kontekstin e “Pashallёkut tё Ujit Vishnje tё Mavijosur”, apo quajtur ndryshe konteksti bashkёkohor shqiptar.

Restauratorёt e fazёs anale, siç mund tё imagjinohet lehtё, kanё si instrument profesional gjuhёn. Ju lutem, mos fluturoni me fantazinё dhe mos objektifikoni metaforёn; nuk po flas pёr gjuhёn nё sensin fizik tё fjalёs dhe efektin anal sado tё kёndshёm qё mund tё provokojё; po flas pёr gjuhёn si instrument komunikimi jo vetёm gojor, por edhe dёgjimor.

Po flas pёr shembull pёr restauratoren anale nё krye tё Ministrisё sё Kulturёs Mirela Kumbaro qё cilёson Edi(p) Ramёn “artist nga shpirti dhe kryeministёr nga misioni”; po flas pёr reastauratorin anal Anri Sala, i cili vazhdon e organizon ekspozita ego-paliative pёr kryeministrin siç ishte “Creating Space There Where Seems To Be None” ku prezantoi nё Kosovё Edi(p)in kombёtar, kёtё “planifikues realiteti”, kёtё ekuilibrist virtuoz qё zotёron mjeshtёrisht politikёn dhe artin dhe qё na dhuron sintezёn e sё bukurёs nёpёrmjet planeve urbanistike qё materializohen nga miqtё e Atelier Albania e cila pёr themelues ka miq tё vjetёr tё vetё Anri Salёs, dhe tё cilёn askush s’e mori vesh si u zgjodh si filtruese e tё gjitha planifikimeve urbanistike territoriale pranё Ministrisё sё Turizmit dhe Zhvillimit Urban tё Shqipёrisё; po flas tё dashur lexues pёr tё gjithё ata reastauratorё anal qё mezi presin njё party kryeministrore, njё festё hipsterash nё ndonjё qytezё bregdetare apo nё ndonjё qytet historik; po flas pёr morinё e restauratorёve anal qё arritje nё jetё quajnё njё selfie me Edi(p)in kombёtar.

Duket sikur nё kontekstin tonё mjeran nuk ka liri dhe alternativa pёr tё bёrё art dhe kulturё jashtё hapёsirёs qё “na krijon” magjikisht kryeministri-artist. Duket sikur “liria e mbytur” e Klosit tё 1991 vazhdon tё jetё e tillё nё 2014. Por, kёshtu ёshtё vetёm nё dukje. Hapёsirё ka. Madje ka kohё qё kultivohet dhe reziston nёn trysninё e pushtetit zaptues. Dhe çuditёrisht nё kёtё hapёsirё, prej artistёve qё e popullojnё, materializohet dhe kultivohet njё sens i ri i vetё hapёsirёs nё kuptimin e saj mё tё gjerё, abstrakt dhe real. Ka shumё artistё qё nё tranzicionin e patranzitueshёm shqiptar kanё krijuar njё karakter tё pёrbashkёt, qё i dallon nga çdo kontekst tjetёr evropian, madje qё mund tё krijojnё njё brez origjinal artistёsh nё panoramёn evropiane e mё gjerё falё interpretimit tё tranzicionit si kulturё, si kulturё specifike qё lidhet ngushtё me marrdhёnien artist-hapёsirё, njё hapёsirё ku ajri ёshtё i ralluar dhe liria e mbytur, por akti kreativ, impulsi artistik reziston.

Natyrisht, vёshtirёsia pёr tё nxjerrё diçka konkrete nga kjo hapёsirё pёrtej hapёsirёs/mbyllёsirёs sё zaptuar kryeministrore qёndron tek kёmbёngulja dhe vetёndёrgjegjёsimi i artistёve nё vlerёn specifike tё punёve tё tyre dhe tek aftёsia pёr tё mos e shitur veten dhe veprat nёpёr ekspozitat e hipsterave apo pёr “dy pare spec” tё dhuruar nga politika. Pёr ata qё ende nuk e kanё marrё vesh, bёj me dije qё, nё momentin aktual, politika prostitucionale artistiko-kulturore e Edi(p) Ramёs ёshtё E KEQJA ABSOLUTE, ёshtё asgjesuesja e çdo elementi artistik dhe kreativ qё nga ky vend mund tё dalё nё vitet nё vazhdim nёn qeverisjen e tij [Shpresoj tё jetё e qartё qё nuk jam nё pritje tё ofertave pёr tё zёnё njё vend pune nё qarqe politike dhe parapolitike!]. Shpresoj qё iluzioni i atyre tё cilёt pas qeverisjes antikulturore tё Sali Berishёs mendonin se jeta artistiko-kulturore shqiptare do tё ndryshonte tё ketё kaluar, tё jetё ripёrpunuar psikologjikisht dhe tё jetё kthyer nё njё impuls pozitiv pёr tё vazhduar me kёmbёngulje nё kёrkimin, krijimin dhe kultivimin e hapёsirёs sё vёrtetё tё artit dhe kulturёs e cila nuk mund dhe nuk duhet tё kontaminohet nga kontakti me pushtetin politik. Siç thashё, edhe pse minoritare, kjo hapёsirё ekziston, por do tё shtjellohet mё gjatё nё njё shkrim tjetёr.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s