“Pёrralla e peshqve tё kuq”, ose orakulli i Edi(p) Ramёs. Pjesa I. (Romeo Kodra)

[Kjo pёrrallё tregohej nga Edi(p) Rama nё vitin e largёt 1991 dhe ёshtё botuar nga “Botimet Albania” nё pёrmbledhjen “Refleksione” me bashkёautor Ardian Klosin, fq. 186-190. Me kёtё tekst po hedh nё tё shkruar pjesёn e parё tё disa sqarimeve mbi turbullirёn 24 vjeçare tё ujrave shqiptare tё nevojshme pёr (tru)peshqit e Pashallёkut tё anёve tona.]

Na ishte seç na ishte. Nё botёn e madhe tё ujrave na ishte njё pashallёk ku jetohej me ngjyrёn e luspave dhe qё quhej Republika e Ujit tё Kuq. Aty nuk kishte kurrё probleme, sepse tё gjithё peshqit ishin shokё, tё njёllojtё nё gjatёsi, me ca sy tё vegjёl e njё ngjyrё tё kuqe tё ndezur. Nё ndonjё rast tё veçantё vihej re ndonjё peshk me reflekse tё lehta blu, por qё shpejt zhdukej pa lёnё gjurmё. Gojёt e liga flisnin pёr guva tё nёndheshme, ku mbaheshin tё izoluar peshq tё ngjyrave tё ndryshme, por asnjё republikan i ndershёm nuk besonte nё lajthitje tё tilla. Pёr mbajtjen e rregullit dhe tё guackave me margaritarё qe caktuar unanimisht njё peshkaqen, ose shoku Peshkaqen, qё de jure quhej Sekretar i Parё i Komitetit pёr Mbrojtjen e Pigmentit tё Kuq, por qё de facto ishte pasha i paligjshёm i atij komuniteti peshkuqaloshёsh.

Njё ditё nё Pashallёkun e Ujit tё Kuq u hapёn fjalё se shoku Peshkaqen po jepte shpirt. Thuhej se njё tufё peshqish Blu, e paparё ndonjёherё, e kishte sulmuar pa mёshirё. Kur dёgjuan fjalё tё tilla, qё zakonisht i hapte armiku pёr tё mbjellё panik, tё gjithё u strukёn thellё nё rёrёn e funddetit. Shpeshherё ishte folur pёr vdekjen e Lartёsisё sё Tij, shokut Peshkaqen, por shumё shpejt dalja e Tij madhёshtore nё publik i kishte bindur tё gjithё se Ai ishte i pavdekshёm.

Uji filloi tё turbullohej. Peshqit e kuq i picёrruan sytё e vegjёl (tik nervor i mbarёpeshkshёm) duke kuptuar se kёsaj radhe dikush po sulmonte Zotin e tyre tё gjithpushtetshёm. Nё trurin e çdo peshku filloi lufta e madhёrishme e ndёrgjegjes ku, siç pёrshkruhej edhe nё veprёn e Tij shumёluspore, ata mё finokёt pёrfitojnё nga turbullira. Pashain plak pak e donin, shumё e urrenin, por as tё parёt dhe as tё dytёt nuk guxonin ta imagjinonin vdekjen e Tij. Ai e pat bёrё njё herё provё tё vdiste, njё prill tё harruar, duke i tallur keq peshqit sepse e bёnё qull nё lot pashallёkun. Qanin tё gjorёt se u vdiq koka dhe nuk e dinin se Ai i shihte dhe i pёrqeshte i hipur mbi dallgёn e Vdekjes. Po sikur edhe kjo qё po dёgjonin tё ishte njё shaka e Lartёsisё sё Tij? Sidoqoftё edhe kёsaj radhe ata nuk ishpёtonin dot instiktit natyral tё peshkut tё kuq qё ngordh po nuk u ngjit lart.

Iniciativёn e mori Peshku Elitar, qё ia dinte pak a shumё huqet shokut Peshkaqen dhe e njihte personalisht zёdhёnёsin e Tij tё mbiquajtur Roja Dinak. Biseda me Rojen mbeti sekret dhe bile asnjё nga peshqit e Rrjetit Informativ Nёnujor nuk di tё thotё gjё edhe sot e kёsaj dite pёr flluskat e sapunit qё ata kёmbyen, por nga mёnyra se si veproi mё tej Elitari nuk ёshtё e vёshtirё tё merret me mend se Roja ka qenё si i dhjerё nё luspa.

Menjёherё sapo u nda Elitari me Rojen, rreth tij u mblodhёn edhe tё tjerё fisnikё tё peshqёrisё sё kuqe qё filluan tё lundronin pёr andej lart, ku njё re peshqish blu e kishin mbuluar krejt shokun Peshkaqen, atё plak tё bezdisshёm qё ua kishte sjellё tё gjithёve nё majё tё hundёs duke i detyruar t’i thurnin lavdi bёmave tё Tij. Hynё tё gjithё pёrmes resё ndёrkohё qё Elitari i vinte veshin nё zemёr, pёr tё parё gjendjen reale tё tё goditurit. Rast ideal! Njё vdekje e papritur klinike. E gjithё tufa e vogёl e fisnikёve filloi tё pluskonte me sa kishte nё bulçi: E vramё, e vramё diktatorin kompleks, qё vёrtet na udhёhoqi nё luftё kundёr leshterikёve dhe iriqёve tё zinj, por pastaj na peshkoi me metoda totalitare! Mblidhu peshqёri se na ke ne. Hapuni, o guva monstruoze, qё mbani mbyllur vёllezёrit tanё se erdhёm t’ju sjellim peshkokracinё.

Njё shёrbёtor i Rojes tregon se zotnia e tij, kur i ka dёgjuar kёto klithma nga dritarja e Akuariumit tё Tufave tё Ushtrisё Nacionalnёnujore, paska mёrmёritur sikur gjoja Elitari po nxitohej ca dhe paska ngritur telefonin prej meduze pёr tё urdhёruar hapjen e çmendinёs. Mbase janё thashetheme, por ama ёshtё e sigurtё se peshku Vullnetar atё ditё doli si shigjetё dhe bashkё me tё çmendurit e tjerё filluan zallamahinё. U tund pashallёku nga flluskat dhe nga inatet e grumbulluara qё kur Roja u dhje nё luspa. Elitari atje lart çirrej: Peshq tё tё gjitha ujrave, bashkohuni rreth nesh, ju tani na keni ne. Vullnetari poshtё ulёrinte: O tufё e kuqe, mos harro ç’bёri shoku Peshkaqen pёr ty. Ndёrsa Roja Dinak s’dinte ku tё futej nga zemёrata e Besnikёve dhe Vullnetarёve. Ai mundohej tё tregohej sa mё i qetё, mundim ky qё ja stёrhollonte zёrin femёror kur deklaronte pёrpara peshqve formulёn e tij as peshk as mish: Peshqёri, peshkokracia ёshtё e tё gjithёve. Republika e Ujit tё Kuq as hapet as mbyllet.

Duke ngrёnё pёrditё ngapak trupin e vdekur tё shokut Peshkaqen, peshqit e kuq tё disidencёs ndryshuan nё ngjyrё nga ata tё rezidencёs. Ushqimi pa jetё i dha lёkurёs sё tyre njё biçim bluje qё s’ngjante fare me blunё natyrale tё racёs rebele qё mbyti pashain. Rrёmuja e madhe shtohej pёrditё. Nё pashallёkun e ish tё njёllojtёve hyri nё modё ngjyra biçimblu. Bluja e pastёr apo ngjyrat e tjera tё peshqёve tё dalё nga guvat s’para pёlqeheshin, veçanёrisht nga gratё, ndёrsa e kuqja shihej me neveri tё madhe. Tё kuqve u polli belaja. Donin ta ndёrronin patjetёr atё ngjyrё, se s’kishin ç’bёnin, por nga ana tjetёr pjesёmarrja e tyre nё shqyerjen e sekretarit tё vdekur as qё mund tё imagjinohej nё rezidencё. Roja Dinak i nxori tё gjithё nga Akuariumi dhe u zhvesh lakuriq. Pasi i kёrkoi njё mijё herё tё falur fotografisё sё shokut Peshkaqen, qё e mbante nё krye tё vendit, filloi tё fёrkohej pёr hir tё vazhdimёsisё, me po atё sfungjer tё ndotur qё pёrdorte Peshkaqeni nё kohёn e sёmundjes sё tij. Fёrko e fёrko deri sa u çngjyros. Ashtu i pangjyrё doli nё grykё tё Akuariumit dhe deklaroi me tё madhe: Largohem pёrfundimisht nga Komiteti i Mbrojtjes sё Pigmentit tё Kuq. Pёr hir tё paqes sociale unё vetёshpallem me dhimbje tё veçantё arbitёr i konsensusit dyngjyrёsh. Vasalёt e tij u tёrbuan nga ky veprim qё sipas tyre shpinte ujё nё akuariumin e biçimbluve. Pёr tё gjithё tё kuqtё e mbetur kjo ishte njё tradhёti e lartё qё i bёhej figurёs monumentale tё udhёheqёsit tё Luftёs Nacionalnёnujore dhe morёn hov kundёr Rojёs, por …

Raca e peshkut tё kuq ёshtё njё racё bastarde. Ideali i kёsaj race ёshtё shkёmbi i lartё i tё gjithpushtetshmit, por duke qenё njё racё pa kurrfarё personaliteti, tek peshku i kuq edhe njё gur i vogёl, edhe njё fare i vogёl, bile edhe njё uturak i rёnё nё fund tё detit, mjaft qё ta dallojё pak mbi bashkёnotuesit, ka njё efekt tё madh joshёs. Kёtё e dinte mirё Roja Dinak kur i mblodhi tё kuqtё nё Kongresin e jashtёzakonshёm e i porositi nё vesh: “mos u hani kot me mua. Unё e kam ngrёnё timen. Do t’ju arbitroj dhe ca e pastaj do tё vijё vetё vdekja tё mё marrё. Merruni me ata tё tjerёt e mos humbisni kohё. Edhe ata si ju ishin, por ja qё tani kanё goxha perspektivё”. “Ç’tё bёjmё?” e pyetёn bashkёpeshqit e idealit tё vjetёr, tё cilёt edhe pse e kishin marrё zёt, ia vlerёsonin dinakёrinё. “Ndёrroni ngjyrё.” Roja buzёqeshi. “S’e hamё dot Sekretarin e Parё”, u gjegjёn ata duke marrё pozicion serioz. “Jo Sekretarin e Parё”, vazhdoi me njё ironi tё lehtё skilja e vjetёr e Pashallёkut tё Ujit tё Kuq, shefi i kuzhinёs ideore tё Peshkaqenit, “Modelin, hani modelin”.

Dhe ata e hёngrёn modelin me lezet tё madh. Ndёrruan emёr e ndёrruan ngjyrё dhe me shokun Peshkaqen nuk u prishёn. Natyrisht nuk u bёnё dot biçimblu si ish-shokёt e ish-idealit, por morёn sё paku njё lloj vishnjeje tё mavijosur qё nёn dritat artificiale tё Kuvendit tё Lirё Peshkёror ngatёrrohej shpesh me biçimblunё. Por edhe kur nuk ndodhte kёshtu pёr çёshtje parimore, lavdi konsensusit ishin ata tё tjerёt qё bёheshin pak mё vishnje, pasi skuqeshin nga sforcimi pёr tё nxjerrё sa mё shumё flluska.

Njё natё baseni i madh i Kuvendit u tund nga dallgёt. Tё gjithё shtangёn duke pluskuar shumё lehtё. U hap gryka legjendare nga hynte dikur shoku Peshkaqen dhe pёr habinё e tё gjithёve u shfaq pёrsёri Ai, me tё qeshurёn e Tij karakteristike dhe dhёmbin e florinjtё nё anё tё bulçisё. Ish peshkuqёt u tmerruan nga madhёshtia e thikёs qё Ai mbante nё kurriz, ajo qё Ai e mprehte gjithsaherё e lypnin tallazet. Njёzёri i tёrё Kuvendi i Lirё Peshkёror buçiti, si nё kohёt e arta, nga himni i unitetit: “Peshkaqeni e solli thikёn, pёrsёri o pёr Republikёn”. I tёrё baseni u trazua e u mbush me flluska tё bardha qё mbuluan çdo ngjyrё. Shoku Peshkaqen shikonte kёtё spektakёl dhe plaste me vete qё s’i kishte shkuar ndёrmend nё gjallje tё Tij t’i lyente njёherё tё gjithё me blu dhe pastaj t’i vinte nё garё se kush do tё lahej mё shpejt. Do tё ishte njё garё shfarosёse pёr pashallёkun, pasi ata do ta rripnin mishin deri nё hala pёr tё treguar besnikёrinё ndaj Tij. U bёri shenjё me kokё tё pushonin dhe, kur uji u qetёsua, pa Tufёn e Tij qё vezullonte me njё tё kuqe si nuri dhe rrinte urtё sup mё sup si nё kohёt mё tё lavdishme tё Pashallёkut tё Ujit tё Kuq.

(P.S. Kjo pёrrallё ёshtё pjellё e imagjinatёs sё autorit. Çdo pёrkim me persona dhe ngjarje reale ёshtё thjeshtё i rastit.)

e.r., 7 gusht 1991

Perralla e Peshkut te Kuq

Perralla e Peshkut te Kuq

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s