Reforma arsimore e gomerёve peshkopё. (Romeo Kodra)

gomari peshkop

gomari peshkop

Kohё mё parё jam marrё, nё dy artikuj nё AKSREVISTA, me reformёn arsimore – “Gomerёt peshkopё, ose mbi arsimin jo publik shqiptar” dhe “Gomerёt peshkopё II, ose mbi arsimin publik shqiptar”.

Pёr ata qё nuk i kanё lexuar dhe nuk e dinё se ç’janё “gomerёt peshkopё” informoj se, me kёta, nёnkuptohen pronarёt e universiteteve private apo drejtuesit e atyre publike qё me autoritarizmin e injorancёs vendosin fatin e arsimit shqiptar.

Kontribuojnё nё kёtё fundosje fatkeqe edhe priftёrinjtё/nёnpunёsit/pedagogёt e tredhur dhe kokёulur qё pёr 5, 6 apo 70 mijё lekё rrogё mujore shesin dijen dhe dinjitetin e tyre duke i thёnё “Po!” gjithçkaje qё del nga mendja idiote e gomerёve nё fjalё. Mantelet (nёnkupto dija/diploma), qё u varen nёpёr shalё priftёrinjve tё tredhur, mbulojnё deri diku trupin (nёnkupto universitetet, pra stafi i kualifikuar si fasadё e universiteteve) e gomerёve/pronarёve/drejtuesve qё automatikisht prej kёtyre manteleve, me pronёsinё e tё cilёve ekskluzivisht identifikohen si qenie, u duket vetja peshkopё.

Kemi nё Shqipёri – mbi tё gjitha nё arsim – rastin e rrallё ku priftёrinjtё u binden gomerёve. Gomerёve u duket vetja peshkopё sepse kujtojnё se priftёrinjtё u binden falё intelektit dhe dijeve tё tyre si intelektualё dhe studiues dhe jo sepse kanё frikёn e autoritarizmit idiot qё i karakterizon. Ç’t’i bёsh kёshtu dhe kёtu na ka rёnё pёr hise ne shqipatёve tё jetojmё!

Qё nё “Gomerёt peshkopё I” kisha evidentuar nevojёn absolute tё njё enti kontrollues tё huaj dhe tё pavarur qё tё hapte e tё kontrollonte cilёsinё e punёve tё diplomave – tё gomerёve dhe tё priftёrinjve bashkё – nёse do tё donim njё arsim tё denjё pёr ta quajtur tё tillё. Kohё mё vonё, ministrja Nikolla nxorri njё deklaratё (tё cituar nё “Gomerёt peshkopё II”) pёr njё ent kontrollues tё huaj. Asnjё gazetar apo gazetare (nёse mund tё ketё tё tillё nё kёtё vend) nuk u kujtua tё pyeste kush ishin, si u pёrzgjodhёn, cilat qenё kriteret e kontrolleve, etj., etj.. Pёr dijeninё e publikut njoftoj se bёhej fjalё pёr Kёshillin Britanik tё Akreditimit (mё tej KBA), por ende sot e kёsaj dite nuk dihet marrёveshja midis qeverisё dhe kёsaj organizate. As nё MAS dhe as nё KBA nuk japin informacione mbi tё. “Nuk dimё gjё!” ishte pёrgjigjia sot 11/08/2014 nё sekretarinё e ministres Nikolla si dhe nё zyrёn e KBA nё Tiranё.

Them se do ishte interesante sikur tё njiheshim me disa informacione. Si u pёrzgjodh KBA pёr bashkёpunimin p.sh.? Do tё paguhet pёr punёn qё do kryej? Nёse po, sa? A do tё hapё dhe tё kontrollojё diplomat e rektorёve, dekanёve, shefave tё departamenteve tё universiteteve publike dhe jo publike, pra tё kontrollojё cilёsinё e tyre si studiues? Nёse po, dhe nёse njё ditё tё bukur, pasi u ёshtё dhёnё akreditimi universiteteve publike dhe jo publike prej KBA, do tё verifikohet qё ndonjё rektor, dekan apo shef departamenti i tyre ka kopjuar nё diplomimin e tij, do tё marrё ndonjё pёrgjegjёsi KBA? Do paguaj ndonjё gjobё? Nёse po, sa?

I bёj kёto pyetje sepse vetёm nёse do tё vihen pёrpara pёrgjegjёsisё palёt – qeveria dhe kontraktuesi i akreditimit – mund tё reformohet sistemi arsimor shqiptar. Dhe pёrgjegjёsia mbahet vetёm kur ka njё interes ekonomik nё mes, kёtё besoj e kuptojnё tё gjithё.

Akreditimi do tё ishte, si procedurё, shumё i thjeshtё: i vihen parametra kontraktuesit (KBA p.sh.) pёr tё optimizuar sistemin (p.sh. gjetja e dallavereve nёpёrmjet kalimit nё sitёn e cilёsisё sё diplomave pёr çdo rektor, dekan, shef departamenti, por mund tё ketё edhe shumё tё tjera, nёse duam vёrtetё cilёsi). Kontraktuesi, pasi kontrollon dhe sigurohet pёr cilёsinё, jep akreditimin pёr njё universitet, drejtuesve tё sё cilit u imponon cilёsinё nё pёrzgjedhjen e stafit qё mund tё mbikqyret nё tё ardhmen me kontrolle tё paparalajmёruara nga kontraktuesi. Nёse gjenden shkelje prej kontrolleve tё kontraktuesit, universiteti gjobitet dhe sinjalizohet pёr penalizim nё njё ranking/renditje tё cilёsisё, por gjithsesi u vihet si kusht brenda njё afati tё caktuar tё korrigjojnё mangёsitё, tё cilat po nuk u plotёsuan mund tё çojnё deri nё mbyllje tё universitetit. Pas kёsaj rikalojnё kontrolle periodike tё paralajmёruar tё qeverisё mbi punёn e bёrё nga kontraktuesi dhe gjendjen e pёrgjithshme tё universiteteve. Nёse gjenden pёrsёri dallavere i kёrkohet llogari kontraktuesit duke e gjobitur, natyrisht kur nuk jep justifikime pёr rastin nё fjalё.

Duke qenё kaq e thjeshtё, kuptohet sa e kotё ёshtё qё kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla tё mbushin gojёn me “pjesёn e kalbur” dhe pjesёn e shёndoshё tё sistemit, sepse ёshtё vetё sistemi qё i prodhon pjesёt e kalbura. E vetmja mёnyrё pёr ta optimizuar sistemin ёshtё reforma, dhe nuk mё duket se po reformohet ndonjё gjё nё arsim. Vetё kryministri pohon qё nuk do tё ndryshojё ligjin, dhe kjo do tё thotё qё automatikisht nuk bёhet fjalё pёr reformё (ftoj tё ashtuquajturit “gazetarё” tё gjejnё kuptimin e fjalёs “reformё” nё njё fjalor; sugjeroj “Il Dizionario di Politica” Bobbio/Matteucci/Pasquino, UTET, Torino, 2004) sepse struktura mbetet e njёjtё, paçkase duhet hedhur fishekzjarri i rradhёs. Nё pak fjalё kemi tё bёjmё me njё politikan qё nuk flet korrektёsisht politikishten (çёshtje abetarizmi dhe alfabetizimi), por askush nuk ka guximin t’i kontestojё paçavuret qё nxjerr nga goja. Edhe kёtu kemi tё bёjmё me 5, 6 apo 70 mijё lekёshin, ose edhe mё shumё, pёr tё cilin priftёrinjtё e tredhur vazhdojnё e prostituohen dhe prostituojnё dijen e tyre duke lёnё nё delir kryepeshkopin gomar tё rradhёs.

Nuk bёhet reformё pa ndryshuar ligjin. Ligji aktual – nr. 9741 “Pёr arsimin e lartё” – u lejon autonominё dhe lirinё akademike universiteteve. Nёse do shohim cilёsinё e diplomave tё profesorёve, doktorantёve, studentёve qё dalin nga kёto universitete, pёr tё kuptuar si ёshtё interpretuar autonomia dhe liria akademike, atёherё do tё kuptohet realisht katastrofa nё tё cilёn ndodhet arsimi i lartё nё kёtё vend. Mjafton kёtu tё pёrmend njё fakt nё tё cilin kam rastisur dhe kontrolluar nё vetё tё parё. Nё Qendrёn e Studimeve Albanologjike, prej sё cilёs mund tё dalin edhe doktorantё pёr literaturё, arte pamore, teatёr, kinematografi, etj., nuk janё kujtuar qё pёr kёto fusha mungojnё tekstet teorike (nuk po llogaris ato pak tekste qё kishin kaluar censurёn nё kohёn e diktaturёs dhe nuk sigurojnё mё vlerё tё mjaftueshme pёr kёrkim shkecor). Mbi ç’baza studiohet nё kёtё qendёr? Me çfarё do e bёjnё teorinё kёta studiues? Mund tё ketё njё qendёr studimore dhe kёrkimore pa tekste teorike? Po nuk e bёnё kёta teorinё, kujt i mbetet pёr ta bёrё? Apo mund tё bёjmё edhe pa teorinё? Dhe po flasim pёr qendrёn kёrkimore mё tё rёndёsishme kombёtare, po flasim pёr majёn e ekspertizёs kombёtare mbi artet e sipёrpёrmendura qё tregon dukshёm – nёpёrmjet punёve studimore tё tё ashtuquajtur studiues qё e popullojnё – se nё ç’gjendje ёshtё kёrkimi shkencor shqiptar.

Por kjo gjё ёshtё shumё e vёshtirё tё realizohet. Ёshtё e vёshtirё sepse kontrolli mbi cilёsinё do tё mund tё nxjerrё nё pah edhe vlerёn e diplomёs sё kryeministrit “artist nga shpirti dhe kryeministёr nga misioni” dhe qё ka lёnё kulturёn, pёr tё cilёn supozohet se ka studiuar, nё kёtё situatё qё e shohim sot. Kontrolli i cilёsisё do tё mund tё nxirrte nё pah edhe vlerёn e diplomёs sё ministres Nikolla tё kryer tek UFO. Ah, personalisht nuk kam asnjё paragjykim edhe pёr ata qё kanё mbaruar diplomimet tek “UFO”, tek “Lufta e Yjeve”, tek “100 Vitrinat” apo tek “Xhomlliku”; mjaftohem edhe sikur kёta – si qeveri – t’i bёnin publike punёt dhe diplomat e tyre … edhe se me bёrjen publike tё puneve dhe formimeve akademike tё zyrtarёve tё saj publik kjo qeveri nuk ёshtё se ka ndonjё marrdhёnie tё rehatshme.

Një mendim mbi “Reforma arsimore e gomerёve peshkopё. (Romeo Kodra)

  1. Romeo thash edhe une te vazhdoj dhe i fillova, madje i ndoqa per ca kohe studimet ne QSA dhe ata ma pelqyen temen shume, dhe qe thua ti e kam zhvilluar temen, por mandej ne fund hoqa dore ika prej QSA, sepse kur mu qartesua veshtrimi, dhe kjo se uji u be i kthjellet e transparent, pashe qe shume te diplomuar jo vetem qe kopjonin tekste te gatshme, po nje per nje ama, jo vetem qe prallisnin pa asnje kuptim fjale te grumbulluara nga burime te ndryshme, por kishte nga ata qe nuk kishin ardhur asnje dite ne dyert e QSA. Kjo nuk me trishtoi, por me ÇLIROI nga barra qe i kisha vene vetes per te patur edhe une nje titull. I dhash vetes nje mendje te lehte dhe nje te qeshur Hahahahahahahah dhe pashe qe supet i kisha te lira,
    Te falenderoj per tekstin, se pashe qe e qeshura ime ia paska vlejtur. Porse veshtrimi im perseri u turbullua.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s