Letёr Xhaxhait. (Romeo Kodra)

I dashur Xhaxha,

tek lexoja njё ‘post’ “Nga gjendja civile nё ekzorcizёm” nё blogun tuaj “Peizazhe tё fjalёs ose natyra jo aq tё qeta” vendosa t’ju shkruaja pёr temёn e trajtuar. Por, tek mundohesha tё artikuloja mendimin tim, fillova tё racionalizoj se ju, nё njё farё mёnyre, pёr mua jeni njё figurё atёrore. Virtuale, natyrisht, meqё tё dy argёtohemi me kurimin e njё blogu. Ju, dihet, prej mё shumё vitesh.

Por virtualja merr nuanca konkrete duke ndikuar edhe nё realitetin tim, pёr faktin se vlerёsoj tek ju mёnyrёn e trajtimit tё shqipes. Po flas pёr shqipen si gjuhё, si pushtet dhe artikulim gjuhёsor (lexo Frojd/Lakan). Pastaj ёshtё edhe emri juaj nё rrjet, nickname-i, “Xhaxhai”, njё baba i spostuar topologjikisht, qё rimon me spostimin e virtuales nga realja, qё mё ngacmon fantazinё pёr njё letёr tё tillё. Situata pra, pёr sa mё pёrket, ёshtё dukshёm kafkiane (Letёr Babait).

Kafka mund tё lexohet nё mёnyrё psikoanalitike (tё ankthshme) dhe skizoanalitike (tё qeshur, me humor, dredharake dhe tredharake). Unё preferoj ta lexoj me kёtё tё dytёn, sipas Deleuze-Guattari – “Kafka. Pour une littérature mineure”. Dhe ky shkrim, kjo letёr, kёtё qasje ka.

Duke ju kthyer postimit tuaj “Nga gjendja civile nё ekzorcizёm” doja t’ju pyesja per disa gjёra qё nuk i kuptoj.

Pikёsёpari tempizmin, kohёn pёr kёtё postim. Ju duket vёrtet se kemi problemin e Salёs dhe retorikёs sё tij nё kёtё moment? Kam pёrshtypjen se, pavarёsisht “Gёrdecit”, “21 janarit”, etj., ai e ka siguruar pensionin, ashtu si tё tjerё, pёrpara dhe pas tij, me shumё mundёsi. Ndoshta ka tё bёjё largёsia juaj dhe perceptimi i realitetit nёpёrmjet virtuales (rrjetit, nё pak fjalё), por ju siguroj se urgjenca nuk ёshtё kjo.

Sa pёr edipizimin e Edivin Kristaq Ramёs, kam pёrshtypjen, se e keqja ёshtё, qё nuk ёshtё folur mjaftueshёm me terma jo-berishor pёr rolin e Atit kryeministror. Dhe e them si njё anti-edipian (deleuzian) i bindur, dhe pikёrisht pёr kёtё e kam mёse tё qartё qё shpesh likuidohet “good oldman Oedipus” si tё ishte njё leckё e tejkalueshme prej gjithkujt.

Ju pёrmendni edhe njё fakt konfliktual tё pёrfunduar nё gjyq tё Edi(p) Ramёs (fantastike gjetja e emrit; sot e tutje po jua vjedh) dhe tё atit, Kristaqit, me tё cilin Sali Berisha kёrkon tё “psikanalizojё” kryeministrin aktual. Personalisht unё nuk do i futesha kaq thellё. Mjaftojnё eksperiencat profesionale tё Kristaqit dhe Edit si artistё dhe politikanё pёr tё parё dhe ndjekur dinamikat edipike, edhe pa nevojёn e konflikteve personale. Vetёm njё kokёgdhёje nuk i hyjnё nё tru metaforat frojdiane, siç ёshtё edhe ajo e “Edipit”. Kush i ka lexuar dy rreshta e di pёr se flitet, pa nevojёn e gjyqeve. Kёshtu qё nuk do tё isha aq i prirur tё likuidoja simptomat edipike tё Edivin Kristaq Ramёs me kaq lehtёsi, vetёm pёr faktin se i ka inflacionuar Sali Ramё Berisha.

Gjithashtu shoh tё jetё perdorur shprehja “nё mos fshatarak” qё tingёllon jo korrekte. Mё ngjan me njё berishizёm anti-jugor-ortodoks. Mё ngjan si shprehje e “çunave tё Tironёs” dhe anti-malokёve tё inflacionuar qё kemi nё qeveri. Nuk do tё doja qё edhe ju tё kishit rёnё preh e lojёs sё kёtyre tё tredhurve edipik, tё cilёt kanё talentin e rrallё tё tё diturit se ku tё shiten mё mirё dhe mё shtrenjtё, dhe pikё tё fortё pёr kёtё kanё GJUHЁN, atё pёr tё cilёn edhe ju jeni ekspert. Shpresoj qё ta keni ndjerё nё kёtё çerek shekulli qё Sala nuk ёshtё aq “malok” sa duket, dhe Edi jo aq “çun Tirone”. Nёse ende jo, ju sinjalizoj njё shkrim tё Fatos Todi Lubonjёs: http://www.panorama.com.al/2014/07/29/cunat-e-tirones-blloku-i-vjeter-dhe-blloku-i-ri/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s