Divide et Impera. Kronika perandorake IV: pёrshёnjimi i hapёsirёs urbane. Edi Rama dhe Atelier Albania. (Romeo Kodra)

Atelier Albania

Atelier Albania

Prej disa ditёsh po flitet nё masmedia pёr vendimin e kryeministrit pёr tё ndryshuar “70 sheshe komuniste”. Kjo do tё thotё qё 70 hapёsira publike urbane do tё modifikohen. Pyetja ёshtё: si?

Njё ide lexuesi mund ta krijojё duke parё – nёse mundet – se kush ёshtё Atelier Albania. Informacionet e mjegullta do tё mund tё gjenden nё faqen on line tё Ministrisё sё Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Mё duhet tё paralajmёroj lexuesin se nuk do tё mund tё gjejё asnjё informacion pёr themeluesit e AA, dhe as pёr mёnyrёn dhe kriteret e pёrzgjedhjes sё saj si partner strategjik i Ministrisё. Aty do tё shihet qartё vetёm qё nёpёrmjet Atelier Albania qeveria do tё filtrojё dhe kontrollojё tё gjitha konkurset, projektet dhe zbatimin e tyre nё lidhje me zhvillimin urban nё vend.

Duke qenё se mungesa e trasparencёn fsheh gjithmonё korrupsionin dhe mafjen them se do tё ishte mirё qё, nё MZHUT, znj. Eglantina Gjermeni tё fillonte e tё qartёsonte situatёn. E them kёtё sepse nё vendet e pazhvilluar kёto ente filtruese institucionale pёrdoren pёr tё kanalizuar paratё e korrupsionit tё politikanёve.

Pak a shumё modus operandi i tyre funksionon kёshtu: Njё X politikan qё ka nё dorё vendimarrjen nё konkurset pёr kontraktimin e punёve publike i kёrkon MIQVE tё vet tё hapin firma apo zyra arkitekture. MIQTЁ shndёrrohet brenda ditёs nё ekspertё tё fushёs. Kjo ndodh sepse zakonisht nё kёto vende nuk egziston gjykimi kritik masmediatik dhe korrupsioni ёshtё status quo. MIQTЁ, pasi zёnё vend nё nyjet institucionale qё delegojnё punёt publike, fryjnё – me 20% le tё themi – pagesat qё intsitucioni publik derdh nё kasat financiare tё kontraktuesit, i cili xhiron kёtё shumё tek MIQTЁ dhe kёta tё fundit tek politikani X. Kuptohet besoj se ç’ёshtё X Faktor.

Thonё qё njё gjё e tillё ka ndodhur edhe nё Tiranёn e Edi Ramёs, por deri mё sot nuk di tё ketё patur ndonjё ngjarje tё faktuar nga ndonjё gjykatё; edhe se para disa kohёsh, mbi kёtё argument, diçka aludoi Fatos Lubonja nё njё shkrim tek “Panorama” (shih on line “Drita dhe hijet e aksionit nё Lazarat”), nё tё cilin reflektonte mbi situatёn e “Lazaratit” dhe reinvestimin e parave tё hashashit, tё cilёn e paralelizonte me “Kjoskat” e Lanёs, apo Parkut Rinia, dhe reinvestimet mafjoze nё ndёrtimet mbytёse dhe bulimike qё shkatёrruan Tiranёn.

Tani, duke qenё se jemi nё njё vend ku deformimi antropologjik i profesionistёve tё fushёs arkitektoniko-urbanistike ёshtё nё fazё degjenerative tё pakthyeshme (evidenca e fakteve kёtё na thotё), dhe si rrjedhojё nuk mund tё pritet qё tё ketё njё “coming out” nga aktorё dhe operatorё tё fushёs (arkitektё, urbanistё, inxhenierё, etj.), atёherё e ndjej si tё domosdoshme tё jap kontributin tim si qytetar, intelektual dhe studiues pёr tё qartёsuar disa gjёra qё mё duken tё njё rёndёsie tё veçantё, meqёnёse nё kёtё argument preken taksat e mia dhe publike nё pёrgjithёsi.

Nё rrjetin e internetit zbuloj, jo dhe aq lehtё, qё Atelier Albania ёshtё propozuar dhe zhvilluar nga 51N4E (arkitektё dhe urbanistё) dhe IABR (Bienalja Ndёrkombёtare e Arkitekturёs Roterdam). Duke qenё se X politikanin e kemi (le tё marrim kryeministrin Edi Rama p.sh.), papritur na dalin edhe MIQTЁ. Nё IABR Edi Rama ka qenё superstar i ftuar nё 2007, ndёrsa 51N4E ёshtё projektuese e fallus-it madhёshtor pas Xhamisё, nё qendёr tё Tiranёs, i cili mund tё fitoj çmime dhe t’i thuren lavde nga e gjithё bota dhe nga Ati i Shenjtё mbi tokё, por mua s’mё lёviz asnjё centimetёr nga bindja qё kam mbi tё si njё ndёrhyrje fashistoide nё kontekstin urban tё kryeqytetit. Mund ta artikuloj mendimin tim teorikisht kudo dhe karshi kujtdo.

Duke qenё se MIQTЁ i kemi – 51N4E dhe IABR -, po ashtu edhe X politikanin – Edi Rama -, dhe meqё nuk jam aq naiv sa tё pres njё “coming out” prej operatorёve tё fushёs, po i futem vetё njё valleje me atё qё mё lejojnё mundёsitё e mia: me artin e arkitekturёs dhe konceptimin filozofik tё saj, paçka se gjenitё e tredhur autoktonё tё fushёs arkitektoniko-urbanistike mendojnё se nuk kemi tё bёjmё me art nё rastin e arkitekturёs. Pёr kёta, meqё ra fjala, sugjeroj hapjen e “Encyclopedia Britannica”. Qё tё mos lodhen, si tё trashё qё janё (mendёrisht apo fizikisht), i sugjeroj edhe kёrkimin e zёrit “Art of Architecture” sepse vetёm “Architecture” nuk ekziston (flas pёr versionin libror, nё letёr).

Tek Atelier Albania mё bёri pёrshtypje sintagma konceptuale e metodologjisё: “Hulumtimi nёpёrmjet projektimit”. Duke qenё se ёshtё koncept, duhet parё sa i qёndrueshёm ёshtё, dhe pёr mendimim tim, nga ana filozofike, nuk ka “bythё ku tё rrijё”. Ka ndonjё qё hulumton nёpёrmjet projektimit? Nuk duhet tё jetё e kundёrta? Lexues i dashur kёtu nuk po flasim pёr hulumtime nёpёrmjet projektimeve qё bёhen nё hapёsirё, pёrtej orbitёs tokёsore, ku mund tё riskojmё edhe projekte qё mund tё shkojnё dёm dhe tё hulumtojmё mbi to, mbi rezultatet pozitive apo negative. Kёtu po flasim pёr hulumtime nёpёrmjet projektimeve qё do tё bёhen nё sheshet tona, qё do tё influencojnё marrdhёniet tona sociale, antropologjike, psikologjike nё hapёsirёn e pёrbashkёt. Mesa duket AA e ka pёr metodё alienimin, ka pёr metodё karikimin e motorrёve pёrçudnues qё do tё na katapultojnё nё orbitёn globale dhe pёr kёtё nuk ka “bir kurve” – pёr tё cituar kryeministrin – apo kurvё intelektuale tё shitur qё t’ma mbushi mendjen pa ma artikuluar disi mё gjerё.

Duke qenё se koncepti metodologjik i Atelier Albania nuk ka “bythё ku tё rrijё”, do tё doja tё fokusoja vёmendjen e lexuesit qё “bytha nё sheshe” ёshtё e publikut shqiptar, imja dhe e juaja. “Bytha nё sheshe” nuk ёshtё as e MIQVE te AA, dhe as e X faktorit Edi Rama. Kёta e kanё “bythёn” gjithmonё tё palagur, dhe ne, nё Shqipёri, duhet ta dimё mё mirё se kushdo. E kemi provuar shumё mё parё, me njё tjetёr X politikan, me Ahmet Zogun (faktori i parё X, Ati i tё gjithё X faktorёve neuro-politik shqiptarё) dhe aferet e tij arkitektoniko-urbanistike me fashistёt italianё, tё cilёt pikёrisht falё kёtyre aferave justifikuan pushtimin e Shqipёrisё nё 1939 (shih nё bibliotekёn e Institutit Italian tё Kulturёs nё Tiranё “Architetti e ingenieri italiani in Albania”).

Kostumi Zogut Ahmet

Kostumi

Kostumi i kostumit

Kostumi i kostumit

Mbi X Faktorin primar tё pёrshёnjimit prostitucional tё hapёsirёs urbane, mbi Zogun, kam shkruar mjaftueshёm nё AKSREVISTA (shi p.sh. “Praktika skizogjene dhe proksemia e hapёsirёs: ‘Blloku’ i Tiranёs”). Mё duhet sot e tutje tё artikuloj disi mё mirё degjenerimin prostitucional tё hapёsirёs publike, pra jo vetёm asaj urbane, mё duhet tё artikuloj pёrtej Zogut, mё duhet, pёr dreq si njё psiko-androlog i tredhjes edipike, tё artikuloj dinamikat pёrshenjuese hapёsinore tё bibilushёve tё tipologjisё sё Edi Ramёs.

7 mendime mbi “Divide et Impera. Kronika perandorake IV: pёrshёnjimi i hapёsirёs urbane. Edi Rama dhe Atelier Albania. (Romeo Kodra)

  1. Mjafton te shikosh konkursin e fundit “nderkombetar” ku fituan klani i 51N4E. Ish ortaku, ortaku aktual francez e keshtu me radhe …

      1. Thashe mos e kishe per Himaren … Vlora eshte e vjeter. Himara, Himara. Koco, Koco. Se c’kam nje parandjenje qe ka lidhje edhe me skandalin e pedofilit-sekretar … po nejse. Nuk mund te merrem edhe me teori “konspirative” sic mund te me akuzojne.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s