Mbi mundin dhe terminologjinё e Sofia Kalos. (Romeo Kodra)

Teza mbi Artin _ Sofia Kalo

Teza mbi Artin _ Sofia Kalo

Sot nё Ministrinё e Kulturёs djemtё e galerisё MIZA (tё cilёt gjej rastin t’i pёrgёzoj pёr iniciativat jo vetёm artistike, por edhe studimore mbi artin dhe kulturёn) organizuan njё takim me antropologen Sofia Kalo. Nё kёtё takim Kalo, qё jeton dhe studion nё Massachusetts tё SHBA, prezantoi punёn e vet tё doktoraturёs (njё pjesё tё saj) mbi artin nё Shqipёrinё post-komuniste.

Pёrtej çfarёdo lloj mangёsie nё materialet e prezantuara, mё duhet tё pёrgёzoj vёrtet S. Kalon sepse njoh mёsёmiri mundin dhe djersёn qё duhet derdhur pёr tё arritur nё aksesin e materialeve dokumentuese qё kanё tё bёjnё me artin dhe kulturёn nё Shqipёri. Dhe kur ёshtё e vёshtirё pёr njё individ qё jeton nё Shqipёri nuk mund ta imagjinoj se ç’duhet tё jetё pёr njё qё jeton jashtё saj.

Po jap njё shembull personal.

Pak muaj mё parё vendosa tё bёja disa kёrkime mbi artin dhe kulturёn post-diktatoriale nё Shqipёri. Pёr tё patur akses nё institucionet artistiko-kulturore – si Teatri Kombёtar i Operas dhe Baletit, Galeria Kombёtare e Arteve, Teatri Kombёtar, Universiteti i Arteve, Qendra e Studimeve Albanologjike, Ministria e Kulturёs dhe ajo e Arsimit – zbulova se duhet bёrё njё kёrkesё zyrtare. Kjo kёrkesё, e firmosur prej individit qё kёrkon akses, teorikisht duhet protokolluar nё institucionet nё tё cilat kёrkohet aksesi. I vetmi institucion qё ma protokolloi sipas njё rregulli dhe njё logjike ishte GKA: vulё dhe fotokopje tё protokollimit nё dorё. Nё Ministrinё e Kulturёs protokolluesi mё tha – “Ça t’duhet numri protokollit? S’ka hum naj gjo ktu, asiher!”; nё atё tё Arsimit protokolluesja mё tha – “Ik se ta protokolloj unё mё vonё”, por, pas insistimit tim, u ngrit nga tavolina me gjithё pёrtesёn e kёsaj bote pёr t’mё vulosur njё kopje tё kёrkesёs sё protokolluar; nё TKOB mezi morёn vesh qё duhej njё vulё (nё fotokopjen qё kisha sjellё unё) meqёnёse nuk kishte as numёr protokolli; nё TK nuk dihej se kush duhej ta protokollonte (ndoshta ngaqё ishin nё riorganizim strukturor e sipёr); nё UA protokolluesja mё tha – “Kot e kёrkon fotokopjen e protokollimit; unё tani tё njofta, kёshtu qё hajde kur tё dush, vetёm se po s’isha unё ti s’futesh”; nё QSA dy zonjusha tё zellshme po mё shpjegonin se nuk kishte arsye tё mё jepnin njё numёr protokolli apo kopje tё protokolluar, edhe pas kёmbnguljes sime, edhe pas kontaktimit tё drejtorit tё QSA nuk kishte kodosh tua mbushte mendjen … ika i lebetitur prej valkirieve.

Pas kёsaj rradhitjeje, shpresoj qё lexuesi tё kuptoj se sa i ndjerё ёshtё falenderimi im pёr Sofia Kalon dhe punёn e saj.

Pёrsa i pёrket ndёrhyrjes sime pёrgjatё shkёmbimit tё opinioneve me S. Kalon, mund tё ketё mbetur ndonjё gjё e paqartё. Kёshtu qё po e shtjelloj me shkrim, shpresoj mё mirё, atё qё thashё me gojё.

Termi “post-komunist” i titullit tё zgjedhur prej S. Kalos – “Disa teza mbi artin nё Shqipёrinё post-komuniste” – pёr mendimin tim ёshtё pёrgjithёsues dhe devijues. Ёshtё pёrgjithёsues sepse duket si terminologji masmediash tё tipit Klan/Top-Channel (Fevziu/Xhunga, pёr tu kuptuar). Shqipёria nuk ka patur asnjёherё emёrtimin “komuniste”. Do ishte e pranueshme tё quhej “socialiste” apo “popullore” sipas emёrtimit Republika Popullore Socialiste e Shqipёrisё.

Kjo terminologji relative dhe relativizuese, nё studime qё duan tё mbajnё njё lloj karakteri shkencor, sjell dy rreziqe.

I pari i pёrket njё deduktimi qё mund tё bёj njё dёgjues apo lexues (ende i virgjёr nga ana teorike dhe terminologjike) i punёs sё Sofia Kalos, sipas tё cilit, meqё Shqipёria ёshtё “post-komuniste”, do tё thotё qё dikur ka qenё “komuniste”; dhe mё tej, nёse ka qenё “komuniste”, ka patur edhe njё “art komunist”. Kjo nuk ёshtё aspak e vёrtetё. Madje Shqipёria nuk mund tё pёrgjithёsohet as nёn etiketёn e artit tё realizmit socialist qё ka dominuar njё epokё tё tёrё nёn diktaturёn e Enver Hoxhёs. Po bёj vetёm njё shembull tё dukshёm pёr tё gjithё: pallati i Maks Velos pas Pallatit tё Kulturёs. Ёshtё komunist? Ёshtё real-soc.? Apo ёshtё kubist? Kush ka guximin t’i thotё Maksit qё ka bёrё art real-soc. le tё pёrgatitet tё hyjё nё gjak me tё!

Rreziku i dytё ёshtё edhe mё i dёmshёm, mё problematik dhe mё pak i justifikueshёm si gabim pёr antropologen Sofia Kalo. Termi post-komunist ёshtё shumё i dashur pёr pёrfaqёsuesit e huaj nё Shqipёri, sidomos ata perёndimorё (Soros in primis, BE, Ambasadat e SHBA, Hollandёs, Austrisё, etj.). Me kёtё term, tё specifikuar nё thirrjet pёr aplikime tё fondeve nё tё cilat pёrplasin kokёn operatorёt artistiko-kulturor shqiptarё, qё detyrohen t’i nёnshtrohen njё gjuhe jo korrekte, tendencioze dhe tejmase tё ideologjizuar, kёta pёrfaqёsues na katalogojnё nё njё konglomerat tё pёrbashkёt me thuajse gjysmёn e botёs (Bllokun e Lindjes, pёr tu kuptuar). Kjo sjell pushtimin dhe zaptimin e parё neo-liberist (apo fashist do ta quaja unё) tё globalizimit pёr tё cilёn ankohen prej mёse tre dekadash antropologёt social-kulturor siç ёshtё edhe Sofia Kalo. Ky ёshtё njё gabim pikёrisht nё qasjen antropologjiko-sociale pёrkundrejt objektit tё studimit, sepse ёshtё mёse e qartё dhe e dukshme influenca qё kanё fondacionet e huaja nё perceptimin, prodhimin dhe fatin e artit dhe kulturёs nё Shqipёri.

Unё, personalisht, kam pёrshtypjen se Sofia Kalo ёshtё nё mirёbesim. Kam gjithashtu bindjen se edhe nё universitetet amerikane (ende mё tё mirat nё botё sipas mendimit tim, pavarёsisht shumёllojshmёrisё dhe ndryshimit kualitativ midis tyre) apo evropiane rrallё herё ndodh qё tё kenё kёtё kujdes nё terminologji, sidomos kur i bashkёngjiten vendeve “ekzotike” si Shqipёria. Kёshtu qё nuk na mbetet ta kemi vetё kёtё kujdes. Pёrndryshe do humbasim atё pak qё na ka mbetur. Po nuk u sesibilizuan vetё studiuesit do jemi gjithmonё nё dorё tё Ramёs apo Kumbaros sё rradhёs pёr tё cilёt quhet “reformё” dhe mision shkatёrrimi i institucioneve artistiko-kulturore kombёtare … nuk po zgjatem mё se nё kёtё blog ka aq material mbi argumentin sa pёr tё ngopur çdo shqisё (sy, veshё dhe gojё).

Doja ta mbyllja pёrsёri me njё pёrgёzim pёr Sofia Kalon sepse e shoh me shumё vlerё mundimin dhe kontributin e njё specialisti tё njё fushё qё nuk ёshtё direkt i lidhur me artin. Madje do tё kisha dashur qё tё pёrdorte edhe mё shumё terminologji nga fusha e antropologjisё social-kulturore, pra nga fusha e saj e ekspertizёs, sepse vetёm kёshtu mund tё pasurohet njohuria dhe gjuha e artit dhe kulturёs shqiptare.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s