Pa flamur dhe pa brekё. Politika artistiko-kulturore shqiptare. (Romeo Kodra)

Drejto Oborrit Kryeministror

Drejt Oborrit Kryeministror

Politika bazohet detyrimisht tek morali (lat. mores=zakon/sjellje). E zakonshmja dhe e moralshmja janё prirje tё njё status quo-je qё riafirmon vetveten nё rang shoqёror. Shpesh ndodh qё e zakonshmja dhe morali – sidomos prej aksioneve politike joefikase, jokreative, prej atyre qё abuzojnё me to – tё gangrenizojnё njё kontekst tё tёrё duke e shndёrruar nё njё kёnetё tё pajetё. Pёr kёtё shohim herё pas here aksione politike, tё ndёrmarra prej individёve apo grupeve partiake, qё kanё pёr qёllim tё vetёm pёrgjigjen ndaj degradimit kёnetor tё shoqёrisё dhe qё nё momentin e aplikimit tё tyre janё nё dukje antipolitike, jo tё zakonshme, tё pamoralshme.

E tillё ka qenё hyrja e Edi Ramёs nё politikёn shqiptare: antipolitike, e pazakontё dhe e pamoralshme. Shqiptarёt kuptuan, e pohon fakti qё e zgjodhёn kryeministёr tё vendit, qё politika, e zakonshmja dhe morali i tyre i njёherё e njё kohe ishin njё kёnetё e gangrenizuar. Edi Rama, i ardhur – pa flamurё ideologjik – prej fushёs sё artit dhe kulturёs, solli njё tёrmet destabilizues pёr status quo-nё e epokёs qё pranoi, dashje-pa-dashje, njё gjuhё politike tё re, njё zakon tё ri, njё moral tё ri.

Politika, zakoni dhe morali i Edi Ramёs sot janё gangrenizuar. Janё gangrenizuar sepse kanё abuzuar (etimol. tejpёrdorur) me politikishten, me gjuhёn e politikёs.

[Thёrrime “filozofike”:] Gjuha dhe politika kanё tё bёjnё me realitetin, me pёrpunimin aktual tё reales. Pёr pёrpunimin aktual tё reales me gjuhёn duhet patur parasysh Lacan-i, psikanalisti francez. Ndёrsa pёr pёrpunimin aktual tё reales me politikёn duhet patur parasysh Macchivelli. Si Lacan-i, ashtu dhe Macchiavelli janё denoncues dhe pranues tё njё zbrazёtie qё kanё nё thelb fushat e tyre tё kompetencёs. Dhe kjo zbrazёti ёshtё thelbi i vetё realitetit, realja si aktualitet i pashmangshёm. Pёr Lacan-in ka njё ndarje mes gjёsё dhe fjalёs qё e emёrton kёtё gjё. Po kёshtu pёr Macchiavelli-n ёshtё e ndarё politika e Princit dhe dyfytyrёsia/fasada e tij pёrkundrejt popullit.
“Gjuha na flet” – thotё Lacan-i, prej saj nuk shpёtojmё dot. Prej gjuhёs jemi tё shenjuar nё ekzistencёn tonё. Prej politikёs shpёtojmё(?) falё ideologjisё (makiavelike), pra logjikёs sё ideve. Kur tё kuptojmё qё Platoni i vendoste idetё nё HIPERURAN, nё dimensionin metafizik tё arritshёm dhe tё prekshёm vetёm prej Zotit, ndoshta atёherё do tё kuptojmё vёrtetё tragjedinё reale tё realitetit tonё fiktiv dhe dimensionin real tё skandalit makiavelik [Thёrrimet mbaruan].

Edi Rama abuzon me politikishten sepse nuk ka njё formim teoriko-politik adekuat. Ai brenda partisё sё vet nuk ka hyrё si ideolog, por si outsider, falё vrullit pasional, mishtor dhe destabilizimit qё karakterizojnё fushёn e prejardhjes sё tij: artin. Kjo mungesё, prej tij, pёrderisa i ёshtё futur politikёs dhe i beson Hiperuranit, duhej tё ishte pranuar shumё mё parё, pёr tё mos thёnё qё nё fillim. Duke qenё kёshtu kam pёrshtypjen se nuk do e pranojё ndonjёherё, dhe kjo, nё mёnyrё tё paevitueshme do e sjellё shumё shpejt drejt fundit. Do tё gjenden brenda Partisё Socialiste persona qё do tё arrijnё tё artikulojnё nё mёnyrё koherente njё vizion ideologjik (iluzioni mё i madh, pas rёnies sё Murit tё Berlinit, ishte fundi i ideologjive), dhe rrjedhimisht do tё tregojnё qё pasioni mishtor i Edi Ramёs nё politikishten e vjetёr, pra nё gjuhёn qё flet politikanёt qё prej polis-it athinas, do tё thotё qё “mbreti ёshtё lakuriq”. Dhe qё mbreti ёshtё pa brekё nga pikёpamja ideologjike mjafton ta pyesin apo tё shohin nёse ka bёrё ndonjё ligj apo reformё qё tё paktёn pёr sё largu tё mbajё pak erё tё Majte, tё jetё Socialiste.

E vetmja shpresё politike e Edi Ramёs ёshtё rikthimi tek themelet e politikёs sё tij, tek gjuha e re e artit dhe kulturёs nё tё bёrit politikё, ashtu siç bёjnё rёndom politikanёt profesionistё duke iu kthyer themeleve tё ideologjisё pёr tё riartikuluar tё ripёrtёrirё njё politikishte qё dukej e vdekur. Por rikthimi i Ramёs tek pasioni i tij, nuk duhet bёrё duke veshur brekёt, sepse ato i ka tё grisura qё nё momentin e zgjedhjes sё politikёs pёr artin, por duke e pranuar si mungesё, si mungesё tё domosdoshme, antipolitike, tё pazakontё dhe tё pamoralshme, pёr ta rikthyer nё njё motor tё efektshёm, pёr tё bonifikuar kёnetёn aktuale.

Kёneta gangrenizuese aktuale nuk mund tё bonifikohej me Mirela Kumbaron. Kёtё e ka kuptuar edhe vetё Rama qё, pasi ka pikasur tek ministrja e (agri)kulturёs sё munguar zellin e tё bёrit qoka dhe tё shtrimit tё tapeteve tё kuq, pardje e ka vёnё nё krye tё komisionit pёr pritjen e Papa Bergoglio-s (Presidenca dhe Protokolli i Shtetit siç duket kanё punё tё tjera!).

Kёneta aktuale kthehet nё tokё pjellore vetёm me pёrkushtim profesional, duke shndёrruar pasionin nё ratio politike, qё nё Ministrinё e Kulturё, ndryshe nga Ministritё e tjera, duhet tё jetё si nё shtёpinё e vet. Nuk ka art dhe kulturё pa pasion!

Ky pasion profesional tek agrikultorja e munguar znj. Mirela Kumbaro-Furxhi ёshtё nё njё zbrazёti totale. Zbrazёti qё fillon qё nga eksperienca e vet personale: cilat kanё qёnё politikat e Mirela Kumbaros pёr pёrkthimet (specilizimi i saj), mbi tё gjitha pёr pёrkthimet shkencore nё fushёn e artit dhe kulturёs (profesioni i saj si pedagoge universitare)? Pёrgjigjia negative e kёsaj pyetje ёshtё demonstrimi faktik jo vetёm i zbrazёtisё dhe mungesёs sё pasionit profesional, por edhe i lakuriqёsiё sё thelbit karkaterial dhe intelektual qё infektuan nё kёto muaj qeverisjeje njё zinxhir tё tёrё institucional kombёtar.

Duke qenё njё ministre pa flamur, e zgjedhur prej shoqёrisё civile, pritej prej Kumbaros qё pasioni i profesionit tё saj tё kontaminonte fushat e artit dhe kulturёs. Por siç thashё, ёshtё me provё, tek ajo nuk ka pasion.

Nuk do lodhem kurrё sё pёrsёrituri: infektimi i institucioneve artistiko-kulturore kombёtare prej mungёses sё pasionit pёr profesionin e vet, prej lakuriqёsisё karakteriale dhe intelektuale tё znj. Kumbaro-Furxhi godet mbi tё gjitha njё fetё tё madhe tё shoqёrisё, pjesёn mё tё mirё tё saj, atё mё pak tё komprometuar me dallaveret dhe batakçinjtё e politikёs profesioniste. Kjo gjё ёshtё faktike sepse, nёse e mendojmё mirё, njё individ i pёrzgjedhur prej rradhёve tё politikёs, qё i futet politikёs me flamurin e partisё nё dorё, mund tё dёshtojё dhe tё dёrgojё pёr rishplarje nё bazё flamurin (rinovimi i politikishtes si gjuhё tek themelet e ideologjisё). Ndёrsa njё individ i ardhur prej shoqёrisё civile kur i futet politikёs ka si mburojё vetёm pasionin e vet tё lakuriqtё, i futet politikёs me brekё nё dorё, sepse nuk i interesojnё moralizmat e politikёs, kёrkon aksionin, dhe nё momentin qё shet lakuriqёsinё e vet ka shitur in primis pasionin pёr profesionin, ekzistencёn e vet, e mё pas tёrё shoqёrinё civile tё cilёn pёrfaqёson. Praktikisht ky ёshtё shndёrrimi i individit nё njё copё mishi qё ushqen ingranazhin biopolitik.

Shpresoj ende (por jo dhe aq shumё) qё kryeministri Rama tё mos e ketё zgjedhur agrikultoren e munguar pёr tё pёrgatitur terrenin e kasaphanёs sё institucioneve artistiko-kulturore kombёtare, dhe ky promovim nё oborrin kryeministror tё mos ketё qenё veçse njё shpёrblim pёr punёn e kryer. Shpresoj qё kryeministri Rama tё kuptojё atё qё shkruaja nё kёtё blog mё 18 janar tё kёtij viti:
“Unё di qё e vetmja mёnyrё pёr mbijetesё e institucioneve artistiko-kulturore publike do tё ishte ndёrlidhja nё njё makro-strukturё menaxheriale tё pёrbashkёt me institucionet formative dhe kёrkimore tё artit dhe kulturёs (universitetet). Unё di qё nёse kёsaj makro-strukture do i shtoheshin si mbёshtetёs institucionet mediatike publike (RTSH), atёherё strukturave parashtetrore do tu mbeteshin thёrrimet e sipёrmarrёsit mё tё madh dhe kualitativ artistiko-kulturor: Shtetit Shqiptar. Pra shqiptarёve qё, me shumёn e taksave qё paguajnё pёr kёto institucione, meritojnё t’i shohin pararojё tё artit dhe kulturёs dhe jo totalisht tё zbrazёt nё pёrmbajtjen e tyre artistiko-kulturore, duke i hapur rrugёn identifikimit shoqёror tё artit dhe kulturёs nё atё qё propagandon konsumerizmi televiziv jo publik.” [Sherri i famshёm Rama-Krasta nga kjo pikёpamje nuk mё le tё shpresoj edhe aq shumё.]

Edi Rama politikisht nё Shqipёri, pёr llojin e politikanit qё ёshtё, siç pёrmenda mё sipёr, nuk ka nga kush tё mёsojё. Kёshtuqё ёshtё i detyruar tё mёsojё nga vetja. Deri tani ka mёsuar aspak ose shumё pak. Madje drejtimi qё orjenton politikёn e tij ёshtё kthyer nga “lideri karizmatik” qё ka vdekur me kohё. Po vazhdoi nё kёtё trend nuk do e marrё vesh se si do tё bjerё brenda natёs. Besoj ёshtё e kuptueshme edhe pёr tё qё nuk mund tё kontrollohen tё gjithё fёmijёt qё mund tё bartasin “Mbreti ёshtё lakuriq!”. Kёshtuqё them se hapi i tij i parё, mё urgjenti, ёshtё sprova nё rizgjedhjen e njё Ministre/i Kulture qё tё kryej hovin e rradhёs pёr tё dalё nga kёneta gangrenizuese. Pastaj nёse i vjen fundi politik prej saj/tij, praktikisht, nёse ripёrsёritet historia e tij politiko-edipike me ish-kryeministrin Nano, atёherё: Paqe dhe Amen! Tё gjithёve u vjen fundi, por tё paktёn nuk u vjen si njё copё mishi!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s