Mikut qё ma do tё mirёn. (Romeo Kodra)

Para pak ditesh ne kёtё blog ёshtё bёrё njё koment nga “njё mik qё ma do tё mirёn”, kёshtu ishte firmosur ne komentin e postimit “Divide et Impera! Kronika perandorake shqiptare: deformimi antropologjik i teatrantit.” personi nё fjalё. Ky shkrim ёshtё nё njё farё mёnyre njё pёrgjigje ndaj tё gjithё atyre qё “mё duan tё mirёn”. Komenti:

“o romeo ti urime per ate diplomen qe ke marre ne itali dhe qe te ka mesuar edhe latinishten shume mire, po kete “satiren” tende e perdor pak egersisht per ata qe nuk jane te natyralizuar italiane. c’eshte ky mllef? kur kandidove per drejtor i TK nuk e dije sa i tredhur ishte kryeministri dhe sa e tredhur ishte po ashtu ministrja? (FYI, “tredhja” e femrave quhet gjymtim gjenital femeror kur perkthen female genital mutilation “alla gugëlltranslejtshe”. ja, kjo eshte nje nga ato temat ku satira jote e spikatur ndoshta do shihej me sy te mire.) apo ke patur shpresa se te pakten nje here ne histori shqiperia jone “do vinte mend ne koke” dhe do zgjidhte nje intelektual si ti, qe di edhe gjuhe te gjalla e te vdekura bashke, ne krye te nje institucioni kulturor. sa per menaxhimin tend, populli yne ka nje shprehje: shtri kembet sa ke jorganin. me thuaj pak, se paske goxha informacione, sa eshte jorgani i gjithe sektorit kulturor ne shqiperi? po ke te drejt ti, se fundja plasen shqiptaret duke mbushur sallat e teatrove. keshtu gjeneron ministria e kultures shume fonde, duke shitur biletat. (sapo bera nje satire te lehte, keshtu behen) nuk e di nqs e ke vene re po nuk jemi ne itali, eshte shqiperi kjo ore! e para, shqiptaret nuk e kane te zhvilluar ndjenjen kulturore sa fqinji perballe, eshte ceshtje besoj qe nuk ka nevoje per ndonje ese nga ana ime. e dyta, qe te behet sa me ndjellese bota e artit, ka nevoje per investime. investimet jane dy llojesh: shteterore dhe private. nuk po them se kultura nuk eshte e rendesishme, por mendoj se ka probleme me emergjente ne kete vend. normalisht te kuptoj, per ty qe sheh ne drejtim te realitetit nga dritarja e vogel e botes tende plot art dhe menaxhim arti, ka rendesi paresore, por ja qe njeriu qe ta mbushe shpirtin me art duhet te mbushe barkun me buke me perpara. ja ku iku eshe shteti si opsion per lulezimin kulturor ne shqiperi. investimet private: pronaret private ose jane shqiptare qe sic thame nuk e kane kulturen e artit, ose jane te huaj qe as nuk u intereson cfare ndodh ne shqiperi sepse nga ky vend thjesht mbushin xhepat dhe ikin. nqs te vjen ndermend pastaj ndonje ojq apo ojf, kot e ke se tashme ka ngelur vetem o-ja dhe q-ja ne to. e sheh pra qe me nje analize te thjeshte logjike vihet re se gjeja e vetme qe po mundohet te beje (me kapacitetin qe ka) ministria (& co.) eshte te rregulloje catine qe pikon (se minimalisht e kane shitur per skrap paraardhesit) ne “shtepine” e kultures shqiptare? ti more njeri i mire, kur e di qe futet uje, pse edhe peshtyn? apo ne emer te art-dashurise qe ke, me shkoi nga mendja… po te bej nje kritike konstruktive: bej kritika konstruktive ti vete, jepe ti planin e menaxhimit te ky blogu yt i frekuentuar nga artdashesit meqe qenke kaq i zoti, gjeje ti formulen per t’i shtrire kembet sa gjere gjate posht jorganit, por mos peshty. ah se mos harroj, emri yt nuk eshte i dyshimte aspak per njerezit, sepse ne te vertete seshte asgje. ajo gazetarja qe nuk dinte gje per ty nuk ka pasur faj e shkreta (e lexova edhe ate artikullin se kush ishe ti, kurioziteti…). fillo bej nje autobiografi, se kaq modest qe qenke ti del nje biografi realiste. te fala”

Pikёsёpari dua tё sqaroj mikun se kur unё pёrdor latinishten nuk e bёj pёr tё shitur mend apo zbukuruar shkrimet. Besoj se “artdashёsit” – siç i quan – qё lexojnё kёtё blog e kanё kuptuar qё nё tё nuk ka shkrime pёr kёnaqёsinё e publikut. Kjo ёshtё me dashje, sepse personalisht nuk shkruaj me kёnaqёsi. Shkrimi pёr mua ёshtё i mundimshёm sepse i menduar. Mendoj do tё thotё qё kam mendje, dhe ajo ka me-ndje diçka, ajo ndjen mbi tё gjitha pasionin tim (shih nё “About” pse quhet AKS REVISTA). Pasion do tё thotё dhimbje etimologjikisht. Shpresoj qё “artdashёsi” ta ndjejё sa mё shumё atё qё ndjej unё. Do ishte perfektёsia vetё.
Unё mundohem qё mendimin tim tё mundueshёm ta praktikoj dhe ta transmetoj. Apatia e kushtёzuar nga mjegullnaja e tё menduarit pasiv nuk bёn pёr mua; s’kam qenё kurrё pёr filozofёt, artistёt apo intelektualёt e divanit. Koherenca abstrakte teorike pёr mua duhet tё jetё e pёrkthyer mbi gjёrat: nё rastin tim Teori, Teknika dhe Menaxhimi i Artit dhe Spektaklit, qё ёshtё edhe specializimi i diplomёs sime. Kёtё diplomё/perkurs studimor e zgjodha vetё, jo sepse mё duhej tё “bёja lekё” dhe “t’isha me pare” (do zgjidhja degё tjetёr), por sepse kёtu ma ndjente; çёshtje pasioni!
Duke dashur kёtё pasion tё mundimshёm dhe tё menduar ta transmetoj, shpresoj qё lexuesi (i nёnkuptuar njёjёs dhe jo shumёs, jo publiku, tё cilin ja kam lёnё spektaklit tё medias) tё ndjejё parehati nё atё qё lexon tek shkrimet e mia, tё cilat mua mё mundojnё dhe mё dhembin. Si rrjedhojё shpresoj qё lexuesi tё pyesi veten mbi atё parehati: nga i vjen, ç’ndjenja tё fjetura i zgjon?
Aksioni im personal kundra njё aksioni tё pёrditshёm tё pushtetit – qё unё shoh si autoritarizёm tё dhunshёm me tё dobёtin dhe tё dobёt me tё dhunshmin, d.m.th. autoritarizёm pa autoritet, i tredhur – kryhet nga njё platformё, AKS REVISTA, krejtёsisht minoritare, ashtu si dhe nga unё, individ qenёsisht minoritar ndaj kёtij pushteti tё dhunshёm tё sё pёrditshmes sё artit dhe kulturёs shqiptare. Mundohem gjithashtu, qё aksionin tim ta kryej jo tё mediuar, d.m.th. tё menjёhershёm, sepse kam bindjen qё historicizimi i akteve tё ndёrmarra, pra gёlltitja e padrejtёsive pёr momentin dhe krijimi i njё strategjie pёr tё kundёrsulmuar mё vonё, krijon distancё me vetё subjektin. Unё kam lexuar mjaftueshёm Foucault pёr tё mos gabuar nё kёtё pikё.
Cogito ergo sum/Mendoj prandaj jam – thoshte Cartesio/Descartes.
Cogito/tё menduarit nuk mё bёn qё tё jem, por mё bёn tё kuptoj qё diçka mё dhemb, mё mungon dhe ndjej (me-ndje), sepse mё mundon me mungesёn e tij. Ёshtё e kotё tё themi qё jemi kur realisht jemi gjysmakё. Kur themi vetёm qё “jemi”, pa shtuar “gjysmakё apo tё gjymtuar”, krijojmё vetёm egon tonё. Egoja ёshtё ndrydhje dёshirash dhe alienim, ёshtё gjysmake, qё na gёnjen, dhe me fasadёn e sё cilёs gёnjejmё botёn. Prandaj them se tё mёsuarit dhe tё njohurit pёr atё qё jemi duhet tё shkojё pёrtej egos. Nёse nuk jemi vetvetja rrezikojmё tё mos kuptojmё qё bёjmё gjёra tё kushtёzuara nga faktorё tё jashtёm, tё huaj, nga faktorё qё ndoshta janё kundёr interesit dhe dёshirave tona. Quhet shfrytёzim.
Mik i dashur, lidhe kёtё qё sapo thashё me kompromisat qё bёhen pёr njё vend pune, pёr njё emёrim, pёr njё projekt tё shkruar nё cv, pёr njё status nё pak fjalё, dhe do tё shohёsh se kujt ja do tё mirёn mua apo atij/atyre qё kanё nё dorё emёrimet/statuset.
I dashur mik, siç e kupton unё nuk shkruaj pёr shplodhje, rrjedhimisht nuk dua qё ata qё lёxojnё ato qё shkruaj tё shplodhen, sepse unё lodhem duke shkruar, sepse shkrimi im nuk ёshtё i reflektuar (refleks i njё pasqyre qё riprodhon vetvetiu) por i menduar me mundin e mendjes sime, pra i peshuar (“pensare” thoshin latinёt, tё peshosh ёshtё tё mendosh) dhe i perceptueshёm nё tё gjithё peshёn e lodhshme tё tij.
Unё shkruaj pёr ata qё nuk janё plotёsisht tё vendosur, pёr ata qё ndjejnё ende se duhet tё marrin njё vendim nё tё pёrditshmen e tyre. Arti dhe kultura nga kjo pikёpamje pёr mua janё e vetmja shpresё. Jam i bindur qё gjёrat pёr tё cilat shkruaj janё inaktuale; qёllimisht inaktuale/joaktuale, falё Nietzsche-s. Edhe unё e di qё kemi shumё halle tё tjera pёrpara se tё zgjidhim atё tё artit dhe kulturёs. Buka e pёrditshme ёshtё mё aktuale, mё urgjente. Por buka e pёrditshme, rreziku i humbjes sё saj ёshtё fryt i njё “kalimi nё akt” (shih kuptimin nё njё fjalor psikologjie), i njё dhune pёrshenjuese tё njё pushteti qё na ka zёnё robёr nё aktualitetin e pёrditshёm, nё tё cilin ti mik i dashur je i ndrydhur, je i terdhur. Kur ti je i tredhur vetё pse do tё mё shohёsh si veten edhe mua? Kёtё nuk e kuptoj. Pastaj kohёt e fundit unё shqiptarёt i shoh qё vuajnё nga obeziteti dhe jo nga pabukёsia, rrezikojnё buliminё. Kanё kaluar 23 vjet qё kur Ylli Bufi na tmerroi me “vetёm 6 ditё bukё kemi” dhe nuk vdiqёm. E mendon sinqerisht qё ende sot kemi problem bukёn?
Je i tredhur sepse kёshtu janё ata qё shohin shpresёn tek egoja. Tredhja ёshtё pёr tu parё si metafor frojdiane (edhe kjo) nё njё fjalor tё psikologjisё. Ti nuk paske kuptuar ende qё kur flas e bёj me njohuri mjetesh, kushtesh, konceptesh. Ti kujton se unё shfryj “gjithё atё mllef” si opinionistёt qё sheh nёpёr televizione. Nuk jam Hervin Çuli. Nuk jam si disa palço tё haleve teatrore kryeqytetase qё nuk kanё as edhe njё koncept tё vetёm teatror nё kutitё kafkore [Disa sugjerime tё pakёrkuara: hiqja spinёn televizionit! Pastaj mos mё flit pёr “gugёlltranslejtёshe”, sepse tё them tё drejtёn s’kam kohё pёr google, ndёrsa pёr terma politically correct thjeshtё “nuk mё plas”. Nё fund tё sugjerimeve do tё shtoja kujdesin ndaj pёrdorimit tё fjalёs “satirё” … ёshtё njёriu gjysёm kafshё i Dionizit; egёrsinё e ka nё gjak. Ajo qё ti quan satirё i ngjan kamomilizimeve tё Sesilia Plasarit].
Mik i dashur, unё e dija sa tё tredhur artistikisht dhe politikisht (tredhja nё politikё, nga pikёpamja psikologjike, ёshtё de+ontologjike) e kishim kryeministrin kur mora pjesё nё konkursin e TK. Nuk e dija sa e tredhur ishte ministrja Mirela Kumbaro-Furxhi. Por edhe sikur ta dija do merrja pjesё sёrisht, vetёm pёr tё patur mundёsinё mё pas pёr tё folur – e pёrsёris – me njohuri mjetesh, kushtesh, konceptesh. Mora pjesё edhe me shpresёn qё i “tredhuri i gjatё”, i bezdisur dhe mёrzitur nga kultura, dhe i vendosur qё tё mos prostituonte mё me tё, tё kish zgjedhur njё person jo tё tredhur nga shoqёria civile – siç ishte Kumbaro-Furxhi – pёr tё distancuar nga politika artin dhe kulturёn e kёtij vendi. Kjo ёshtё “mea culpa, mea maxima culpa”! U qёrrova prej iluzionit.
Mё tej, kur vjen puna pёr menaxhim, ti mik i dashur, fillon me njё thёnie tё popullit “shtri kёmbёt sa ke jorganin”. Kjo mё duket krejtёsisht vulgare (nga lat. vulgus=popull). E keqja nё Shqipёri ёshtё se kur flitet pёr menaxhim, duke filluar qё nga ministrja Mirela Kumbaro-Furxhi dhe deri tek populli i thjeshtё, njerёzit bien nё vulgarizma. Dhe kjo vjen nga tё mos paturit as edhe njё ide shkencore mbi lёmёn e menaxhimit. Absurdi bёhet total kur ai popull i shkretё, vulgar, qё ka zgjedhur dhe paguan me sakrifica politikanё posaçёrisht pёr tё mos bёrё gjёra vulgare me taksat e tij, vihet nё lojё nga njё ministre injorante e lёmёs sё menaxhimit artistiko-kulturor siç ёshtё e tredhura e fushёs Mirela Kumbaro-Furxhi.
Mik i dashur, supozoj, duke qenё se mё akuzon qё pёshtyj me padrejtёsi aty ku nuk duhet, se projekt-platformёn time menaxheriale (e vetmja e bёrё publike … pse nuk pyet Kumbaron pёr bёrjen publike tё platformave tё drejtorёve qё ka zgjedhur? Nuk mendon se do kuptohej kush ёshtё vulgar dhe kush pёshtyn me padrejtёsi mbi taksapaguesit?) nuk e ke lexuar ose nuk e ke kuptuar. Pёr kёtё nuk tё fajsoj. Nuk pretendoj qё njё lexues i thjeshtё ta ketё me qejf si lexim. Kur ta lexosh, dhe nёse ke ndonjё paqartёsi mbi tё, unё kёtu jam. Madje e kam publikuar pikёrisht pёr tё hapur diskutimin. Kur ta lexosh, do tё shohёsh qё nuk ka asnjё shpenzim tё parave publike, pёrveç buxhetit tё shteti, pra nuk ka shpezime pёrtej atyre qё janё dhёnё tashmё prej taksapaguesve. Dhe taksapaguesit vulgar shqiptar, sado qё ti thua nuk kanё nivelin e Italisё ku unё kam studiuar, pёr kulturёn paguajnё [Shpresoj mik i dashur tё mos fshihet pas snobizmit tёnd borgjez njё lloj tendence fashistoide sё cilёs zakonisht i rezervoj gjuhё tjetёr.].
Mik i dashur, pёr ta mbyllur, tё them qё nga kjo “dritarja e vogёl e botёs sime” – siç e quan ti me pёrbuzje – unё shoh, pavarёsisht mundёsive tё mia, gjithё botёn, sepse nuk kam interes pёr fasadёn dhe jam i ndёrgjegjshёm pёr kёtё. Nga kjo “dritare pa fasadё” shoh mё kthjellёt, sepse prej kёtej buron pasioni im, kёtej kam kompetencat e formimit shkencor dhe intelektual. Unё po dola/hyra nё njё dritare tjetёr, po dola/hyra nё fasadёn (nё egon) e tё pёrditshmes shqiptare, do dal kundra dёshirave, pasionit dhe kompetencave tё mia; nё pak fjalё do i tradhёtoj ato, duke tradhёtuar veten dhe tё tjerёt. Nё fjalorin e shqipes e kemi njё fjalё qё pёrcakton njё individ tё tillё: i quajmё SKUTHA. Kёta, nё fasadёn e tё pёrditshmes shqiptare, dalin dhe fshihen herё pas here, nga njё dritare nё tjetrёn: njё herё politikanё, njё herё biznesmenё, njё herё majtas, tjetrёn djathtas. Unё, me gjithё respektin, i kam bёrё mutin fasadёs. Gjithsecili, nёse e ka me qejf, le tё gjejё veten aty.
Tё fala edhe ty!
P.S. Mik i dashur, e ke me gjithё mend kur i jep tё drejtё gazetares injorante qё nuk di tё pёrdorё as “gugёllishten” dhe kur nuk njeh njё konkurent pёr drejtor tё TK? Nuk tё duket sikur kam bёrё diçka kur jam i vetmi nё kёtё vend (pres pёrgёnjeshtrime) qё ka ngritur si problemin mё absurd tё lёmёs sё teatrit mungesёn e pёrkthimit tё teksteve formuese teatrore [nuk janё kujtuar as pёrkthyesja/ministre e (agri)kulturёs sё munguar znj. Mirela Kumbaro-Furxhi, as arsimtarja/ministre e arsimit znj. Lindita Nikolla, as rektori/aktor i Universitetit tё Arteve z. Petrit Malaj e as drejtuesi i doktoraturave pёr dramaturgji nё qendrёn e albanologjisё kritiku teatror z. Josif Papagjoni (tё gjithёve u kam parashtruar personalisht problemin), dhe pёr kёtё duhet t’i bёsh njё pyetje vetes, ma ha mendja] nё njё vend qё ka studime tё larta pёr teatёr? Nuk tё duket se kam bёrё gjё kur jam i vetmi qё “llap” gjithё ditёn pёr menaxhimin e fondeve publike nё art dhe kulturё? Nuk tё duket gjё kur jam i vetmi qё ka hartuar njё manifest pёr transparencё nё art dhe kulturё pёr tё sensibilizuar “miletin” pёr ato pak fonde qё kemi nё art dhe kulturё? Nuk tё duket gjё kur shkruhet mё shumё nё AKS REVISTA pёr kritikёn artistiko-kulturore se nё tё pёrditshmet e menderosura tё medias sё shkruar dhe audiovizuale? Ah, kam edhe njё cv, por nёse nuk tё mjaftojnё kёto qё thashё mё sipёr, ç’kuptim ka tё ta paraqes?

6 mendime mbi “Mikut qё ma do tё mirёn. (Romeo Kodra)

    1. Me pak fjale, shpesh do te thote perciptazi, pervecse ne rastin kur kemi te bejme me poezi. Meqenese gjeja nuk mu duk edhe aq poetike, thashe te leshohem ne proze.
      Edhe nje gje e fundit: “pak fjale” shpresoj te mos jete “made in USA” sepse ata jane smart, fast & trendy, tipike per konsumerizem bashkekohor ne te cilin na kane mesuar media-t.

  1. je lodhur shume me kete shkrim. nqs me je drejtuar mua ke patur nje mundim te kote, sepse une jam pjese e popullit (“vulgusit” tend), jam larg personave qe sulmon ti dhe kam pengesa intelektuale per te te kuptuar teresisht ne fushen e pasionit tend. nqs u je drejtuar atyre qe “sundojne” kulturen dhe artin, shpresoj minimalisht te te lexojne. nese mendon se te jesh “popull” eshte keq, nuk jam dakord (qe ketu mund te kuptosh nivelin tim te fashizmit), revolucionet qe ti kerkon te besh kane nevoje per popull si cdo revolucion tjeter. parehatia qe lexuesi ndjen ne shkrimet e tua eshte me shume prodhim i gjuhes qe ti perzgjedh kur u drejtohesh “armiqve” te tu dhe jo ajo qe ti kerkon te thuash. sidoqofte une nuk mund te te pergjigjem sepse c’kisha per te thene i thashe ne komentin e artikullit tend te meparshem dhe realisht nuk kam kohe. ndoshta nje dite, kur te kem blogun tim personal, do te te kushtoj nje artikull per te kthyer favorin. uroj, gjithesesi, te behet me e mira per ne si vend ne rradhe te pare dhe per ty.
    p.s. emri “njemikqetadotemiren” qe kam perzgjedhur ishte me shume nje lloj “shakaje” shume te njohur qe bera meqe ishim ne kontekstin e teatrit, nje mundim per ta bere pak me “divertente” komentin, por ty te paska bere shume pershtypje mesa duket.

    1. Nuk te jam drejtuar vetem ty, por te gjithe atyre, qe si ti, e marrin si te tepruar “mllefin” tim per qejfin qe behet me taksat qe paguajme per artin dhe kulturen nga personat qe kemi zgjedhur t’i menaxhojne; dmth, prej teje mora vetem shkas. Sa per mundin, s’kam c’bej: ceshtje pasioni; sa e kam zgjedhur aq me ka zgjedhur, kam pershtypjen.
      Lexojne apo s’lexojne dallaverexhinjte dhe batakcinjte qe akuzoj eshte pak relevante per mua; per momentin me mjafton te bej pjesen time, dhe duke qene se shoh shume te rreshtuar nen urdherat e te tredhurve (per interesa, fonde, emerime, cmime) nuk dua qe nje dite te duket sikur kam qene pjese … besoj se edhe ti e di qe nje dite dikush do mund ta shohi mbretin lakuriq apo jo?
      Sa per fashizmin te kujtoj se ka ne baze populizmin (vulgus=popull), i cili nuk kuptohet kur shnderrohet brenda nates ne fashizem. Gjithsesi i referohesha menyres tende per te gjykuar kulturen e italianeve me lart se ajo e shqiptareve, dhe kete gje thjeshte nuk e shoh me vend.
      P.S. Shpresoj te hapesh edhe ti nje blog, jo per t’mu pergjigjur por per te hapur diskutime per pasionet qe mund te kesh.
      P.S. “njemikqetadotemiren” ishte disi e stisur, ne kontekstin e citimit, ashtu sic jane shume komente ne kete blog … natyrisht, me ka bere pershtypje. Po ty?

  2. -_- e teprove, me lodhe. italianet kane me shume histori ne art sesa ne shoku, prandaj e thash. te duket sikur kam ate kompleksin e inferioritetit krahasuar me “europianet”? sa per nivelin e fashizmit, e kam me minus une (nga konteksti i fjalise, revolucionet e popullit sikur s’jane shume fashiste ne histori, perkundrazi). mendo, shkruaj dhe bej c’te duash! shpresoj te te marre seriozisht “turma” nje dite. hajde tani, gjithe te mirat!

    1. Nuk e di nese ke komplekse inferioriteti, por e sigurt eshte qe ke nje ide te pergjithshme dhe pergjithesuese mbi kulturen dhe artin, pra jo specifike dhe konceptuale. Per mua pigmejte kane po aq kulture sa italianet apo shqiptaret. Ti kur thua “me shume histori ne art” kujton se arti eshte “sasior” (per mua eshte edhe “cilesor”), kujton se arti eshte eurocentrik, italocentrik apo xycentrik, per mua jo: arti eshte ontologjikisht periferik!
      Per fashizmin meqe e paske me kujdes vete, nuk po zgjatem as une.
      Ne fund te them qe, perderisa u lodhe, je “lexuesi im model” (Umberto Eco – Lector in fabula), dhe lodhja jote duke qene se eshte edhe qellimi im (lexo edhe nje here me kujdes postimin), me ben te them se kam kryer detyren qe i kisha paracaktuar vetes. Mua nuk me intereson lexuesi empirik (d.m.th. ti personalisht), nuk pretendoj t’i ndryshoj mendjen njerezve, s’kam rrjedhur deri ne ate pike delirimi. Shpresoj – sic shkuajta edhe ne shkrimin e mesiperm – qe lexuesi t’i bej pyetje vetes pse ndihet i lodhur, prej meje apo prej nje tendence te se perditshmes shqiptarocentrike qe e ka c’mesuar te mendoje si “turme” mbarekombetare? Shpresoj gjithashtu qe pergjigjen vetes (jo mua) t’ja jape me sinqeritet. Kaq: pike mbaroi.
      P.S. Rinovoj, pervec shpreses per vazhdimin e leximit prej teje te ketij blogu, edhe lutjen per kujdesin qe duhet patur kur lexohen shkrimet qe postoj: nuk jane opinione masmediatike qe degjohen prej lloj lloj kastravecesh.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s