Paradoksi i “skulpturёs sё ndёrtuar”: Kosta Koçi. (Romeo Kodra)

Paradoksi i Skulptures se Ndertuar: Kosta Koci

Paradoksi i Skulptures se Ndertuar: Kosta Koci

Nё panoramёn e skulptorёve tё periudhёs post-diktatoriale shqiptare Kosta Koçi ndёrton. Nuk ёshtё njё paradoks retorik. Ёshtё thjeshtё njё konstatim paradoksal. Skulptura nёnkupton aktin e tё gёrryerit tё materies, tё heqjes. Kosta ndёrton, vё bashkё, ngjit, shton, fikson i fiksuar.

Njё muaj mё parё, rreth mesit tё majit, pata rastin tё shihja nё galerinё e Qendrёs ZETA ekspozitёn “Fix You” tё Kosta Koçit. Interesi nё kёtё ekspozitё mu pёrqendrua mbi tё gjitha tek “skulpturat e ndёrtuara” tё tij. Siç ka vёnё re historiania e artit Sara Smith, kuratore e shkrimit tё katalogut tё njё ekspozite tё mёparshme tё artistit “People and Times”, edhe nё “skulpturё” Kosta ruan thjeshtёsinё (simple) dhe gjallёrinё e pezulluar (suspended animation).

Ndёrsa nё pikturё ngarkesa dhe tensioni emocional i kёsaj gjallёrie tё pezulluar nuk vihet re menjёherё, apo nuk shpaloset nё mёnyrё tё vendosur, nё “veprat ndёrtimore” qёllimshmёria e pavetёdijshme (mё pёlqen tё luaj me kёtё sintagmё oksimaronike) e artistit shpalos tёrё potencialin dhe efikasitetin pёr tё arritur objektivin e saj: vёzhguesin. Artisti, thuajse autodidakt (ka kryer shkollёn artistike pёr degёn skulpturё-qeramikё duke mos vazhduar studimet e larta), ndryshe nga piktura, nё “skulpturat” e tij ndihet i çliruar (kёtu qёndron qёllimshmёria e tij) nga natyra dogmatike e formimit akademik duke gjetur njё formё plurale, njё dimension ende tё hapur, tё pakristalizuar, atё tё paradoksit tё “skulpturёs sё ndёrtuar”.

“Fix You” merrte titullin nga materialet ndёrtimore tё pёrdorura pёr realizimin e veprave: hekura, cimento, pllaka majolike, rripa izolantёsh, inerte tё ndryshme tё grumbulluara pёrreth studios sё artistit. Po nё kёtё studio artisti ka krijuar njё palestёr fitness-i. Po nё kёtё studio, pёrveç ndёrtimit paradoksal tё skuplturave, artisti ndёrton fizikun e tij si praktikant real i sportit tё fitness-it.

Dua tё hap njё parantezё pёr tё artikuluar mё tej arsyetimin tim mbi veprёn “skulptorike” tё Kostёs.

Nё etologji (shkenca qё studion sjelljen dhe psikologjinё e kafshёve) fitness-i ёshtё njё koncept qё pёrmbledh pёrshtatshmёrinё dhe “aftёsitё gjenetike tё njё individi pёr tё transmetuar genet gjeneratёs pasuese” (R. C. King, Dizionario di genetica, fq. 111, ISEDI, Milano, 1974). Duke qenё se shoh krejtёsisht instiktive edhe zgjidhjen dhe zgjedhjen e Kostёs tё mbajё nё tё njёjtёn hapёsirё studion artistike dhe sallёn e fitness-it, tё dyja aktivitete tё idealizuara – nga njёra anё inertet urbane tё sublimuara nё vepra arti, dhe nga tjetra pёrgatitjen fizike si ideal qё na ёshtё pёrcjellё qё nga grekёt e lashtё – mendoj se do jetё mё e lehtё tё hedh dritё mbi paradoksin e “skulpturave tё ndёrtuara” tё kёtij artisti.

Kur pёrmbysim kёtё paradoks, nga vepra nё trupin e artistit, mund tё shohim tё gjithё tensionin dhe ngarkesёn emocionale tё “skulpturave” tё Kosta Koçit. Kur pёrparёsia e qasjes instiktive, e pulsioneve tё artistit pёr tё ndёrtuar jashtё kontrollit racional tё akademizmit, e lojёs fёminore me materien qё e rrethon apo kurёs shёruese qё arti pёrcjell me çlirimin e tensioneve duke shndёrruar nё njё tё vetёm objektin dhe subjektin artistik, kur tё gjitha kёto shndёrrohen nё paranteza tё vёshtrimit kritik mbi veprёn e Koçit, atёherё them se jemi pёrpara njё artisti tejet origjinal nё panoramёn e periudhёs post-diktatoriale shqiptare.

Krejtёsisht shqiptare ёshtё mёnyra e pёrdorimit tё materialeve imponuese, i trysnisё qё kёto ushtrojnё mbi artistin-skulptor-ndёrtues si homo faber (shih Arendt) i kushtёzuar prej tyre (kujtoj peshёn dhe rёndesёn qё tradicionalisht pёrcjellin pёrkundrejt shikuesit veprat skulptorike shqiptare). Krejtёsisht shqiptare, por mbi tё gjitha bashkёkohore – rast i rallё, nё mos unikal, nё skulpturёn autoktone – ёshtё edhe ndjesia e kёtij artisti/subjekti tё rrezikuar qё mundohet tё mbajё bashkё, tё pezulluar nё kohё (shih tek “personazhet e ndёrtuar” veshjet paksa retrò si tё porsadala nga MAPO-t e dikurshme, apo jazz-istёt orkestrantё tё njё epoke jo mё bashkёkohore) dhe hapёsirё (atё tё momentit tё “fotografimit” apo “pozimit”), tё gjithё konstruktin e fragmentuar fizik, i veprёs apo i trupit qoftё.

Nuk dihet nёse pjesёt pёrbёrёse tё kёtij subjekt/objekti (artist/vepёr) rrinё bashkё nё atё pezmatim apo shtangёti tё shkaktuar nga shtanga e palestrёs apo katastrofa urbanistiko-arkitekturore e qytetit bashkёkohor shqiptar. Ndoshta e para shёrben pёr tё mos iu dorёzuar tjetrёs, apo pёr ta pёrballuar. E sigurt – edhe pse e fshehur pas njё qasjeje kundrejt medium-it thuajse fёminore, naïve, diskrete, pa shumё bujё a zhurmё – ёshtё intuita pёr tё pёrcjellё ndjesinё e njё bllokimi tё domosdoshёm, tё kushtёzuar prej inerteve (inerte = lat. “in arte”, pra pa art dhe lёvizje) urbane, materialeve tё papёrpunuara tё gёrrmadhave urbane, materialeve brut, tё cilat kёrkojnё njё mund kolosal qё tё qёndrojnё bashkё, nё kёmbё.

Gjithsesi intuita nё “skulpturёn e ndёrtuar” tё Kostёs nuk do tё thotё detyrimisht ndёrgjegje e racionalizuar, dhe si rrjedhojё nuk mund tё kufizohet apo katalogohet Kosta Koçi nё njё kornizё mbytёse. Por, nga ana tjetёr, duhet parё nё njё sintoni tё mёtejshme, sa tё nёndheshme aq atmosferike, qё godet shqisat e vrojtuesit nёpёrmjet njё ndjesie joracionale tё çliruar nga vepra, njё sintoni valёsh tё qarta dhe pa interferenca tё huazuara nga jashtё botёs shqiptare, njё sintoni qё bashkon dhe karakterizon shumё artistё bashkёkohorё shqiptarё tё arteve pamore. Kjo sintoni konsiston nё simptomёn e pezmatimit (shih pikturat e Edi Hilёs, reflekset kromatike dhe figurativo-antropomorfe tё sё cilёs gjenden edhe nё disa nga pikturat e Kosta Koçit) dhe pezullisё apo shtangies (nё Onufrin e kёtij viti kishte plot artistё tё rinj tё sintonuar nё kёtё simptomё), siç e quajta mё sipёr, e cila reflekton reagimin ndaj boom-it tranzicional tё ndёrtimeve ilegale urbane, Njeriut tё Ri Socialist dhe modelit tё tij figurativ tё propaganduar dhe (s)kalitur, tashmё pakthyeshmёrisht tё shkёrmoqur.

Me intuitё tё paracionalizuar, instiktivisht, Kosta Koçi dialogon me ç’ka mё bashkёkohore, origjinale dhe karakteristike konteksti artistik shqiptar: pezmatimin, fiksimin, bllokimin nё njё tranzicion rrethrrotullues qё vazhdon e mbledh fragmentet e shkёrmoqura tё Njeriut tё Ri Socialist duke formuar njё derivat shqiptar tё atij melting pot-i alla far west tё shkartisur me kёnetёn betonizuese tё inerteve urbane. Por, nёse pёr artistёt e brezit mё tё ri, ata qё nuk e kanё jetuar periudhёn enveriste, ky fiksim vjen si rrjedhojё i njё zgjatimi nё kohё dhe hapёsirё tё hijes sё rёndё tё propagandёs enveriste tё holluar, por jo mё pak tё efektshme, nё tё pёrditshmen e egёr shqiptare, pёr Kosta Koçin ky fiksim vjen si njё devijim apo shmangie traumatike, traumё e dyfishtё: e Njeriut tё Ri Socialist tё fragmentuar copash dhe katastrofёs urbanistiko-arkitekturore, tё cilat artisti me idealizmin e tij naiv pёrpiqet ende tё ripёrpunojё duke i sublimuar nё vepra arti.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s