Divide et Impera! Kronika perandorake shqiptare: deformimi antropologjik i teatrantit. (Romeo Kodra)

Empire - Andy Warhol - 1964

Empire – Andy Warhol – 1964

Në fillim ata [nazistёt] iu sulën Socialistëve
dhe unë heshta – nuk isha socialist
Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve
dhe unë heshta – nuk isha sindikalist
Pastaj ata iu sulën hebrejve
dhe unë prapë heshta – nuk isha hebre
Pastaj më erdhi rradha mua
por s’kishte mbetur askush që për mua të fliste.

MARTIN NIEMÖLLER

1. Arti, Politika: Pushteti i njё Statusi.

Nё 1963 Andy Warhol doli me njё film tё “pamundur”, Sleep: 321 minuta xhirim (long take) i njё njeriu (John Giorno, mik i ngushtё i Andy-t) qё fle. Njё vit mё vonё, akoma mё i pamundur ishte Empire: 485 minuta filmim i ngadalёsuar i qiellgёrvishtёses mё tё lartё tё epokёs, Empire State Building. Artisti mё i dyshimtё i artit postmodern, ndoshta edhe i artit nё pёrgjithёsi, kёtё filmim e bёri nga Time-Life Building, qendra e Rockefeller Foundation (kolos ekonomiko-financiar mbarёbotёror sot e kёsaj dite).

Nuk kemi çfarё tё themi pёr Warhol-in! Ai i provoi tё gjitha marrdhёniet art-pushtet dhe i testoi kufijtё e kёsaj marrdhёnieje si askush tjetёr. Paranteza e tij “Art is Business”, pёrveç fokusit primar mbi tregun dhe paranё qё zaptojnё natyrisht dhe pёrfundimisht politikёn (fundi i humanizmit filantropik si traditё Rilindase … asaj italiane, jo kёsaj tonёs), ç’orjenton me njё shah (ndoshta mat) sot e kёsaj dite jo vetёm filantropistёt, por, mbi tё gjithё, edhe vetё artistёt.

Nga ana tjetёr, e gjithё kjo parantezё e imja, bёhet pёr tё piketuar dhe ndarё artin dhe gjetjet artistike tё vёrteta nga majmunёritё e bashkёkohёsisё, sidomos asaj shqiptare.

Nuk besoj mё, pas Andy Warhol-it, tek politikani-artist apo artisti-politikan. Artisti impenjohet intelektualisht nё veprёn e tij dhe nuk merr pёr bazё status quo-nё, opinionin e pёrgjithshёm, shumicёn, madje mund tё themi qё merr ekzaktёsisht tё kundёrtёn prej saj. Artisti nuk reflekton shoqёrinё, por shkon pёrtej reflektimit tё pasqyrёs sё saj, pёrtej fasadёs. Pasqyrimi spektakolar (nga lat. speculum) i shoqёrisё ёshtё njё masturbim kolektiv ku asnjё artist – me sa kam dijeni unё – nuk ka shkuar pёrtej Andy Warhol-it. Ky artist ishte i aftё, i ndёrgjegjshёm dhe i guximshёm mjaftueshёm sa pёr tё justifikuar dhe pranuar nё tёrёsinё e tij masturbimin kolektiv (dhe tё tijin personal) si thelb tё ekzistencёs. Pikёrisht kjo koherencё jetike dhe ekzistenciale e bёn tё mundur pranimin e artit tё tij tё dyshimtё si ART i paarritshёm deri mё tani, i cili ka pasqyruar skajshёm shoqёrinё dhe artistin qё e prodhoi pa u shndёrruar nё spektakёl.

Njё politikan kёtё nuk mund ta bёjё kurrё: ёshtё tepёr i moralshёm pёr ta pranuar kёtё masturbim kolektiv (“morali” ka tё bёjё me “mores” lat. = “ligjet”). Kjo sepse turma e votdhёnёsve nёse ofendohet, nuk voton mё! Politikani nё kёtё pikё ёshtё shumё i kujdesshёm ndaj pushtetit tё turmёs. Flirt-imi orgjiastik me tё i ёshtё i domosdoshёm. Nё pak fjalё ёshtё gjithnjё masturbim, por i nёnkuptuar. Nuk duhet kurrёsesi tё cёnojё virgjёrinё e fasadёs sё pushtetit fiktiv tё masёs demokratike, tё shumicёs. Nё pak fjalё politikani pranon tredhjen, i nёnshtrohet vulnetit tё fasadёs sё shumicёs, egos sё saj. Dhe dihet, egoja, edhe ajo sociale, ёshtё njё kompromis, njё tredhje e dёshirave pulsionale tё psikes. Politikani i nёnshtrohet njё tё tredhuri (egos sё shumicёs). Kёtu fillon zinxhiri. Nёnshtrimi ndaj tё gjitha tipologjive tё pushtetit ёshtё njё nёnshtrim ndaj tredhjes, intelektuale, artistike dhe kulturore.

Politikani si çdo njeri dhe çdo njeri si politikani (homo politicus i Aristotelit) impenjohen tё ndjekin ligjet/mores moralizuese tё shoqёrisё nё tё cilёn jetojnё. Por impenjimi nuk funksionon gjithmonё, dhe kёtё mosfunksionim pёrgjithёsisht e denoncon – institucionalisht qё nga kohё aristotelike nё Evropё – njё tjetёr element funksional i shoqёrisё: artisti.

Artisti ёshtё njё element funksional i shoqёrisё qё jeton falё promovimit tё statusit mosfunksional qё shoqёria atij i ka lejuar. Njё shembull konkret ёshtё “teatri”. Tё gjithё e dimё qё kur shkojmё nё teatёr, shkojmё pёr tё parё njё lojё. “Luajmё si fёmijё”, “bёjmё sikur” i besojmё kёsaj loje, por ndёrkohё – njёsoj si fёmijёt – edhe mёsojmё. Mёsojmё funksione tё jetёs nga njё lojё paraprakisht jofunksionale. Kёtu besoj ёshtё qartёsisht i dallueshёm edhe ndryshimi midis artit dhe spektaklit. Nё tё parin investohet koha, mёsohet si tё optimizohet pas daljes nga loja/teatri; nё tё dytin kalohet koha, anullohet brenda lojёs/teatrit.

Teatrantёt (shpresoj qё njё ditё tё hyjё nё fjalorin e shqipes kjo fjalё) duke pranuar ekzistencёn e tyre si mosfunksionale, si tё kotё, si parazitarё denoncojnё me çmendurinё e tyre (lolot/kllounёt e Mesjetёs apo Hamleti), sikur tё ishin tё barabartё, pushtetin dhe pushtetarёt qё parazitojnё nё korpusin e shoqёrisё. Thuajse gjithmonё me kёtё paralelizёm apo analogji politikanёt kanё nxjerrё nё mёnyrё tё pavullnetshme fytyrёn e tyre tё vёrtetё: parasitizmin.

Por ç’ndodh kur “artisti” humb funksionin? Ç’ndodh kur i uzurpohet funksioni?

Nё njё shkrim tjetёr “Teatri, arti, kultura dhe prostitucioni” tё publikuar nё AKSREVISTA, kam shtjelluar disi profilin simptomatik tё mardhёnies sё kryeministrit Edi Rama me artin, tredhjen artistike frojdiane qё ende nuk ka ripёrpunuar psikologjikisht, si dhe deformimin antropologjik si ish-artist tё transformuar nё politikan. Kam shkruar pёr banalitetin dhe zbrazёtinё e kёsaj marrdhёnieje, jo vetёm artistike, por edhe intelektuale. Por kjo simptomё e z. Rama nё marrdhёnie me artin dhe kulturёn mund tё artikulohet edhe mё gjerё. Dhe sa mё shumё zgjerohet ky artikulim i marrdhёnies sё kryeministrit me artin nё aktorё, operatorё, bashkёpunёtorё social tё tij, aq mё shumё impakt ka nё lёmёn e artit dhe kulturёs kjo simptomё, qё rrjedhimisht infekton njё sistem tё tёrё.

Po e filloj me teatrin sepse kёtu mё dhemb mё shumё.

2. Deformimi antropologjik i teatrantёve.

Javёn qё shkoi mora vesh qё aktorёt e Teatrit Kombёtar, ndryshe nga ata tё Teatrit tё Operas dhe Baletit, kishin firmosur kontratat “bashkёkohore” tё ministrisё sё Kulturёs. Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu, Fadil Kujofsa, Vangjel Toçe, Mehdi Malkaj, Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli, Eva Alikaj, Vasjan Lami, Artan Imami, Dritan Boriçi, Helidon Fino, Anila Bisha, Indrit Çobani, Erjona Kakeli, Olta Daku, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, Marjana Kondi, Alfred Bualioti, Anil Frashёri, Ermela Teli, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gerti Ferraj janё anёtarёt aktualё tё trupёs sё Teatrit Kombёtar tё cilёt kanё firmosur kontratat e reja, me kohё tё caktuar, tё propozuara nga Ministria e Kulturёs. Mё pёlqen tu publikojё emrat sepse dua qё nё njё farё mёnyre kёta aktorucё, pёr dobёsinё, dashakeqёsinё, injorancёn e tyre, tё hynё nё historinё bashkёkohore shqiptare si firmatarё tё shembjes sё institucionit tё parё artistiko-kulturor publik nё Shqipёri.

Polemikat e disa viteve mё parё, midis Edi Ramёs dhe aktorёve tё TK, pёr shembjen e ndёrtesёs sё TK u mbyllёn me njё “asgjё” konkrete. TK mbeti po aty. Tani, kjo situatё, nёse do tё pёrsёritej, pa dyshim do tё shihte fitues kryeministrin e vendit. Nuk kam sferёn magjike, por kam pёrshtypjen se shumё shpejt do tё shohim qё çekani kryeministror do tё rrahё nё tё njёjtin vend. Edi Rama, sot, do ja dilte lehtёsisht mbanё, sepse aktorёt e vёrtetё nё Teatrin Kombёtar kanё vdekur. Njё mbi tё gjithё: Agim Qirjaqi! I vdekur fizikisht, dhe mesa duket shpirtёrisht, pa nam a nishan.

Tё tredhurit, matrapazёt dhe qoftexhinjtё e trupёs sё pёrmendur mё sipёr duke shpёtuar pёrkohёsisht vendin e punёs nuk kuptojnё qё i kanё lёnё dorё tё lirё drejtorit Hervin Çuli, i tredhur nga ministrja e Kulturёs Mirela Kumbaro-Furxhi, e tredhur edhe kjo nga kryeministri i tredhur Edi Rama, tё cilёt sot e tutje mund shkurtojnё si dhe sa tё duan kёtё trupё. Kjo do tё ndodhё gradualisht dhe TK nuk do tё ekzistojё mё si trupё, dhe si rrjedhojё nuk do tё ketё mё se kush tё mbrojё fizikisht institucionin e parё artistiko-kulturor shqiptar … pёrveç shpirtit tё vdekur tё Agim Qirjaqit … ndoshta.

Z. Hervin Çuli, ky drejtor analfabet nga pikёpamja artistiko-menaxheriale e institucioneve publike, i zgjedhur nga njё ministre dhe kryeministёr po aq analfabetё nё kёtё pikёpamje (ndёrsa pёr analfabetizmin e Mirela Kumbaros nuk po ndalem pёr paaftёsi mёse tё manifestuara, pёr atё tё Edi Ramёs them se ёshtё mjaftueshёm e dukshme nga zbrazёtia qё ka lёnё pasi ka ikur nga pushteti, gjё qё konfirmon autoritarizmin nё bёrjen e gjёrave, por jo aftёsinё menaxheriale), do hyjё nё historinё e institucionit qё drejton si varrmihёsi i ndёrgjegjshёm i tij.

Fundosja e ndёrgjegjshme e institucionit prej Hervin Çulit, qё pёrputhet me dёshirat pёr spekulime arkitektoniko-urbanistike-ndёrtimore tё kryeministrit Rama, shihet qartё tek lёvizjet e tij “reformuese”. Pёrveç fakteve qё kam publikuar nё AKSREVISTA me “Teatri Kombёtar drejt Rilindjes … me platformёn e Hervin Çulit?” (pёrkatёsisht mbi konkurset fiktive pёr postet nё TK nё bashkёpunim me Ministrinё e znj. Mirela Kumbaro) javёn qё shkoi zbulova qё pёr pozicionin “Specialiste e Burimeve Njerёzore” nё TK ёshtё zgjedhur znj. Luljeta Doko.

Para disa ditёsh, meqёnёse me dukej skandaloz fakti i firmosjes sё kontratave prej aktorёve, kёrkova me njё telefonatё nё TK emrat e kёtyre firmatarё. Zonja pёrtej fillit telefonik, pёrpara se tё mё jepte emrat, mё kёrkoi tё identifikohesha, dhe pasi dёgjoi emrin tim (ndoshta tё dyshimtё) mё pёrshёndeti duke mё sugjeruar tё kaloja personalisht nё TK sepse “kёto informacione nuk jepen kёshtu”. Zonja tha se quhej Luli.

Shkova, edhe pse kohёn e kam me kursim mё shumё se paratё. Zonjёs Luljeta Doko, e sapoemёruar Specialiste e Burimeve Njerёzor tё TK, nё mbёrritje i bёra me dije se informacioni qё kёrkoja duhet tё ishte publik dhe mё vinte çudi qё pёr “reformёn transparente” tё Ministres Kumbaro dhe drejtorit “transparent” Çuli nuk e kishin vёnё nё dijeni. Pasi belbёzoi diçka tё tipit “informacioni ёshtё publik, por s’mund t’i jepet kujtdo” pa e besuar as vetё kёtё idiotizёm deri nё fund, mё dha listёn me 27 emrat e aktorucёve.

“Rastёsisht” kjo zonjё, zbuloj nga artikuj on line, ka qenё magaziniere nё kohёn e skandaleve nё TK tё denoncuara nga Hervin Çuli vite mё parё. Znj. Doko ёshtё personi qё gjeti “biletёn me Nr. serie 009373 tё vulosur me vulёn e institucionit dhe çmim tё modifikuar” duke i siguruar Hervin Çulit provёn karshi organeve gjyqёsore pёr pafajёsinё ndaj akuzave tё Kristaq Skramit, gjyq qё ende nuk kishte mbaruar nё momentin kur z. Hervin Çuli u zgjodh drejtor i Teatrit Kombёtar, gjё qё, pёr mendimin tim, e bёn tё pavlefshme zgjedhjen e tij si drejtor i institucionit pёr konflikt tё dukshёm interesi nё njё çёshtje gjyqёsore (http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=83653).

[Kёto ditё, pёr kёtё arsye dhe pёr tё tjera fakte tё dokumentuara deri mё tani nё AKSREVISTA, do dёrgoj nё Kontrollin e Lartё tё Shtetit, nё Prokurori dhe Ministrinё e Kulturёs njё letёr denoncimi pёr shkelje dhe abuzime me gjёnё publike prej znj. Mirela Kumbaro-Furxhi dhe drejtorit z. Hervin Çuli.]

Po kёshtu zbuloj se znj. Luljeta Doko ka qenё e pёrzier nё njё tjetёr çёshtje me hyrje/dalje karburanti pa faturё nё kohёn kur drejtor i TK ka qenё Kiço Londo, tashmё i virgjёruar nё atё farё pike sa ministrja e (agri)kulturёs sё munguar znj. Mirela Kumbaro-Furxhi ta promovojё nё drejtor tё Teatrit Eksperimental (http://lajme.parajsa.com/Kulture/id_10793/)

Nё agrikulturё, ku ministrja e “qokave tё fshatit” ёshtё eksperte, siç dihet plehёrimi e bёn terrenin mё pjellor. Kёtё do tё ketё patur parasysh ministrja nё pёrzgjedhjen e personave tё duhur pёr reformёn nё teatёr!

Per t’ju kthyer analfabetizmit tё ndёrgjegjshёm tё Hervin Çulit nё menaxhimin e institucionit qё drejton personalisht, pa iu futur akuzave Skrami-Çuli pёr dallavere reciproke, them se emёrimi i znj. Luljeta Doko mё duket si shpёrblim. Sikur zonja tё ishte e pushuar nga puna padrejtёsisht prej z. Skrami, do tё ishte e ndershme t’i jepej vendi i mёparshёm, rrogat e munguara, por jo ky promovim. Dhe drejtori e di kёtё, nuk ёshtё analfabet deri nё kёtё pikё. Por duke qenё se ёshtё zgjedhur me dallavere dhe jo me platformё menaxheriale, duke qenё se ёshtё po aq batakçi sa edhe ministrja e kulturёs qё e emёroi [çfarё nuk provon njeriu qё ta hedhin nё gjyq!!!], atёherё edhe kёtij i vjen natyrshёm tё parazitojё nё fondet publike si shumё prej pararendёsve tё tij.

Sёfundmi do tё jetё interesante tё shohim sa prej 27 aktorёve tё kontraktuar kёtё vit do tё jenё realisht aktivё nё skenёn e TK pas “reformёs” Kumbaro-Çuli, meqё drejtori i ri erdhi me parrullёn “s’do tё ketё mё aktorё qё marrin rrogёn kot”. Premtoj se do i ndjek me zell!

Nё mbyllje, pyetja ёshtё: pse nuk shkon drejtori Hervin Çuli tё thotё kёto gjёra tek “Zonё e Lirё” p.sh. nё Klan TV – siç bёri i sapozgjedhur drejtor i TK mё 31 janar 2014 – dhe tё egomasturbohet live nё mёnyrё edhe mё spektakolare me Arian Çanin? (https://www.youtube.com/watch?v=hDRxPVt_hio)

5 mendime mbi “Divide et Impera! Kronika perandorake shqiptare: deformimi antropologjik i teatrantit. (Romeo Kodra)

  1. Eshte ceshtje lekesh e gjitha. Shiko bordine teatrit dhe kupton cfare injorance eshte ne drejtim. Nga ana tjeter te gjithe aktrorucet duan nje rroge. Kjane rritur me enderra te shenjts per te qene buxhetore.

    1. Prandaj e quajta deformim antropologjik i aktorit, sepse nga aktoret pritet te veprojne, te kryejne nje akt, qofte edhe nje fjale. Por keta jane ne koma te pakthyeshme. Me shpifet vetja ndonjehere kur mendoj se me mbrojtjen e nje trupe dhe teatri kombetar publik, mbroj dashje pa dashje edhe keto qenie/larva pa shtylle kurrizore.

  2. o romeo ti urime per ate diplomen qe ke marre ne itali dhe qe te ka mesuar edhe latinishten shume mire, po kete “satiren” tende e perdor pak egersisht per ata qe nuk jane te natyralizuar italiane. c’eshte ky mllef? kur kandidove per drejtor i TK nuk e dije sa i tredhur ishte kryeministri dhe sa e tredhur ishte po ashtu ministrja? (FYI, “tredhja” e femrave quhet gjymtim gjenital femeror kur perkthen female genital mutilation “alla gugëlltranslejtshe”. ja, kjo eshte nje nga ato temat ku satira jote e spikatur ndoshta do shihej me sy te mire.) apo ke patur shpresa se te pakten nje here ne histori shqiperia jone “do vinte mend ne koke” dhe do zgjidhte nje intelektual si ti, qe di edhe gjuhe te gjalla e te vdekura bashke, ne krye te nje institucioni kulturor. sa per menaxhimin tend, populli yne ka nje shprehje: shtri kembet sa ke jorganin. me thuaj pak, se paske goxha informacione, sa eshte jorgani i gjithe sektorit kulturor ne shqiperi? po ke te drejt ti, se fundja plasen shqiptaret duke mbushur sallat e teatrove. keshtu gjeneron ministria e kultures shume fonde, duke shitur biletat. (sapo bera nje satire te lehte, keshtu behen) nuk e di nqs e ke vene re po nuk jemi ne itali, eshte shqiperi kjo ore! e para, shqiptaret nuk e kane te zhvilluar ndjenjen kulturore sa fqinji perballe, eshte ceshtje besoj qe nuk ka nevoje per ndonje ese nga ana ime. e dyta, qe te behet sa me ndjellese bota e artit, ka nevoje per investime. investimet jane dy llojesh: shteterore dhe private. nuk po them se kultura nuk eshte e rendesishme, por mendoj se ka probleme me emergjente ne kete vend. normalisht te kuptoj, per ty qe sheh ne drejtim te realitetit nga dritarja e vogel e botes tende plot art dhe menaxhim arti, ka rendesi paresore, por ja qe njeriu qe ta mbushe shpirtin me art duhet te mbushe barkun me buke me perpara. ja ku iku eshe shteti si opsion per lulezimin kulturor ne shqiperi. investimet private: pronaret private ose jane shqiptare qe sic thame nuk e kane kulturen e artit, ose jane te huaj qe as nuk u intereson cfare ndodh ne shqiperi sepse nga ky vend thjesht mbushin xhepat dhe ikin. nqs te vjen ndermend pastaj ndonje ojq apo ojf, kot e ke se tashme ka ngelur vetem o-ja dhe q-ja ne to. e sheh pra qe me nje analize te thjeshte logjike vihet re se gjeja e vetme qe po mundohet te beje (me kapacitetin qe ka) ministria (& co.) eshte te rregulloje catine qe pikon (se minimalisht e kane shitur per skrap paraardhesit) ne “shtepine” e kultures shqiptare? ti more njeri i mire, kur e di qe futet uje, pse edhe peshtyn? apo ne emer te art-dashurise qe ke, me shkoi nga mendja… po te bej nje kritike konstruktive: bej kritika konstruktive ti vete, jepe ti planin e menaxhimit te ky blogu yt i frekuentuar nga artdashesit meqe qenke kaq i zoti, gjeje ti formulen per t’i shtrire kembet sa gjere gjate posht jorganit, por mos peshty. ah se mos harroj, emri yt nuk eshte i dyshimte aspak per njerezit, sepse ne te vertete seshte asgje. ajo gazetarja qe nuk dinte gje per ty nuk ka pasur faj e shkreta (e lexova edhe ate artikullin se kush ishe ti, kurioziteti…). fillo bej nje autobiografi, se kaq modest qe qenke ti del nje biografi realiste. te fala

    1. Duke qene se komenti yt eshte i gjate, konstruktiv dhe me nje lloj vlere qe me intereson, do e marr si pikeniisje per nje shkrim qe mesa duket duhej te ishte bere me pare. Per momentin nuk me mbetet vecse te falenderoj.
      Sinqerisht, RK.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s