Brazil 2014: fundi i Panem et Circenses! (Romeo Kodra)

Ronaldo - France '98

Ronaldo – France ’98

Dikur e adhuroja futbollin. Pёr thuajse 15 vjet e kam praktikuar si sport, pa ndonjё rezultat domethёnёs. Por, pa njohur ende Pasolini-n, nё mёnyrё tё pavetёdijshme, e pёrjetoja futbollin si “ritualin e fundit sakral” tё njё shoqёrie tёrёsisht profane si ajo e Shqipёrisё sё fёmijёrisё dhe adoleshencёs sime.

Me kalimin e viteve nё mёnyrё gradualisht tё vetёdijshme fillova tё largohem nga pasioni futbollistik qё mё kishte angazhuar pak a shumё pёr 50% tё kohёs sime.

Ftohja e madhe filloi me njё ngjarje specifike, me njё person specifik: 12 korrik 1998 – finalja e France ’98 – dhe personi nё fjalё ishte Ronaldo … Fenomeni, jo Fotomodeli.

Nuk kam qenё ndonjёherё tifoz i brazilit, apo idhtar i Ronaldos, por sfidoj kёdo qё ka prekur ndonjёherё top me kёmbё tё mos çmojё l’enfant prodige-in e fundviteve ’90. Dhe ngjarja e pashpjegueshme ndodhur njё prej fenomeneve mё tё pashpjegueshme futbollistike botёrore, Ronaldos, 7 orё e 30 minuta pёrpara finales sё madhe kundёr Francёs sё Zidanit (tjetёr fenomen, edhe ky) mё ka lёnё tё kuptoj qё ky sport tashmё ka humbur respektin apo konjicionin edhe pёr pikёn e fundit tё sakralitetit, gjakut (rrёnja ‘sacer’ nё lat. do tё thotё ‘gjak’), qё i ofrohet zakonisht njё rituali. Sot e kёsaj ditё nuk dihet nёse faji pёr tё futur nё fushёn e lojёs njё person tё dalё nga spitali vetёm njё orё e gjysёm pёrpara finales ishte i Zagallos (trajnerit), Nike (sponsorit) apo vetё Fenomenit, qё sipas fjalёve tё tij kishte “kujtuar se po vdiste nё krevat” 7 orё mё parё. Dyshimet janё kudo, mbi babёzinё e njё trajneri qё kёrkonte fitoren me çdo kusht, mbi atё tё njё sponsori qё paguante miliona dollarё, apo mbi atё tё vetё Ronaldos, i pritur prej tё gjithёve si fitimtar i padiskutueshёm pёrpara se tё fillonte Botёrori. Por, sido qё tё jetё, asnjёra prej tyre nuk justifikon kuptimin e sportit, argёtimin (prej gjuhёs toskane tё vjetёr ‘diporto’ hyn nё frengjisht ‘desports’ dhe – prej normanёve – nё anglisht si ‘sport’).

Ftohjes sime tё madhe kundrejt kёtij spektakli mediatik tashmё tё filluar me aventurёn e Fenomenit, duke jetuar nё Itali gjatё dhjetёvjeçarit tё parё tё kёtij shekulli, ju shtua edhe pёrjetimi i njё prej skandaleve futbollistike mё tё mёdha: dёnimi i Juventusit pёr shitblerje arbitrash, futbollistёsh, apo drejtues tё federatёs italiane tё futbollit.

Skandalet nё botёn e futbollit nuk kanё ende tё sosur. Mjafton pёr kёtё tё shohim fitimin e garёs pёr organizimin e Botёrorit prej njё shteti-shkretёtirё: Katarit. Edhe kёtu fuqia (blerёse) e fuçive tё naftёs bёri mrekullinё.

Sot fillon Kampionati Botёror i Futbollit nё Brazil. Fenomeni, qё prej kohёsh tashmё ka lёnё futbollin, duke qenё promovuesi parёsor i Brazilit pёr kёtё event spektakolar ka shprehur pakёnaqёsinё e tij pёr “mungesёn e organizimit, vonesёn e punёve strukturore tё nevojshme pёr Botёrorin dhe mungesёn e pёrgjegjёsisё politike tё stafit organizativ”. Por, çuditёrisht, eksponenti maksimal i politikёs braziliane, presidentja Dilma Rousseff, çuditet edhe vetё me atmosferёn aspak tё mirё tё vendit tё saj (“There is a inexplicable bad mood against Brazil” – shih nё www.elpais.com). Ёshtё e pashpjegueshme pёr Presidenten e vendit me rezerva 379 miliardё dollarёshe, vendi i pestё nё botё, qё “72% e brazilianёve nuk janё tё kёnaqur nё tё pёrditshmen e tyre, 67% mendon qё ekonomia nuk shkon si duhet, 62% mendon qё Botёrore po i  heq vendit burime tё vyera qё mund tё shpenzohen tjetёrkund” (nga www.ilfattoquotidiano.it, ose “Brazilian Discontent Ahead of World Cup” – www.pewglobal.com).

Kam pёrshtypjen se kjo situatё ёshtё lehtёsisht e shpjegueshme. Dhe Botёrori brazilian po na jep kёtё shpjegim: Panem et Circenses nuk funksionon mё! Dhe kur e kanё kuptuar nё djepin e cirçensёve futbollistik, mendoj se politikanёt duhet tu venё gishtin kokёs.

Spektakёl tё mbarё!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s