Storytelling @ T.I.C.A. (Romeo Kodra)

Nuk mund tё mos e filloj kёtё shkrim mbi prezantimin e djeshёm, 30 Maj 2014, tё punёve tё artistёve rezident nё T.I.C.A.-s nё seksionin pranveror AIRLAB tё titulluar “Storytelling”, me njё pёrgёzim pёr Alketa Kurrizon. Ndryshe nga paçavuret mendjeplevitosura tё “Perdeve tё Hekurta” me transhendenca direkte kryeministrore, kjo vajzё, duke kuptuar profesionin e vet me thjeshtёsi dhe pa pompozitet, ka kryer mbrёmё njё akt kuratorial perfekt pёr shpirtin e kohёs. Pra, pёr tu kuptuar prej atyre qё u pёlqen tё ajrosin gojёn me “evente ndryshe, alternative dhe bashkёkohore”, kjo kuratore kreu njё event “bashkёkohor”.

Ky event ishte bashkёkohor sepse vetё arti bashkёkohor ёshtё i pakuptimtё nёse nuk shkon kundёr shpirtit tё kohёs duke dhёnё alternativa. Dhe shpirti ynё i kohёs – pёr dreq – ёshtё fobik ndaj mendimit, ndaj historisё, ndaj ngadalёsimit tё histerisё kolektive tё tregtuar pёr histori. Domethёnёs ёshtё fakti qё pёr mendimin, pёr ngadalёsimin e ritmit frenetik tё jetёs na bёn thirrje arti (Pёrveç “Storytelling” kujtoj veprёn e Studio 203 “Histœria” vitin e kaluar). Natyrisht fjalёn e kam pёr artin bashkёkohor, dhe jo keqkuptimet e tij.

Shpresoj qё andej nga Kryeministria tё nxjerrin ndonjё mёsim prej kёsaj ngjarjeje (Storytelling si disiplinё ka nё bazё pedagogjizmin, paksa propedeutik, por aq ёshtё edhe niveli i interlokutorёve tё politikёs shqiptare) dhe tё fillojnё tu lёnё hapёsirat e zaptuara artistёve.

Dua tё evidentoj kёtu edhe faktin shqetёsues tё tё bёrit art, dhe kёtu vij tek punёt e artistёve tё rezidencёs, nё njё vend ku 30 metra larg, nё lulishten e Piramidёs, njё grusht njerёzish bёnin grevё urie pёr humbjen e vendit tё punёs. Prisja tё them tё drejtёn njё performacё prej HAVEIT, 4 vajzave kosovare qё praktikojnё performing art, apo prej Enton Kacёs qё nё ndёrhyrjen e tij metateatrore pёrmendte Julian Beck-un, qё me Judith Malina-n dhe Living Theater revolucionoi metodologjinё e tё bёrit teatёr dhe tё konceptuarin e pandashёm tё kёtij arti si angazhim shoqёror. Shpresoj tё mos limitohet edhe Kaca si Ema kombёtare nё ajrosje goje inflacionuese dhe degjeneruese pёr kuptimin e teatrit nga anёt tona, ashtu siç shpresoj tё mos merrem edhe unё si naiv dhe i verbёr kundrejt pistonimeve tё mundshme partiake tё kёsaj greve. Ёshtё pёr çёshtje principesh dhe lirie individuale, pёrveçse guximi artistik dhe kreativ, qё nё njё situatё tё tillё duhet ndёrhyrё dhe marrё njё pozicion nё favor tё asaj tё drejte dhe lirie individuale pёr tё thёnё atё JO-nё, sa oksigjenuese pёr artin dhe artistin aq dhe pёr jetёn.

E prisja njё ndёrhyrje prej tyre sepse si shqipfolёs dhe shqiptarё e dinё shumё mirё qё po nё atё vend – mes Piramidёs dhe Kryeministrisё – manifestimeve tё shesheve, grevave, iniciativave kolektive spontane dhe publike shqiptare u janё prerё gjunjёt qё prej 21 Janarit 2011, ku 4 kufoma u vranё (qeveria Berisha-Meta) e u braktisёn (Rama & Co.), dhe pёr tё cilёt sot e kёsaj dite presim drejtёsi. Do kisha dashur qё kjo tё ishte “storytelling” e treguar prej artistёve bashkёkohorё shqiptarё, nёse duam qё arti tё jetё bashkёkohor dhe alternativ natyrisht, dhe jo prostitucion intelektual dhe vetmasturbim.

Shumё sugjestive ishte “Transplantation or moving from to” e gjeorgjianes Keto Logua ku suvaja e murit horizontal tё gёrryer – duke krijuar njё sipёrfaqe tё lugёt nё formёn e njё piramide (bidimensionale) – ishte situr nё njё platformё vertikale tё vogёl duke krijuar njё piramidё tredimensionale pluhuri pёrpara murit. Puna krijonte njё kontrast tё rimuar marrdhёniesh tensionuese qё pёrshkonte territorin dhe madhёsinё e sipёrfaqes horizontale tё gёrryer tё reduktuar nё njё piramidё tё vockёl vertikale.

Ku ka njё piramidё, asocimi i menjёhershёm sjell nё mendje Sfinksin. Ku ka njё Sfinks, qё prej mitit edipik, ka njё pyetje pёrgjigjia e sё cilёs mund tё na kushtojё jetёn. Dhe Keto Logua duket qё “storytelling” e ka bazuar nё pyetje. Sa piramida tё tjera do tё ngrihen nga gёrryerja dhe parazitizmi mbi Piramidёn tashmё mitike tё Enverit nё Shqipёri? Kur do tё kuptojmё qё gёrryerja ёshtё bёrё dhe bёhet nё thurimёn sociale ku batakçinj me kostume politikanёsh vazhdojnё e parazitojnё duke ngritur piramidat e pushtetit tё tyre?

Pёrgjigjen e jep thuajse vetё gjeorgjiania me “Buildings and Objects” ku dekonstruktimi objektiv dhe ripёrdorimi i objektit piramidal vetёdenoncon apo racionalizon fetishizmin e objektit nё vetvete. Dekonstruktimi mund tё vazhdojё pafundёsisht deri nё pluhurin e sitёs, nё materialin thuajse atomik, por gjithmonё prej tij rrezikohen dhe mundёsohen ngritjet e piramidave tё tjera.

“Storytelling” e boshnjakes Adela Jusić-it artikulohej nё njё kolazh fotografishё tё periudhёs sё realizmit socialist me tematikё “pёrparimin e gruas sё re shqiptare”. Nuk e di, por personalisht thjeshtё bashkёvendosja nё tё njёjtёn kohё e fotografive forcёrisht tё qeshura dhe pseudo-progresiste tё epokёs sё Enver Hoxhёs dhe fotografive tё tё pёrditshmeve tё sotme ku spikasin trupat e vrarё dhe gjymtuar tё bijave, nёnave, motrave, grave pёr tё ruajtur nderin ekskluziv tё mashkullit, apo fotografi tё prostitutave shqiptare pa koka nёpёr kanale tё Evropёs, mё bёjnё tё nxjerr disa konkluzione.

Mishgrirёsja tranzicionale e patranzitueshme shqiptare e 24 viteve tё fundit ka sjellё njё rezultat tё pakundёrshtueshёm dhe objektiv. Sipas kёtij rezultati dhe si rrjedhojё e tij mendimi im ёshtё qё, sikur tё isha femёr, do tё isha enveriste, e flaktё madje. Sikur tё kisha statusin e femrёs, sikur tё mё interesonin ekskluzivisht statistikat dhe staticizmi apo kristalizimi i qenies njerёzore nё njё etiketё tё CENSUS-it siç ёshtё tё qenurit femёr, sikur tё mё interesonte dhe tё dёshiroja tё isha i fragmentarizuar nё qenien time sipas seksit, atёherё pa dyshimin mё tё vogёl do tё zgjidhja sistemin enverist sesa tranzicionin e pafundё tё tregtimit tё trupave, tё thertores sё pёrditshme tё kёtyre 24 viteve tё fundit. Kjo ёshtё fitorja e vёrtetё e enverizmit pёr tё cilёn unё jam i ndёrgjegjshёm dhe me tё cilёn mё duhet tё bёj llogaritё. Kam pёrshtypjen se duhet tё bёjnё coming out edhe shumё tё tjerё mbi argumentin; natyrisht nёse u intereson njё katharsis kolektive.

Edhe kjo ёshtё, nё mёnyrёn e vet, njё “storytelling”, pёr tё cilёn nevojitet vetёm pak kurajo, dokumentim nё fakte dhe shumё integritet etik dhe intelektual. Pa kёtё “storytelling” vёshtirё se mund tё shmangim rёnien e vazhdueshme nё grackёn bajate tё enverizmit. Pa racionalizuar kёtё arritje tё frikshme tё enverizmit, vёshtirё se do tё kuptojmё kurthin e ngritur prej copave tё mishit tё politikёs qё si copa mishi na trajtojnё. Pa racionalizuar kёtё tё vёrtetё faktike nuk mund tё ngrihet asgjё tjetёr veç ripёrsёritjeve enveriste [Gjermania dhe Nazizmi docet!]. Pa dashur po nxjerr edhe njё alternativё interpretimi tё veprёs sё Armando Luljat “NEVER … say ENVER”, sepse nё momentin qё thuhet “KURRЁ-ENVER” ai ngrihet si Feniksi i tmerrshёm prej hirit apo pluhurit tё tij. Nuk ёshtё grackё prej sё cilёs dilet lehtё. Jo aq lehtё sa ç’mendojnё diletantёt e hareshёm dhe tё hallaktur tё “Perdes sё Hekurt”. Ndoshta ёshtё shumё tu kёrkojmё tё mendojnё. Ndoshta nuk duan tё mendojnё. Ndoshta ka kush mendon pёr ta.

2 mendime mbi “Storytelling @ T.I.C.A. (Romeo Kodra)

  1. Pse me duket qe kur jane te huaj ti Romeo prekesh. Sigurisht qe teatri i Kaces ishte rende por dhe ato vizatimet pak si mediokritet dukeshin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s