Prej turpit dhe pёr tё mos u ndotur. Mbi konkursin e Teatrit Eksperimental. (Romeo Kodra)

Pesё muaj mё parё mora pjesё nё konkursin pёr postin e drejtorit tё Teatrit Kombёtar tё shpallur nga Ministria e Kulturёs. Pesё muaj mё parё nuk i kisha idetё e qarta. Sot i kam!

Sot po vendos tё mos marrё pjesё nё konkursin pёr postin e drejtorit tё Teatrit Eksperimental qё mbyllet mё datё 30 maj 2014. Sot nuk kam mё iluzione mbi njё ministre tё ardhur nga shoqёria civile. Ndjeshmёria e saj civile ndaj institucioneve artistiko-kulturore, tashmё e demonstruar nё kёto muaj qeverisjeje, ёshtё po aq kafshёrore sa e profesionistёve tё politikёs qё kёto institucione i kanё katandisur nё gjendjen aktuale.

Sot do tё mё vinte ndot nga vetja t’i kёrkoja Eugenio Barba-s njё bashkёpunim ku tё merrte pjesё edhe kjo Ministri e Kulturёs topitёse dhe betonizuese (shih mё poshtё pse). Do tё mё vinte ndot t’i shpjegoja qё nё kёtё vend bёjmё teatёr eksperimental ku me eksperimente nuk ia dolёn tё strukturojnё njё teatёr tё qёndrueshёm Alfred Jarry apo Antonin Artaud. Do tё mё vinte ndot gjithshtu tё shpjegoja konceptin anti-kultivues tё ministres sё kulturёs sё inflacionuar dhe fishekzjarreve tё saj eksperimentalo-ekskrementale alla “Perdja e Hekurt”. [Me maestron gjithsesi do tё mbyll pёrkthimin e “La canoa di carta” me tё cilin shpresoj tё filloj njё seri tё gjatё pёrkthimesh ekskluzivisht me tekste mbi formimin e aktorit.]

Sot do tё mё vinte ndot nga vetja edhe tё pёrzgjidhesha nga komisioni analfabet i artit dhe menaxhimit tё artit teatror i pёrbёrё nga nёnpunёs tё lartё dhe tё mesёm tё Ministrisё (nёse ёshtё po e njёjta trio). Shihet qartё ky analfabetizёm nga hartimi i thirrjes ku spikat varfёria gjuhёsore: “njё platformё nxitёse pёr nxitjen e ideve”. Dhe kёta janё njerёzit e kulturёs kombёtare!

Po aty spikat injoranca totale mbi teatrin. Ku ta kenё parё vallё qё njё teatёr eksperimental i sapoformuar tё ketё “shfaqje repertori” siç u kёrkojnё tё programojnё qartё kandidatёve?

Por, spikat edhe njё lloj matrapazllёku pёr t’i lёnё vetes hapёsirё pёr interpretime absurde. Kush mund tu thotё gjё kёtyre kur tё zgjedhin njё kandidat qё “ka treguar pёrpjekje serioze nё krijimin e njё atmosfere alternative nё teatrin shqiptar”? Kush e pёrcakton seriozitetin, komisioni serioz dhe analfabet i lёmёs mbi tё cilёn pёrzgjedh? Cilёt janё kёta alternativё shqiptarё dhe nga se alternojnё?

Do tё mё vinte ndot dhe mbi tё gjitha turp nga vetja sikur tё isha “i gatshёm pёr tё nёnshkruar me Ministrinё e Kulturёs njё kontratё pёr menaxhimin artistik tё Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ mbёshtetur nё konceptin bashkёkohor tё kontratave artistike individuale”. Do tё mё vinte turp sepse e di mёsёmiri qё kjo qeveri nuk ka vullnet politik tё reformojё institucionet artistiko-kulturore nga pikёpamja menaxheriale (mjafton tё shohim zgjedhjet e drejtorёve-jo-drejtorё), por kёrkon tё shkёpusё lidhjen midis aktorёve, artistёve dhe operatorёve tё brendshёm tё kёtyre institucioneve me vetё institucionet. Fillimisht kjo Ministri kёrkon tu shkurtojё kontratat nё kohё artistёve dhe operatorёve. Dhe kёtё kёrkon ta realizojё sepse e di qё kёshtu, operatorёt dhe artistёt, do tё jenё mё pak tё lidhur me institucionet. Kush do tё ketё kurajon tё protestojё nёse njё ditё Ministria thotё qё “na duhet tё bёjmё disa ndryshime”? Dhe BINGO! Qeveria do tё propozojё ndёrtime tё reja “bashkёkohore” sa ajo monstra fallike nё qendёr tё Tiranёs aq e dashur pёr kryeministrin. Qeveria do tё propozojё shembjen e Teatrit Kombёtarё p.sh. Ju kujton gjё kjo? Pasionet e vjetra nuk harrohen! Ops, ndoshta fola tepёr! Ndoshta duhet tё kem kujdes tё mos zgjojё shpirtrat e atyre llafazanёve qё s’janё mё dhe qё i çanin veshёt “kryetarit ndryshe”, d.m.th. “kryeministrit ndryshe”.

Nё vend qё tё ngrejё kёtё cirk tё rёndomtё me kllounё dhe arlekinё ministrorё, nuk kuptoj pse kjo qeveri nuk piloton delegimin e institucioneve artistiko-kulturore direkt nё duart e artistёve dhe operatorёve qё punojnё nё kёto institucione. Meqё kultura i duket shpenzim, le tё heqё dorё prej saj. Artistёt do tua dinё pёr nder. Mjafton tu lёnё atyre 4 muret e ndёrtesave dhe ato materiale teknike shkatarraqe, madje tu imponojnё edhe patjetёrsueshmёrinё dhe modifikimin e strukturave arkitektonike qё tё mos abuzojnё edhe kёta me ndёrtime betonizuese. Jam i bindur se nё njё vit do tё shohim tё dalё art i vёrtetё prej tyre. Por, jam gjithshtu i bindur qё nga thela e majme e ndёrtimeve vёshtirё se hiqet dorё.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s