MANIFEST: TRANSPARENCA NЁ DHE SI KULTURЁ. (Romeo Kodra)

Njё fantazmё sillet nёpёr Evropё, Shqipёri dhe botёn mbarё, dhe risillet, e risillet, e risillet – fantazma e materializmit. Do tё doja tё vazhdoja ekon me komunizmin marx-ian duke thёnё qё tё gjithё politikanёt dhe rojet e pushtetit “janё bashkuar pёr t’i bёrё luftё kёsaj fantazme tё shenjtё”, por nuk mundem, sepse tё gjithё tё mёsipёrmit janё tё bashkuar pёr t’i bёrё luftё materializmit – produktit shkencor tё idesё komuniste tё Karl Marx-it.

Ideaja e njё shoqёrie “komuniste” – sidomos nё Shqipёri – nuk ёshtё materializuar ndonjёherё. Kush ka dёgjuar pёr njё shtet sikur edhe tё vetёquajtur “komunist” le ta demonstrojё, mё pas mund tё pёllasё sa tё ketё frymё. Por, jo pa shkak neoliberistёt e sotёm mbushin gojёn me tё. Si ka mundёsi? Ndoshta pёr tё alienuar vёmёndjen nga materializmi – shifra denoncuese e çdo lloj pushteti tё botёs nё tё cilёn jetojmё? Ky manifest, nёse i nёnshkruar, do tё qartёsojё pozicionimin e operatorёve artistiko-kulturor ndaj kёtyre dilemave bashkёkohore.

Edhe pse jemi pёrtej epokёs sё shoqёrisё sё disiplinёs totalitare enveriste, dhe jemi futur kokё e kёmbё nё epokёn e shoqёrisё sё kontrollit kapitalist, nё “epokёn e menaxhimit” ku pronari nuk zotёron vetёm produktin/materialin, mjetet e prodhimit dhe shёrbimit tё produktit, por edhe njohurinё mbi tё, pёrsёri materializmi si deshifrues epokal arrin tё jetё tёrheqёs, trendy, cool, sexy, pёr ta pёrshtatur me zhargonin e alternativёve bashkёkohorё.

Duke qenё se kjo fantazmё ёshtё tepёr seksi, dhe na eksiton as mё pak dhe as mё shumё saç eksiton epshet bulimike tё menaxhuesve tё gjёsё publike qё kemi zgjedhur tё na udhёheqin, po hartohet edhe ky manifest i etikёs sё transparencёs nё menaxhimin e fondeve publike nё art dhe kulturё.

Ky manifest pёrqёndrohet tek esenca objektive e materializmit, tek kjo aksiomё deshifruese e epokёs qё shfaqet nё mёnyrё katartike dhe teatrore vetёm nёpёrmjet transparencёs sё proçesit tё realizimit tё ngjarjeve, veprave dhe produkteve artistiko-kulturore, tek kjo aksiomё qё njё vit mё parё – mё 24 Maj 2013 – motivoi hapjen e kёtij blogu pёr tё thёnё diçka konkrete mbi “spektaklin e realizimit tё sё pёrditshmes” duke filluar nga arti dhe kultura.

Nё pikat e veçanta tё kёtij manifesti tentohet njё “surfing” mbi transparencёn e kapitaleve tё fluidifikuara tё njё sistemi qё duhet higjenizuar nga trendenca narciziste dhe nekrotike, ku pushteti nga lart urdhёron dhe baza e papagallizuar e artistёve nga poshtё bindet.

Nёnshkruesit e kёtij manifesti kanё mundёsinё tё demonstrojnё pёrqasjen dhe pёrfshirjen e tyre etike me instancat e pushtetit, me bashkёpunёtorёt e tyre dhe punёn njёkohёsisht. Kanё mundёsinё tё jenё transparent kundrejt publikut duke treguar marrdhёniet nё rrjetet (networks) artistiko-kulturore vertikale (qeveri-artist-publik) dhe horizontale (artist-bashkёpunёtor), si dhe pёr tё dhёnё kontributin e tyre brenda njё ekosistemi qё, pёr momentin, qelbet erё.

Dhe kush e di, ndoshta ёshtё momenti i duhur qё higjenizimi dhe transparenca nё fondet publike shqiptare tё nisё nga operatorё tё artit dhe kulturёs. Ndoshta ёshtё momenti i duhur pёr tё nёnshkruar njё akt rezistence deleuze-ian dhe pёr tu pёrballuar me turpin e zhezhitjes sё pёrditshme.

1. Nënshkruesi i këtij Manifesti impenjohet të publikojë on line projektin me të cilin ka fituar një fond publik menjëherë pas shpalljes së tij si fitues.
2. Nënshkruesi i Manifestit impenjohet të bëjë publike on line statutin dhe anëtarët e shoqatës në të cilën bën pjesë (nëse bën pjesë në një shoqatë).
3. Nënshkruesi i Manifestit impenjohet të bëjë publike harkun kohor të zbatimit të projektit për të cilin ka marrë fonde publike si dhe të dokumentojë rezultatet e projektit në një raport përfundimtar, video, fotografi, etj.
4. Nënshkruesi i Manifestit impenjohet të bëjë publike furnizuesit dhe bashkëpunëtorët në realizimin e projektit për të cilin ka marrë fondet publike.
5. Nënshkruesi i Manifestit impenjohet të denoncojë mitmarrjen prej cilitdo subjekti publik apo privat.
6. Nënshkruesi i Manifestit impenjohet, në rast dënimi për mitmarrje prej organeve të drejtësisë, të mos prezantojë kërkesa për financim apo mbështetje prej fondeve publike.
7. Nënshkruesi i Manifestit i kërkon Ministrisë së Kulturës publikimin e emrave të jurisë që përzgjedh projektet menjëherë pas shpalljes së projekteve fituese.

P.S. Duke qenё se numri i tё interesuarve mbi argumentin ka qenё mё i lartё se zakonisht (nё bazё tё parjeve nё blog), shpёrndarja dhe mbёshtetja aktive, pra publike, e kёtij manifesti nga operatorёt artistiko-kulturor shqiptarё ka qёnё nё proporcion tё zhdrejtё me kёtё interes. Shkruesi i kёtyre rreshtave nuk ka ndёrmend dhe kohё tё tepёrt pёr tё pritur “coming out” apo “pjekjen e fiqve tё Gjinove” tё rradhёs dhe pёr tё nxjerrё konkluzione, por preferon tё ngulmojё nё bindjen e tij mbi qendёrzimin e vёmendjes kundrejt fluksit tё proçeseve nё tё cilёn realizohet dhe modifikohet e pёrditshmja e kёtij vendi. Kjo, pёr mua, ёshtё edhe urgjenca parёsore.

4 mendime mbi “MANIFEST: TRANSPARENCA NЁ DHE SI KULTURЁ. (Romeo Kodra)

  1. Mendoj se po kerkon ti kthesh virgjetirine sistemit. Teper idealist. Mos harro se vendet perendimore a kane krijuar materalizmin dhe prej ketij materializmi eshte zhvilluar arti ne Evrope. Kane shfrytezuar boten qe te ekzistoje PArisi.Dhe ti Shkollen e ke bere ne Evrope, nuk vajte ta vesh ne Xhibuti, sepse ne Evrope eshte materializmi dhe i lejohet ekonomikisht qe te kete dhe shkolla arti. Mendoj qe do ishte me mire qe manifesti te gjeneronde diskutim per materialzmin che transparence, nje p[roces qe kerkon shume kohe, sesa ti kerkosh hallexhinjve ne tirane qe edhe ato 5 leke qe marrin ti deklarojne sesa kane futur ne xhep, e sa te tjera i kane harxhuar.

    1. Kam pershtypjen se me materializem po kuptohen te mirat materiale. Nuk eshte keshtu. Kemi vlere dhe plusvlere thoshte AI dhe jane te materializuara si ne prodhim, mjete prodhimi, shperdarje dhe njohuri. Keshtuqe materializmi eshte ne art dhe ne te gjitha dukurite e se perditshmes pavaresisht koordinatave gjeografike (Shqiperi+Xhibuti).
      Sa per hallexhinjte i shoh andej nga Bregu i Lumit, dhe jo ne art.
      Gjithsesi rrofsh per sugjerimin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s