Metafizika e ligjёratёs sё Mirela Kumbaros dhe arti i Angjelin Preljocajt. (Romeo Kodra)

Zonja Mirela Kumbaro-Furxhi, ministre e Kulturёs sё qeverisё Rama, po shpalos tё gjithё potencialin e saj intelektual pёr karamelizimin e shkurtimeve tё maskuara si “reformё” tё institucioneve artistiko-kulturore. Qartёsia e shprehisё gjuhёsore nёpёrmjet analizimit tё ligjёratёs, qё prej Wittgenstein-it, pёrcjell fjalёt nga metafizika e tyre nё pёrdorimin e pёrditshёm. Interesante nё kёtё drejtim ёshtё tё ndjekim daljet publike tё ministres dhe tё shohim pёrditёsimin nё kontekstin artistiko-kulturor tё disa koncepteve, pjesё pёrbёrёse tё mendjes sё intelektuales Mirela Kumbaro-Furxhi.

Nga fjala e minstres intelektuale nё Ditёn e Evropёs lexohet:

“Europa nuk do të ndërtohet në një ditë, i tha Robert Shuman ministri i punëve të jashtme të Francës, Kancelarit gjerman Konrad Adenauer, kur donte ta bindte për solidaritet, dy ditë para se të shpallin projektin që do t’i jepte jetë Europës së Bashkuar. Është mbrëmje, Zoti Kancelar, qeveria franceze do ta bëjë publike projektin e saj, dhe shpresoj shumë që qeveria gjermane do të bashkohet me ne. Deri në atë datë ju lutem ruajeni të fshehtë këtë letër personale.
7 vjet më vonë, do të lindte Angjelin Preljocaj, ngjizur fshehtaz, diku midis maleve të Shqipërisë, përmes ish-Jugosllavisë, për të parë dritën e diellit në Francë, ndërkohë që ëndrra europiane kishte hedhur tashmë hapat e para në zemër të kontinentit, sepse në Shqipëri diellin e lirisë e kishin ndrydhur egër.
Në vitin 1994 Angjelini u kthye me trupën e tij të baletit, për të parën herë në vendin ku nuk do të ishte bërë balerin, dhe ku ishte hapur qielli i lirisë, por që ende thërriste ” E duam Shqipërinë si gjithë Europën”
20 vjet më pas Angjelini rikthehet për trupën e baletit të Teatrit shqiptar, me balerinët e tij, për një skenar europian. Ata nuk dallojnë nga njeri tjetri, sepse luajnë të njëjtën koreografi, me të njëjtën muzikë dhe me të njëjtat rrahje zemre. Sepse kultura u jep atyre mundësinë të jenë të gjithë europianë.
Është mbrëmje, Zonja dhe Zotërinj Ambasadorë, qeveria shqiptare jo vetëm e ka bërë publike projektin e saj europian të filluar e mbështetur qysh herët nga të gjithë shqiptarët, por Shqipëria është sot shumë afër Europës, po aq afër sa dhe balerinët shqiptarë, Angjelini, si dhe shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm të kulturës, janë dëshmia më e mirë e këtij integrimi.
Prandaj kam besim se të gjitha qeveritë tuaja do të bashkohen me ne në projektin europian të Shqipërisë. Dhe bash për këtë, mos e mbani të fshehtë këtë gjë! Por tregojeni në vendet tuaja!”

Nёse lexuesit profan tё faqeve on line tё Ministrisё sё Kulturёs, apo ndjekёsve tё hipnotizuar tё masmedias, lidhja mes korrespondencёs Shuman-Adenauer, artit tё Preljocajt dhe projektit evropian tё Shqipёrisё, i duket i njё lirizmi tё epёrm, i ftoj tё gjithё tё kthehen me kёmbё nё tokё pas fluturimit pindarik ministror dhe tё pёrqёndrohen nё faktin qё, edhe pse me fjalё “qeveria shqiptare e ka bёrё publike projektin e saj europian”, me vepra, askush nuk di cilat janё termat e kontratёs sё bashkёpunimit trevjeçar me trupёn e Preljocajt pёr tё cilёn flitet nё media. Askush nuk di cila ёshtё platforma e MK pёr tё ardhmen e institucioneve artistiko-kulturore publike. Askush nuk di platformёn menaxheriale tё drejtuesve tё kёtyre institucioneve tё pёrzgjedhur prej ministres nё tё cilat supozohet, si nё çdo platformё tё denjё pёr tu quajtur e tillё, tё gjendet vizioni i tyre pёr institucionet qё drejtojnё. Askush nuk di cilёt janё aftёsitё menaxheriale, apo administruese tё znj. Kumbaro-Furxhi (nёnkuptoj me aftёsi administruese diçka pёrtej aftёsive tё pёrkundjes sё egos vetpёlqyese tё kryeministrit, natyrisht) falё tё cilave supozohet tё ketё merituar postin qё ka zёnё.

Obskurantizmi metafizik i ligjёratёs sё ministres denoncon, me ç’thashё mё sipёr, zbrazёtinё e thelbit tё idesё sё saj nё lёmёn e artit dhe kulturёs. Shumё mirё zonja e parё e kulturёs autoktone mund tё tjetёrsojё simbolikёn e fjalёve duke thёnё çfarё t’i dojё qejfi, por tё paktёn duhet tё ketё mirёsinё tё na shpalosё atё qё Henri Bergson quante “kthimi nё drejtimin e kundёrt tё mendimit tё zakonshёm” apo “intuitёn” e saj mbi thelbin e “gjёsё” publike, mbi institucionet qё ka nё vartёsi, tё cilat duam tё gjithё t’i shohim ndryshe. Kёshtu ndoshta do tё isha i lumtur tё zbuloja nё intelektin e ministres njё gjenialitet tё fshehur dhe tё keqkuptuar prej injorancёs sime dhe tё publikut nё pёrgjithёsi. Ndoshta mendja ime e cekёt nuk arrin tё shohё horizontet kumbareske pёr tё cilat Mirela kombёtare nuk ka turp tё kёrkojё qё tё bashkohen edhe qeveritё e pёrfaqёsuesve tё shteteve evropiane nё Shqipёri (sikur tё mos ia njihnin kapacitetin!). Nuk ka turp ministrja tu kёrkojё ambasadorёve qё “tё mos e mbajnё tё fshehtё kёtё gjё nё vendet e tyre” pёrkatёse, por ta tregojnё mesazhin e ri thuajse krishtёror (tё Edi Ramёs tё katekizuar me dogmёn e rilindje/ringjalljes nga katoliku i penduar Tony Blair) edhe nё Evropё. Delirimi, siç dihet, nuk njeh turp.

Pёr tё mos u keqkuptuar mё duhet tё specifikoj qё nuk kam asgjё kundra metafizikёs, por tё them tё drejtёn e preferoj nё art. E preferoj kur me tё merret Preljocaj, artin e tё cilit injoranca e Rilindjes sё inflacionuar po mundohet tё transformojё nё fishekzjarre masmediatike (pak a shumё siç i vunё nё gojё Ermonela Jahos slloganet e reformёs alla Kumbaro).

E preferoj tek Angjelini sepse metafizikёn ai nuk e pёrdor pёr fishekzjarre, por me tё artikulon njё vizion poetik ndryshe, pёrtej tё zakonshmes, pёrtej dёshirёs pёr tё bёrё spektakёl (Ç’lidhje ka versioni i artit me propozim nga poshtё [eventi i MAM tek vila e Enverit me mbёshtetjen e Kumbaros] dhe urdhёr nga lart [nga Edi Rama] me Angjelin Preljocajn le ta gjykojё spektatori i pranishёm nё “Royaume uni” dhe “La Stravaganza”.).

Pёr tё mos iu referuar thjeshtёsisё sё kristaltё qё e bёn tё dukshёm dhe dallueshёm vite dritё larg nga ç’paraqet arti bashkёkohor, butaforik, simulakrial shqiptar, le tё marrim prej Preljocajt si shembull njё objekt skenik tё rёndomtё siç mund tё jetё njё karrige nё “Royaume Uni”.

Intuita e tij artistike sheh pёrtej universit shqisor tё marrdhёnies me objektin, sheh elementin esencial vertikal tё karriges si vend. Pra, sheh esencёn e gjёsё, dhe jep alternativёn. Karriget shndёrrohen nё element hierarkik pushteti pёr 4 femra-artiste tё botёs sё Hip Hop-it. Kjo botё, ky vend tipik mashkullor, ku mbizotёron fiziciteti, sintetizohet nё njё univers femёror qё vihet nё plan tё parё tё performancёs sё balerinave. Por edhe pse e rimarrё dhe shndёrruar nё pushtet hierarkik femёror (similar mashkullor), ka gjithmonё diçka tek ky vrull kёrcimi qё mbetet tipikisht femёror, i paarritshёm nёse koreografi nuk do tё kishte intuitёn sintetizuese qё jep koherencёn e veprёs koreutike.

Objekti nё vetvete, si karrige e rёndomtё, ёshtё i performuar. Balerinat e marrin, e spostojnё nё hapёsirё, kёrcejnё pёrmbi, brenda apo ndёrmjet saj. Nё pak fjalё e pёrdorin nё mёnyrё instrumentale, sa gjatё gjerё, horizontalisht, ndryshe nga meshkujt, pёr tё cilёt bёhet status, statik, vertikal, hierarkik. Dhe kёtu – nё riinterpretimin simbolik tё dimensionit vertikal-mashkullor pёrkundrejt dimensionit horizontal-femёror – del nё pah interpretimi metafizik (etimol. ‘pёrtej fizikes’) i performancёs artistike tё dhёnё prej Preljocajt. Del nё pah versioni i esencёs femёrore tё njё bote (Hip Hop) tёrёsisht mashkullore dhe (shpesh) maskiliste qё nxjerr tё zbuluar nga skutat e realitetit njё mundёsi tё re, delikate, tipike e universit tё seksit tё dytё, tashmё tё kurorёzuar. Ёshtё leximi filozofiko-artistik i Preljocajt qё ka pёrshkuar me intutitёn e tij njё histori tё sё shkuarёs (Hip Hop-i historikisht si univers mashkullor) tё ripёrpunuar nё tё tashmen (me delikatesёn jo-patetike tё skenografisё dhe pёrpunimit muzikor) ku hapen horizontet e sё ardhmes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s