Ministria e Kulturёs dhe Reforma e abortuar e Rilindjes. Rasti i TKOB. (Romeo Kodra)

Tre ditё mё parё MK postoi nё faqen e saj tё internetit njё deklaratё, “Reforma nё institucionet e artit”, e cila i referohej zhvillimeve tё fundit nё Teatri Kombёtar tё Operas dhe Baletit.

Paragrafi i parё i kёsaj deklarate didaktike fillon me gargarizmat pёr shpёlarje goje qё konsistojnё nё “nxitjen e krijimtarisё”, “rritjen e cilёsisё”, optimizimin e “karrierёs” si dhe pёrfshirjen e “rinisё”.

Nё tё dytin, Ministria e “Kulaçit dhe Kёrrbaçit”, pёrshkallёzon qasjen skizofrenike ndaj punёtorёve tё kulturёs duke alternuar: “reforma … ёshtё pa kthim” dhe “ёshtё e shёndetshme”, e “domosdoshme”, por “nё bashkёpunim me komunitetin”; “duke mos shkurtuar asnjё vend pune”, por edhe duke aplikuar “kontrata individuale, kategori tё detajuara, sistemin e vlerёsimit dhe disiplinёn artistike”.

Mё tej, MK bёn njё hap mbrapa nga propozimi absurd i kontratave 6 mujore (andej nga Teatri Kombёtar nga goja e Hervin Çulit kanё dalё edhe kontrata 3, 4 mujorёshe; kёshtu qё ka edhe mё keq) me tё cilёn pretendonte tё bёhej art. “Periudha 6 mujore tranzitore kishte si qёllim realizimin e njё procesi transparent pёr sistemin e vlerёsimit profesional dhe kategorizimin e pagave tё artistёve, i cili nё kushtet aktuale mungon”, na thotё Ministria duke harruar tё na bёjё transparente platformat e drejtorёve tё institucioneve artistiko-kulturore tё pёrzgjedhur prej saj.  Me siguri kjo Ministri – me anё tё njohёsve tё famshёm tё artit teatror dhe operistik, siç janё botuesi, juristja dhe gazetarja, qё pёrzgjodhёn drejtorёt e institucioneve artistike kombёtare – do tё jetё po aq e aftё tё vlerёsojё profesionin dhe tё kategorizojё pagat.

Doza prej MK gjithsesi ngrihet duke propozuar kontrata nga 18 mujorёshe e deri nё 3 vjet e gjysёm. Ngrihet, por duke qartёsuar edhe njё herё vendosshmёrinё nё “reformёn gёrshёrё” dhe duke nёnvizuar:

  1. Mungesёn e plotё tё vlefshmёrisё sё kontratave tё punёs (Ku e bazon kёtё gjё? Thjeshtё pёr presion? Njё citim apo referencё do tё na ndihte)
  2. Moszbatim tё ligjit mbi Artin dhe Kulturёn, i cili qartёsisht detyron institucionin e artit tё lidhё kontrata individuale me punёdhёnёsit dhe punёmarrёsit (Ku ёshtё? Nё cilёn pikё apo nen tё ligjit? Kam pёrshtypjen se duhet nisur ndonjё iniciativё paditёse nё organet kompetente kundёr MK dhe znj. Kumbaro-Furxhi pёr mashtrime dhe ngritjen e pajustifikueshme tё nivelit tё presionit social. Personalisht nuk kuptoj ku duan tё dalin me kёto idiotizma institucionalo-juridike. Shpresoj tё mos e kenё nga injoranca kёmbёnguljen fodulle.)
  3. Paqartёsi tё vijueshmёrisё sё marrёdhёnies sё punёs (Eeehhh? Çdo tё thotё? A hani shqip ju, apo jo? Deliri, tё dashur lexues, nuk ka nevojё pёr koment besoj)
  4. Arbitraritet nё kategorizimin profesional tё artistёve (Kush e vendos kёtё, kompetentёt profesional qё zgjodhёn drejtorёt?)
  5. Moszbatim tё parashikimeve tё kontratёs kolektive e cila presupozon ekzistencёn e kontratёs individuale si garanci e marrёdhёnieve personale tё punёs mes punёmarrёsit dhe punёdhёnёsit (Sipas “fshatarёve” alternativё tё Ministrisё sё Kulturёs [po citoj ministren kur bёn ironi me “qokat e fshatit” … se mos mendoj ndokush qё e kam me fshatarёt!] kontrata lidhet nё bazё “parashikimesh”, ndoshta edhe vizionesh, futuriste apo hiperuranike-ndёrhyjnore mbase, dhe kur nuk zbatohen kёto parashikime tё Nostradamus-it na u dashka patjetёr “reforma gёrshёrё”).

MK si pёrfundim propozon ngritjen e njё grupi pune tё pёrbashkёt. Deklarata mbyllet me tё njёjtёn skizofreni kulaç-kёrrbaçiste ku vёnia nё vetё tё parё shumёs sё diskurit nuk mashtron mё askёnd.

Mashtrimi madhor qёndron nё deklaratat pёrkёdhelёse tё ministres me tё cilat, nga njёra anё, propozon kontrata 18 mujore dhe, nga tjetra, siguron qё nuk do tё shkurtojё asnjё vend pune. Po kur tё mbarojё kjo kontratё 18 mujore dhe njё drejtor jo-kompetent siç janё ata qё keni zgjedhur (sё paku, deri sa t’u publikoni platformat, pёr mua do tё mbeten tё tillё) tё vendosё tё mos e rinovojё kontratёn, ku do tё shkojnё kёta punёtorё tё artit dhe kulturёs? Ndoshta do u duhet tё bёjnё qoka tek fshatarja dhe fshatarёt e Ministrisё sё Kulturёs?

Kam pёrshtypjen se kjo ministre dhe tёrё ministria qё drejton nuk kanё asnjё ide apo vizion mbi artin dhe kulturёn. Nёse vizionet e tyre janё abortet e para nё ish-vilёn e Enver Hoxhёs ёshtё mirё qё tё lirojnё vendin dhe tё mos i bien qylit me taksapaguesit. Arti dhe kultura kanё nevojё pёr ajёr qё krijohet vetёm kur hapen horizonte, mundёsi tё reja dhe jo kur shkurtohen fonde dhe vende pune.  Nёse jeni pa ide, lironi vendin se e/na qelbёt!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s