“Sende qё nxirrte deti” dhe vlera qe i merr lumi … apo tsunami. (Romeo Kodra)

Sot u mbyll “Pamur”, Festivali i Librit dhe Artit Pamor. Por, nuk dua tё flas pёr artin, nё kuptimin e ngushtё tё fjalёs, apo organizimin e ngjarjes. Sot kam mё urgjente tё them diçka mbi perspektivёn artistiko-kulturore qё kryeministri Rama dhe ministrja Kumbaro-Furxhi po na shpalosin me politikat e tyre. Shkak ёshtё ndёrhyrja dhe fjalimi i kryeministrit gjatё ndarjeve tё çmimeve pёr publicistikёn Ardian Vehbiut (dje) dhe pёr artin pamor Armando Lulajt.

Pёrtej retorikёs kamomilizuese tё ministres Kumbaro si “punёtore e kulturёs”- term identifikimi i sё majtёs mbarёbotёrore ky – apo tё kryeministrit Rama qё cilёson reformat e institucioneve artistiko-kulturore si “tё domosdoshme” me anё tё sё cilave do tё vendoset “hierarkia e meritokracisё sё vendosur nga publiku”, edhe ky nёnvizim i “pulikut” dhe “publikes” ёshtё tipike pёr tё majtёn, vlen pёr tё nёnvizuar atё qё ende asnjё duket se ka kuptuar: KЁTO JANЁ POLITIKA LIBERISTE !!! Nuk e kanё kuptuar operatorёt artistiko-kulturorё tё punёsuar nё kёto institucione sepse sindakalizmi ka vdekur nё kёtё vend dhe nuk dinё mё si tё protestojnё. Nuk e kanё kuptuar intelektualёt e sё majtёs qё, edhe kjo, duket se ka vdekur nё kёtё vend. Nuk e kanё kuptuar operatorёt privat tё sektorit qё kanё horizontin tek maja e hundёs. Madje, duket se nuk e ka kuptuar edhe kjo qeveri e Rilindjes.

I dashur kryeministёr dhe ministre, aplikimi i kontratave te pёrkohshme nё institucionet publike tё arti dhe kulturёs nuk do tё mundёsojё meritokracinё, por do tё asgjesojё pёrfundimisht shpresёn e kualitetit nё to. Pёr tё cituar kryeministrin “s’ka bir kurve tё mё thotё qё” programohet njё shfaqje teatri si “Mbreti Lir”, baleti si “Liqeni i Mjelmave” apo e operas si “La Traviata” – qё tё mos katalogohet nё broadway-izmat qё shohim sa vjen e mё shpesh – nё 3, 4 apo 6 muaj sa ç’parashikohet nga kontratat e parashikuara prej jush. Zgjidhja e vetme ёshtё efiçentimi menaxherial i institucioneve publike tё artit dhe kulturёs qё e dini mё mirё se unё nuk bёhet me platformat e drejtorёve qё [jo rastёsisht] keni zgjedhur.

Ndoshta ju mendoni se duke i lehtёsuar rrugёn korporatave private qё investojnё nё art dhe kulturё, tё cilat ju mbёshtesin gjatё fushatave, kjo do i garantojё atyre tё blejnё mё me lehtёsi kualitetin (nёse ka dhe mund ta quajmё kёshtu nё artin dhe kulturёn shqiptare). Ёshtё e qartё qё, pas gёrshёrёs qё quani reformё, institucionet publike nuk do tё mund tё konkurrojnё nё treg me korporatat e sipёrpёrmendura (mediat private pёrgjithёsisht).

Thuajeni troç: ju nuk doni reformim. Kёtё e kuptuam [Janё qesharake metaforat pseudo-intelektuale tё ministres me “vazot e pandorёs”; ndonjё terminologji apo koncept menaxherial do e preferonim pёr tё parё nё “ja ka haberin”].

Me shumё mundёsi institucionet publike tё cilave u jeni qepur, nё pak kohё, do tё shndёrrohen nё sarkofagё bosh. Mumjet – artistёt qё sot ditёn paguhen nga institucionet publike dhe mbrёmjeve i shohim tё mbushin xhepat nёpёr televizione [Pse drejtorёt jo-menaxher tё zgjedhur prej jush nuk e kanё penguar kёtё gjё?] – do tё duket sikur do tё rivitalizohen tek “privati”. Por, jua siguroj qё nё ato korporata nuk do tё gjeni njerёz qё do tё mund tё nxjerrin cilёsi.

Tek kёto institucione private – me ç’shoh dhe kam ndjekur kёto dy vitet e fundit – nuk ka mjaftueshёm njerёz tё formuar nё menaxhimin e artit dhe kulturёs. Nёse ka, kanё tepёr frikё tu thonё JO shefave [Nuk kam nevojё t’ju shpjegoj çdo tё thotё “shef” nё Shqipёri, apo jo? Nёse po, pyesni Vehbiun.].

Dhe fakti nuk duhet nёnvleftёsuar: jetojmё nё epokёn e menaxhimit, nё epokёn e administratorёve.

Drejtuesit e kёtyre institucioneve qё pёrmenda janё ende “pronarё” alla shqiptarçe, qё shohin fitimin e sotёm pa asnjё horizont tё parafiksuar nё tё ardhmen e institucioneve tё tyre. Vlera nё art dhe kulturё nuk ka qenё ndonjёherё paraja, si nё çdo fushё tjetёr. Vlera ёshtё tek njohuria, pra kultivimi i mjeshtrisё apo zanatit; edhe nё epokёn e konsumizmit. Harrojeni, qё “privati” i drejtuar prej “pronarёve” tё ketё durim nё nxjerrjen e produktit cilёsor; atyre u duhet paraja sepse vetёm aty – pёr injorancё tё formimit akademik, profesional dhe kulturor – shohin vlerё. Hidhini njё sy financave, ku vlerё ёshtё paraja, se si pёrfundon nё kriza sa vjen e mё tё shpeshta. Hidhini njё sy politikave financiare tё Obamёs, president i vendit mё liberist nё botё. Pse duhet tё jemi gjithmonё anakronistё, dreqi e hёngёrt?!

Pёr njё kohё tё shkurtёr do tё kuptojmё qё, duke qenё njё treg i vogёl, do tё pёrpihemi (institucione publike dhe private, tё gjithё sёbashku) nga korporata mbarёkombёtare qё operojnё nё sektorin e konsumit artistiko-kulturor. Sfida e globalizimit vlen edhe pёr ne dhe, pёr tё, duhen politika qё nuk improvizohen. Politikat bёhen duke filluar nga identifikimi i vlerёs, e cila kёrkon njohuri praktike, teorike, teknike dhe menaxheriale, pёrndryshe njёjtёsimi konsumerist do jetё fatal pёr artin dhe kulturёn shqiptare tё cilёn, me fjalё, duket se e doni edhe ju si qeveri.

E kuptoj vёshtirёsinё tuaj pёr tё maskuar avantazhet qё doni tu jepni korporatave private qё ju mundёsojnё fushatat, duke zgjedhur njё event artistiko-kulturor si “Pamur” dhe duke marrё si shembull simbole kualiteti, integriteti etik dhe intelektual si Vehbiu dhe Lulaj, por do tё ishte nё tё mirёn edhe tё atyre korporatave private qё ju tё mos shkatёrroni struktura artistiko-kulturore publike qё kemi ende luksin t’i posedojmё. Institucionet publike nuk janё pengesё pёr “privatin”, por janё ruajtёs dhe orjentues nё zhvillimin dhe efiçentimin e vlerёs sё kulturёs tё njё vendi tё cilёn sektori privat me zhdёrvjelltёsinё e tij mund tё shumfishojё nё potencё.

Ju ftoj tё mendoheni mirё sepse rrezikoni tё hyni nё histori si inçentivues sё shfarrosjes sё kulturёs kombёtare. Ju ftoj tё mendoheni sepse sendet qё sjell deti mund tё jenё objekte tё njё shkatёrrimi global qё ndoshta nuk shihni ende nё horizontin tuaj tё ngushtё politik, por qё mund tё paraprijnё tsunamin qё po lёkund nga themelet kulturёn dhe vlerat evropiane. Si pёr Evropёn, edhe pёr ne shpёtimi ёshtё tek rrёnja e vlerave kulturore qё logjikisht nuk bazohet tek paraja, tek monetarizmi, i cili vjen pёr vetё natyrёn e tij tё qenёsishme pas diçkaje tё kultivuar paraprakisht.

Një mendim mbi ““Sende qё nxirrte deti” dhe vlera qe i merr lumi … apo tsunami. (Romeo Kodra)

  1. Megjithate une mendoj qe eventi me cmime ishte i gabuar .se pari sepse cmimet jane shume subjektive. Se dyti Vehbiu nuke meritonte cmimin. Kishtlibra te rinj me te mire sesa i Vehbiut.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s