“PaMUR”: BETON! (Romeo Kodra)

Tё fillosh ditёn qё nё 7.30 tё mёngjesit dukё pёrdorur mjetet e tranportit urban, sidomos linjёn Kinostudio-Kombinat, ku shoferat i japin autobusёve me delikatesёn e transportuesve tё patateve dhe tё gjithё pa pёrjashtim kanё si tik nervoz tё rёnit e borisё çdo 5 sekonda, nuk ёshtё se perspektiva pёr vazhdimin e ditёs merr nuancat relaksuese tё panoramave bregdetare. Madje shpesh herё prioriteti i dhimbjes sё kokёs tё shtyn tё gjesh vendin e parё ku ta pёrplasёsh.

Sot e kisha njё ide qё tё mos e pёrplasja!

Sot, nё orёn 17.00, u çel “Festivali i Librit dhe i Artit”. Ngjarja ёshtё parashikuar tё zhvillohet nga data 23 deri mё 27 prill 2014 nё mjediset e Muzeut Historik Kombёtar. Kjo ishte alternativa ime pёr mbrёmjen: pak art, pak letёrsi pёr tё shtendosur sistemin nervor dhe shqisat e dhunuara gjatё tё pёrditshmes tiranase.

Pas fjalёs sё mirseardhjes sё organizuesve dhe adeteve tё ministrave tё kudondodhur (Mirela Kumbaro-Furxhi, Erjon Veliaj), njё sirenё alarmi antiatomik mikpriti edhe sistemin tim nervor dhe shqisat nё prag spitalizimi. Duke qenё se kam prirjen e bamirёsisё, qё mesa duket kur dёgjoj fjalёt art dhe letёrsi kthehet nё mazokizёm, vendosa gjithsesi tё mbetesha i hapur dhe tё bёja njё sintetizim tё pёrjetimit tё ngjarjes; nё pak fjalё tё shihja esencёn artistike tё eventeve.

Kёshtu pra, mendova qё kjo sirenё binte pёr tё shurdhuar me dhunё, edhe mё tё shumfishuar, kaosin e tё pёrditshmes kryeqytetase dhe pёr tё na kthyer vёmendjen nga arti dhe leximi. Mendova qё artistёve – tё pёrfaqёsuar nga galeritё e arteve tё kryeqytetit dhe kuratorёt e tyre – po iu pёrgatitej terreni dhe hapёsira pёr tё dhёnё ide tё reja nё lidhje me librin, duke qenё se nisma ishte e “Shoqёrisё sё librit shqiptar” nё bashkёpunim me Vladimir Myrtezain (drejtues projekti), Edison Çerajt, Altin Likёs, Florian Haxhihysenit dhe Alketa Kurrizos [“Nisma PaMUR ёshtё fryt i bashkёpunimit” tё kёtyre tё fundit, thoshte E. Çeraj tek gazeta “Shqip” e para dy ditёve dukё lёnё tё nёnkuptohet qё ёshtё diçka e bashkangjitur “Festivalit tё Librit” tё organizuar nga ShLSh. Pak mё shumё qartёsi do ishte e nevojshme prej organizuesve].

Pritshmёria ime natyrisht u rrёnua nё prag tё hyrjes nё muze. Pas kaosit dhe sirenёs mu shpalos pёrpara syve njё mish mash zhurmash dhe imazhesh video qё gjё tjetёr s’ishin veçse njё produkt i sё pёrditshmes shqiptare nё fuqi tё shumfishtё. Nuk e kuptoj se si kanё pranuar kёta artistё, nёse e dinin njё gjё tё tillё, tё prezantohen nё kёtё mёnyrё! Vetёm punё kuratoriale qё nuk dukej gjёkundi. Si mund tё vendosen nё 40 metra katrorё, pa ndarё hapёsirat, 6 apo 7 video me audio? Tituj kanё? Autorёsi? Kush ka studiuar apo ka hapur dy libra di se njё kurator video instalimesh ka dy mundёsi: tё krijojё njё mjedis duke kanalizuar nё njё drejtim tё caktuar pёrjetimin e hapёsirёs, ose njё atmosferё duke i lёnё spektatorit pёrjetimin e rastёsishёm tё kёsaj hapёsire. Unё u largova sepse provova bezdi, dhe nuk besoj se ishte qёllim i artistёve. Madje nuk di sa prej tyre do e fusin nё kurrikulum pjesёmarrjen nё kёtё ngjarje.

Kur flitet pёr festivalin e librit dhe tё artit sinteza fillestare qё vjen nё mendje ёshtё ajo e traditёs sё largёt tashmё tё “librave tё artistit”. Kuratorёve tё virgjёr tё artit nuk u ka shkuar ndёrmend tё thonё dy fjalё apo tё organizojnё ndonjё gjё mbi to. Nuk dua tё bёj historinё e artit kёtu, por mjafton tё them pёr lexuesin qё kemi edhe nё vendin tonё artistё shqiptarё qё trajtojnё librat si forma arti: Ivi Topp ёshtё njёri prej tyre. Por siç duket virgjёria nё studime ёshtё virtyt mes kuratorёve tё PaMUR.

Nuk e kuptoj se si mund tё shpёrdorohen mundёsi tё tilla. Kur botuesit janё nё krizё, kur poetёt ankohen, kur pёrkthyesit janё pa bukё (nuk po flas pёr ata qё kanё zёnё vend nё ministri); nuk e marr vesh se ç’sallamra apo qofte duhen patur nёpёr sy pёr tё mos parё njё potencial origjinal tё shfrytёzimit tё “librave tё artistit”.

Por, ndoshta po kёrkoj shumё. Ndoshta artistёt, kuratorёt kur dёgjojnё sirenat e kanё mendjen tё rreshtohen dhe jo tё japin ide. Siç duket kemi njё deformim antropologjik edhe tё tё qenurit artist nё Shqipёri. Dhe kёtё fillova ta dyshoj rastёsisht, tek dёgjoja nё njё bar, diskutimet dhe prezantimet e ngjarjes nё njё kanal televiziv. Vura re ligjёrimin prej shkolle fillore sepse publiku kёshtu e do, paçka se mё shumё e do prezantuesja, apo regjozorёt, apo drejtuesit e televizioneve. Dhe artistёve, kuratorёve, kjo iu vjen mirё, iu pёrshtatet. Nuk lodhen sё sodituri rrafshimin e vlerave qё kryhet dita ditёs, madje s’nginjen sё rrafshuari edhe kёta tё joshur prej sirenave tё alarmit apo televizionit.

Mediokriteti i televizioneve nuk do gjё tjetёr veç asfaltimit tё vlerave, betonizimit tё tyre. Sa mё pak lodhje trush, sa mё shumё mpirje pёrpara ekranit, aq mё shumё trans-konsumatorё. Artistёt, kuratorёt, profesorёt e artit, qё formojnё nё universitete brezat e ardhshёm, japin bekimin. O burra! Tё gjithё sёbashku pёrparojmё drejt betonizimit jo vetёm hapёsinor, por edhe mendor!

E keqja nuk ёshtё se u humb njё rast. E keqja ёshtё se shkartisja dhe pёrzjerja e artit me fushat e tjera tё zhvillimit ekonomik dhe social, tё inovacionit dhe teknologjisё, shihet – edhe nё rang global – si e vetmja mundёsi ekologjike dhe e qёndrueshme pёr planetin. Prandaj arti ka kohё qё nё Evropё nuk shihet si shpenzim, por si mundёsi zhvillimi. Nё Evropё projektohet nё detaje dhe artikulohet nё terren; mbi tё gjitha pa u improvizuar. Por kjo do kulturё, do vetndёrgjegjёsim. Me diletantё tё hallakatur, qё kujtojё se mjafton tё vendosёsh libra dhe artistё nё njё hapёsirё tё pёrbashkёt dhe si me magji do tё pjellin vezё tё arta, nuk bёhet tjetёr veçse inflacionohet kjo mundёsi, digjet dhe shkretohet terreni. Shpresoj qё, nё mos kёtё herё, herёn tjetёr tё kuptohet qё vlera janё artistёt dhe jo qokat, miqёsitё ministrore apo kuaratoriale; qё vlera janё botimet e shkrimtarёve dhe jo pistonimet masmediatike. Shpresoj qё, nё mos kёtё herё, tjetrёn tё kuptohet qё vlerёn e krijon kapitali njerёzor, me tё cilin ёshtё e pandashme. Sfida pёr botuesin shqiptar, qё nuk do e ketё kurrё luksin e tirazheve globale, ёshtё cilёsia dhe “libri i artistit”. Tё shohim nёse koha do tё mё japё tё drejtё.

2 mendime mbi ““PaMUR”: BETON! (Romeo Kodra)

  1. me vjen mire Romeo, qe megjithese ky vend eshte nje katastrofe e vertete, me rekuizit kryesor mediokritetin, ti ke zgjedhur ta jetosh. Ndoshta te gjithe ne shpresojme qe nje dite te gjithe pikat e vogla e te rralla, nje dite do te bashkohen e do te behen rreke…

  2. Une mendopj qe ne ejemi ne fazen ku po pervetesohen rrymat e artit. Kjo faze ka kohe qe ka filluar. Grupe interesi duan qe te fusin ne duar forma eventesh si Festivale Filmash, Panaire libri dhe cfaredo lloj tjeter arti nag i cili mund te behet lek. Befas njerez qe deri dikur nuk ekzistonin tani po krijojne shoqata te ndryshme si e si per te marre projekte nga IPA apo Shteti. Po shpiken qe nga Muzeu i Lumenjve deri tek iluzione vizuale si e si te merren fonde. Gjithmone ne emer te Artit por qe vidhen nga organizatoret.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s