Teatri, arti, kultura dhe prostitucioni. (Romeo Kodra)

Teatri dhe historia e tij na hapin sytё e mendjes pёr tё evidentuar shifrёn zbёrthyese tё shoqёrisё. Pas rrёnimit tё teatrit antik grek, kulturёs perёndimore do i duheshin 24 shekuj pёr tё kthyer vёshtrimin dhe rizbuluar njё vlerё bazike pёr jetёn shoqёrore. Pёrgjatё kёtyre 24 shekujve teatrantёt/et ishin pak mё shumё se lypёsa, pak mё shumё se prostituta. Ёshtё gabim historik tё lexojmё teatrin nёn shqёlqimet verbuese tё Shakespeare-it, Molier-it, Lope de Vega-s. Kur studiohen periferitё e pandriçuara tё historisё teatrore shpesh shihen jetё tё tёra tё pёrshkuara nga njё holokaust i pёrditshёm, qё me zёrin efemer tё artit teatror nuk rreshtin kurrё sё protestuari nё ndёrgjegjet intelektuale tё studiuesve dhe historianёve bashkёkohor. Mjafton tё shohim kёrkimet teatrore tё Dario Fo-sё mbi teatrin mesjetar tё lolove tё rrugёs – tё shndёrruara edhe nё material skenik – pёr tё kuptuar kёtё vuajtje dhe pasion (qё nё fund janё e njёjta gjё) pёr tё komunikuar nё njё bashkёsi, nё njё shoqёri, nё njё hapёsirё tё pёrbashkёt qytetare, tragjizmin ekzistencial qё na pёrndjek nga terri i kohёrave.

Arti teatror – nё tё cilin ekstremet shkrihen, shkartisen, komunikojnё, luftojnё – nё çdo kohё dhe sistem, nё grada tё ndryshme guximi dhe mundёsie intelektuale (qё nga lolot apo kllounёt e oborreve e deri tek Sheakespeare), sfidon – si çdo aktivitet dhe produkt artistik i denjё pёr tu quajtur i tillё – njёjtёsimin, rrafshimin, drejtpeshimin fiktiv tё tё pёrditshmes. Sfidon pushtetin autoritar dhe politikat antinjerёzore tё tij qё synojnё ruajtjen e status quo-sё nёn maskёn e vullnetit tё shumicёs. Teatri dhe arti janё deontologjikisht tё predispozuar tё japin alternativa, tё alternojnё tё pёrditshmen e zymtё tё cilёn qytetari i zakonshёm, i presuar nga ankthi ekzistencial i “bukёs sё pёrditshme”, pёr shkak tё natyrёs sё kushteve tё jetesёs, nuk mundet tё shohё. Teatri dhe arti nё pёrgjithёsi janё njё antenё e shoqёrisё civile kundrejt alternativave, pёrtej kёnetёs sё pёrditshme. Prandaj ёshtё absurde t’i kёrkohet njё artisti tё jetё realist. Realitetit vdekjeprurёs dhe vdekjendjellёs i kёnetёs pezmatuese brenda sё cilёs jetojmё nuk bёn pjesё nё diapazonin e tolerancave tё artistit. Kjo ndoshta ka tё bёjё me çmendurinё. Ka tё bёjё ndoshta me njё besim tё verbёr nё tё pabesueshmen. Ndoshta ёshtё njё lloj profecie e parreshtur pёr njё jetё tё re.

Si pёrkthehet alternativizmi, ndryshimi, tё parit gjёrat ndryshe, nё politikё? Si pёrkthehet kjo tendencё nё atё ç’ka, ontologjikisht, mё antagoniste arti? Pra, si shndёrrohet çmenduria, besimi i tё pabesueshmes, profetizimi i parreshtur i tё resё, nё ratio politike.

Epoka e Perikliut docet! Teatri dhe historia e gjenezёs sё tij na e mёsojnё! Ideja e shtetit demokratik na vjen sёbashku me formёn e parё tё artit tё institucionalizuar; na vjen me teatrin. Njeriu athinas, nё individualitetin e tij, nё teatёr nxjerr nё pah fytyrёn e dhunshme tё pushtet demokratik. Nxjerr nё pah kёnetёn e kompromiseve tё shoqёrisё qё ka sakrifikuar vetveten (e pёrfaqёsuar nё teatёr nga heroi tragjik) karshi njё ideje pёr athinasit po aq sakrale: karshi sistemit demokratik tё organizimit qytetar.

Dilema ёshtё e pashmangshme dhe e pazgjidhshme: arti apo politika? Kjo ёshtё – dhe duhet tё mbetet – çёshtja!

Ç’ndodh kur kontradikta, dilema, bie tek i njёjti person? Kemi nё Shqipёri rastin paradigmatik qё sqaron argumentin: Edi Rama. Kryeministri/artist i sotёm me projekt-masterplanin e lyerjes sё fasadave tё kryeqytetit ishte mishёrimi i dilemёs. Drama e brendshme politiko-artistike e pёrjetuar prej kryeministrit/artist shqiptar kishte filluar pёrpara lyerjes sё fasadave, por shkalla e dramёs nё atё periudhё ishte nё momentin e saj mё akut. Fakti ёshtё interesant sepse vetё kryeministri/artist ka pohuar nё videon e Anri Salёs “Dammi i colori” analogjitё midis dinamikave tё marrdhёnies artist-publik dhe politikan-qytetar.

Por si ka reaguar kryeministri/artist ndaj kёsaj dikotomie tё ndarё si me thikё nga vetё ai? A i ka bёrё llogaritё me veten?

Thotё qё po! Ka pohuar shpesh qё peshorja e tij intelektuale, angazhimi i tij ekzistencial ёshtё vendosshmёrisht nё politikё, dhe kjo pёrbёn impenjimin e tij parёsor. Kёtё e ka bёrё sepse ratio politica nuk e toleron hovin poetik qё jep ndryshimin. Edi Rama e ka bёrё sepse vallja nё tё cilёn merr pjesё ёshtё e koreografuar nёn ritmin e propagandёs cinike tё politikёs realiste, tё cilёn ne si shqiptarё – nё mos pёr gjё tjetёr – vetёm pёr nga rezonanca duhet ta nuhasim se ç’mund tё na ndjellё.

Pёr sa thashё mё sipёr dhe pёr rrjedhojat nё politikat artistiko-kulturore shqiptare, mbetet veçse tё konkludohet qё Edi Rama, si politikan dhe politikbёrёs, prej artit dhe artistёve tё vёrtetё duhet sfiduar. [Me “artistё tё vёrtetё” nuk nёnkuptohen qenushёt bishtlёkundёs qё gojёhapur presin biskotat e kryeministrit/jo-mё-artist.] Kёshtu bёhej nё teatrin athinas, sfidohej politika dhe e pёrditshmje, ligjet dhe zakonet e tyre qё shpaloseshin nёpёrmjet instancave tё pushtetit demokratik.

Doja tё ndalesha pikёrisht nё instancat qё artikulojnё gjenezёn dhe mё tej vazhdimёsinё e vendimeve tё pushtetit: instanca si premisё (siç pёrkufizohet nё logjikёn aristotelike) qё mohon njё tjetёr instancё paraprake, nё kёtё rast zgjedhja politike e Ramёs qё i thotё jo artit pёr politikёn, dhe instancat e tjera pasuese tё vёzhguar nёn lupёn sociologjike ku Rama, tashmё si qeveritar, (nuk) shpalos politika artistiko-kulturore. Dhe janё politika qё vazhdojnё – si nё gjenezёn e tyre – t’i thonё JO artit. Le tё shohim nёse mund tё jap njё “pse?”.

Pavarёsisht se ideja artistike e masterplanit tё lyerjes sё fasadave pёrbёn shenjёn identifikuese tё Ramёs nё imagjinarin shoqёror, kryeministri aktual vazhdon e mohon jo vetёm artin, por edhe veten. Mohon veten sepse duket qartazi qё nё politikat e tij kulturore nuk ka njё artikulim, madje ka njё refuzim tё qёllimshёm tё ballafaqimit. Pjesёmarrja e tij nё politikat artistiko-kulturore aktuale ёshtё thuajse zero, kur pritet, si ish-ministёr i kulturёs, njё pёrkujdesje e veçantё. Kultura ёshtё pikё e dobёt e Edi Ramёs me tё cilat nuk i ka mbyllur hesapet, dhe marrdhёnia e tij me tё, nё dukje, pёrbёn njё casus analizimi psikanalitik tepёr sugjestiv.

Kryeministri aktual ja ka lёnё nё dorё lojёn e tij tё preferuar ministres Mirela Kumbaro-Furxhi, njё figure femёrore, miqёsore (kryeministri e zgjodhi prej njohjes personale, jo nga partia), amёsore, por autoritare. Nё imagjinarin e Ramёs njё nёnё e vёrtetё, perfekte. Por, figurёn psikanalitike tё nёnёs nё njё farё pike fillojmё dhe e perceptojmё edhe si fёmijё, jo shumё tё zgjuar, paksa retrò. Po kёshtu edhe Rama, e di mirё qё kjo nёnё-fёmijё nuk do e kalojё cakun e arritjeve tё tij si ministёr i kulturёs. Dhe tek kjo kompetencё e limituar e ministres nё menaxhimin e kulturёs[1] janё pulsionet e dёshirёs (autoritare si tё gjitha dёshirat e tё pandёrgjegjshmes) sё Edi Ramёs qё provojnё çlirim dhe kёnaqёsi tё fshehtё: kёnaqёsinё libidinale tё artistit tё (vet)mohuar.

Problemi qёndron tek kotёsia e kёtij profili tё rёndomtё psikanalitik qё na duhet tё zbёrthejmё pёr tё kuptuar dinamikat e instancave politike artistiko-kulturore. Qёndron tek banaliteti nё tё cilin ka rёnё niveli i politikёs qё tёrheq nё spiralen e saj mediokre artin dhe artistёt – tё ngordhur urie (ushqimore apo egoistike … fundja kujt i plasi!?) – qё nuk gjejnё hapёsirё alternative pёrtej thёrrimeve tё nёnsofrёs mbi tё cilёn banketon dёshira autoritare e njё subjekti qё s’ka pёrpunuar ende dyzimin e tij ekzistencial.

Skenari i trajtuar mё sipёr mund tё mos jetё i vetmi i mundshёm. Por alternativa nuk shoh mё shumё se tre. Skenari i dytё ёshtё ai i Edi Ramёs qё me vetёdije tё plotё mund tё ketё pёrdorur artin dhe kulturёn si trampolinё nё pellgun kёnetor tё politikёs. Po tё ishte kёshtu banaliteti dhe mediokriteti i subjektit nё fjalё do ishte edhe mё i theksuar se nё skenarin e parё. Personalisht mendoj se – edhe sikur tё ishte faktik skenar i prostituimit tё arti dhe kulturёs pёr interesa politike – Tirana, pikёrisht me lyerjen e fasadave qё mesa duket Edi Rama i percepton vetёm si fasada, ka provuar dhe bёrё tё vetёn njё vizion alternativ tё vlefshёm, pёrtej subjektit nё fjalё, mbi tё cilin mund dhe duhet tё strukturohet dhe artikulohet e ardhmja e artit dhe kulturёs shqiptare. Skenari i fundit ёshtё ai i shprehur mё parё prej meje nё mbyllje tё “…sikur Pasolini nё 2014”, publikuar nё AKS Revista, ku pas banalitetit dhe mediokritetit fiktiv tё politikave qeveritare tё miratuara deri mё sot lёvrijnё interesa mafjoze qё shpresoj tё mos vёrtetohen, edhe se zbulimet e pёrditshme tё lidhjeve tё figurave tё emёruara/shpёrblyera me postet e institucioneve publike kombёtare, pёrsa i pёrket kulturёs, mё bёjnё tё dyshoj çdo ditё e mё shumё.

 

[1]   Besoj se kam thёnё mjaftueshёm mbi argumentin nё http://www.aksrevista.wordpress.com.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s