… continues … “Takimi mbarёkombёtar pёr dramaturgjinё”, ose “Sikur librat tё flisnin …” (Romeo Kodra)

Pse janё tё domosdoshёm tekstet teoriko-teknike teatrore? Ç’lidhje kanё me dramaturgjinё?

Richard Wagner njё ditё tё bukur kuptoi qё “vepra e artit” duhet tё jetё “totale”. Duke teorizuar “wort-ton-drama” i erdhi natyrshёm tё pёrqёndrohej nё skenёn e teatrit, tek e cila ky koncept pёrmblidhej. Qё prej tij skena filloi tё fliste njё gjuhё tё vetёn, e cila shumonte tё gjitha gjuhёt e elementeve tё tjerё skenik. Lindi aparati skenik dhe regjizori.

Pas Wagner-it lindi figura e regjizorit avangardist. Gjuha skenike e pararojave, pёr tё bilancuar impaktin konjitiv tek shqisat e spektatorit, nuk do tё bazohej mё ekskluzivisht tek lineariteti i tekstit. Reflekset dramaturgjike tё kёtij revolucioni shihen mbi tё gjitha tek Pirandello (“Sei Personaggi in cerca d’autore”, “Questa sera si recita a soggetto”).

Pas njё brezi pjellor regjizorёsh (Craig, Appia e deri tek Artaud), lindi edhe njё brez jo mё pak i pasur dramaturgёsh tё cilёt rimuan veprat e tyre me revolucionin nё fjalё. Beckett-i ёshtё emblema. Dramaturgu kuptoi qё teksti ёshtё absurd, aq mё shumё i vёnё nё qendёr tё njё pёrshfaqjeje teatrore. Pas paradigmёs beckett-iane, vijnё Jonesko, Genet. Vjen Thomas Bernhard qё nxjerr nё pah pёrpos absurdit, ideologjinё, makabritetin, dhunёn shkatёrruese qё vlon nёn gjuhё dhe fjalё.

Dramaturgu dhe dramaturgjia bashkёkohore kuptojnё qё me fjalёn nuk mund tё luhet mё njё lojё fёminore. Nё shpёrthimin ekspolziv tё saj, nё shekullin e XX, fjala dhe autoriteti qё qёndron poshtё saj vihen nё diskutim. Regjizori sheh efektet e fjalёs nё trupin, nё bios-in e aktorit, e interpreton atё (Jerzy Grotowski me Ryszard Ciezlak, ose Barba me aktorёt e Odin Teatret). Po kёshtu bёn edhe dramaturgu. Shembull dramaturgjik konkret ёshtё Harold Pinter-i qё modifikonte tekstin (madje edhe pas publikimit) duke parё vёnien nё skenё.

Deri kёtu po flas pёr revolucionin regjizurial qё ndikon pashmangshmёrisht dramaturgjinё, por ka edhe njё revolucion teknologjik qё fillon me kinematografinё, televizionin dhe vazhdon me new media. Mjafton tё pёrmendet qё destrukturimi i aparatik skenik, regjizurial apo tekonologjik, sfidon gjithmonё e mё shumё kodifikimin, gjuhёn e teatrit, e shtyn atё nё kufijtё e kuptueshmёrisё dhe perceptimit shqisor. Por njё gjё duhet ditur: nuk kuptohen kёto revolucione, kёto risi, pa patur tё pёrkthyera “abetaret” qё pёrmenda mё sipёr. Nuk do tё mund tё kuptohet influenca e imazhit-sekuencё apo montazhit nё veprёn e Brecht-it apo Beckett-it; gjuha pluripamore e Luca Ronconi-it dhe dramaturgjia sinestetike e tij pёr veprat e papёrshfaqshme; nuk do tё kuptohen shkrimi multimedial i teatrit, qё ёshtё diçka tjetёr nga televizionizimi apo multimedializimi i teatrit (A e dini qё ekziston edhe njё “Desktop Theater”? Edhe aty, nё botёn interaktive tё internetit, ka shkrim dramaturgjik.).

Ndokush i preku kёto tema nё “Takimin Mbarёkombёtar pёr Dramaturgjinё”? Ndokush foli pёr mungesё tekstesh? Jo! Jo sepse niveli i kompetencёs sё tyre ёshtё … epitetin gjejani ju; mua fjalёt e mёtejshme mё pёshtjellosin stomakun.

Shoh sot, 17 prill 2014, qё nga ky “Takim” kanё dalё konkluzione dhe ide. Çuditёrisht janё po ato qё ishin tё propozuara nё fletёt e shpёrndara pёrpara “Takimit”. Pra, me urdhёr nga lart dhe propozim nga poshtё. Shoh madje qё “[V]etë dramaturgët e regjisorët përvijuan përmbledhtazi tri mënyra: krijimi i komisioneve të leximit nëpërmjet laboratorit për dramën pranë teatrit, një forum dramaturgësh dhe krijimi i një festivali mbarëkombëtar për dramën” (www.ata.gov.al).

Piksёpari, “laboratori” do tё drejtohet nga “komisioni i ekspertёve” [ndokush arrin t’i imagjinoj dinosaurёt tanё tё gjykojnё dhe vlerёsojnё njё tё ri shqiptar qё eksperimenton praktikat e “Desktop Theater”?]. Prej atyre qё nuk u kujtuan t’i kёrkojnё pёrkthyeses Mirela Kumbaro-Furxhi sesi do t’i bёjё ballё Ministria e Kulturёs mungesёs makroskopike tё pёrkthimit tё testeve qё pёrmenda. Sё dyti, “forumi” do tё shpёrdorohet si zakonisht. Edhe pse instrument menaxherial shumё i rёndёsishёm pёr njё strukturё teatrore institucionale publike, unё nuk besoj ёshtё miell i mullirit tё Hervin Çulit (nё “platformёn menaxheriale” me tё cilёn “fitoi” konkursin e drejtorit tё TK nuk pёrmendet asnjё forum). Kam pёrshtypjen se i ёshtё dhёnё nga gjenitё e Ministrisё sё Kulturёs qё kujtojnё se strukturat ngrihen vetvetiu me emёrtime dhe etiketa tё kopjuara dreqi e di se ku. Kёta zotёrinj nuk janё tё aftё tё nxjerrin vlerёn dhe objektin e lёndёs sё “Takimit” pёr dramaturgjinё, jo mё tё pёrkthejnё rezultatet e forumit nё vlerё menaxheriale. Sё fundmi, “Festivali Mbarёkombёtar pёr Dramёn” besoj se lexuesi do e ketё mirёsinё, pas argumenteve tё shtruara mё sipёr, tё sforcohet dhe ta imagjinojё vet se ç’rezultate dhe konkluzione do tё sjellё.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s