Vizione teatrore: Étienne Decroux.

Étienne Decroux [1898-1991] ёshtё njё nga klasikёt e teatror bashkёkohor. Revolucioni i tij nё teatrin e ‘900 ishte rikthimi tek trupi, tek gjeneza e teatrit. Si çdo revolucionar i denjё pёr tu quajtur i tillё Decreoux sintetizon historinё e artit teatror nё hapёsirёn e njё jete tё jetur nё skenё dhe pёr skenёn. Pasi ngriti mimёn nё dinjitetin e njё forme tё mirёfilltё arti teatror do tё zinte vend nё rrethin e ngushtё tё etёrve tё teatrit mbarёbotёror. Mё poshtё vizioni i tij.

 

[…] Besoj se njё art ёshtё aq i pasur sa ç’ёshtёi varfёr nё mjete.

Spektakli i varietesё ka maksimumin e mjeteve: ёshtё i varfёr.

Skulptura ka minimumin e mjeteve: ёshtё e pasur.

Besoj se njё art ёshtё i kompletuar vetёm nёse ёshtё i pjesshёm.

Pёrshtypja e pёrdoruesit ёshtё artistike vetёm nёse bёn krahasime.

Kam parё njё herё njё çamarrok parizien tё thёrrasё pёrpara njё luleje tё bukur natyrale: «O, sa e bukur! Duket false».

Dёgjojmё tё thuhet pёr njё lule artificiale: «O, sa e bukur! Duket e vёrtetё».

Pёr njё perspektivё tё lumtur thuhet: la vie en rose.

Pёrse preferojmё tё themi kёshtu nё vend qё tё themi: jeta e lumtur?

Thuhet gjithashtu: njё zё i bardhё, rrumbullaksia e tingullit, ngjyra e njё teksti, relievi i njё gazete, pesha e njё mendimi, ngrohtёsia e njё zemre.

[…]

Krahasim = Emocion.

Krahasimi pёr tё cilin po flasim bёhet nё mёnyrё tё pandёrgjegjshme.

Nёse emocioni esencial i pёrdoruesit ёshtё produkt i krahasimit, nevojitet qё krahasimi tё jetё i mundshёm.

Dhe bёhet i mundshёm vetёm nёse njё art i pjesshёm jep idenё e njё bote nёpёrmjet njё bote tjetёr. Pёr shembull, nёse jep idenё e ngjyrёs duke paraqitur njё formё pa ngjyrё, ose idenё e formёs duke paraqitur njё ngjyrё pa formё.

Tё japёsh idenё e lёvizjes me sjellje, tё sjelljes me lёvizje, tё konkretes me abstrakten dhe tё abstraktes me konkreten: kjo ёshtё e bukura.

Mjafton goditja e njё pike tё gongut, i gjithё gongu tingёllon; cilado qoftё pika e prekur.

Pёrpara se tё jetё kjo apo ajo, duhet tё jetё.

Pёrpara se tё jetё i kompletuar, njё art duhet tё jetё.

Mima jonё qё tenton tё evokojё jetёn mendore ekskluzivisht me lёvizjen e trupit do tё jetё, nёse do tё arrijё, njё art i kompletuar.

[“Paroles sur le mime”, Paris, Librerie Théâtrale, nouvelle édition reveu et argumentée, 1977]

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s