Nico Angiuli, puna-arti, punёtori-artisti. Midis sё mirёs dhe tё keqes absolute. (Romeo Kodra)

Tё shtunёn, 5/4/14 ora 19.00, nё Tirana Backpacker Hostel (rr. Bogdanёve 3), dhe nё kuadёr tё rezidencёs nё Tirana Art Lab, do tё prezantojё punёn e tij artisti italian Nico Angiuli. Pёr fat tё keq do e humbasё kёtё prezantim pёr impenjime personale, por doja tё shtroja dy tre çёshtje pёr tu marrё nё konsideratё pёr ata qё do tё kenё dёshirё tё jenё tё pranishёm nё kёtё takim.

Prej pak kohёsh, nёpёrmjet miqsh tё pёrbashkёt, jam njohur me punёn artistike tё Nico-s. Interesante nё punёn e tij mё duket njё lloj anakronizmi sipёrfaqёsor, apo i kaluar kohe, mbi njё çёshtje tёrёsisht emblematike pёr njeriun modern: kushtet e punёs dhe punёtorit. Anakronizmi qёndron nё tejkalimin e kёsaj çёshtje, shumё pak seksi, nё njё sfond aktual krejtёsisht pёrgjithёsues. Faktikisht sot, nё Shqipёri apo Itali qoftё, flasim pёr papunёsinё, dhe asnjёherё pёr kushtet e punёs. Shoqёria bashkёkohore, e shtrёnguar dhe terrorizuar nga kriza, nuk ka mё pretendime pёr kushtet: na mjafton puna; vetёm tё kemi punё se gjithçka do tё shkojё mirё; puna nё rradhё tё parё.

Kush njeh Nenin 1 tё Kushtetutёs italiane, e di qё aty thuhet se: “Italia ёshtё njё Republikё demokratike, e themeluar mbi punёn.” Papunёsia nё kontekstin italian – ёshtё mёse e dukshme tani – shkund nga themelet sistemin demokratik, alternativё (historike) e tё cilit ёshtё fashizmi. Nё fashizёm papunёsia thuajse nuk ekzistonte. Nuk ekzistonte as nё nazizёm. Ne, bijtё e enverizmit, e kujtojmё mёsёmiri, apo jo? Por, kjo mungesё papunёsie nuk ёshtё se mё bёn nostalgjik pёr diktaturёn enveriste apo nazi-fashizmin, edhe pse shumё aktorё politikё reaksionarё, nё drejtime enveriste (nё Shqipёri) apo nazi-fashiste (nё Perёndim), mundohen tё na i japin si tё vetmet alternativa tё tё qenurit aktiv nё botёn e punёs.

Siguria e vendit tё punёs natyrisht nuk ёshtё e lidhur me diktaturёn, por me tё ndan shumё. Kёshtu qё e shoh si tё dyshimtё. Madje do tё thosha se synimi i sigurisё sё vendit tё punёs si parakusht i njё jete perfekte ёshtё krejtёsisht tёhuajzues nga vetё jeta. Njeriu punon sepse ka nevojё, dhe jo sepse ka dёshirё. Nuk duhet harruar qё Auschwitz-i mikpriste turmat e njerёzve-jo-mё-njerёz me “Arbeit macht frei” (Puna ju bёn tё lirё).

Nё punёn e Nico Angiuli-t ka disa video (seri tё cilёn ka vendosur ta pasurojё edhe me punёn qё do tё bёjё gjatё rezidencёs sё Tirana Art Lab) ku autori ka shkёputur nga konteksti punёtorёt qё gjestikulojnё zanatin e tyre nё njё kontekst tё tjetёrsuar. Zhurmat janё po ato, njёsoj si gjestet, por mungon objekti, mungon puna. Falё kёsaj mungese automa humanoide, punёtori (post)modern, ripёrsёrit – si i kurdisur dhe çakёrdisur njёkohёsisht – detyrёn koreografike qё i ёshtё ngarkuar (shih “Metropolis” tё Fritz Lang-ut apo “Modern Times” tё Chaplin-it).

Puna, ripёrsёris, ёshtё tёhuajzuese pёr njeriun. [Mё falni daljen nga tema, ndokush e di pse sipas ligjit quhet punёmarrёs kush punon, madje i jep punёn pёr njё shumё tё caktuar parashё atij qё quhet punёdhёnёs dhe qё praktikisht merr/blen punёn e tij?] Puna falё ideologjisё absurde tё punёdhёnёsit dhe punёmarrёsit ёshtё shndёrruar nё objekt tё dёshirave (dёshirat janё topologjikisht nё tё pandёrgjegjshmen, tё mos harrojmё) tё njeriut/punёtorit bashkёkohor. Ky objekt, puna e objektifikuar, pra, ka pёrpirё dhe pёrthithur tёrёsisht subjektin, punёtorin, duke e njejtёsuar me veten. Objekti dhe subjekti janё shkrirё nё njё entitet unikal. Por, ç’ndodh kur ideologjia metafizike e punёdhёnёsit dhe punёmarrёsit shkёrmoqet si çdo ideologji? Dalin nё pah automat humanoide tё Angiuli-t, njeriu-lёvozhgё qё ka humbur thelbin e (supozuar tё) tij: punёn.

Po a ёshtё kjo punё kaq e domosdoshme? A ёshtё jetike?

Personalisht (nuk di si e mendon Nico Angiuli) punёn e shoh si tё keqen absolute, por tё pashmangshme. Dhe jo vetёm sepse ndjej ekon e Auschwitz-it, por sepse ajo bёhet instrument pёr pёrmbushjen e dёshirave libidinale, qё natyrisht mbeten si premtime pёr shfryrjen pas pune. Tё gjithё e njohim shijen e birrёs pas pune, apo jo? Sidomos pas njё pune fizike. Tё mos flas pastaj pёr pijet superalkoolike, pёr drogёn nё pub apo diskotek. Sidomos pas njё pune stresuese. Pikёrisht kёtu e shoh tё keqen absolute, te kjo shtytje mё tej – pas pune – tё pёrmbushjes sё dёshirave libidinale (qё natyrisht nuk do tё pёrmbushen kurrё, sipas psikanalizёs).

Si dilet nga qorrsokaku? Thashё gjithashtu qё puna ёshtё e pashmangshme. Atёherё, si i bёhet hallit? Pёrgjigjen e gjej tek arti, te kreativiteti. Arti nuk ёshtё njё instrument qё delegon, apo shtyn mё tej, pulsionet e dёshirave libidinale tё artistit. Arti, puna e artistit, mbart dhe mbёrthen nё vetvete pulsionet, dёshirat libidinale tё artistit-punёtor dhe plotёsimin e tyre hic et nunc. Sfida mё e madhe nё epokёn bashkёkohore ёshtё pikёrisht tek kreativiteti nё tregun e pashmangshёm tё punёs. E keqja absolute e punёs shmanget vetёm me kreativitet dhe art nё punё, sepse vetёm arti dhe kreativiteti janё po aq absolutё sa ç’ёshtё e keqja antagoniste e tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s