RIPRODHIM KONSENSUAL (Romeo Kodra)

Amerika ёshtё vendi i mrekullive. Natyrisht mrekullia ёshtё e lidhur pashmangshmёrisht me tё paturit dollarё. Nuk besoj se ka ndonjё vend tjetёr nё botё ku besimi laik i masave klerikalizohet eksluzivisht pёrreth parasё nё mёnyrё aq analoge dhe tё ndёrsjelltё sa, dhe si, nё teologji. Zakonisht nё vendёt perёndimore laicizmi historik i ka rrёnjёt nё njё tё majtё progresiste antagoniste e sё djathtёs konservatore qё prej Revolucionit Francez. Nё Shtetet e Bashkuara laicizmi lind njёkohёsisht me idenё e shtetit. Motoja e pavarёsisё amerikane, qё filloi me ‘no taxation without representation’, ёshtё indikatori mё i mirё qё na tregon se pavarёsia ekonomike (e shtetit apo individit) ёshtё e lidhur ngushtё me pёrfaqёsinё politiko-shoqёrore nё ShBA.
Njё herё e njё kohe njerёzit i druheshin paralajmёrimeve tё klerit qё parashikonte Purgatorin pёr kokёfortёt, apo Ferrin pёr kokёshkretёt. Por, deri nё njё farё pike, paralajmёrimet e ndalimhyrjes nё Parajsё ishin jo-faktike, tё shtyra nё post-mortem. Sot kleri monetar i Shteteve tё Bashkuara tё mbyll dyert e Parajsёs qё nё tokё.
Embelmatik pёr kёtё fakt ёshtё njё artikull i botuar nё Corriere della Sera* nё tё cilin diskutohej urdhёri i brendshёm i pronarit tё Hobby Lobby-t i cili u ndalonte (nё mёnyrё indirekte, duke mos u paguar rimbursimin shёndetёsor) pёrdorimin e pilulave kontraceptive tё punonjёseve tё gjinisё sё dytё , qё mesa duket ka ngritur njё debat mediatiko-gjyqёsor me interes ndёrfederal.
David Green, njё adept i njё kishe ungjillizuese amerikane tё Oklahoma-s (epiqendra konservatore e ShBA), ёshtё ‘pronari’ perfekt nё shumё pikёpamje. Ai ka krijuar pёr ndёrmarrjen e vet njё mjedis optimal me kushte pёr personelin qё, nё McDonald’s land, nёnpunёsit mesatarё nuk i shohin as nё ёndrra. Paguhen prej tij edhe shpenzimet shёndetёsore, ku sipas ligjit amerikan futen edhe pilulat kontraceptive. Por Davidi – duke qenё se beson nё Zot – ka kundёrshtuar pagesёn e kontraceptivёve sepse bie ndesh me lirinё e tij tё besimit qё i ndalon kategorisht abortin, jo vetёm tё tijin, por mesa duket edhe tё atyre qё ka nёn urdhёra.
Dilema nё ligj zgjidhet shpejt, sepse ligji amerikan i lejon nёnshtetasve tё tij pёrdorimin e pilulave siç detyron, nga ana tjetёr, punёdhёnёsit qё pranojnё tё mbulojnё shpenzimet shёndetёsore tё punёmarrёsve tё paguajnё gjithçka pёrfshihet nё kёto shpenzime. Dilema hapet kur emfatizohet mjedisi i pёrkryer i punёs, kjo mikrobotё e Davidit qё ka udhёhequr ‘kopenё’ e tij nё kёtё Parajsё tokёsore tё prekshme prej tё gjithёve, dhe si njё David hebraik i vёrtetё i jep mundёsi vetes tё ligjёrojё mbi zgjedhjet TRUPORE tё gjinisё sё dytё. Natyrisht ndjeshmёria e nёnshtetasve/televotues amerikano-veriorё kёtu maksimalizohet, sepse, siç thashё, analogjia e ndёrsjelltё e klerikalizimit monetar nё ShBA ka ruajtur metafizikёn e mrekullisё teologjike; fundja Zoti dhe pasuria, dollarёt, janё tё pёrputhshёm nё Amerikё. Por, nё kёtё mes, ka edhe njё viktimё, qё s’rresht sё qenuri e tillё. GUAJA! Po e marr pak gjatё.
Historia e Davidit hebraik na thotё qё pёrveçse tejet i zgjuar dhe trim i pashoq, ky na paskёsh qenё edhe qejfli. Seç paskёsh kurdisur me Betsabean, burri i sё cilёs ishte njё prej luftёtarёve tё tij mё tё mirё, dhe nuk dinte se ç’tё bёnte. Ideja gjeniale i vjen duke urdhёruar Uriasin (burrin legjitim tё Betsabeas) tё flinte me tё shoqen si shpёrblim pёr devotshmёrinё ndaj mbretit, por nё tё vёrtetё pёr tё mbuluar tradhёtinё bashkёshortore dhe frytin nё ardhje. Uriasit as qё i shkon ndёrmend tё shplodhet dhe tё rehatohet me tё shoqen kur shokёt e tij janё nё fushё tё betejёs, kёshtu qё Davidi i jep njё letёr pёr komandantin e tij nё tё cilёn i urdhёron kёtij tё fundit tё kurdisё njё kurth pёr Uriasin, qё siç na thotё Bibla u braktis i vetёm nё fushё tё betejёs ku u masakrua nё mes tё armiqve.
Bibla, gjithashtu, na thotё qё Zoti i gjithmёshirshёm e fali tё pёrzgjedhurin e tij David duke mos i bёrё gjёmёn e ‘tradhёtisё sё vazhdueshme bashkёshortore nё mes tё ditёs duke e turpёruar’ siç i kishte premtuar nё fillim, por vetёm me vdekjen e frytit tё tradhёtisё bashkёshortore, vdekjen e djalit tё tij dhe Betsabeas.
Me dashje apo pa dashje edhe vetё Zoti na paskёsh dёnuar Davidin, por me trupin e njё tjetri, atё tё fёmijёs sё jashtёligjshёm, qё tё themi tё drejtё Davidit nuk ёshtё se i pёlqente aq shumё meqё donte qё t’i njihesh qё nё fillim si pjellё Uriasit tё shkretё. Gjithsesi duhet nёnvizuar se po ky Zot paskёsh zgjedhur mё tё mirёn prej tё kёqijave si ndёshkim pёr Davidin e preferuar; pёr sё paku i kurseu ‘tradhёtinё e grave tё tij nё mes tё ditёs’; i kurseu shpronёsmin e trupit tё gruas. Shyqyr o Zot!
Nё ShBA siç na mёson historia e David Green-it, ka ende sot e kёsaj dite njerёz qё nё emёr tё Zotit mendojnё se kanё njё lloj pronёsie mbi trupin e grave. Dhe nuk ёshtё njё lloj pronёsie metaforike apo metafizike; ajo ёshtё krejt faktike. Po ta mendojmё thjeshtё, paratё e sigurimeve shёndetёsore ёshtё ‘pronari’ qё i paguan pёr ato gra qё pёrdorin kontraceptivё.
Por pёr fat gjёja nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Nuk ёshtё kaq e thjeshtё sepse, nё rradhё tё parё, nuk ka pronar qё paguan punёtorёt, por janё punёtorёt qё paguajnё me djerёn e ballit sigurimet shёndetёsore. Sё dyti, me paratё e sigurimeve tё fituara me djersёn e ballit punёtorёt, gratё mund tё bёjnё ç’tё duan. Dhe nёse duhet tё mbetemi materialistё si nё moton e pavarёsisё amerikane tё ‘no taxation without representation’ ёshtё e qartё qё nuk mund tu lihet ‘pronarёve’ nё dorё vendimarrja pёr fatet e tё gjithёve, dhe sidomos grave, pёr tё cilat duket se ‘Davidёt’ e kёsaj bote kanё – qё nga koha e Betsabeas – perceptimin e njё bagёtie tё majme.
Nga ana tjetёr, pёr tё qenё materialist deri nё fund, nuk mund tё lihet pa thёnё se ‘taxation’, ‘taksimi’ vjen etimologjikisht nga ‘tàngere’ e latinishtes, qё do tё thotё ‘me prek’. Dhe aborti prek vetёm trupin e gruas pёr tё cilin dhe mbi tё cilin ‘gjinia e parё’ rrjedhimisht nuk ka asnjё tё drejtё taksative, tё prekshme, kёshtu qё bie edhe konsensi politik mazhoritar aktual nё tё cilin janё pёrfshirё dhe kanё vendosur gjithmonё edhe meshkujt. Riprodhimi i qenies njerёzore, nga pikёpamja materialiste, nuk i pёrket mashkullit. Por kёtё natyrisht ёshtё mirё tё mos ua themi femrave se na kthehen tё gjitha nё komuniste pastaj; fillojnё e na çajnё veshёt me 8 marsin (…edhe kjo datё e mbrapshtё ka ardhur nga ShBA mё duket, nga kjo çerdhe e pashtershme grash komuniste) dhe na kёrkojnё tё heqim dorё nga ligjёrimi mbi trupat e tyre.

* http://27esimaora.corriere.it/articolo/se-lideologia-del-datore-di-lavoro-limita-le-scelte-riproduttive-delle-dipendenti/

3 mendime mbi “RIPRODHIM KONSENSUAL (Romeo Kodra)

  1. I nderuar. Leri teorite e Italianeve se po ti kishintrute ne rregull keta nuk do ishin ne kete nivel qe jane sot. Dhe nje sugjerim nga motra. Mos e perdor informacioni qe ke per tju versulur cdo gjeje. E kuptoj qe terreni tek Shqiperia nuk te jep punen e duhur , por dhe jo kaq i ngarkuar. Se rrezikon ti lodhesh njerezit me teori.Materializimi eshte me i veshtire dhe do me shume kohe dhe kushte qe me fjale sbehen Suksese me artikujt e tjere.

    1. E nderuar Kukumjacka …pergezime per nickname-in … nuk e di pse por me vjen te te falenderoj per buzeqeshjen qe me dhuron per fantazine e kesaj gjetjeje.
      Persa i perket teorive qe thua dhe menyres se si e perdor informacionin qe kam, me duhet te them qe as qe e mendoj se si perceptohet nga lexuesit, dhe te them te drejten nuk me intereson se lodhen lexuesit me teori. E para sepse nuk kam teori (se paku, kur nuk e deklaroj paraprakisht, jo me vetedije) per te shperndare, dhe e dyta sepse mendoj qe – edhe sikur te kishte teori ne shkrimet e mia – do i bente mire kontekstit te shkretuar ku jetoj. Me duket (mendim personal ky) se jemi bukosur disi me hallakatje te gjithkujt qe merr iniciativa te flase per cdo gje pa piken e references …duket sikur per cdo argument del nga nje karabush (lloj prasi ky) origjinal qe kujton se ka shpikur ujin e ngrohte. Me duket se po ecim me ligjin e televizioneve kur gjithsecili ka te drejten e opinionit edhe kur ky opinion eshte bukoses, topites, banal, i thene dhe i rithene me shkalle te ndryshme mediokriteti.
      Nese ti ke ndonje verejtje per menyren e perdorimit te termave prej meje … bujrum … hapesira eshte ne dispozicion.

  2. Jo me termat je ne rregull. Skam verejtje. Por ky koncepti i televizioneve qe ti permend eshte pikerisht i zhvilluar ne Itali. Dhe ne nga ata e kemi marre. Sie shikoj une do ishte mire qe ne artikuj te kishte gjithashtu dhe propozime konkrete, ngacmime ndaj artisteve dhe idera qe dhe mund te bazohen ne kontekstin evendit ku jetojme. Sepse keshtu shkojme drejt debateve ndaj te cilave publiku i teatrit largohet. Ke ne ka shume teorira kurse praktika zero. Dhe keshtu njerezit bukosen nga idete dhe realitetet apo te vertetat qe ka cdokush.Dhe kjo nuk ewhte e mire. Respekte.
    P.s. Dhe pak me seksi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s