Kultura e kultivimit. (Romeo Kodra)

Sot, më 6 Shkurt 2014, vdiq Vaçe Zela.

Më 6 Shkurt të gjashtë viteve më parë, në 2007, vdiq Kadri Roshi.

Koinçidenca më bën të reflektoj,

në këtë datë

të gjatë

të këtij muaji të shkurtër

që i bie shkurt,

mbi humbjen, mbi ndërprerjen, mbi vendimin kategorik

dhe më faktik

që vdekja imponon.

Urrej panegjirizmat. Urrej fjalët boshe sipërore. Sublimja është relative, e vartur prej subjektit ligjërues.

Dëgjohen ministra [latinisht ‘minister’=‘shërbëtor’] që më shumë me autoritarizëm shpërbëjnë se sa shërbejnë; dëgjohen personazhe publike të jashtëqitur prej arteve skenike tashmë po aq publike sa banjot – e një herë e një kohe – publike; dëgjohen opinionistë [rrënja ‘op’ ka të bëjë me shikimin në greqishten e vjetër; ose ‘ap’=‘me prek’ në sanskriptisht] që nuk prekin a shohin përtej hundës së tyre narçize por vetëm pozojnë përpara telekamerave televizive.

Me eiptete, për Vaçen apo Kadriun,

të flasin

ata që ato maja

i kanë arritur.

Ne të tjerët flasim kot! Mbushim gojën me fjalë që s’mbushin e s’ngopin tjetër veç egos sonë për të thënë diçka në një moment kur çdo e thënë thotë e rithotë:

FUND!

Mjaft më!

Pak heshtje!

Pak qetësi!

Pak vetëpërmbledhje!

Pak vetëanalizim!

Quhet KULTIVIM.

I kulturës së punes,

së djersës.

Fundja fjalës

së TRUPIT …………………………………………………………………………KADRI ROSHI

së ZËRIT[1] …………………………………………………………………………..…VAÇE ZELA.


[1]    Nuk po flas për ‘The Voice’.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s