Zgjedhja e Drejtorit të Teatrit Kombëtar: sikur Pasolini në 2014 … (Romeo Kodra)

Në 1974, Pier Paolo Pasolini shkruante atë që në shkollat e gazetarisë njihet si një lloj manifesti i gazetarit intelektual. Bëhet fjalë për artikullin e botuar në “Corriere della Sera” me titull “Che cos’è questo golpe? Io so.” (Ç’është ky grusht shteti? Unë di). Intelektuali italian merrte në këtë rast guximin të bënte një kritikë të pastër krejt sistemit politik, përtej provave dhe gjurmimit të të dhënave, duke u mbështetur në ndershmërinë e arsyes intelektuale.

40 vjet më vonë, Shqipëria po bën të njëjtat hapa të Italisë së viteve ’70 drejt “normalizimit demokratik”. Duke marrë shkas prej kësaj analogjie do të kisha dëshirë të ndiqja, duke bërë një lojë kronotopike, zhvillimin e arsyes intelektuale pasoliniane në këtë moment historik që po kalon vendi ynë. Për këtë po përdor zhvillimet e fundit në politikat social-kulturore dhe, më konkretisht, duke filluar nga përzgjedhja e Drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Pasolini do të fillonte me:

Unë di. Unë di tashmë që shpallja e konkursit për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar është sa për t’i hedhur hi syve publikut taksapagues. Kjo vërtetohet nga fakti që Ministria e Kulturës në deklarata për shtyp (9/1/2014) pohon se: “Në këtë konkurs u paraqitën njëmbëdhjetë konkurues, të cilët iu nënshtruan procesit të selektimit nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Kulturës në bazë të dispozitave të ligjit ‘Për Artin dhe Kulturën’”. Hiri syve duket qartazi sepse në këtë ligj nuk ka asnjë fjalë për “ngritjen e një komisioni’’. Ky ligj, dhe kjo zbrazëti ligjore, i mundëson një autoritarizëm të pastër Ministrit të Kulturës, ligj të cilin politikanët tanë i kanë praktikisht aprovuar vetes, nën heshtjen dhe injorancën e alkoholizuar të operatorëve dhe ‘intelektualëve’ të fushës së artit dhe kulturës. Ministria, në këtë rast, kur thotë se po bazohet në ligj po mashtron, ose injoron totalisht një gjë të tillë.

Shpresa ishte që Ministrja e Kulturës, znj Kumbaro-Furxhi, duke qenë se nuk vinte nga rradhët e politikës, të vendoste një komision dhe, mbi të gjitha, një komision ekspertësh.

Unë di që znj. Kumbaro-Furxhi një gjë të tillë nuk e bëri.

Unë di sepse, që në formulimin e kritereve të kërkuara kandidatëve në shpalljen publike të konkursit, shihet që ‘ekspertët’ – në më të mirën e rasteve – nuk kanë idenë se ç’është TK dhe puna në TK. [Përcaktimi i një ‘kalendari të qartë vjetor’ është një absurditet që edhe profanët e teatrit e kuptojnë si të pamundur për tu realizuar pa njohur trupën, regjizorët, buxhetin. Për të mos folur për ‘shfaqjet e repertorit’ që s’ekzistojnë as në ëndrrat më jermuese të çdo teatërdashësi kryeqytetas.] Them që këta ekspertë janë injorantë të fushës në më të mirën e rasteve, sepse mund të jenë edhe të manipuluar nga lart apo, më keq, të korruptuar. Në çdo rast nuk justifikojnë veten përpara punëdhënësit të tyre: publikut taksapagues.

Unë di që Ministrja e Kulturës znj. Kumbaro-Furxhi kur thotë ‘Le të flasim për menaxhim !’ – në debatet përpara artistëve, kinematografëve, teatrantëve – nuk e bën vetëm se kjo fjalë magjike i duket “fashion & trendy”, por edhe sepse kujton që në këtë fushë ‘deti është bërë kos’ dhe mund t’i hyjë me lugë pa pikë meraku, falë mungesës së figurave profesionale kompetente, apo frikës së këtyre figurave për sigurinë e bukës së gojës .

Unë di që Ministrja, edhe nëse nuk është e fushës së menaxhimit të artit dhe kulturës, ka mundësi të zgjedhë njerëz që dinë ç’janë strukturat menaxheriale, por nuk do. Nuk do sepse, edhe nëse nuk do të donte të zgjidhte kompetentë shqiptarë, mund ta kish bërë prej strukturave të Bashkimit Evropian të pranishëm në vend të cilët do të konstatonin përgatitjen e kandidatëve për postet e drejtuesve të institucioneve artistiko-kulturore kombëtare dhe do të kishin guximin të publikonin rezultatet e konstatimeve të tyre pa ndrojtje.

[Personalisht kam protokolluar më 17/1/2014 në Ministrinë e Kulturës kërkesën e vënies në dispozicion (fotokopimit) të dosjes së komisionit përzgjedhës së Drejtorit të TK dhe komenteve të tyre mbi platformat, për të cilat mbetem ende në pritje. Por mëkot, sepse e di që Ministrja kupton rrezikun e diskretitimit, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, që i kanoset nga kjo zgjedhje.]

Unë di që nëse institucionet artistiko-kulturore publike do të reformoheshin realisht në strukturat e tyre menaxheriale do të bëheshin efikase në atë pikë sa të konkuronin disa struktura para-shtetërore, të cilave politikanët tanë u kanë lënë pjesën më të madhe të ‘tortës artistiko-kulturore’ duke qenë se paguhen prej këtyre strukturave para-shtetërore, apo sepse thjeshtë i zotërojnë ato me emra fiktivë.

Unë di që e vetmja mënyrë për mbijetesë e institucioneve artistiko-kulturore publike do të ishte ndërlidhja në një makro-strukturë menaxheriale të përbashkët me institucionet formative dhe kërkimore të artit dhe kulturës (universitetet). Unë di që nëse kësaj makro-strukture do t’i shtoheshin si mbështetës institucionet mediatike publike (RTSH), atëherë strukturave para-shtetërore do tu mbeteshin thërrimet e sipërmarrësit më të madh dhe më kualitativ artistiko-kulturor: Shtetit Shqiptar. Pra shqiptarëve që, me shumën e taksave që paguajnë për këto institucione, meritojnë t’i shohin pararojë të artit dhe kulturës dhe jo totalisht të zbrazët në përmbajtjen e tyre artistiko-kulturore, duke i hapur rrugën identifikimit shoqëror të artit dhe kulturës në atë që propagandon konsumerizmi televiziv jo publik.

Unë di, sëfundmi, që shpresa e krijuar nga përzgjedhja si Ministre e Kulturës së znj. Kumbaro-Furxhi – si person jo militant – dhe mohimi thuajse i menjëhershëm i kësaj shprese, falë zgjedhjeve të dyshimta dhe fiktive që ka bërë për drejtuesit e institucioneve artistiko-kulturore kombëtare, do të ketë një efekt apokaliptik për kontekstin artistiko-kulturor shqiptar. Efekti do të jetë ai i reformave dhe ristrukturimeve menaxheriale të munguara për të cilat do të flasim mandatin e ardhshëm, dhe që do të mundësojnë ajrosjen e gojës së kërmave të politikës që do të thonë: ‘’E patë, e zgjodhëm njërën si ju, që s’ishte politikane, dhe rezultatet i keni përpara syve!’’ Kështu që do të kemi, nga njëra anë, një rivirgjërim të politikanëve që do t’i vërsulen lirisht ‘tortës së artit dhe kulturës’ dhe, nga ana tjetër, një diskreditim të atij elektorati që s’ka votuar asnjë parti politike[1] që shpresonte të përfaqësohej denjësisht nga imazhi (deri më dje) i panjollosur i Ministres Kumbaro-Furxhi.


[1]    Kujtoj që numëri i mosvotuesve në zgjedhjet e fundit arriti një përqindje (mbi 33%) që asnjë parti politike nuk mund ta konkurojë.

15 mendime mbi “Zgjedhja e Drejtorit të Teatrit Kombëtar: sikur Pasolini në 2014 … (Romeo Kodra)

  1. E kuptoj autorin. Por ai duhet te dije dicka qe Tetari dhe filmi ne shqiperi jane ne gjunje jo pre Ministres, por prej aktoreve dhe regjizoreve Shqiptare qe jane katandisru ne nivel primitiv dhe deri me sot skane bere asnje kritike asnje ministri. Minstrja ka mungese fondesh, dhe ka mungese dhe njerezish. Kjo sepse edhe ata pak studente qe kane mbaruar per menaxhim arti jetojne jashte, nuk jane ne Shqiperi. Une nuk kam ndonje simpati per hErvin Culin, por sma merr mendja se Budina apo Vasili qe kane jetar refugjate do bejne reforma ne teater. Apo Trebicka me ndonje tjeter. Ky eshte nje proces qe do shume kohe dhe do shume pune per ta sjelle ne nivelin ku ishte ne kohen e komunizmit si teatrin ashtu dhe kinemane. Do ishte mire qe Akademia te hapte degen e menaxhimit te artit dhe 70 & e pedagogeve te Kinemase dhe te Teatrit ne akademi te pushoheshin nga puna ose te futeshin ne burg per shkaterrim te shkolles.

  2. Nuk e di po ky Romeo Kodra ke propozon? Ke mendon ky se eshte i afte ne Shqiperi per drejtor Teatri. Dhe kurdi kaq gjera pse skonkuroi. Dhe pse nuk kritikon ato aktore dhe regjizore qe kane 2 vjet qe marrin rroga dhe e kane bere te atrin si tualet. Por shkon direkt ke Minsitrja. Se sme ineterson ministrja por duke pare sa cope cope jane elementet perberes te teatrit Cfare prisini ju te beje Ministrja. Ndonje magji? Shiko Romeo sa esghte vjedhur ke filmi dhe teatri. Shiko sa eshte vjedhur ne Ministrine e kultures keto 20 vite. nxirri emrat. pastaj merru me ministren qe ska as 4 muaj aty.

    1. I/E dashur Mika, ju siguroj qe R. Kodra ka me shume eksperience teatrore se c’ka D. Bushati eksperience diplomatike (meqe eshte e njejta moshe) dhe eshte Minister i Jashtem. Nuk po e krahasoj me eksperiencat perkatese te fushave te ndonje E. Veliaj apo ndonje drejtoreshe doganash. Duhet lexuar mire paragrafi i fundit i artikullit sepse aty kam pershtypjen gjenden pergjigjet e shume pyetjeve mbi zgjedhjet ministrore.

      1. Eksperienca ka te beje dhe me aftesite komunikuese, njohjete e tregut, aktoreve. Do pak kohe. Mos u merzit. Plus qe Cili ka vendosur me shume shfaqje, ka me shume kohe ne treg.

  3. Jam absolutisht dakord me gjithcka thuhet ne shkrimin e mesiperm. Personalisht, e kam pare listen e kandidateve per postin e drejtorit te Teatri Kombetar, dhe nder ta askush nuk kishte arsimin e pershtatshem , pervec Z. Romeo Kodra. Megjithate nuk mund te gjykojme plotesisht bazuar mbi kete fakt. Ajo cka me duket problematike eshte mungesa e transparences nga Ministria e Kultures dhe shkelja e ligjeve, qe me ben te kuptoj se asgje ska ndryshuar dhe ndoshta keshtu do te jete edhe per ca kohe gjendja e teatrove ne Shqiperi. Edhe pse ju refuzua kandidatura, me pelqen shume menyra se si i shkoni gjerave deri ne fund , reagoni dhe kerkoni transparence.Une jam nxenese gjimnazi dhe per shume padrejtesi qe na behen nuk reagojme aspak.Mendoj se eshte mire te mesojme te kerkojme drejtesi ashtu sic keni bere dhe ju. Faleminderit per kritikat e teatrit qe postoni, duke marre parasysh se kritika mungon plotesisht. Suksese.

    1. Faleminderit JK. Romeo Kodra nuk ka pretenduar asnjehere te zgjidhej drejtor a priori, por ka pretenduar trasparence nga institucionet per te cilat paguan taksat sic kane paguar prinderit dhe gjysherit e tij, dhe si me shume mundesi pas pak kohesh do i paguash dhe ti. Doja te te thoja edhe nje gje te fundit: deri perpara
      komentit tend Romeo Kodra nuk kishte ende plotesisht te qarte se c’po bente. Tani e ka, fale teje.
      Njerezit nuk duhet te harrojne te indinjohen per abuzimet ndaj te drejtave te tyre, perndryshe harrojne te jene njerez. Edhe 1000 here faleminderit JK.

      1. Me vjen mire qe ka njerez si puna juaj qe kontribojne ne fushen e artit dhe kultures ne Shqiperi. Kisha edhe dicka te fundit: me pelqen shume gjuha qe perdorni ne shkrimet tuaja, shume e paster dhe e kuptueshme. 🙂 Ju uroj gjithe te mirat. Joana Kamberi

  4. RK,
    Jam kurioze per ndonje reagim te mundshem nga ana jote ndaj shkrimit te M.Kabashit.

    Ne lidhje disi me temen e ngritur me siper eshte ceshtja e vazhdueshmerise te ketyre debateve. Te krijohet pershtypja qe flitet per TK (si dhe shume institucione te tjera te kultures) kur ka ndonje krize, emrim apo skandal. Ajo qe mungon eshte zhvillimi i debatit, ne kohe dhe ne hapsire, duke marre parasysh cka eshte thene deri me sot dhe duke e cuar me tej. Duhet me shume dialog mes aktoreve te ndryshem qe te mos e nisim debatin nga zeroja sa here dalim ne skene me monologje.

    1. Nuk e di per cilen nderhyrje te M. Kabashit e ke fjalen (mund t’me japesh ndonje te dhene per ta gjetur?). Gjithsesi mendoj se ka dy aspekte qe duhen nenvizuar. I pari eshte menjanimi dhe tehuajzimi i publikut prej institucioneve te veta i cili kryhet prej pushtetit politik. Ky i fundi nuk ka shume qejf driten e reflektoreve ne momentin kur bie ne thelat e majme te gjese publike; jo vetem mbi veten, por edhe mbi institucionet vartese. Keshtuqe s’do shohim kurre qe Teatri Kombetar te informoje mbi teatrin kombetar, Universitetin e Arteve mbi universitetin e arteve, Institutin e Albanologjise mbi institutin e albanologjise; sepse gjeja publike eshte gjithmone ne shkalle ‘minore’, ndersa fasada politike qe i drejton eshte gjithmone ne ‘maxhore’. Ky aspekt sjell si rrjedhoje te dytin: perceptimin e institucioneve me interes publik si institucione interesi dhe jo institucione publike. Koherenca eshte e frikshme po ta mendojme mire …duken sikur na udheheqin politikisht idiotet dhe injorantet, por ne te vertete jane shume me skutha se c’duken.
      Sefundi them se eshte mbi te gjitha ceshtje etike qytetarie. Nuk po flas per vajtjen deri tek kutia e votimit, se ciles i preferoj wc-ne, por resistencen e perditshme qe kemi si detyrim per te bere ndaj cdo abuzimi autoritar

    2. Oops e pashe me vonese link-un e artikullit te Mirushit. Do te shtoja, pervecse nenshkrimit total te cdo presjeje, qe personalisht keto gjera i kam prezantuar ne platformen per konkursin e drejtorit te TK dhe sa kam protokolluar nje kerkese ne Ministrine e Kultures per venien ne dispozicion te dosjes se komisjonit perzgjedhes. Kjo dosje eshte nje skandal i vertete dhe duhet bere publike. Mua nuk ma dhane, por ma lane ta shihja

  5. Vjen pak me vonese ky koment, por nje pyetje e kisha per ju z. Kodra! Vertete mendoni se eshte nje plan i mire ky lloj organizimi makro strukturor? Mua me duket si nje super centralizim, TK me Akademine bashke… me duket qe kjo do perjashtonte cdo lloj prurjeje nga universitete te tjera private te artit (jam duke folur ne teori, se ne praktike nuk e di te kete Shkolla Teatri, apo me gjere, arti, jo shteterore)… Dmth vertete e shihni zgjidhjen tek monopoli shteteror?

  6. Nuk ka problem Armanda per vonesen. Madje me mire keshtu; do te thote qe hera heres interesi per teatrin del edhe pa patur ndonje urgjence institucionale si zgjedhje drejtoresh, shkurtime apo reforma te propozuara nga qeveria.
    Per te te dhene nje pergjigje mbi makro-strukturen them se nuk eshte blasfemi te flasim per super centralizim te shtetit (Une e di cdo te thuash, edhe se do te kisha zgjedhur nje fjale tjeter). E keqja e shtetit eshte se dikush per ta vjele sa me mire e ka therrmuar (keshtu eshte me i veshtire per tu kontrolluar) apo decentralizuar, por pa marre masa menaxheriale te cilat do t’i ruanin rrjedhjet dhe humbjet ne sistem. Dhe kush vilet jemi une, ti dhe i gjithe publiku taksapagues. Cdo firme private mundohet te kontrolloje strukturen e vet maksimalisht duke e bere te efektshme dhe efikase nga pikepamja menaxheriale. Pse duhet te me duket blasfemi kur e ben shteti, pra publiku? Pastaj kush tha qe do te mbyllen dyert per prurje nga universitetet (hipotetike) private? Ekzistojne audizionet. Nuk eshte e thene qe automatikisht nje student qe mbaron Fakultetin e Artit Skenik automatikisht te kete te garantuar vendin e punes ne Teater (askush nuk do kthim ne enverizem). Studentet e Universiteteve private dhe publike duhet te gjithe te kalojne audicionet.
    Gjithsesi, cfare doja te theksoja me lidhjen e nje makro-strukture nderinstitucionale eshte domosdoshmeria e nderlidhjes se institucionit kerkimor (Universitetit te Arteve) dhe institucionit ku praktikisht ushtrohet profesioni (Teatri Kombetar psh), sepse ne te gjithe historine e teatrit (sidomos teatrit te ‘900, dmth qe kur teatri hyri ne universitete duke u bere shkence, jo me artizanat) keto kane shkuar bashke. Dhe kjo eshte e vetmja menyre mbijetese e teatrit. Keshtu teatri ka luftuar krizen, duke filluar qe nga ajo e pas lindjes se kinematografise qe traumatizoi te gjithe kontekstin teatror mbareboteror.
    Se fundmi, duke patur nje formim menaxherial shoh si te qellimshem mungesen e shfrytezimit te potencialit te mediave publike per te promovuar institucionet artistiko-kulturore publike (nder ta edhe Teatrin). Kush eshte ai menaxher qe ka ne dore nje instrument marketingu me potencial gjigand (sic jane mediat publike) dhe nuk e perdor? Sikur shteti te ishte nje firme/shoqeri private e imja (ne fund te fundit shteti ne ekonomine e tregut te lire eshte nje operator si gjithe operatoret e tjere privat, apo jo?), dhe une pronari ekskluziv i tij, jo vetem qe do te pushoja nga puna menaxheret qe drejtojne strukturat e firmes sime, por do i merrja edhe me shqelma ose do i hidhja ne gjyq. Per fat te keq shteti shqiptar ka pronare politikanet, edhe se financat jane ne shpine te taksapaguesve, keshtu qe nuk do te shohim te merret me shqelma askush. ‘Fundja gjeja publike nuk na perket’, mendojne. Dhe ne vazhdojme e paguajme taksat. Gjeja publike per sharlatanet dhe hajdutet e kollarisur te se sotmes kategorizohet si ‘komuniste, enveriste’ apo ku di une. Shpresoj te mos jete ky mendimi yt.

  7. Lëngata jonë e tejzgjatur po s’të kalb të mpreh e fisnikëron. Ngushëllim i madh që ka ende njerëz si ju, që këmbëngulin në mendim. Gjuha që përdorni në shkrim më lumturon. Ju përgjërohem për durim. Na pjektë fati për punë të vyeshme!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s