Gomerёt peshkopё II, ose mbi arsimin publik shqiptar. Fragmente …pa sygjerime. (Romeo Kodra)

   Prej kohёsh mё tundonte ideja e njё artikulli mbi arsimin publik shqiptar qё do tё kompletonte diptikun me “Gomerёt Peshkopё, ose mbi arsimin jo publik shqiptar. Fragmente dhe sygjerime.”, por nuk do t’ma kishte marrё kurrё mendja qё diptiku do tё kompletohej jo vetёm pёr nga trajtesa argumentuese, por edhe nga njё ndёrthurje koinçiduese dukurishё ndёrinstitucionale arsimore tё provuara nё vetё tё parё.

   E para dhe mё e rёndёsishmja prej kёtyre dukurive koinçiduese mu materializua tek lexoja njё artikull tё publikuar nё tё pёrditshmen “Panorama” tё 11 Nёntorit: “Financimi i universiteteve, nisin konsultimet me rektorёt. Nikolla: Agjenci e huaj pёr akreditimin e universiteteve”. Nёntitulli i artikullit mё solli ndёrmend propozimin tim nё mbyllje tё “Gomerёve Peshkopё”, nё tё cilin sygjeroja pikёrisht njё angazhim tё institucioneve nё kёtё drejtim, dmth. nё pёrzgjedhjen e njё agjensie tё huaj pёr akreditimin e universiteteve (sidomos atyre private) pёr tё shmangur rryshfetet dhe dallaveret familjare midis akredituesve dhe tё akredituarve si nё rastin e eksperiencёs sime personale tё dokumentuar nё artikullin e Shtatorit. Ministrja Nikolla, ose dikush pёr tё, mund tё ketё qenё njё ndёr 493 lexuesit e derimёsotёm tё artikullit tё “askrevistes”, dhe kjo gjё mё lumturon tejmase; ose thjeshtё, ka patur tё njёjtёn ide, dhe kjo mё lumturon dyfish sepse do tё thotё se dikush po merret seriozisht me reformat nё arsim.

   E dyta dukuri koinçiduese ishte konfermimi i pranisё sё “Gomerёve Peshkopё” (shih pёr kuptimin nё artikullin e 3 Shtatorit tё kёsaj platforme) edhe nё brendёsi tё “gjёsё publike”. Kjo mё bёn tё mendoj se ёshtё sistemi qё i vetgjeneron. Por le tё ndjekim disa hapa tё eksperiencёs sime pёr tё pёrfiguruar mё mirё panoramёn e institucioneve arsimore publike.

   Hapin e parё e mora nё Shtator 2013, nё Ministrinё e Arsimit. Aty kёrkova njё informacion tё thjeshtё pёr itinerarin qё duhej tё ndiqja pёr tё ndёrmarrё karrierёn e pedagogut (tё lёndёs sё Artit) nё shkollat e mesme. Mё thanё qё gjithçka ishte nё varёsi tё Drejtorisё Arsimore Rajonale tё rrethit (Tiranёs). Nisem dhe, pas 2 javё sorrollatjesh (ndoshta kaosi i zgjedhjeve dhe lёvizjeve post-elektorale), takoj znj. Arjana Bekteshi (ish-drejtoreshё tashmё e institucionit kryeqytetas). Pasi prezantohem i kёrkoj informacione mbi itinerarin qё duhet tё ndjek. Pa mё thёnё gjё mbi kёtё çёshtje, mё informon se ёshtё shumё e vёshtirё dhe se duhet tё kem “mbaruar pёr mёsuesì”. I shpjegoj qё kam njё eksperiencё 2 vjeçare nё njё universitet privat tё Tiranёs, kam dhёnё njё lёndё laburatorike nё njё universitet publik nё Itali dhe se diploma italiane mё ёshtё njehsuar nga Ministria e Arsimit, por nuk kam diplomёn pёr mёsuesi. “Pa tё nuk tё ndihmoj dot”, mё pёrgjigjet, “nuk kam si tё thyej ligjin”. I them se mё duket çudi qё pedagogёt e gjimnazeve tё jenё tё gjithё tё kualifikuar me njё diplomё pёr mёsuesì dhe se nga Ministria nuk mё kishin vёnё nё dijeni pёr njё gjё tё tillё. “Po deshe, shko dhe informohu tek z. Fatmir Vejsiu, drejtor pёr arsimin para-universitar nё Ministri. Merr njё vёrtetim ku tё shkruhet se me diplomёn qё ke mund tё japёsh mёsim nё shkollat e mesme dhe UNЁ DO T’GJEJ MЁ T’MIRЁN E MUNDSHME”. Kjo frazё e fundit mё “vrau disi veshin”: drejtoresha do mё gjej mё t’mirёn e mundshme? Nuk ekziston njё pёrzgjedhje nga njё komisjon? Nuk ka njё konkurs? Pyetje tё cilave nёpёr korridoret e Drejtorisё Arsimore tё Tiranёs u qarkullonin pёrgjigjet, por qё nuk po i jap kёtu sepse ёshtё mё mirё tё shkruaj vetёm pёr eksperiencёn time nё vetё tё parё.

   Pa e zgjatur shumё dhe me gjithё dyshimin e njё sorrollatjeje tё kotё nisem tё takoj z. Fatmir Vejsiu. Drejtori i sektorit pёr arsimin para-universitar tё Ministrisё mё njoftoi se “ёshtё e vёrtetё qё ka njё ligj pёr ‘mёsuesìnё’, por qё ministri i mёparshёm (Tafaj) dhe ajo e sotmja (Nikolla) e kanё pezulluar me njё urdhёr tё brendshёm dhe gjithçka ёshtё nё dorё tё Drejtorisё Arsimore qё ёshtё autonome nё kёtё aspekt”. Nё pak fjalё kuptova qё isha nё dorёn e znj. Arjana Bekteshi qё duke ditur shumё mirё pёr urdhёrat ministrore tё pezullimit tё kriterit tё mёsuesisё mё kishte dёrguar tё “shkrythja kёmbёt” deri nё Ministri sёkoti. Pak kohё mё vonё lexova nё shtypin e pёrditshёm pёr abuzimet e ish-drejtoreshёs me dhёnien e posteve sipas dёshirёs (ёshtё pёr tu provuar ‘militantizmi’ nё kёtё çёshtje kёshtuqё po evitoj ta quaj tё tillё) dhe vendimeve tё saj direkte, autoritare, pa kurrёfarё konkursesh apo komisionesh siç pёrshkruhet nga ligji.

   I paepur nё kёrkimin e njё vendi pune i drejtohem ministres Nikolla nё njё takim direkt. Nё pritje kishte edhe njerёz tё tjerё me halle nga mё tё ndryshmet dhe mё tё rёndat. Njё prind kish ardhur tё ankohej pёr mbylljen e shkollёs nё Shёn Gjergj qё si rrjedhojё sillte pёr fёmijёt e tij 2 orё ecje nё kёmbё vajtje (edhe nё mes tё dimrit me dёborё), dhe 2 orё ardhje (“natёn dhe mes ujqish” shtonte i shkreti). Problemet e mia borgjeze dukeshin substancialisht çikёrrima. Gjithsesi prita i sikletosur ministren e re bashkё me tё tjerёt.

   Znj. Nikolla erdhi dhe pasi na dёgjoi tё gjithёve sёbashku pёr 7-8 minuta (i duhej tё largohej se kishte njё takim me “disa tё huaj”) na u lut tё shkruanim (dorazi) gjithçka nё njё letёr qё do tё transkriptohej nё format digjital nga sekretarja personale e saj po atё ditё, dhe premtoi se do tё na pёrgjigjej brenda max. 2 javёve tё gjithёve pa pёrjashtim.

   Pasi znj. Nikolla mё kishte thёnё gojarisht se ishte duke u marrё pikёrisht me Drejtoritё Arsimore nё atё moment, dhe qё do t’mё duhej tё prisja vetёm pak kohё pёr tё parё ndryshimin, vendosa qё nё letёr t’i shkruaja pёr gjendjen e arsimit tё lartё publik, dhe nё mёnyrё specifike pёr Universitetin e Arteve pёr tё cilin nuk pata edhe aq kohё pёr t’i folur.

   I shkruajta ministres sesi edhe kёtu ka njerёz qё abuzojnё me pushtetin dhe trajtojnё “gjёnё publike” si tё ishte njё çiflig mesjetar. I shkruajta sesi nga ana e rektorit (z. Petrit Malaj) nuk kam patur as edhe njё reagim ndaj propozimit pёr lёndё tё reja rreth lёmёs teatrore (qё ёshtё pikёrisht lёma e interesave tё mia), qoftё pёr mungesё totale interesi (qё rezulton dekurajuese nga ana e njё drejtuesi universitar qё deontologjikisht ka si fokus primar risinё dhe rinovimin), injorancё mbi subjektet e trajtuara prej meje (qё tregon njё mungesё indirekte tё kompetencave e njohurive personale dhe frikё pёr ballafaqimin e tyre) apo injorim me dashje (qё pёrshfaq qarkun e mbyllur nё vetvete tё njё ambjenti me dukuri paramafjoze).

   I shkruajta ministres Nikolla qё, edhe pse siç thotё ajo “universiteti ёshtё autonom nё zgjedhjen e lёndёve”, Ministria dhe ministrja vetё kanё detyrimin qё tё kontrollojnё kualitetin e mёsimdhёnies duke qenё se firmosin aprovimin pёr akreditim. I shkruajta ministres qё do tё ishte me mend qё tё konfirmohej vlefshmёria e lёndёve (flas vetёm pёr ato lёndё me subjekte teatrore, duke qenё se ato njoh mё mirё) mundёsisht nga ekspertё me njё formim jo-shqiptar, sepse ekspertёt me formim autokton nuk kanё lexuar as edhe njё tekst teoriko-teknik tё etёrve tё lёmёs teatrore tё ‘900-ёs gjatё formimit tё tyre sepse nuk ёshtё denjuar kurrё tё pёrkthehet qoftё edhe njёri prej tyre (Ministria e Arsimit dhe Kulturёs e njohin kёtё problem?). I shkruajta ministres se duke u kёrkuar opinione pёr programet mёsimore dhe lёndёt “ekspertёve” tё Institutit tё Albanologjisё qё janё formuar nё Shqipёri (ata qё merren me studimet teatrore pёr sё paku) nuk bёn tjetёr veçse kёrkon informacion brenda njё konteksti deformativ, deformues dhe autoreferencial, nё tё cilin jo vetёm qё mungojnё priftёrinjtё e hipur mbi gomerё, por mungon edhe hija e kujtesёs sё ekzistencёs sё tyre. Kёtu lёvrijnё gomerёt nё liri tё plotё. Priftёrinjve su ka mbetur as nami e as nishani.

   Ministres nuk i shkruajta pёr zgjidhjen e problemit. Ndoshta pёr kёtё s’kam marrё ende pёrgjigje (ka kaluar njё muaj nga 2 javёt e premtuara prej saj). Ndoshta shkrimeve tё mia duhet tu vё njё copyright, t’i regjistroj me tё drejtё autori.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s