Armët kimike dhe alkimia e Arben Imerit. (Nga Romeo Kodra dhe një shkrim i Arben Imerit)

   NË KËTË HAPËSIRË VIRTUALE KULTURA KONCEPTOHET SI KULTIVIM DHE NUK ËSHTË NË ASNJË MËNYRË SINONIM I SHKOLLIMIT. KJO HAPËSIRË, SI RRJEDHOJË, ËSHTË E HAPUR PËR NJERËZ TË KULTURËS.

JO DOMOSDOSHMËRISHT PËR TË SHKOLLUARIT; POR E HAPUR EDHE PËR ATA QË NJË DIPLOMË NUK E KANË MARRË KURRË; DHE MBI TË GJITHA: E MBYLLUR PËR ATA QË DUAN TË KALOJNË KOHËN!!!

   Arben Imeri, i vetëquajtur ‘gjindje e pashkollume’ kultivon imanencën e pasionit të tij duke filtruar ç’ka e rrethon pa pretendime artistiko-letrare, dhe për këtë, në mënyrë tërësisht të pavetëdijshme, ka gjetur formulën alkimike të të shkruarit. Shpresoj që lexuesit e këtij blog-u ta shijojnë si i nënshkruari leximin e artikullit. Romeo Kodra.

   Nëse armët kimike të Sirisë nuk shkatërrohen në Shqipëri, ku në të s’ëmës do asgjësohen ato?! Më mirë të demontohen tek ne, se sa mafia e armëve të zgjasë tentakulat e saj e të pasurohet në mënyrë kriminale.

   Në Shqipëri ka 3 milionë banorë dhe një numër të pafundë qytetesh! Bëhet qameti nëse vijnë edhe armët e Sirisë mike? Ata janë në hall dhe nuk dinë ku të fusin kokën! Harruam Gërdecin neve? Kaq shpejt?! Dmth, Gërdeci ishte i nënës dhe Siria trajtohet si e njerkës, për të mos thënë e kurvës? Jetesë vëllazërore është kjo? Pse ky trajtim mizor ndaj tyre?! Ku është bujaria e shqiptarit?! Ku është vullneti ynë për të vuajtur bashkë me popujt e tjerë?! Kujt do ja besojmë botën me paqe, zotit apo ujqërve? Zoti nuk ka nge të merret me veten e tij e jo më me hallet tona, ndërsa ujqërve nuk mund t’ju zëmë besë.

   Duhet vrarë mendja, vëllezër! Nga se kemi frikë, nga përrallat apo nga fjalët? Nga shpërthimet, helmimet? Ikni tutje e mos dërdëllisni qesim! Amerika e bëri shkrumb e hi Hiroshimën dhe japonezët aty janë, më të fortë e më kokëderra se kurrë! Janë shtuar në numër dhe dashurohen njësoj si para bombës atomike. Kur je i çmendur nga dashuria, nuk shikon leverdinë, shikon marrëzinë ! Ata e bënë eksperiencën e tyre me bombat; Hiroshima e Nagasaki, sot, janë krenarë për të kaluarën e tyre. Ne nuk mund të mburremi me një palo Gërdec (për fat të keq, bën rimë me emrin qurravec). Gërdeci duket si i virgjër para qyteteve japoneze. Kemi rastin e rrallë që të shkërdh…atdheun tonë. Mos vononi burra ! Ngopjani me pjekuri dhe me garanci!

   … garancia e atyre që kokën e përdorin për të ndarë veshët !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s