Kush bёn poza mё tё bukura? … ose “Fausti prej Tirane”. (Romeo Kodra)

   Tё dielёn 22/09/2013 nё Tirana Ekspres pata rastin tё ndjek, nё njё hapёsirё alternative si ajo e ish hangarёve tё adoptuar nё skenё teatrore, veprёn e Stefan Çapalikut “Fausti prej Tirane”. Monodrama – thuajse monolog i bashkёregjizorit/aktor Alfred Trebicka, i ndihmuar prej aktorёve Julinda Emiri dhe Besmir Haliti – trajtonte argumentin delikat tё intelektualit nё Shqipёri.

   Menjёherё, qё nё fillim tё pjesёs teatrore, vёmendja mu pёrqёndrua nё ndjekjen e linjёs sё tematikёs kryesore, kjo falё edhe jehonёs dhe nёnvizimit tё shtypit tё pёrditshёm qё promovonte prej mёse njё muaji kёtё monodramё nё tё cilёn thuhej se epiqёndra do tё vёrtitej nё rolin e intelektualit, veprimtarinё e tij, si dhe pёrfshirjen nё kompromiset politike pёrgjatё epokёs sё pafundme tё tranzicionit shqiptar. Pёr Çapalikun, me sa kuptohet nga pjesa teatrore, intelektuali ёshtё njё figurё e trishtё, e dёshpёruar, e lodhur, e zhgёnjyer dhe e konsumuar prej presionit dhe kompromiseve me politikёn.

   Por pёrse Faust, atёherё? Pёrse figura letrare mё e etur dhe e paepur pёrkundrejt dijes, pёrkundrejt tё vёrtetёs; madje pёrtej sё mirёs dhe tё keqes, pёrtej vetё vdekjes? Pёrse autori i jep kёtё medalje emblematike (qё nё titull) intelektualit shqiptar? Kam pёrshtypjen se diçka nuk shkon me botёkuptimin e autorit mbi kёto dy figura: mbi Faustin dhe/ose intelektualin shqiptar.

   Duke njohur famёn dhe eksperiencёn e regjizorit shkodran nuk guxoj tё hamendёsoj njё keqkuptim tё Faustit, por shoh problematike figurёn e intelektualit nё veprёn e tij. Nёse intelektuali shqiptar ёshtё figura e vёnё nё skenё tek “Fausti prej Tirane”, figurё e fundosur dhe e pashpresё prej presioneve dhe kompromiseve me politikёn, pёrse atёherё trishtimi, brishtёsia e tij psikologjike, fati i tij duhet tё mё prekё? Dhe autori kёtё kёrkon, qё publiku-spektator tё preket dhe tё mallёngjehet nga pathosi i Trebickёs.

   Pёr mendimin tim, ky intelektual nuk ёshtё intelektuali i angazhuar sartrian. Ky intelektual nuk ёshtё Pasolini (Pazolini). Ky, thjeshtё dhe si rrjedhojё, nuk ёshtё njё intelektual. Aq mё pak ёshtё Faust. Ky personazh i trajtuar nga Çapaliku ёshtё njё borgjez i rёndomtё dhe parazitar i kompromentuar kokё e kёmbё me instancat e pushtetit. Ky pseudo-intelektual, tipikisht autokton,  nuk i transmeton njerёzve si njё pasqyrё, karikaturёn e tyre siç thuhej shpesh gjatё intervistave nёpёr media qё promovonin ngjarjen.

   Ky pseudo-intelektual ёshtё pjesё e njё pushteti elitar, njёsoj si pushteti pseudo-politik i anёve tona. Nё ndryshim prej kёtij tё fundit – qё arrin njё shkallё mizorie rrёnjёsisht mafjoze ndaj tё nёnshtruarve tё vet, ndaj shumicёs sё shqiptarёve, ergo ndaj publikut-spektator – ky pushtet elitar pseudo-intelektual ёshtё disi mё i rafinuar qё me bishtkrehjet dhe lajkat qurravitёse, lotёt dhe pёrgjёrimet mefistofelike karshi publikut-spektator thith fonde publike, rroga, çmime falё konçensioneve tё poltikanёve, tё cilёve ky gjest “zemёrgjerёsie” u kthehet mbrapsht me rivirgjёrimin e imazhit tё tyre publik (Sa tё mirё politikanёt tanё, eh! Pa shih, japin fonde, mendojnё edhe pёr kulturёn!). Kёshtu ky qark (i shkurtёr) mbyllet duke ripёrtёrirё elektroshokun mbi publikun-spektator qё me njё ndjesi lakuriqёsie e gjen veten pagues tё dyfishtё: taksash dhe biletash. Terapia e elektroshokut nё kёtё pseudo-demokraci qё jetojmё nuk ёshtё njё fazё tranzicioni (siç e kemi dёgjuar qё prej 1991), por ёshtё normё sistemike e menaxhimit tё pushtetit/eve: politik, ekonomik apo kulturor qofshin. Foucault docet. Nesё dёnojmё pseudo-politikёn, nuk mund tё lejojmё tё kalojnё pa lagur pseudo-intelektualёt qё nёn çarçafёt e politikёs kanё ngjizur pjellat perverse tё shitura pёr art apo kulturё nё panoramёn shqiptare tё kёtyre viteve tё tranzicionit.

   Kam pёrshtypjen se kёto hamendёsime i mendon edhe Çapaliku, por qё nuk arrin t’i nxjerrё nё pah siç duhet dhe t’i shprehё nё kёtё monodramё. Tek “Fausti” i tij (qё personalisht do e shihja mefistofelik si pseudo-intelektualёt qё kanё pushtuar skenёn kulturore shqiptare) vura re[1] qё aktorёt, gjestet, fjalёt, imazhet, videot, citimet e fatkeqёsive tё mirёnjohura prej publikut nga masmediat, janё tё fragmentuar, janё nё mёnyrё tё pavetёdijёshme tё dekontekstualizuara prej ngjarjeve reale. Tё dhёna kёshtu i shoh pa asnjё ndryshim – sikur tё mos ishin tjetёr veçse poza – edhe nё gazeta apo televizione; kёshtuqё pёrse mё duhet tё vij nё teatёr? Nёse autori kёrkon pikёrisht kёtё, domethёnё kёrkon me vetёdije tё mbajё kёtё paralelizёm midis realitetit qё na qarkon dhe teatrit, atёherё duhet tё nxjerrё kёto poza prej kristalizimit komsumerist masmediatik. Duhet tё kom-pozojё dhe strukturojё personazhin dramatik nё lidhje me to. Pёrndryshe emrat e mbiemrat e tё vetёvrarёve, ritet e vdekjes, e tё gjitha materialet e tjera qё kompletojnё pjesёn, mbeten pezull, mbeten tё de-kom-pozuara gati pёr lёmёn e spektakolarizimit masmediatik me tё cilat publiku-spektator ёshtё i tejngopur.


[1]   Ndihem vёrtet i privilegjuar si pjesё e atij publiku-spektator pёr sakrificёn dhe vendosmёrinё pёr tё aktruar medoemos pamvarёsisht fatkeqёsisё profesionale qё kishte thuajse bllokuar Alfred Trebickёn, i cili kishte kordat zanore nё njё gjendje vёrtet spitalore tё dielёn e 22 shtatorit. Kjo demonstron qё, pёrtej cilёsisё dhe aftёsisё, tek disa figura (tё paktё pёr fat tё keq) tё teatrit shqiptar ekziston pasioni; pra, ekziston njё mundёsi pёr teatrin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s