TEATRI GJAKSHMЁRISЁ – Manifesti I (Antonin Artaud)

TEATRI GJAKSHMЁRISЁ

(pjesё nga Manifesti I)

   Nuk mund tё vazhdohet tё prostituohet ideja e teatrit, sepse vlera e tij gjendet ekskluzivisht nё njё marrdhёnie magjike dhe tё tmerrshme me realitetin dhe rrezikun.

   I dhёnё nё kёto terma, problemi i teatrit duhet tё tёrheqё vёmendjen e tё gjithёve, duke qenё se kuptohet qё teatrit, pёr pjesёn e tij fizike dhe meqenёse nevojit ekspresivitet hapёsirё, nё efekt i vetmi real, u mundёson mjeteve magjike tё artit dhe tё fjalёve tё veprojnё nё mёnyrё organike nё tёrёsinё e tyre, si ekzorcizma tё rinovuara. Nga e gjithё kjo rrjedhimisht themi qё nuk mund t’i rikthehen mundёsitё vepruese dhe specifike teatrit, nёse nuk do t’i rijepet gjuha e tij.

   Me fjalё tё tjera, nё vend tё rikthimit nё tekste tё konsideruar tё shenjtё dhe tё pёrhershёm, ёshtё e rёndёsishme mbi tё gjitha tё thyhet nёnshtrimi i teatrit ndaj tekstit, dhe tё gjendet nocioni i njё lloj gjuhe unike midis gjestit dhe mendimit.

   Kjo gjuhё nuk mund tё pёrcaktohet pёrveçse nёpёrmjet kapacitetit tё saj ekspresiv dinamik nё hapёsirё, pёrkundrejt kapacitetit ekspresiv tё fjalёs sё dialoguar. Çfarё teatri mundet ende tё nxjerrё prej fjalёve janё pikёrisht mundёsitё e tij tё ekspresivitetit pёrtej fjalёve nё vetvete, tё zhvillimit nё hapёsirё, tё veprimit shkёputёs dhe drithёrues mbi ndjeshmёrinё. Nё kёtё pikё hyjnё nё lojё intonacionet, mёnyra e veçantё e shprehjes sё njё fjale. Dhe nё kёtё pikё, pёrveç gjuhёs akustike tё tingujve, hyn nё lojё gjuha pamore e objekteve, e lёvizjeve, e sjelljeve, e gjesteve, por vetёm pёr tё pёrzgjatur tё shenjuarin, fizionominё dhe kombinimin deri sa tё bёhen shenja, dhe tё kthehen kёto shenja nё njё lloj alfabeti. Duke patur ndёrgjegjie mbi kёtё gjuhё nё hapёsirё, gjuhё tingujsh, britmash, dritash, tingullimtimesh, teatri ёshtё i detyruar ta organizojё, duke krijuar me personazhet dhe objektet hieroglifё tё vёrtetё, dhe tё pёrdorё simbolizmin e tyre dhe tё korrespondencave tё tyre nё marrdhёnie me tё gjitha organet dhe planet.

   Bёhet fjalё pra qё teatri tё krijojё njё metafizikё tё fjalёs, tё gjestit dhe tё ekspresivitetit, pёr ta nxjerrё nga vargonjtё psikologjikё dhe sentimentalё. Por gjithçka do tё jetё e kotё nёse, pas kёtij sforcimi, nuk ekziston njё lloj tundimi metafizik real, njё lloj apelimi nё disa ide tё pazakonta qё pёr natyrёn e tyre nuk mund tё kufizohen dhe as tё pёrfigurohen formalisht. Kёto ide, qё kanё tё bёjnё me Krijimin, Ardhshmёrinё, Kaosin, dhe janё tё tёra tё njё rendi kozmik, pёrbёjnё njё koncept tё parё tё njё terreni me tё cilin teatri ёshtё totalisht i ç’mёsuar. Dhe sёbashku mund tё krijojnё njё lloj ekuacioni emocionues ndёrmjet Njeriut, Shoqёrisё, Natyrёs dhe Objekteve.

   Nuk bёhet fjalё pёr tё sjellё direkt nё skenё ide metafizike, por pёr tё krijuar rreth kёtyre ideve tundime tё veçanta, vorbulla ajri. Humorizmi me anarkinё e tij, poezia me simbolizmin dhe imazhet e saj, sygjerojnё njё nocion tё parё tё mjeteve tё duhura pёr tё kanalizuar tundimet e kёtyre ideve.

   Nevojitet tani tё flitet mbi aspektin mё material tё kёsaj gjuhe, domethёnё pёr tё gjitha mёnyrat dhe mjetet qё kjo ofron pёr tё ndёrhyrё mbi ndjeshmёrinё.

   Do tё ishte e kotё tё thuhej qё do tё shёrbeheshim me muzikёn, kёrcimin, pantomimёn apo mimikёn.  Natyrisht qё kjo gjuhё pёrdor lёvizje, harmoni, ritme, por vetёm pёr tё kontribuar nё njё lloj ekspresiviteti total, pa pёrfitimin e njё arti nё veçanti. Por me kёtё nuk pёrjashtohet gjithashtu qё ajo tё pёrdorё fakte tё zakonshme dhe pasione tё zakonshme, por vetёm si trampolinё, ashtu siç mundet HUMORIZЁM-SHKATЁRRIM-i, nёpёrmjet sё qeshurёs, tё shёrbejё ta pёrafrojё me zakonet e arsyes.

   Por, me njё kuptim mbi tё gjitha oriental tё ekspresivitetit, kjo gjuhё objektive dhe konkrete e teatrit shёrben pёr tё kapur dhe mbёrthyer ndjenjat. Pёrshkon ndjeshmёrinё. Duke braktisur pёrdorueshmёrinё perёndimore tё fjalёs, transformon çdo fjalё nё magji. Ngre zёrin. Pёrdor drithёrimat dhe cilёsitё. Dёrmon me dhunё ritmet. Thёrmon tingujt. Synon tё shpёrthejё, tё turbullojё, tё joshё, tё ndalё ndjeshmёrinё. Çliron sensin e njё lirizmi tё ri nga gjesti qё, me rёnien apo shpёrhapjen e tij nёpёr ajёr, pёrfundon sё tejkaluari lirizmin e fjalёve. Thyen sёfundmi nёnshtrimin intelektual ndaj gjuhёs, duke transmetuar njё sens tё ri dhe mё tё thellё intelektualiteti qё fshihet nёn gjeste dhe nёn shenja, tё ngritura nё kёtё mёnyrё nё dinjitetin e ekzorcizmave tё veçanta.

   Sepse i gjithё ky magnetizёm, e gjitha kjo poezi, dhe kёto mjete tё drejtpёrdrejta magjie nuk do tё kishin asnjё kuptim nёse nuk do tё shpinin fizikisht shpirtin nё rrugёn e diçkaje, nёse teatri i vёrtetё nuk do tё dinte tё na jepte kuptimin e njё krijimi tё cilit i njohim vetёm njё aspekt, por qё kompletohet nё plane tё tjera.

   Pak rёndёsi ka nёse kёto plane arrihen konkretisht nga shpirti, domethёnё nga inteligjenca; nёse do tё ish kёshtu kjo do tё thoshte qё tё zvogёloheshin, dhe kёshtu nuk do tё kishte as interes dhe as kuptim. Ajo qё ka rёndёsi ёshtё pёrdorimi i mjeteve tё sigurta pёr tё bёrё ndjeshmёrinё tё aftё nё perceptime mё tё rafinuara dhe tё thella: ёshtё kjo arsyeja e tё qenurit tё magjisё dhe tё atyre riteve tё cilave teatri ёshtё thjeshtё njё pasqyrim.

Një mendim mbi “TEATRI GJAKSHMЁRISЁ – Manifesti I (Antonin Artaud)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s