Virginia Woolf: from her muddy death / to melodious lay. (Romeo Kodra)

   Gjithmonё figurёn historike tё Virginia Woolf-it e kam lidhur me “Ofelia”-n, dhe pikёrisht me atё tё John Everett Millais-sё. Por, subjektin e pikturёs sё para-rafaelitit anglez dhe shkrimtaren, nuk i shoh tё lidhura vetёm nё fatin e tyre tragjik, i shoh gjithashtu edhe si banuese tё njё shtrati tё pёrbashkёt. Nё titull – citim i fundaktit tё IV tё Hamletit shakespeare-ian – me dashje kam ndryshuar njёri me tjetrin mbiemrat pёrcaktues sё gjendjes sё fundme tё Ofelias, qё nё mёnyrё simbolike pёrcakton, nё njё prospekt mё tё gjerё, gjendjen e kushteve tё gruas si qenie njerёzore. Nё tekstin e gjeniut elizabetian from her melodious death / to her muddy lay tё ripёrkthyer nё gjuhё piktorike edhe nga Millais, fotograma e fundit e Ofelias sё gjallё na jepet nёpёrmjet kёtyre fjalёve tё Gertrudёs qё sheh me sytё e saj se si e dashura e Hamletit me kёngё nё gojё pёrthithet gradualisht drejt shtratit tё pёrbaltur tё lumit.

   Nga ky shtrat i pёrbaltur fillon vepra e shkrimtares angleze. Kulmin nga pikёpamja teoriko-intelektuale kjo vepёr e arrin nё “Njё dhomё mёvete” [(A Room of One’s Own), e pёrkthyer me sa di unё edhe nё shqip, por me njё titull disi ndryshe], ndёrsa nga pikёpamja artistiko-letrare njё kulm i veprёs woolf-iane mund tё quhet “Pёr te kulla e farit” [(To the Lighthouse) tё cilёn ende nuk e kam hasur nё gjuhёn tonё]. E mirёnjohur kudo si pilastёr i literaturёs mbarёbotёrore Virginia Woolf ёshtё pak ose aspak e njohur nё Shqipёri (Dyshoj nёse kemi botues tё denjё pёr tu quajtur tё tillё apo jo! Botuese femra!? Ndoshta janё tepёr tё zёnё/a me imazhin pёrpara pasqyrёs, me parukerinё dhe pudrosjen, tё gatshёm pёr tu pёrgjigjur ftesave tё emisioneve televizive!).

   Ёshtё njё vepёr ajo e Woolf-it nё tё cilёn s’pipёtin asnjё tingull i imazhit baritor ku zёri i karakterit femёror ishte kataloguar historikisht prej imagjinarit mashkullor. Ofelia (Femra par exellance) nё veprёn e Woolf-it nuk kёndon mё; nuk paraqitet mё nё imazhin patetik dhe mёshirёndjellёs karshi mashkullit prej tё cilit pritet shpёtimi. Ofelia/Woolf nuk pret mё asgjё; prej askujt. Dhe nga asgjёja Virginia Woolf mundohet tё ringjallё Femrёn. Pa ndihmёn e mashkullit. Ёshtё njё paradoks ekzistencial ky, nё tё cilin ngjizja ontologjike e jetёs realizohet nёpёrmjet njё trupi tё vetёm; mund ta quajmё njё trup beqar, tё vetёmjaftueshёm, virgjёror, si vetё autorja: Virginia. Nuk ёshtё asgjё tjetёr ky proçes veçse riprodhim i anasjelltё i realitetit tё pёditshёm, i botёs nё tё cilёn jetojmё ku Zoti nuk ёshtё Zonjё, ku femra/Eva lind nga njё brinjё e mashkullit/Adamit, etj., etj., deri nё detajet mё tё imta tё kёsaj jete orbituese rreth mashkullit.

   Virginia Woolf si me magji ul siparin e mendёsisё mashkullore duke i zbuluar teatrin e universit femёror. Dhe ёshtё njё teatёr ky univers, ёshtё njё konstrukt intelektual dhe logjik, instrument nё duart e autores pёr tё shpalosur dhe vёrtetuar nё sytё e botёs barazinё gjinore nga pikёpamja artistiko-letrare dhe teoriko-filozofike. Deri nё kёtё pikё autorja angleze luan disi lojёn false (universi femёror ёshtё i tillё) tё njё universi fals (si ai mashkullor). Deri nё kёtё pikё Virginia Woolf do tё kategorizohej nё lёvizjet radikale ultra-feministe siç i shohim tё kristalizuara sot e kёsaj dite thuajse njё shekull mё vonё. Por, nё veprёn e Woolf-it ka edhe mё.

   Virginia Woolf nё momentin qё dekonstrukton imtёsisht universin Mashkull, me zёrin e padёgjuar mё parё tё arsyes femёrore, ngre universin Femёr si njё univers pamundёsie. Ёshtё njё proçedurё kjo qё nё mёnyrё paradoksale merr forcё dhe tension artistik pikёrisht nga dobёsia. [Tё mos harrojmё qё vepra woolf-iane fillon nga honet e pёrbaltura, nga lluca nё tё cilёn e ka fundosur mendёsia mashkullore: autorja ёshtё e rregjur dhe di tё bёjё llogaritё me kushtet e dobёsisё. Nё dobёsi ndihet dhe ёshtё e zhytur si nё elementin e saj mё tё pёrkryer] Pra, Femra nuk realizohet nё veprёn e Virginia-s pёrveçse nё esencёn e saj tё gjymtuar, tё paplotё. Femra ёshtё ende pa seks; domethёnё, nё bёrje e sipёr, ёshtё thuajse njё figurё androgjine (pyesja veten nёse mendja nuk mund tё kishte dy sekse shprehet nё Njё dhomё mёvete autorja). Virginia Woolf e ka mёse tё qartё qё nuk mund tё bёjё tё njёjtin gabim tё mendёsisё mashkullore duke ngritur njё univers tё pjesshёm: universi femёror pёr tё ёshtё po aq i pjesshёm sa ai mashkullor. Ndjesia ёshtё qё autorja angleze i flet ekskluzivisht njё universi paraseksual, i flet qenies njerёzore nё konstruktim ekzistencial e sipёr. Ashtu si Sigmund Frojd, ajo e ka mёse tё qartё qё seksi, heteroseksualiteti apo homoseksualiteti, ёshtё njё saldim, ёshtё njё konstrukt kulturor.

Edhe gjuha ёshtё nё njё farё mёnyre njё gjuhё para-shprehimore; shpesh herё janё pёrshkrimet e imazheve qё formojnё dhe plotёsojnё kuptimin e faqeve tё shkruara (With a sudden intensity, as if she saw it clear for a second, she drew a line there, in the center. It was done; it was finished. Yes, she thought, laying down her brush in extreme fatigue, I have had my vision). Janё konturet e pёrshkrimeve pamore qё margjinalizojnё prroin apo lumin psikik (alla Joyce) dhe e mbajnё atё nё njё shtrat gjithmonё tё rrezikuar nga pёrmbytja. Pёrmbytje qё herёt a vonё vjen pёr tё gjithё dhe na pёrpin nё fluksin e saj tё pёrjetshёm duke na bёrё njё me baltёn, llucёn, elementin plazmik universal.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s