Gomerёt peshkopё, ose mbi arsimin jo publik shqiptar. Fragmente dhe sugjerime. (Romeo Kodra)

Tё rinjtё e sapodiplomuar, qё kanё sadopak sensin e realitetit, e kuptojnё qё tregu i punёs ёshtё i vёshtirё, por dёshira pёr tё ndryshuar botёn i shtyn nё mёnyrё utopike, thuajse tё pavetёdijshme, nё mohimin e kёtij realiteti cinik. Realisti cinik, kjo specie qё mbipopullon realitetin shqiptar, sapo dёgjon fjalёn “ndryshim” vё nё lёvizjё mekanizmin pёrqeshёs sё “megalomanisё” (shprehja Ç’tё duket vetja; mos do tё ndyshosh botёn? ёshtё klisheja mё e pёrdorur prej tij) kundrejt “dёshirave utopike” tё tё rinjve qё pёrbёjnё karburantin jetik tё shoqёrisё. Fakt, ky i fundit, qё historia s’rresht duke na e demonstruar.

[Specifikim 1 – Ka edhe tё rinj cinikё, tё cilёt synojnё integrimin mё shumё se ndryshimin nё shoqёri, por ky shkrim nuk ёshtё pёr ata: janё tepёr flirtues me cinizmin e realitetit tё pёrditshёm dhe pёrveç krupёs nuk ndjellin interes tjetёr karshi autorit tё shkrimit.

Specifikim i specifikimit 1 – Me “cinikё” nё kёtё shkrim nuk nёnkuptohen dishepuj tё Diogjenit: kёta e kishin mёse tё qartё mjerimin e realitetit dhe e pranonin pёr atё qё ishte, pa mohuar as nomadizmin. “Cinikёt” pёr tё cilёt flitet nё shkrim i pёrkasin kategorisё sё cinizmit parazitar qё qarkullojnё nё tё gjitha instancat e koagulimit pushtetar dhe as qё e imagjinojnё jetёn jashtё thelave tё majme tё pushtetit.]

Ky shkrim ёshtё pёr ata tё rinj qё synojnё njё ndryshim nё shoqёri me tё cilin autori shpreson tu parashtrojё njё panoramё sa mё tё kthjellёt tё realitetit tё provuar nё vetё tё parё. Eksperienca nё fjalё i pёrket një institucioni të fushёs sё arsimit universitar, dhe nё veçanti arsimit jo publik, nё tё cilin autori sapo ka pёrmbyllur njё periudhё prej dy vitesh akademike.

Institucioni nё fjalё ёshtё krijuar – le ta themi troç qё nё fillim – si fasadё pёr biznesin e njё shoqёrie projektesh urbanistiko-arkitekturore territoriale. Gjetja duket gjeniale, por ёshtё e kopjuar prej disa institucioneve analoge perёndimore nё tё cilat shkrihen qendra kёrkimore me ato prodhuese pёr tё mundёsuar optimizimin e produktit me pёrditёsimin e vazhdueshёm teknologjik. Kjo gjetje i shndёrron institucionet perёndimore nё pararoja globale nё fushёn e tyre tё kompetencёs: nga ana praktike (me qendrat e prodhimit/industritё) dhe teorike (me qendrat kёrkimore/universitetet e bashkangjitura).

Por, siç thashё, nё institucionin nё fjalё, kjo gjetje ёshtё gjeniale vetёm nё fasadё.

E sajuar posaçёrisht vetёm e vetёm pёr tё pёrthithur fonde – nga institucionet e huaja dhe kombёtare qё nuk njohin asgjё pёrtej saj – kjo fasade magjeps investitorёt (sidomos ndёrkombёtarё) duke u pasqyruar tiparet e tyre mё narçiziste (Do trajtohet nё njё shkrim tjetёr narçizizmi i investitorёve tё huaj nё Shqipёri).

Nё brendёsi, pёrtej fasadёs, analogjia me aktivitet e ngjashme perёndimore bie totalisht dhe shfaq tё gjitha tiparet e realitetit autokton. Nё kёtё institucion jo vetёm qё nuk bёhen kёrkime shkencore nё fushёn e kompetencёs, por edhe bllokohen iniciativa alternative qё vijnё nga kёrkuesit e paguar prej vetё institucionit. Madje, ndodh edhe mё keq: askush nuk guxon tё ndёrmarrё iniciativa (dhe po flasim vetёm pёr iniciativat kёrkimore dhe jo pёr realizimin e tyre) pa lejen e drejtuesve … ose le t’i quajmё pronarё (kam pёrshtypjen se edhe ata vetё – me injorancёn dhe megalomaninё e tyre – e preferojnё si term, i cili i katalogon nё njё epokё para-kapitaliste, mesjetare). Dhe pёr tё vёrtetuar qё e keqja nё kёtё institucion s’ka fund, edhe kur ndonjё i punёsuar ndёrmerr iniciativa kёrkimore alternative – jashtё orarit tё punёs, natyrisht – ndodh qё pronarёt i vjedhin qartazi dhe i promovojnё si tё tyret kёto iniciativa. Nesё nuk ia dalin mbanё, xhindosen dhe mund tё rrezikohet vendi i punёs. Nisin tё pёrshkallёzuara paralajmёrimet pёr pёrjashtim nga puna pёr gjёra tё paqena si p. sh. vonesat (edhe njё vizitё mjekёsore pёr rinovimin e librezёs shёndetёsore mund tё quhet i tillё); dorёzimi i detyrueshёm brenda njё afati dy mujor i njё teksti 150 faqёsh qё mund edhe tё mos ketё tё bёjё me formimin tuaj profesional, me dёshirёn tuaj pёr ta bёrё apo mungesёn tuaj tё kohёs (meqё midis tё tjerash duhet tё pёrgatisni leksione tё shkruara tё pёrjavshme); shpifje ad hoc pёr pёrbuzje, mosrespektim apo bojkotim tё punёs sё studentёve (kёtё e bёjnё duke ushtruar mbi pedagogёt shantazhin, nёpёrmjet pushtetit tё tyre ekonomik, dhe mbi studentёt duke ushtruar njё tjetёr shantazh, nёpёrmjet pushtetit tё tyre akademik); e kёshtu me rradhё mes dhjetra pjellash perverse tё mendёsisё autoritare.

Por le tё marrim njё shembull pёr tё bёrё mё tё qartё argumentimin.

Rasti konkret – i autorit tё shkrimit – i pёrket njё iniciative teatrore, nё tё cilёn studentёt e institucionit do tё organizonin tё tёrё paketёn e produktit teatror, dhe nё kuptimin mё tё gjerё tё kёsaj fjale: qё nga aktrimi, skenografia, promovimi e deri tek menaxhimi. Njё vit mё parё iniciativa ishte realizuar brenda institucionit. Risia, nё kёtё rast, qёndronte nё ekspozimin e saj nё publik; dhe pikёrisht nё Teatrin Kombёtar.

Duke qenё se prova e një viti më parë brenda institucionit kishte dalё me sukses, pronarёt – pёr t’i rritur autoritetin dhe famën vetes – menduan ta drejtonin personalisht kёtё iniciativё jashtё institucionit. Por, njёsoj si ai gomari qё kur shihte t’i varej nёpёr trup manteli i priftit qё i kish hipur sipёr i dukej vetja si peshkop, edhe kёta tё shkretё kujtuan se mund tё ligjёronin nga altari i skenёs sё Teatrit Kombёtar vetёm se kishin qenё tё pranishёm njё vit mё parё nё disa vёnie nё skenё didaktike tё realizuara specifikisht pёr njё kontekst studimor. Faktikisht skena e TK ёshtё pёrdhosur shumё herё, por gjithsesi nuk ishte e nevojshme tё pёrdhosej mёtej edhe nga gomerё part-time tё lёmёs teatrore me qeshjet, pёrqeshjet dhe ngёrdheshjet e tyre auto-referenciale (Ah, ideja e tyre e teatrit kufizohet nё njё spektakёl alla Portokalli ku autoreferencializmi mediatiko-televiziv i kёtij programi mediokёr reduktohet akoma mё shumё nё njё autoreferencializёm brenda institucionit nё fjalё. Trishtimi i artdashёsve arrin pikёrisht kёtu kulmin e tij, kur shpenzohen dhe shpёrdorohen burime dhe mundёsi qё rrallё u jepen profesionistёve tё lёmёs sё artit. Ёshtё njёsoj sikur tё shohёsh ndonjё nga gangsterёt e lagjes qё me njё Ferrari bёn xhiro nga lagjia pёr tu dukur, nё vend qё tё garojё nё njё autodrom. Kjo dukuri e shёmtuar besoj se pёrbёn faktin kryesor tё mungesёs sё kapёrcimit kualitativ nё tё gjitha fushat e kontekstit shqiptar. Autoritarizmi enverist ka bёrё shkollё tek ne, dhe makutёria virale e injorancёs sё njё mikroborgjezie vetpёlquese ka rrёnjё tejet tё thella pёr tu eleminuar nё 23 vjet tranzicioni.)

Duke iu rikthyer gomerёve peshkopё – qё pёr rastin kanё xhiruar tё tёrё “spektaklin”, meqё duan tё kapardisen me pompozitet karshi publikut nё tёrёsi, dhe jo vetёm atij tё pranishёm nё ngjarjen fatale – kёta nuk kuptuan se nё “vёnien e tyre nё skenё” ka vend pёr kallёzim pranё organeve kompetente tё drejtёsisё pёr lёndim tё dinjitetit tё vartёsve, diskriminim gjinor, etj.; dhe ç’ёshtё mё e keqja gjendja e tyre, karshi kёtyre organeve, rёndohet pёr faktin se kemi tё bёjmё me individё qё formojnё brezat e ardhshёm.

Nga njёra anё, ndryshe nga gomerёt qё janё kafshё punёtore, gomerёt peshkopё janё parazitё tё punёs sё tё tjerёve dhe luftojnё me çdo mjet pёr tё ruajtur status quo-nё; dhe vetёm e vetёm pёr tё siguruar mbijetesёn e tyre tё rёndomtё kёta promovojnё ad libitum pamundёsinё e ndryshimit jashtё instancave tё pushtetit tё tyre qё u pёrmend nё hapje tё kёtij shkrimi [Ne jemi realitet komplet ndryshe! ёshtё refreni qё del nga goja e tyre]. Nga tjetra, ndryshe nga peshkopёt qё kanё pёr sё paku njё koherencё liturgjikale tё cilёn e pёrsёrisin gjatё gjithё jetёs duke mundёsuar trashёgiminё e dijes, kёta skizofrenikё shtyhen drejt pedagogjisё jo nga ndjenja filantropike, por nga impulse autoritare-megalomaniakale dhe fitimprurёse me tё cilat s’mund tё pёrcjellin asnjё lloj trashёgimie tjetёr pёrveçse frikёs ndaj ndryshimit dhe tё ndryshmes.

Tё rinjve qё duan tё ndryshojnё realitetin nuk u mbetet veçse tё pajisen me kurajon e njё kritike totale, e njё denoncimi tёrsor dhe pa kompromise; nё pak fjalё tё jenё thjeshtё tё rinj; qoftё edhe karshi vendit tё sigurt tё punёs. Heshtja – qё prej latinёve – ёshtё aprovim; njё hap drejt plakjes dhe vdekjes. Natyrisht, papunёsia kёrcёnuese ushtron njё trysni tё vazhdueshme tek e pёrditshmja, por nga ana tjetёr e pёrditshmja ka qenё gjithmonё njё problem pleqsh; rinia ёshtё e projektuar tek e ardhmja.

Sugjerim pёrmbyllёs – Duke qenё se, porsi nё Blade Runner, brenda kёtyre institucioneve shihen gjёra qё njerёzit nuk mund t’i imagjinojnё – si vetёshpallja docentё, profesorё, etj. me leksione tё hapura qё mё shumё se pёr tё qeshur bёjnё pёr tё qarё (nёse mёndohet pёr tё shkretёt studentё) nё tё cilat mund tё shihen video nga YOUTUBE qё promovohen si gjetje gjeniale tё dizajnit urban (me gjёra tё tilla nё Evropё nuk kalohet as klasa e pestё fillore, jo mё docentura) apo mund t’i bёhet njё apologji arkitekturёs dhe urbanizmit fashist tё Tiranёs sikur tё mos kishte tё bёnte me ideologjinё fashiste qё kanё nё bazё (nё kёtё rast nё Evropё tё marrin dhe tё mbyllin nё burg apo ndonjё spital psikiatrik, jo mё tё tё lejojnё tё ushtrosh profesionin e pedagogut) – lind pra, nevoja e njё ndёrhyrje kolosale tё politikёs pёr tё ndryshuar kёtё sistem pervers dhe tё degjeneruar qё mund tё prodhojё vetёm shembёlltyra tё vetvetes.

Do tё ishte mirё tё fillohej nga vlerёsimi real pёr akreditimin. Pёr tё shmangur dallaveret familjare, miqёsore qё shpesh shihen mes akredituesve dhe tё akredituarve, detyrimisht vlerёsimi duhet bёrё nga ekspertё tё huaj. Kuptohet qё vlerёsuesit e huaj do tё kishin shpenzime, por kur ёshtё nё lojё e ardhmja e vendit (brezat e rinj qё frekuentojnё universitetet) dhe rigjenerimi i institucioneve arsimore nuk besoj se nё kontekstin shqiptar kemi luksin dhe mundёsinё pёr tё menduar pёr tё kursyer nё kёtё fushё.

Kёta ekspertё tё huaj duhet detyrimisht të fillojnë punën e tyre nga verifikimi i eksperiencёs kёrkimore dhe pedagogjike tё drejtueve tё universiteteve private (nёse do tu hidhet njё sy punёve tё tyre kёrkimore – duke i njohur personalisht disi nivelin intelektual atyre pak gomerёve peshkopё qё kam njohur  – mund tё zbulohen plagjatura nga mё tё rёndomtat); sё dyti, duhet tё verifikojnё eksperiencёn kёrkimore dhe pedagogjike tё stafit (edhe kёtu ёshtё disi e vёshtirё tё lejohen – siç bёhet ende nё universitetet shqiptare – e tё riciklohen tё sapodiplomuarit si pedagogё) ; dhe sё fundmi, duhet tё shpёrndajnё formularё anonimё ku tё merren pёrshtypjet e studentёve dhe stafit mbi institucionin e tyre pёrkatёs (intervistat qё aktualisht kryhen ekspozojnё tё intervistuarit ndaj shantazhit; besoj se nuk duhet Sherlock Holmes ta kuptojё kёtё!). Si fillim besoj se s’ёshtё pak.

Një mendim mbi “Gomerёt peshkopё, ose mbi arsimin jo publik shqiptar. Fragmente dhe sugjerime. (Romeo Kodra)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s