Wikileaks dhe njё lexim (me dashje) alegorik: Fiend i Armando Lulajt i shoqёruar nga 21 Seconds Piece i John Tilbury-t.

 

   Nё 1939 Orson Wells realizoi kryeveprёn e tij Citizen Kane. Tё nesёrmen shtypi, informazioni, mediat nё pёrgjithёsi, kishin humbur virgjёrinё e tyre nё sytё e opinionit publik.Ishte shpjegimi mё i thjeshtё, dhe pёr kёtё arsye mё gjenial dhe skandaloz, i konceptit degjenerativ tё strukturave vertikale, nё rastin nё fjalё tё masmedias (Pushtetit tё Katёrt). Qё nga ajo ditё u kuptua fare qartё se faktet nuk mjaftonin mё; u bё e nevojshme analiza kritike e tyre.

   Por vitet e fundit, nё panoramёn botёrore tё masmedias, ndodhi diçka e paimagjinueshme edhe pёr kritikёt dhe studiuesit e mediave. Kjo ishte lufta e dytё nё Irak (dhe sulmi i “aleatёve” nё Afganistan) dhe manipulimi spektakolar i mediave qё ushtroi administrata amerikane pёr justifikimin e saj.

   Edhe pse Orson Wells-in nuk e tret dheu nga analfabetizmi professional qё rrethonte (dhe rrethon) mediat, njё shpjegim pёr mungesёn e reagimit tё tyre karshi kёtij megamanipulimi mund tё gjendet: 11 shtator 2001.

   Spektakolarizimi madhёshtor i kёtij fakti  ishte ideal pёr shoqёrinё e spektaklit qё Guy Debord parashikonte qё nga vitet ’60. Sipas tij kjo shoqёri nuk e krijon opinion e saj nё bazё tё logjikёs sё analizimit tё fakteve, por nё bazё tё sentimentalizimit tё eventeve (ngjarjeve). Nё mediat e kёsaj shoqёrie njё fakt ёshtё i denjё tё pёrcillet tek publiku vetёm kur shndёrrohet nё event. Eventet qё percillen nuk krijohen vetёm me faktet, por domosdoshmёrisht me spektakolarizimin e tyre.

   Kjo ndodhi dhe me 11 shtatorin e vitit 2001. Imazhet tronditёse rrallё herё i lanё vendin analizёs kritike. Ato u deklasuan prej sentimentalizmit tё pёrgjithshёm dhe dolёn nё pah vetёm vite mё vonё. Pas bёrjes sё tyre publike, Colin Powell dha dorёheqjen duke iu nёnshtruar tё vёrtetёs faktike. Por efekti i tё vёrtetёs sё vonuar nuk ndyshoi; mijёra tё vdekur (irakenё, afganё, amerikanё dhe aleatё tё tyre) dhe njё shtet akoma i shkatёrruar, Iraku (tё cilit i duhet shtuar Afganistani), pёrbёjnё ende njё efekt sublim dhe tё pandryshueshёm.

     Pra, njё fakt i vonuar nuk quhet mё fakt, por dёshmi, qё i vlen vetёm historisё … nё mё tё mirёn e rasteve pёr dёmshpёrblimet e viktimave (herёt a vonё kjo do tё ndodhё edhe pёr Irakun dhe Afganistanin, por nuk mund ta dimё se kur).

   Njё lexues sadopak cinik, ose tё paktёn jo naiv, kur njё dёshmi i paraqitet si fakt nё masmedia duhet tё mendojё (Orson Wells docet) dhe kuptojё qё bёhet fjalё pёr njё provokim unilateral tё pushtetit (masmediatik) mbi individin e shoqёrisё sё spektaklit (qё sipas Debord-it ёshtё transformuar nё individ virtual[1], qё nuk reagon mё me akte) pёr tё riafermuar supremacinё dhe plotfuqishmёrinё e tij mbi kёtё individ.

   Ky arsyetim i pёrshtatet edhe historisё sё sotme. Vlen edhe pёr administratёn amerikane qё vazhdon tё mbetet nё Irak dhe Afganistan. Duket sikur opinioni publik global karshi kёsaj evidence i ёshtё dorёzuar situatёs katastrofike pa reaguar; edhe pas dёshmive tё WikiLeaks-it. Vlen rrjedhimisht edhe pёr Shqipёrinё, ku – gjithmonё sipas kabllogrameve – politika ёshtё e korruptuar nё tё majtё e nё tё djathtё, me tё njёjtin efekt; domethёnё mesazhi qё pёrcillet prej Wikileaks-it ёshtё: “ kёto janё faktet, ne jua japim, dhe ju, o popull, nuk keni çfarё tё bёni!”.

     Intermexo, ose ç’lexoj unё nga Wikileaks? – Wikileaks do tё thotё tekstualisht “rrjedhje lajmesh”. Edhe ky, pёr mendimin tim, ёshtё njё lloj spektakolarizimi duke qёnё se jepet ideja e rrjedhjes sё pakontrolluar. Por dihet tashmё se asnjё nga kabllogramet nuk ёshtё cilёsuar nga administrata amerikane si “top secret”. Nё pak fjalё, nёse ka kontroll – sidomos nё Amerikё -, nuk ka rrjedhje … por vetёm spektakolarizim! Madje mё duhet tё bёj njё coming out nё kёtё pikё: Wikileaks nuk mё duket asgjё tjetёr veçse njё gjetje e tёrthortё manipulimi dёshmishё me efekte binare: nga njёra anё demonstrojnё potencialin infiltrues tё shёrbimeve sekrete amerikane nё qeveritё mbarёbotёrore, dhe nga tjetra, falё kёtij potenciali, demonstrojnё njё kёrcёnim indirekt, tё padukshёm prej xhandari global duke treguar krimet e ditura prej tё gjithёve por edhe tё pandёshkuara, gjё qё revolton dhe neverit nё tё njёjtёn kohё. Kujtoj nё veçanti njё video[2] qё mё skandalizon mё shumё pёr praninё e njё superfuqie globale qё vendos mbi jetёn dhe vdekjen e gjithkujt sesa pёr imazhet e masakrёs nё vetvete.

      Prej kёtij mekanizmi – nё dukje – nuk ka dalje, por tё mos harrojmё se po flitet pёr individin virtual tё shoqёrisё sё spektaklit. Pёr individin e njё shoqёrie normale, reale (pavarёsisht gjasave, jemi ende realё) mjafton qё spektakli dhe spektakolarizimi tё higjenizohet nёpёrmjet analizёs kritike tё fakteve tё cilat janё tё pandashme nga efektet qё prodhojnё, dhe reagimi vjen i menjёhershёm dhe i pёrkryer, duke qёnё se ёshtё edhe i arsyetuar. Por, pёr kёtё duhen intelektualё dhe jo papagaj partishё apo njerёz tё mbaruar pёr njё kothere tё cilёn e shohin tё siguruar vetёm nga paga e fundmuajit.

     Gabohemi rёndё nёse mendojmё se faktet qё kёrkojmё janё lajmet e Wikileaks-it. Siç thashё janё pjesё e historisё (fakte qё vijnё a posteriori) qё nuk skandalizojnё askёnd. Skandali i vёrtetё, pёr mua personalisht, ёshtё mungesa e reagimit tё ambasadorёve amerikanё, evropianё p.sh. – pёrsa i takon Shqipёrisё – nё momentin e fakteve (Gёrdeci, 21 Janari) tё cilёt fshihen pas njё ratio politically correct pёr tё aluduar mosinterferimin e tyre nё punёt e brendshme tё njё shteti tё pavarur siç imagjinohet Shqipёria. Kam pёrshtypjen se nuk jemi aq tё pavarur, sidomos nga interferencat amerikane dhe evropiane (Kushedi sa prekёs apo eksitues do tё ketё qenё kryeministri i ardhshёm Edi Rama nё sytё e kёtyre ambasadorёve nё pёrvjetorin 21 Janarit – nё 2012 – kur pa pritur e papandehur buçoi nga podiumi i rastit “Ne s’jemi çegevaristёt e Amerikёs Latine!” duke mohuar njё nga ikonat e sё majtёs mbarёbotёrore … edhe kjo ёshtё njё ratio politica pёr tё cilёn nuk di sa ia vlen barra qeranё; ndoshta Rama e di; ndoshta beson se njё ditё mund tё shpёrblehen viktimat; ndoshta mendon se edhe ato e kanё njё çmim!).

     Sё fundmi pak art – Siç u tha affair Wikileaks ёshtё thjeshtё njё dokumentim historik i disa fakteve tё skaduara, tё cilat mbulojnё tё tjera fakte qё duhen analizuar nё tёrёsinё e efekteve tё tyre. Analizimi i tyre i zhvendosur nё gjuhё artistiko-letrare quhet alegorik (nga figura retorike me anё tё cilёs njё imazh mjegullon njё tjetёr duke iu mbivendosur). Fiend i dyshes Armando Lulaj – John Tilbury (i cili ka kompozuar 21 Seconds Piece posaçёrisht pёr kёtё ngjarje artistike), njё performancё e vёnё nё skenёn e Teatrit Kombёtar mё 29 Korrik 2013, e shoh – dhe dua ta shoh, duke abuzuar falё lirisё sё interpretimit personal –  pikёrisht nё kёtё prizёm interpretativ, ku titulli i marrё nga misioni i dёshtuar i shёrbimeve sekrete anglo-amerikane Valuable/Fiend (nё vitet ’50) vendos nё lupёn e alegorisё dёshtimin e vazhdueshёm nё politikat qeverisёse shqiptare, qofshin kёto tё ndёrmarra nga vetё shqiptarёt apo nga ndёrhyrjet e tё huajve.

    Alegoria (sё cilёs do tё kisha dashur t’i ishte mёshuar mё shumё pёr ta nxjerrё nga nuancat ende lakonike tё performancёs) e titullit mbi dёshtimin tёrёsor tё politikave shqiptarocentrike shtjellohej nё njё mikro/makro-Kozёm fragmentesh tё jetёs shqiptare qё dihen apo kuptohen prej gjithkujt; edhe prej ambasadorёve dhe shёrbimeve amerikane. Por kabllogramet e recituar prej Lulajt (mesa duket i vetmi qё arrin tё indinjohet dhe skandalizohet nga kёto fakte … mpiksja e trurit tё intelektualёve dhe artistёve shqiptarё mesa duket ka prerё biletёn pa tё drejtё kthimi prej tatёpjetёs) – qё me recitimin herё ironik, herё tё ashpёr, herё tё ethshёm e herё tё xhindosur dhe gulçues jepnin dhe ekzaltonin mё shumё materialin brut tё kabllogrameve qё rimon nё mёnyrё perfekte me brutalitetin e sё pёrditshmes sonё – duket sikur nuk shkulen si fakte prej efekteve tё tyre traumatike. Dhe, shyqyr zotit!!! sepse ratio politica, apo makiavelizmi i pushtetit, ka gjasa tё na ketё marrё tё gjithёve, si popull, nё mёnyrё tё pavetёdijshme nё vazhdёn e dekadencёs.

     Ndryshe nga recitimi i Lulajt, qё nё rreth njё orё shpalosi njё repertor qё shumica e aktorёve shqiptarё e ёndёrrojnё[3], loja instrumentale e Tilbury-t del jashtё skemave, jashtё partiturave. Ajo ёshtё improvizim mbi fjalёn e recituesit, dhe nuk shpjegon, nuk shton asgjё mbi shenjuesin. Ёshtё mё shumё njё dekompozim tingujsh grishёs dhe gёrvishtёs. Pianoja, instrumenti i muzikantit, eksplorohet nё tёrё potencialin e saj ekspresiv. Pёrtej tastierёs, rropullitja e kordave tё manipuluara nga Tilbury, qё lёshojnё tinguj therёs, thotё mё shumё se njё mijё fjalё mbi trupat e vdekur tё 21 Janarit apo mishrat e copёtuar tё Gёrdecit. Impressive Impressions!

   


[1]   Dhe nuk kishte akoma internet nё epokёn e shkrimit tё librit, nuk kishte akoma facebook, ku mund tё ndihesh i angazhuar politikisht duke bёrё njё like apo sharing nje fakti tё publikuar nё gazeta on line, nuk kishte site interneti alternative, apo blogje. Oouupppsss !!!… Volens nolens edhe autori i kёtij shkrimi ёshtё njё individ virtual.

[3]    Kujdes!: Armando Lulaj recitoi, dhe kjo ka njё ndryshim rrёnjёsor me aktrimin qё ёshtё diçka krejt tjetёr. Aktorёt shqiptarё – pёrjashto kёtu  pak prej tyre, qё mund tё numёrohen nё gishtat e dorёs – kёtё  gjё nuk e dijnё; s’kanё se si; duhen lexuar libra teorikё dhe eksperimentim direkt mbi to pёr tё kuptuar ndryshimin. Nё skenat shqiptare shihen recitues qё interpretojnё autorё tё teksteve dhe jo aktorё qё mishёrojnё karaktere njerёzore. Teatri tek ne rretullohet ende rreth tekstit; ‘900 evropiane duhet ende tё pёrtypet nga anёt tona.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s