T.I.C.A – Ardhje Award 2013 nё Tirana Ekspres (19-06-2013). Romeo Kodra

T.I.C.A. (Tirana Institution of Contemporary Art) organizoi konkursin Ardhje 2013 nё Tirana Ekspres tё mёrkurёn e 19 qershorit nё tё cilёn morёn pjesё Endri Dani, Klodian Deda, Matilda Odobashi, Alketa Ramaj dhe Ivi Topp (alias Ivsal Topçiu).

Me çmimin e parё – njё rezidencё 6 javore nё New York – u vlerёsua Alketa Ramaj qё pёrfaqёsohej me njё projekt video “Pa titull”. Ramaj – pasi fitoi ONUFRI 2012 – edhe kёtё herё prezantoi njё punё tё pastёr, esenciale (gjё e rrallё nё panoramёn e sotme) tashmё tё kthyer nё stil tek ajo. Videoja “Pa titull” paraqiste njё çift mes shtresave tё bardha tё njё shtrati. Nё njё atmosferё fillimisht lirike e mё pas onirike, tё pёrgjumur, personazhet e videos nё mё pak se 4 minuta, me pak gjeste – njё e puthur e papritur – pёrçojnё tek shikuesi efektet tranzitive tё marrdhёnies nё çift: qetёsi ndёrsubjektive, zgjimi i instiktit pronor brenda marrdhёnies ndёrsubjektive, kalimi nё akt (njё puthje nё gushё qё mbart hijen e njё veprimi instiktiv tё frikshёm dhe kafshёror … ky ёshtё seksi, dashuria nё çift). Me Cinéma I – L’image-mouvement, Gilles Deleuze i ka kataloguar kёto etapa tё imazh-lёvizjes filmike nё imazhi perceptim, imazhi afeksion[1] dhe imazhi veprim.

Matilda Odobashi mori pjesё me disa punё duke ndёrruar mediumin shprehёs artistik nga piktura vaji, nё fotografi e deri nё ndёrhyrje site specifik. Nё tё gjitha kishte njё koherencё kёrkimore si marrdhёnia hapёsinore, trazicioni ndёrhapёsinor, kufizimi ankthndjellёs i hapёsirёs dhe pёrkulja fenomenologjike e saj qё shkakton herё klaustrofobi e herё agorafobi. Edhe pse mungon ende njё kulm nё punёt me tё cilat u pёrfaqёsua duket qartё qё tensioni artistiko-kreativ ёshtё nё prag tё njё shpёrthimi. Sekreti pёr mendimin tim qёndron nё fokusimin mbi proçesin e marrdhёnies hapёsinore nga pikёpamja materialiste dhe shmangien e konkretёsisё sё domosdoshme nё tё pёrtejshmen (hapёsinore, dimensionale/pёrmasore) qё detyrimisht mbyllet nё njё metafizikё tashmё sterile.

Arti i tё hequrit mikelanxholesk duket se ёshtё motoja e Endri Danit i cili ishte pёrfaqёsuar nё kёtё edicion tё Ardhje 2013 me njё cikёl punёsh me titullin “PALIMPSEST”. Gёrryerja (nga etimologjia e titullit) e materialeve artistike apo suveniristike tё njё kohe tё shkuar – si vepёr e kalimit tё kohёs apo tё ndёrhyrjes direkte tё artistit mbi kёto objekte – i risjell ato (sipas artistit) nё njё gjendje ende virgjёrore nga pikёpamja komerciale, ende tё freskёta nё esencёn e tyre artistike dhe antropologjike. Sikur tё kishte edhe njё kёrkim tё thelluar nё pёrdorimin e imazhit video (i sipёrpёrmenduri Deleuze p.sh. do tё ndihmonte shumё; megjithёse pёr kёtё artistёt shqiptarё janё tё justifikuar nga mungesa thuajse totale e pёrkthimeve) puna do tё ishte edhe mё e kompletuar.

Klodian Deda u pёrfaqёsua me njё punё (cikёl fotografishё nё kornizё) nё tё cilёn, njёsoj si nё “XXXL 2011” – ku pёrdorej njё veshje intime gruaje pёr tё dekoruar njё objekt arkitektonik tё degraduar – disa pemёve u “visheshin” (duke u ricikluar nё pak fjalё) rroba njerёzish. Problemi qёndron, ndryshe nga provokimi i qartё pёr tё shndёrruar nё “seksi” objektin arkitektonik tё “XXXL 2011”, nё sintetizimin logjik tё rrobave tё ricikluara (ёshtё diçka qё artisti e percepton si tё nevojshme apo jo?) dhe ndotjen mjedisore (pemёt ishin nё dukje tё shёndetshme, pse dhe nga duhet vizitori tё kuptoj tё kundёrtёn, ndotjen ekologjike?). Tepёr eliptike si punё!

Ivi Topp – alla Anri Sala – ka njё tёrheqje dhe kuriozitet fёmijёror ndaj marrdhёnies midis objekteve dhe ndikimit tё tyre tё ndёrsjelltё ekzistencial tё cilin artisti mundohet ta pёrcjellё edhe tek publiku me instalimin “Flakё e Pёrjetshme”. Shpresoj qё kёtё artist vetpёlqimi tё mos e sterilizoj nё spektakolaritetin e konstruksionit mekanik tё veprave – siç ndodh hera herёs edhe me Salёn – por tё vazhdojё kёrkimin fёminor me tё cilin, ndoshta, mund tё na zbulojё ndonjё gjё origjinale mbi “makinizmin” e marrdhёnieve midis kёtyre objek-subjekteve qё janё qeniet njerёzore.

Duke pёrgёzuar tё gjithё artistёt, pa pёrjashtim, pёr krijimet e tyre cilёsore do tё doja tё jepja njё kёshillё miqёsore kuratorё(e)ve: Lexoni abstraktet e punёve tё artistёve, dhe nёse janё tё zymta, turbullta, errёta nё koncepte apo gramatikё, ёshtё mirё tu kёrkoni shpjegime dhe t’i korrigjoni! Fletёt e bashkangjitura me biografitё dhe abstraktet e veprave ishin – pёr tё gjithё artistёt – thuajse tё pakuptueshme.


[1]  Stadi i ndёrmjetёm midis ndikimit dhe reagimit nё tё cilin dy lёvizje (objekte-subjektesh) nuk janё mё reciprokisht tranzitive por ekspresive, kualifikuese pёr njёra tjetrёn (shih nё Deleuze G. kapitullin IV tёCinéma I – L’image-mouvement).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s